LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hera e 25-të para bashkisë, qytetarët protestojnë për largimin e Veliajt, Këlliçi: S’dorëzohemi deri sa ai të shkojë në burg!

• Ditën e sotme është mbajtur protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. • Protestuesit për herë të 25-të janë mbledhur para bashkisë ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit me dosjen “5D” të drejtorëve të arrestuar. • Në tubimin e sotëm nuk ka munguar përplasja e qytetarëve me policinë, pasi protestuesit janë shprehur se edhe pse policia ishte e informuar për protestën e ka lënë rrugën e hapur për qarkullimin e automjeteve. • Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrë pjesë në protestë ndërsa u shpreh se nuk do ta mbyllin protestën derisa të jepet drejtësi për qytetarët e Tiranës. • Ai theksoi se sot qytetarët po paguajnë ujin 44% më çmim të lartë dhe nuk ka ujë. Teliti më tej tha se qytetarët paguajnë taksat e arsimin dhe nuk ka arsim. • Sipas tij Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave. • Koordinatori i rajonit të Tiranës për Partinë Demokratike, Klevis Balliu gjithashtu mori pjesë në tubim ndërsa u shpreh se çdo qytetar e di që Erion Veliaj, Edi Rama dhe Olta Xhaçka janë hajdutë. • Ai më tej shtoi se Veliaj vazhdon sot të jetë në krye të bashkisë së Tiranës sepse nuk ka drejtësi. • Sipas tij Rama vazhdon të jetë në pushtet sepse këtu nuk ka drejtësi. • Ai komentoi edhe takimin e sotëm të socialistëve ndërsa tha se Rama ka mbledhur qentë e tij në Elbasan në një resort trafikantësh për të na treguar se si do të hyjmë ne Evropë me drogë. • Gjatë fjalës së saj Kalaja u shpreh se Rama po përgatit të bëjë luftë në 2025 pasi vetëm kështu ai amnistohet nga vjedhjet që ka bërë. • Kalaja ka theksuar se Spak është kthyer në shërbim të pushtetit për të luftuar opozitën, Partinë Demokratike dhe Sali Berishën. • Ajo shtoi se Rama do të marrë përgjigjen e merituar në vitin 2025. • Sipas saj jo më kot Rama përmendi vitin 1997 pasi si pas saj ai e di shumë mirë që PD do ti fitojë zgjedhjet. • Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij tha se drejtësia po vepron me dy standarde hetimi me krye hajdutin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. • Sipas tij, lideri I opozitës mbahet në arrest me pretendimet e hetuesve se mund të ndërhyjë në procesin penal, teksa ndryshe ndodh thotë Këlliçi me Veliajn, që sa kohë qëndron në zyrën e kryebashkiakut vijon vjedhjen e taksave të qytetarëve, ndërsa SPAK nuk e arreston.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Berisha në burg pa prova e fakte", Këlliçi: S’dorëzohemi deri sa Veliaj të shkojë në burg! Beteja s’është për PD, por për qytetarët e Tiranës që vidhen çdo ditë

Hera e 25-të para bashkisë, qytetarët protestojnë për
Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Këlliçi gjatë fjalës së tij tha se drejtësia po vepron me dy standarde hetimi me krye hajdutin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Sipas tij, lideri I opozitës mbahet në arrest me pretendimet e hetuesve se mund të ndërhyjë në procesin penal, teksa ndryshe ndodh thotë Këlliçi me Veliajn, që sa kohë qëndron në zyrën e kryebashkiakut vijon vjedhjen e taksave të qytetarëve, ndërsa SPAK nuk e arreston.

Këlliçi në prodtestën e 25 para Bashkisë së Tiranës, tha Veliaj nuk do t’ia dalë ta mposhtë qëndresën e qytetarëve, të cilët nuk do të dorëzohen deri në çuarjen para drejtësisë të një kryehajduti.

"Personi ku është shembur ish godina e Policisë Bashkiake, ka ndërtuar kulla në Tiranë. Ky person pretendon se ka mbyllur dosjen me SPAK, është e vërtet apo jo? Nestor Muhametllari dhe Veliaj, janë me foto duke inspektuar hotelin në Durrës 50 mln euro, ku është fotoja e dokumentet, dilni e jepni përgjigje qytetarëve?!

Në raportin e KLSH të 2019, evidentohen taksa e 3%, jepni përgjigje ku kanë shkuar këto para, pyetni Fatmir Xhafajn se u jep ai përgjigje. Kemi paguar 132 mln euro, Tirana është qyteti më i pisët i Evropës. Qytetarët të na dërgojnë foto e video me mbeturinat që kanë pushtuar lagjet dhe zonat ku jetojnë. Detyra e vetme që ka marrë Veliaj nga Rama, ka qenë pastrimi i qytetit, se është kthyer në nevojtore që bie erë. Si mundtë të vjedhë Tiranën e qëndron ende në krye të bashkisë? Si ka mundësi që lideri i opozitës, Sali Berisha pa asnjë shans për të ndërhyrë ne hetime, mbahet në arrest, ndërsa Veliaj që vjedh e ndërhyn në hetime nuk arrestohet?

Nëse mendojnë se na kanë stepur e kanë gabim. Ne do vijojmë protestën e qëndresën. Ky hajdut do të largohet një orë e më parë. Tentativat e tij për të mbyllur protestën do dështojnë, me përgjigjen më shembullore nga ana e PD. Në protestë permanente, derisa Dumani, Braho e Prençi që s’kanë para një intelektual por një hajdut xhepash si Veliaj, deri sa ta arrestojnë. Ka hyrë  në rekordet Guines, është shndërruar në manual vjedhjesh. 5D e paprecedentë, rast unikal në botë. I vetmi kryetari i bashkisë që ka futur bashkëpunëtorët në burg dhe ato të mbetur jashtë do t’i dërgojë në burg. S’tërhiqemi pa dalë para drejtësisë ky mbeturinë që është në krye të Bashkisë së Tiranës.

Do vazhdojmë protestat kundër vjedhjeve që I bëhet këtij qyteti. I njëjti Veliaj që ndërkombëtarët ia shisnin studentëve si model suksesi, tupr për ju dhe misionin që keni për të shërbyer në këtë vend. Beteja s’është për PD, por për qytetarët e Tiranës, për ato eurot që na vidhen çdo ditë, i vidhet çdo qytetari," tha Këlliçi.

1 VITE ME PARE

"Atë gojën çorape që ka Rama do ta mbyllim një herë e mirë", Kalaja nga protesta: Do të marrë përgjigjen e merituar në vitin 2025!

Hera e 25-të para bashkisë, qytetarët protestojnë për
Kalaja

TIRANË-  Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja u shpreh se Rama po përgatit të bëjë luftë në 2025 pasi vetëm kështu ai amnistohet nga vjedhjet që ka bërë.

Kalaja ka theksuar se Spak është kthyer në shërbim të pushtetit për të luftuar opozitën, Partinë Demokratike dhe Sali Berishën. Ajo shtoi se Rama do të marrë përgjigjen e merituar në vitin 2025. Sipas saj jo më kot Rama përmendi vitin 1997 pasi si pas saj ai e di shumë mirë që PD do ti fitojë zgjedhjet.


"Ate gojën çorape që ka Rama do ta mbyllim një herë e mirë dhe do të marrësh përgjigjen e merituar në vitin 2025. Jo më kot ti përmende 1997 ti e di shumë mirë që PD do ti fitojë zgjedhjet dhe ti e përmend që ta trembesh publikun. Rama po përgatit të bëjë luftë në 2025 pasi vetëm kështu ai amnistohet nga vjedhjet që ka bërë. Prej 25 javësh ne kemi bërë shumë pyetje për grupin e strukturuar kriminal.

Përse vendimi për një shoqëri private merret dhe printohet nga bashkiak e Tiranës, apo sepse pronar faktik është Veliaj. Përse nuk vepron Altin Dushmani, as dushamët e tjerë të SPAK por i janë qepur si hijena Berishës por ata vetëm sa e lartësojnë liderin e opozitës. Spak është kthyer në shërbim të pushtetit për të luftuar opozitën, Partinë Demokratike dhe Sali Berishën." tha Kalaja.

1 VITE ME PARE

Balliu ironizon banderolën e takimit të socialistëve në Elbasan: Rama ka mbledhur qentë e tij në një resort trafikantësh për të na treguar se si do të hyjmë në Evropë me drogë!

Hera e 25-të para bashkisë, qytetarët protestojnë për
Balliu

TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës për Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e 25-të të oprganizuar para bashkisë së Tiranës. Balliu gjatë fjalës së tij u shpreh se çdo qytetar e di që Erion Veliaj,  Edi Ram, Olta Xhaçka janë hajdutë. 

Ai më tej shtoi se Veliaj vazhdon sot të jetë në krye të bashkisë së Tiranës sepse nuk ka drejtësi. Sipas tij Rama vazhdon të jetë në pushtet sepse këtu nuk ka drejtësi. Ai shtiu se sot ai ka mbledhur qentë e tij në Elbasan në një resort trafikantësh për të na treguar se si do të hyjmë ne Evropë me drogë. 

Klevis Balliu: Në të gjithë diskutimet tona, çdo qytetar e di që Erion Valiaj është hajdut, çdo qytetar e di që Edi Rama është hajdut, çdo qytetar e di që Olta Xhaçka është hajdute, Belinda Balluku është hajdute. Të gjithë dinë që këta janë hajdutë.

Dhe pyetja ngrihet se çfarë i mban këta hajdutë në pushtet, kur nje popull i tërë e di që këtë janë hajdutë. I mban një drejtësi e korruptuar. Ky është sot këtu sepse këtu nuk ka drejtësi. Erion Veliaj vazhdon sot të jetë në krye të bashkisë së Tiranës sepse këtu nuk ka drëjtësi. Edi Rama vazhdon të jetë në pushtet sepse këtu nuk ka drejtësi dhe sot ka mbledhur qentë e tij në Elbasan në një resort trafikantësh për të na treguar se si do të hyjmë ne Evropë me drogë. Si mund të shkosh në Evropë me drogë dhe me trafikante ne parlament . Si mund të shkosh ne Evropë me kriminelë që drejtojnë Policinë e Shtetit. Që urdhërojnë policinë e Shtetit.

1 VITE ME PARE

Blushi nga protesta para bashkisë: Duhet përshkallëzim! Dumani në krye të SPAK nuk po bën gjë tjetër vetëm që po ndan paratë me Veliajn dhe Ramën

Hera e 25-të para bashkisë, qytetarët protestojnë për
Foto ilustruese

TIRANË- Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme në protesën e radhës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Blushi gjatë fjalës së tij u shpreh se kreu i SPAK, Altin Dumani nuk po bën gjë tjetër vetëm që po ndan paratë me Erjon Veliajn dhe Edi Ramën.

Blushi theksoi se duhet përshkallëzim pasi ata janë në protestë për të mbrojtur të drejtat e banorëve të Tiranës ndërkohë që ky institucion paguan dhjetra milionë euro për pastrim dhe qytetin e kanë mbytur plehrat.

"Jemi në këtë protestë me një zhvillim të ri Lideri i PD nga struktura  kriminale e SPAK na qenka marrë i pandehur, ndërsa ky hajdut që vjedh 80 mijë euro në ditë shijon lirinë dhe paratë që vjedh çdo ditë. Ky po shijon 50 milionë euro që grabiti nga taska për shkollat që nuk i ndërtoi kurrë.

Ndërsa lideri i opozitës pa fakte dhe prova nga një akuza e stisur nga Balla qëndron në izolim. Sot çdo njeri është i rrezikuar nga kjo narko drejtësi. Altin Dumani në krye të SPAK nuk po bën gjë tjetër vetëm që po ndan paratë me Veliajn dhe Ramën. Sot na lind legjitimiteti që të marrim në dorë fatet tona dhe të përplasemi me këtë regjim që po mban peng vendin.

Në këto godinë, në kryeministri dhe në çdo strofull dhe ta harrojë kjo polici e cila tentoi sot të fuste në konflikt qytetarët se ne do të tërhiqemi. Policia duhet të arrestoi Veliajn dhe jo të vijë me skafanta dhe të përpallet ,me popullin pasi ne nuk kemi synim të përplasemi sepse nëse duam e fshijmë  këtë godinë.  

Duhet përshkallëzim pasi ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e banorëve të Tiranës ndërkohë që ky institucion paguan dhjetra milionë euro për pastrim dhe qytetin e kanë mbytur plehrat. Përpara e ky kriminel të vrasë të ardhmen e të rinjëve ne duhet ti tregojmë vendin Veliajt dhe dum dumanit të cilët duan të burgosin liderin e opozitës i bëjmë thirrje ti thërrasin mendjes pasi do të kenë një fund më të keq se etërit tuaj. Ne do të fitojmë , Tirana do të fitojë, ju do të fitoni," tha Blushi.

1 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë/ Teliti: Ta harrojnë që ne do të tërhiqemi nga rezistenca! Qytetarët duan drejtësi, menaxhim të drejtë dhe paratë të mos vidhen

Hera e 25-të para bashkisë, qytetarët protestojnë për
Foto ilustruese

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrëpjesë sot në protestën e radhës të organizuar par bashkisë së Tiranës. Teliti gjithashtu mbajti fjalën e tij ndërsa u shpreh se nuk do ta mbyllin protestën derisa të jepet drejtësi për qytetarët e Tiranës.

Ai theksoi se sot qytetrët po paguajnë ujin 44% më çmim të lartë dhe nuk ka ujë. Teliti më tej tha se qytetarët paguajnë taksat e arsimin dhe nuk ka arsim. Sipas tij Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave.


"Ta harrojnë që ne do të tërhiqemi nga rezistenca, këtu kemi qenë prej 25 javëve dhe këtu do të jemi çdo javë deri në arritjen e qëllimit. Qytetarët e Tiranës duan drejtësi, menaxhim të drejtë, paratë të mos vidhen por të kthehen në shërbime.

Shumë prej jush i kanë çuar fëmijët në shkolla dhe kopshte dhe ajo që kemi parë është kushte jo të favorshme ku mësimi bëhet me dy turne, kopshte të pa mjaftueshme. Paratë janë paguar por ato janë vjedhur me inceneratorët, me 5D dhe dhjetar e dhjetra milionë euro me kontrata pa garë.

Paguajmë ujin 44% më të lartë dhe nuk kemi ujë, paguajmë taksat e arsimin dhe arsim nuk kemi, Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave," tha Teliti.

1 VITE ME PARE

Nis protesta e 25-të para bashkisë së Tiranës, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Hera e 25-të para bashkisë, qytetarët protestojnë për
protesta

TIRANË- Po mbahet para bashkisë së Tiranës, protesta e radhës e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit me dosjen “5D” të drejtorëve të arrestuar.

Në tubimin e sotëm nuk ka munguar përplasja e qytetarëve me policinë, pasi protestuesit janë shprehur se edhe pse policia ishte e informuar për protestën e ka lënë rrugën e hapur për qarkullimin e automjeteve.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët