LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Heshtje zgjedhore në Turqi/ Qytetarët bëhen gati të votojnë, Kilicdaroglu pranë fitores, Erdogan: Nëse humb do largohem nga pushteti

 • Turqia do të shkojë në kutitë e votimit për të votuar në zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare të mandatit të 28-të të dielën, më 14 maj. • Miliona votues do të votojnë në 190 mijë e 736 kuti votimi që do të vendosen në vend. • Qytetarët do të mund të kërkojnë vendin e tyre të votimit përmes sistemit e-Qeverisje. • Qytetarët që do të votojnë mund të votojnë edhe pa fletë votimi, por në mënyrë elektronike. • Votuesit të cilët nuk e marrin 'Fletën e Informacionit të Votuesve' mund të pyesin se ku do të votojnë, nga seksioni "Ku do të votoj"  në sistemin e-Qeverisjes ose nëpërmjet Portës së Qeverisë elektronike dhe të bëjnë një përmbledhje të të dhënave të tyre e më pas të votojnë. • Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka thyer heshtjen zgjedhore ditën e sotme gjatë një intervistë që ka dhënë. Ai është shprehur se nëse humb këto zgjedhje do të pranojë rezultatin dhe do të largohet nga pushteti.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Analiza e 'The Guardian': Erdogan shpërndan 'dhurata' në përpjekje të dëshpëruar për të fituar zgjedhjet

Heshtje zgjedhore në Turqi/ Qytetarët bëhen gati të
Turqi

TURQI- Presidenti turk është prapa në sondazhet për votimin e së dielës dhe i është drejtuar premtimeve për gaz natyror falas. 

Ndërsa Turqia përgatitet të shkojë drejt kutive të votimit të dielën në një zgjedhje thelbësore, presidenti Rexhep Taip Erdogan po shpërndan dhurata. Në javët para votimit, ai deklaroi se qytetarët turq do të gëzonin gaz natyror falas, rritje të  pagave për punonjësit e sektorit publik me 45% pas një rritje fillestare në fillim të këtij viti, madje deklaroi se Turqia kishte goditur naftën.

Një luftanije e re gjigante gri u ankorua në Stamboll gjatë një fundjave të fundit festash, duke ftuar qytetarët të shijojnë shkëlqimin e së ardhmes së re të teknologjisë së lartë të Turqisë.

Pasi fillimisht premtoi një fushatë zgjedhore më të qetë pas një tërmeti vdekjeprurës që vrau më shumë se 50,000 njerëz në Turqi vetëm tre muaj më parë, Erdogan ndryshoi taktikën pasi shumë sondazhe sugjeruan se kundërshtari i opozitës Kemal Kılıçdaroglu ishte në krye. 

Në një tubim masiv në Stamboll fundjavën e kaluar, presidenti transmetoi një video të supozuar false që tregon një grup militantësh të ndaluar kurdë duke shprehur mbështetjen e tyre për konkurrentin e tij, të cilët ai i portretizon rregullisht si armiq të shtetit. "Kjo është shumë e rëndësishme," i tha ai turmës së mbledhur.

Në kutinë e votimit, zgjedhja me të cilën përballen votuesit është e zymtë. Erdogan, i cili drejton partinë AKP, ka premtuar një vizion madhështor për Turqinë që përmban një pjesë të madhe të nacionalizmit dhe retorikës populiste që e ka lejuar atë të mbajë kontrollin e tij në vend.

Opozita e Turqisë, e udhëhequr nga Kılıçdaroğlu, bëri fushatë me premtimin se pranvera do të vijë përsëri, duke u zotuar se do të rishikojë politikat e Erdoganit që kanë riformuar vendin gjatë dy dekadave të tij në pushtet: kryesorja midis tyre një kthim në demokracinë parlamentare.

Propozimet e opozitës për ndryshim janë një reagim ndaj 20 viteve të qeverisjes së Erdoganit. 

Përshtatur nga The Guardian

3 VITE ME PARE

Erdogan përfundon fushatën e tij zgjedhore me një lutje në Hagia Sophia

Heshtje zgjedhore në Turqi/ Qytetarët bëhen gati të
Rexhep Taip Erdigan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka përfunduar fushatën e tij zgjedhore. Lideri aktual turk ka zgjedhur të mbyllë fushatën me një lutje në Hagia Sophia, të cilën ai e ka kthyer në xhami që nga viti 2020. Erdogan, në pushtet që nga viti 2003, u zotua dje se do të respektojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, ku përfshiheshin 64 milionë votues.

Ne erdhëm në pushtet përmes rrugës demokratike, me mbështetjen e popullit tonë: nëse vendi ynë merr një vendim tjetër, ne do të bëjmë atë që kërkon demokracia. Nuk ka asgjë tjetër për të bërë”, tha ai dukshëm i zemëruar gjatë një interviste televizive që u transmetua njëkohësisht nga shumica e rrjeteve televizive turke.

Megjithatë, pas një sërë incidentesh në ditët e fundit, në qytet ndihet ende frika e dhunës, për shkak të një fushate zgjedhore të polarizuar që detyruan kandidatin e opozitës turke Kemal Kilicdaroglu të veshë një jelek antiplumb gjatë mitingjeve përfundimtare, shkruajnë mediat e huaja. 

Kemal Kilicdaroglu, i cili është kthyer në Ankara, do ta përmbyll fushatën e tij sot me një vizitë simbolike në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Turqi/ BBC: Opozita guxon të ëndërrojë humbjen e Erdoganit

Heshtje zgjedhore në Turqi/ Qytetarët bëhen gati të
Mbeshtetesit e Kilicdaroglu

TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan është në luftën e jetës së tij kundër një opozite që është bashkuar kundër tij për zgjedhjet e së dielës. Rivali i tij kryesor, Kemal Kilicdaroglu, u shfaq para një turme mbështetësish të premten, të rrethuar nga aleatë nga i gjithë spektri politik, të cilët janë mbledhur si kurrë më parë. Ndërsa binte shiu në Ankara, ai u zotua të rivendoste paqen dhe demokracinë.

Njeriu që ai dëshiron që votuesit ta largojnë pas 20 vjetësh, Rexhep Tajip Erdogan, tha se e kishte mbajtur Turqinë në këmbë pavarësisht shumë sfidave, duke përfshirë ekonominë me inflacionin e saj të shfrenuar dhe tërmetet katastrofike të dyfishtë të shkurtit. Të dyja çështjet kanë dominuar këtë fushatë ethe si për presidencën ashtu edhe për parlamentin.

Në moshën 74-vjeçare, lideri i opozitës përshkruhet shpesh si i butë, por ai mbajti një fjalim të fuqishëm para një auditori që beson se kjo është shpresa e tyre më e mirë deri më tani për të rimarrë pushtetin nga një president që ka rritur në mënyrë dramatike të tijin në kurriz të parlamentit. Kilicdaroglu është pak përpara në sondazhet e opinionit dhe mbështetësit e tij kanë guxuar të ëndërrojnë se ai mund të fitojë plotësisht të dielën, me më shumë se 50% të votave, në vend që të përballet me një balotazh dy javë më vonë.

3 VITE ME PARE

THYEN heshtjen zgjedhore! Erdogan: Nëse i humb zgjedhjet do të largohem nga pushteti

Heshtje zgjedhore në Turqi/ Qytetarët bëhen gati të
Erdogan

TURQI- Recep Tayyip Erdogan ka thyer heshtjen zgjedhore.

"Ne erdhëm në pushtet në një mënyrë demokratike. Nëse kombi im vendos ndryshe, ne do të bëjmë atë që kërkon demokracia nga ne, ne do ta konsiderojmë legjitim çdo rezultat që do të dalë nga votimi," tha presidenti në një intervistë të transmetuar drejtpërdrejt.

Erdogan: Do të respektojmë rezultatin e sondazheve

“Unë besoj në kombin tim dhe kushdo që nuk respekton rezultatin e zgjedhjeve nuk ka respekt as për kombin. Është detyrë e individit që ka respekt për demokracinë të respektojë qeverinë dhe parlamentin legjitim të vendit gjatë mandatit të tij dhe ne do të respektojmë rezultatin e sondazheve”, shtoi Erdogan, gjatë një interviste të transmetuar drejtpërdrejt nga shumica dërrmuese e kanaleve televizive turke.

Gjithçka është gati në Turqi, për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të së dielës së 14 majit. Sondazhet e fundit tregojnë një përplasje kokë më kokë mes Erdoganit dhe Kilicdaroglu, me këtë të fundit që ka avantazhin./Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Alarmi se mund ta vrisnin/ Kilicdaroglu me jelek antiplumb dhe roje me automatik në tubimin e fundit zgjedhor në Turqi

Heshtje zgjedhore në Turqi/ Qytetarët bëhen gati të
Kemal Kilicdaroglu

TURQI- Kemal Kilicdaroglu u shfaq gjatë tubimit përmbyllës ditën e djeshme me një jelek antiplumb, pasi kishte informacione se ai mund të ishte objektiv i një sulmi. Në pamjet e transmetuara, truprojat e Kilicdaroglu mbajnë pushkë automatike dhe janë me të në podium nga ku ai mbajti fjalimin e tij, i fundit për fushatën e tij zgjedhore.

Një burim i afërt me Partinë Republikane Popullore (CHP) tha se lideri 74-vjeçar i opozitës kishte veshur jelek antiplumb dhe siguria e tij ishte rritur pasi kishte raportime se ai mund të ishte në shënjestër. Kilicdaroglu, i cili kryeson me një diferencë të ngushtë në sondazhe, e mbajti këtë fjalim në Samsouda në Detin e Zi. Në një intervistë që dha sot për agjencinë Reuters, ai tha se ishte optimist për fitoren e tij në zgjedhjet e së dielës.

zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet