All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

HORROR në Durrës/ Vajza vret babanë dhe e varros në kasolle: Donte të më fejonte me zor, e qëllova me armën e tij (DËSHMIA)

• Një vrasje në familje ka tronditur ditën e sotme qytetin e Durrësit. • Hygerta Meta, 19-vjeç ka vrarë babain e saj 50-vjeçar, i cili 10 ditë më parë ishte raportuar i zhdukur nga pjestarët e tjerë të familjes. •Pas kallëzimit për zhdukjen e tij, policia ka nisur hetimet dhe kanë zbuluar se Pëllumb Meta është vrarë në banesë dhe ishte varrosur në oborrin e shtëpisë. • Ajo që ka zbardhur ngjarjen ka qenë vajza e tij, Hygerta Meta 19 vjeç, e cila pasi është marrë disa herë në pyetje ka treguar se ajo ka vrarë babanë e saj sepse donte ta fejonte pa dëshirë dhe kishin pasur konflikte edhe më parë. • Sipas dëshmisë së saj ajo ka deklaruar se e ka vrarë babanë pranë banesës në kasolle me një pistoletë për të cilën ajo pretendon se e mbante i ati pasi ky i fundit punonte si roje nate. • E bija në dëshmi ka deklaruar se pasi e ka vrarë me armë zjarri e ka varrosur të atin në kasolle • Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen pasi dyshohet se vajza nuk ka vepruar e vetme dhe mund të ketë bashkëpunëtorë. • Trupi i 50-vjeçari është çuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës. • Nga kqyrja paraprake është vërejtur që e kishin lidhur me litar para se ta varrosnin.

11 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vrasja në Durrës/ Vajza e ka qëlluar me 4 plumba të atin, arma e krimit ende nuk është gjendur

HORROR në Durrës/ Vajza vret babanë dhe e varros në kasolle:
pellumb meta
All - Paragraf - 1

DURRËS- Sipas detajeve më të fundit të zbardhura nga vrasje e rëndë në Durrës, mësohet se 19-vjeçarja e ka qëlluar me 4 plumba babain e saj 50-vjeçar. Ndërkohë që vijojnë kërkimet për armën e krimit, më herët vajza ka dëshmuar se e ka kryer e vetme të gjithë vrasjen dhe groposjen e 50-vjeçarit dhe nuk është ndihmuar nga askush tjetër. Gjithashtu ajo ka thënë se e ka hedhur në det armën e krimit. 

Sipas informacioneve, policia nuk e ka besuar versionin e saj që e ka kryer çdo gjë e vetme dhe as për armën që e ka hedhur në det. Por vrasjen, e ka kryer ajo sepse i janë gjetur faktor plotësues në duar. Ndërsa pjestarëve të tjerë të familjes jo, çfarë do të thotë se qitjen e ka bërë vajza. Në trupin e viktimës janë gjetur 4 plumba dhe vetë autorja thotë se e ka qëlluar 4 herë. Familjarët e tjerë gjithashtu po merren në pyetje nga policia, pasi dyshohen si të implikuar në krimin e rëndë. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë? 

Pëllumb Meta, 50-vjeç ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. 

2 VITE ME PARE

“Jam e lumtur që e vrava, na ka nxirë jetën”, dëshmia e 19-vjeçares në Durrës: Pas krimit e mbështolla me çarçaf e fasho

HORROR në Durrës/ Vajza vret babanë dhe e varros në kasolle:
Pamjet

DURRËS- Dëshmia e 19-vjeçares Hygerta Meta është bërë publike për vrasjen e babait të saj. Mësohet se para policisë ajo nuk ka shprehur asnjë pendesë dhe dhe është e lumtur që e ka vrarë. Po ashtu ajo ka treguar dhe detaje nga jetesa e tyre, ku sipas 19-vjeçares babai ishte autoritar dhe i dhunshëm. Gjithashtu Meta ka deklaruar se kur i ati kishte marrë vendimin për martesën e saj, iu shtua urrejtja dhe e vrau. 

“Jam e lumtur qe e kreva unë kete pune dhe nuk pendohem qe kam vrare tim ate. Ai na ka torturuar dhe i ka nxire jeten nenes time. Une jam femija i vogel i familjes. Motra eshte me e madhja eshte e martuar jane 2 vellezerit dhe pastaj une. Mami dhe ne nuk kemi folur kurre ne familje. Per gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurre çfare deshironim. Kur mori vendimin per martesen time aty erdhi fundi. Nuk degjoi çfare une doja. Mu mblodh nje urrejtje per nje kohe te gjate. Diten e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armen qe babi perdorte kur shkonte ne pune si roje dhe e qellova brenda kasolles se bagetive. Pas krimit e kam mbeshtjelle me nje çarçaf pastaj me fasho e ne fund me qese. Armen e hodha buze detit”, tha Meta.

Si ndodhi ngjarja e rëndë? 

Pëllumb Meta, 50-vjeç ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. 

2 VITE ME PARE

FOTO/ Vrau babain, Hygerta Meta e shoqëruar nga policia rikthehet në vendngjarje

HORROR në Durrës/ Vajza vret babanë dhe e varros në kasolle:
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Hygerta Meta, 19-vjeçarja e cila vrau me armë zjarri dhe groposi 10 ditë më parë babain e saj, është rikthyer në vendin e krimit e shoqëruar nga policia. 

19-vjeçarja po rrëfen krimin para hetuesve, duke dhënë detaje në lidhje me dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë policia vijon ende me kërkimet për armën e krimit. 

Në komisariat vajza ka dëshmuar se e ka kryer krimin e vetme dhe se arsyeja ishte sepse babai donte ta fejonte me zor. Ajo ka treguar se kishin vazhdimisht konflikte së bashku. Familajrët e tjerë gjithashtu po merren në pyetje, pasi dyshohet të jenë implikuar në krimin e rëndë.

2 VITE ME PARE

PAMJET E RËNDA/ Grupi hetimor kontrolle në oborrin e familjes Meta në Durrës për të gjetur armën e krimit

HORROR në Durrës/ Vajza vret babanë dhe e varros në kasolle:
Pamjet

DURRËS- Janë publikuar pamje nga kasolla ku 19-vjeçarja, Hygerta Meta i dha fund jetës së babait të saj Pëllumb Metës, duke e qëlluar me armë. Ndërkohë mësohet se arma e krimit ende nuk është gjetur ndërsa policia vijon me kërkimet.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, policia dhe grupi hetmor është duke bërë kontrolle në oborrin e banesës së familjes Meta.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Pëllumb Meta, 50-vjeç ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. 

2 VITE ME PARE

"Ose do e vrisja, ose do arratisesha"/ Dëshmia e 19-vjeçares: E kam kryer e vetme krimin

HORROR në Durrës/ Vajza vret babanë dhe e varros në kasolle:
hygerta dhe pellumb meta

DURRËS- Hygerta Meta 19-vjeçarja që vrau me armë zjarri babain e saj para 10 ditësh me arsyetimin se donte ta fejonte me zor, ka treguar para policisë se kishte konflikte dhe përplasje të vazhdueshme mes tyre. Ajo ka thënë se kishte vetëm dy opsione ose ta vriste ose të arratisej. 

"Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Babain e vrava se donte të më martonte me dikë që unë as nuk e doja. Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Unë planifikova se si mund të shpëtoja nga kjo fejesë. E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose të vrisja babain”, mësohet të ketë deklaruar ajo.

19-vjeçarja u tha gjithashtu hetuesve se në ditën e vrasjes babë e bijë ishin vetëm në shtëpi dhe mohoi ta ketë ndihmuar dikush tjetër.

“Një ditë nisëm të debatonim prap kur ishim në shtëpi. Nëna ishte në arë. Mora pistoletën dhe e qëllova. Më pas kisha frikë mos më fusnin në burg dhe mendova të fshihja trupin e babait. Pasi e varrosa në afërsi të banesës mendova se edhe policia e besoi se ai ishte zhdukur. Unë e kam kryer e vetme krimin, nuk më ka ndihmuar askush”, ka thënë ajo.

Por policia raportohet se ka marrë në pyetje të gjithë familjarët, ndërsa pritet të ketë arrestime të reja lidhur me ngjarjen. Policia dhe hetuesit gjithashtu po punojnë për gjetjen e armës së krimit, për të cilën vajza tha se kishte përdorur armën e babait të saj. 

2 VITE ME PARE

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari/ Merren në pyetje djemtë e viktimës, priten arrestime të tjera

HORROR në Durrës/ Vajza vret babanë dhe e varros në kasolle:
kasollja

DURRËS- Janë publikuar pamje nga kasolla ku 19-vjeçarja, Hygerta Meta i dha fund jetës së babait të saj Pëllumb Metës, duke e qëlluar me armë. Ndërkohë mësohet se arma e krimit ende nuk është gjetur ndërsa policia vijon me kërkimet.

Po ashtu sipas informacioneve, dy djemtë e viktimës, po merren në pyetje nga autoritetet. Kjo sepse dyshohet se vajza nuk e ka kryer e vetme krimin e rëndë, por mund të jetë ndihmuar nga familjarët. Sipas informacioneve pritet të ketë arrestime të reja. Në dëshminë e saj vajza e ka mohuar faktin se familjarët e tjerë janë të përfshirë. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë? 

Pëllumb Meta, 50-vjeç ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. 

2 VITE ME PARE

Ngjarja TRONDITËSE në Durrës/ Flet krushku dhe të afërmit e familjes: Vajza nuk vriste dot një pulë, nuk e dimë si ka ndodhur

HORROR në Durrës/ Vajza vret babanë dhe e varros në kasolle:
krushku, hygerta dhe pellumb meta

DURRËS- Lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës, ka folur edhe krushku i familjes Meta, tha se vajza e tij nuk mund të vriste dot një pulë dhe jo më babain e saj. Ai tha se nuk kishin asnjë dyshim për problemet në familje.

“Kam mbetur i shokuar për ngjarjen. Ishin një familje model. Ai punonte si roje te pazari i makinave. Hygerta është një engjëll, nuk mund ta vriste dot babain e saj. Ajo nuk vriste dot një pulë, jo babain e saj.”, tha krushku për mediat.

Të tjerë familjarë janë shprehur të tronditur dhe thonë se nuk dinin asgjë.

“Nuk di asgjë. Jam shumë i tronditur. Është traditë e shqiptarit të njoftojmë njëri-tjetrin për fatkeqësi. Nuk e di si e ka bërë”, tha një familjar.

"Ne e kemi marrë lajmin nëpërmjet televizorit", tha një tjetër i afërm. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë? 

Pëllumb Meta, 50-vjeç ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. 

Ajo ka treguar në polici se e ka qëlluar me armën që viktima mbante pasi punonte si roje nate. 19-vjeçarja ka treguar se motivi i vrasjes ishte sepse ai donte ta fejonte me zor dhe se kishin konflikte të vazhdueshme mes tyre. Ajo që e bë akoma dhe më të rëndë ngjarjen janë dyshimet se pjestarët e tjerë të familjes (gruaja e viktimës dhe dy djemtë) dyshohet se ishin në dijeni të ngjarjes. Policia vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të implikuar në ngjarje. 

2 VITE ME PARE

U vra nga vajza e tij, del FOTOJA e viktimës në Durrës

HORROR në Durrës/ Vajza vret babanë dhe e varros në kasolle:
pellumb meta

DURRËS- Ka dalë fotoja e 50-vjeçarit, Pëllumb Meta, i cili është gjetur i groposur në kasollen pranë banesës së tij. Meta është vrarë dhe groposur nga vajza e tij, ndërsa po vijojnë hetimet pasi dyshohet se ka të tjerë familjarë të përfshirë. 

HORROR në Durrës/ Vajza vret babanë dhe e varros në kasolle:
pellumb meta

Si ndodhi ngjarja e rëndë? 

Pëllumb Meta, 50-vjeç ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. 

Ajo ka treguar në polici se e ka qëlluar me armën që viktima mbante pasi punonte si roje nate. 19-vjeçarja ka treguar se motivi i vrasjes ishte sepse ai donte ta fejonte me zor dhe se kishin konflikte të vazhdueshme mes tyre. Ajo që e bë akoma dhe më të rëndë ngjarjen janë dyshimet se pjestarët e tjerë të familjes (gruaja e viktimës dhe dy djemtë) dyshohet se ishin në dijeni të ngjarjes. Policia vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të implikuar në ngjarje. 

2 VITE ME PARE

DETAJE nga ngjarja e rëndë në Durrës/ "E qëllova me armën e tij", viktima ishte lidhur me litar para se të groposej

 

HORROR në Durrës/ Vajza vret babanë dhe e varros në kasolle:
foto ilustruese

 

DURRËS- Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Durrës. Pëllumb Meta, i cili ishte raportuar i zhdukur 10 ditë më parë, është vrarë nga vajza e tij e cila më pas e ka groposur në kasolle. 

Pas kallëzimit për zhdukjen e 50-vjeçarit, policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë familjes që përbëhej nga 5 anëtarë (viktima dhe gruaja e tij dhe 2 djemtë dhe vajza).

Ajo që ka treguar ngjarjen ka qenë vajza e tij, Hygerta Meta 19 vjeç, e cila pasi është marrë disa herë në pyetje ka treguar se ajo ka vrarë babanë e saj sepse donte ta fejonte pa dëshirë dhe kishin pasur konflikte edhe më parë. Sipas dëshmisë së saj ajo ka deklaruar se e ka vrarë babanë pranë banesës në kasolle me një pistoletë për të cilën ajo pretendon se e mbante i ati pasi ky i fundit punonte si roje nate. E bija në dëshmi ka deklaruar se pasi e ka vrarë me armë zjarri e ka varrosur të atin në kasolle

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen pasi dyshohet se vajza nuk ka vepruar e vetme dhe mund të ketë bashkëpunëtorë. Trupi i 50-vjeçari është çuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës. Nga kqyrja paraprake është vërejtur që e kishin lidhur me litar para se ta varrosnin.

2 VITE ME PARE

"E vrava se donte të më fejonte me zor"/ Si ndodhi ngjarja horror në Durrës, dyshohet se ka persona të përfshirë në vrasjen e 50-vjeçarit

HORROR në Durrës/ Vajza vret babanë dhe e varros në kasolle:
foto ilustruese

DURRËS- Një vrasje në familje ka tronditur ditën e sotme qytetin e Durrësit. Hygerta Meta, 19-vjeç ka vrarë babain e saj 50-vjeçar, i cili 10 ditë më parë ishte raportuar i zhdukur nga pjestarët e tjerë të familjes. 

Pas kallëzimit për zhdukjen e tij, policia ka nisur hetimet dhe kanë zbuluar se Pëllumb Meta është vrarë në banesë dhe ishte varrosur në oborrin e shtëpisë. 

E reja ka deklaruar në polici se e ka kryer krimin e rëndë, pasi babai ka tentuar ta fejonte me zor dhe se kanë pasur konflikte të vazhdueshme mes tyre. Ndërkohë policia po heton nëse ka persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen e rëndë.  

2 VITE ME PARE

E RËNDË në Durrës/ I zhdukur prej 10 ditësh, 50-vjeçari ishte vrarë dhe varrosur nga vajza e tij (EMRAT)

HORROR në Durrës/ Vajza vret babanë dhe e varros në kasolle:
policia e durresit

DURRËS- Një ngjarje horror raportohet se ka ndodhur në Durrës. Hygerta Meta, 19-vjeç është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka vrarë babain e saj dhe e ka varrosur në oborrin e banesës së tyre.

Sipas informacioneve policore, 50-vjeçari Pëllumb Meta, ishte kallëzuar 10 ditë më parë si i humbur nga djali i tij.  Pas kallëzimit të djalit policia ka nisur hetimet, dhe kanë zbuluar se Meta ishte vrarë në banesë.

E reja ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur. Policia po heton nëse ka persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen e rëndë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.

Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

vrasje ne durres hygerta meta pellumb meta

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend