LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë/ Rama: Element sigurie për vendet e Ballkanit Perëndimor, rrezikohemi nga Rusia

• Ditën e sotme është hapur zyrtarisht baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë për avionët luftarakë të Aleancës, ndërsa pak ditë më parë u montuan edhe 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi. • Në ceremoninë përshëndetëse morën pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s. • I pari që mbajti fjalën hapëse ishte ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili tha se kjo bazë ajrore është ast i vlefshëm për tëgjithë vendet e rajonit. • Ministri tha gjithashtu se numri i helikopterëve Blackhawk dhe dronët Bayraktar pritet të rritet në të ardhmen. • Në ceremoni gjithashtu mbajtën fjalën edhe përfaqësuesi i lartë i aleancës, Gjeneral Lejtnan Pablo Sánchez de Lara, ku u shpreh se përurimi i bazës ajrore të Kuçovës dëshmon angazhimin e NATO-s në rajon. • Kryeministri Edi Rama tha se kjo bazë ajrore është element sigurie për vendet e Ballkanit Perëndimor, për të cilët tha se jemi të rrezikuar nga ambicia e Federatës Ruse. • Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. • Që nga ai vit është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë. •Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. • Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

I ftuan dhe i lanë pa karrige deputetët e opozitës në Kuçovë, Asllan Dogjani: E paprecedentë

Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë/ Rama: Element sigurie
Asllan Dogjani

KUÇOVË- Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka denoncuar sot se Protokolli i ka ftuar dhe ka lënë pa karrige deputetët e opozitës gjatë inagurimit të Baznës së NATO-së në Kuçovë. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Dogjani shkruan se sjellja e paprecedentë e mazhoranëc është e papranueshme. Po ashtu ka theksuar se arroganca e kësaj qeverie ka arritur kulmin, me veprimin e sotëm.

Postimi i Plotë:

E pa preçedent sjellja arrogante e mazhorncës ndaj deputetëve të opozitës! Ne, deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit të Sigurisë kombëtare në respekt të Kushtetutës, dhe detyrimit si vend anëtar i NATO-S ishim sot në Kuçovë me rastin e inagurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s. Pavarësisht se ishim dhe të ftuar u detyruam të largoheshim, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuam. Ne qëndruam 5 minuta në respekt të himnit kombëtar e atij të NATO-s dhe u larguam! Arroganca e kësaj qeverie kishte arritur deri aty, sa nuk kishte lënë as karrike për deputetët e opozitës

2 VITE ME PARE

Hapja e bazës ajrore në Kuçovë/ Gjenerali i NATO-s: Shqipëria gati të marrë më shumë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë dhe paqen

Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë/ Rama: Element sigurie
gjenerali i NATO-s

KUÇOVË- Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë u hap zyrtarisht ditën e sotme. Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe  përfaqësuesi i lartë i aleancës, Gjeneral Lejtnan Pablo Sánchez de Lara që është komandanti i Qendrës së Kombinuar të Operacionit Ajror të NATO-s në Bazën Ajrore të Spanjës.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se përurimi i bazës ajrore të Kuçovës dëshmon angazhimin e NATO-s në rajon.

“Përurimi i bazës ajrore të Kuçovës dëshmon se aleanca jonë me një qasje 360 gradëshe është e angazhuar mjaft në këtë rajon dhe si koalicion ne marrim në konsideratë angazhimet e Shqipërisë për sigurinë e NATO-s si e tërë. Nëse hedhim sytë rreth nesh, nëse hedhim sytë kësaj baze të re është e dukshme se Shqipëria është më shumë se sa kurrë e gatshme që të marrë më shumë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë e paqen mes të tjerash edhe prej këtij vendi”, tha ai.

Sipas gjeneralit, kjo bazë do të jetë në përputhje me standardet e NATO-s dhe do të përmirësojë ndërveprueshmërinë, rezistencën dhe bashkëveprimin në kuadër të aleancës.

2 VITE ME PARE

"Jemi jo të pa rrezikuar nga Rusia", Rama: Baza ajrore e NATO-s, element sigurie për vendet e Ballkanit Perëndimor

Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë/ Rama: Element sigurie

KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. Gjatë fjalës së tij Rama përmendi vizitën e udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik në vendin tonë, ndërsa tha se sot Shqipëria është në anën tjetër.

Ai tha se kjo bazë ajrore është element sigurie për të gjithë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, për të cilat tha se janë jo të parrezikuara nga ambiciet e Federatës Ruse. 

"Jam këtu si përfaqësues i një gjenerate tjetër që pa ndryshimet demokratike. Po i referohem një fragmenti të Zerit të Popullit në maj të 1954-ës kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik. Gazeta shkruante; të vdekur po kërcënenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin çelur me herët për të pritur Hrushovin. Në atë kohë Shqipëria në këtë bazë që rihapet sot, konsiderohej si vend strategjik i perandorisë sovjetike përballë botës perëndimore. Këtu në Kuçovë ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombardues. Lufta do të niste me bombardimin e Vjenës, Shtutgartit. Sot jemi në anën tjetër. Shqipëria mirëpret me krenari dhe respekt aleatët e saj dhe partnerët e një aleancë që është aleancë vlerash në mbrojtje të paqes dhe demokracisë. Unë jam i lumtur sot që këtu janë miq, partnerë aleatë dhe doja t’i falënderoja.  Falenderoj ministrin e Italise që ka ardhur me avionë vete dhe miqtë turq që mbajtën për 4 dekada gjallë frymën e kësaj baze. Bazë e cila është element sigurie për rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili është jo i pa rrezikuar ambiciet e Federatës Ruse. Dy helikopterët Blackhawk dhe dronët Bayraktar janë pjesë e një rritje që do vazhdojë. Falenderoj banorët e zonës për durimin e treguar gjatë rindërtimit të kësaj baze. Uroj që kjo të sjellë për ta mundësi të reja punësimi. Një falenderim për aleatët e NATO-s me shpresën që do shoqërohet me bazën e re  të NATO-s në Porto Romano.", tha Rama. 

Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Që nga ai vit është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë. Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

2 VITE ME PARE

Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, i pranishëm dhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës

Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë/ Rama: Element sigurie
Ejup Maqedonci

KUÇOVA- Teksa ka nisur ceremonia e hapjes zyrtare të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, mes të pranishmëve shihet të jetë dhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Më herët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pëshëndeti hapjen e bazës ajore të Kuçovës me anë të një postimi në rrjetet sociale. Osmani tha se me hapjen e kësaj baze, forcohet prezenca e paktit të atlantikut të veriut në rajonin tonë, dhe kjo forcon edhe sigurinë.

“Hapja e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani.

 

2 VITE ME PARE

Nis ceremonia e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Aset për gjithë vendet e rajonit

Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë/ Rama: Element sigurie
niko peleshi

KUÇOVË- Ka nisur ceremonia e hapjes së bazës ajrore në Kuçovë. I pari që mbajti fjalën ishte ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ndërsa të pranishëm janë edhe krerët e shtetit.

Peleshi e deklaroi zyrtarisht të hapur u shpreh se baza ajrore e Kuçovës është nyjë lidhëse e vlefshme për të gjitha vendet e rajonit. Ministri tha gjithashtu se numri i helikopterëve Blackhawk dhe dronët Bayraktar pritet të rritet në të ardhmen. 

Ai tha se gjithçka pritet nga fronti i lindjes dhe se "duhet te jemi te pergatitur te mbrohemi me bashkimin e forcave dhe kapaciteteve tona mbrojtese."

FJALA E PLOTË E PELESHIT:

Sot, deklarojme zyrtarisht rihapjen e Bazës Ajrore të Kuçovës, e cila përbën një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri dhe do të shërbejë si një “bazë ajrore taktike dhe operacionale” për Aleancën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Mbi këtë pistë, MIG-u i fundit ka fluturuar pothuaj 19 vite më parë. Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve NATO, mbrojtësve të qiejve tanë, në dekadën më të rrezikshme të historisë moderne të rajonit dhe të mbarë Europës.

Ndjenja e krenarisë që sot provojmëështë mëse e ligjshme, jo vetëm për rezultatin e dukshëm të një ekipi të jashtëzakonshëm ekspertësh dhe teknikësh që kanë punuar ditë e natë për rigritjen e kësaj baze, por edhe për faktin se një vend i vogël si Shqipëria ka nderin dhe privilegjin ti ofrojë Aleancës këtë aset të vyer në skemën e saj të mbrojtjes kolektive.

Kuçova do të shërbejë si baza kryesore për Forcat tona Ajrore, për tëcilat vemendja dhe investimi nuk do të rreshtin deri në krijimin e një flote dinjitoze në shërbim të mbrojtjes së popullsisë sonë, por edhe të aleatëve tanë. Helikopterët Black Hawk dhe dronët Bayraktar, te siguruar me mbështetjen eShteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Turqisë, janë aktualisht në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimin nga kjo bazë. Numri i tyre do të shtohet ndjeshëm, në një të ardhme të afërt. Dhe për këtë qëllim po punohet fort!

Konsiderojeni këtë bazë si njëpikë strategjike të rëndësishme për operacionet tuaja në mbështetje dhe mbrojtje të paqes, si dhe për misionetdhe operacionet e Aleancës sonë. Por, gjithashtu, kjo bazë ka kapacitetin e nevojshëm për të mbështetur përpjekjet tona të përbashkëta në përballje me fatkeqësitë natyrore. Pozicioni gjeografik i favorshëm mund ta kthejë këtë vend në një nyjë lidhëse të vlefshme për të gjitha vendet e rajonit tonë. Në këtë kontekst, ndihma dhe mbështetja që Shqipëria mund të japë për vendet fqinje na bën të ndihemi më të vlefshëm se kurrë, por edhe më të përkushtuar se kurrë për të qenë në lartësinë e duhur përballë çdo situate.

Jo më larg se dy vite më parë, askush nga ne nuk do ta kishte menduar kurrë se Evropa do të përballej me një agresion të tillë të egër ndaj një populli krejtësisht të pafajshëm, siç dhe po ndodh me agresionin rus në Ukrainë. Pamjet e një lufte të tillë konvencionale, të ngjashme me tmerret e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, tronditën bindjen se siguria në shekullin ku jetojmënuk eshte e pacenueshme.Gjithçka pritet nga fronti i lindjes! Dhe ne duhet te jemi te pergatitur te mbrohemi me te vetmen formule fituese ne tavoline : bashkimin e forcave dhe kapaciteteve tona mbrojtese.

Dhe ju siguroj se Shqiperia do te jete aty, e gatshme per te bere pjesen e saj nese koha do ta kerkoje. Ne perballjen me te keqen nuk ka kombe te medhenj dhe te vegjel. Sigurisht, numrat vlejne, por vlen me shume forca e shpirtit te nje kombi, dëshira për të mbijetuar, dinjteti për tu rreshtuar në anën e drejtë të historisë, ku, ne, shqiptarët jemi të ankoruar prej shekujsh.

Në këtë logjikë, baza që inagurojmë sot është një aset për të gjithë rajonin. Shqipëria do të vijojë përpjekjet e saj për të vendosur në përdorim të NATO-s edhe Portin Ushtarak të Porto Romano-s, që bashke me projektin strategjik te korridorit te VIII i siguron Aleances aksin më të shkurtër të kalimit nga brigjet e Adriatikut në Detin e Zi. Shpresojmë të kemi mbështetjen e vendeve aleate dhe mike në këtë projekt madhor!

Duke u rikthyer tek inagurimi i sotëm, me lejoni te shpreh falenderim dhe mirënjohje të thellë për gjithkënd që punoi në rikthimin në shkëlqim të plotë të Bazës Ajrore të Kuçovës.

Një falënderim i veçantë shkon për Agjencinë e NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimet (NSPA), që qëndroi që në krye të herës në krahun tonë, deri në realizimin e këtij projekti, qëbindi edhe më skeptikët. Por, një mirënjohje edhe për miqtë tanë turq, të cilët prej vitesh u kujdesën dhe investuan në këtë bazë deri në momentin kur NATO mori persiper projektin madhor.

Një falenderim të përzemërt për kolegët e mi, ministrat e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut , Italisë , Malit të Zi e Republikës së Kosovës për vlerësimin e ftesës dhe praninë e tyre sot !Mirenjohje te gjitheve per prezencën, ndihmën dhe mbështetjen tuaj,që e bën këtë ceremoni të paharrueshme. Dhe padyshim, 04 marsi 2024 do të skalitet në kalendarin tonë, si dita kur pilotët italian dhe amerikan fluturuan përsëri si shqiponja, mbi qiellin e Kuçovës.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Dalin pamjet brenda bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë

Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë/ Rama: Element sigurie
pamje nga baza

KUÇOVË- Ditën e sotme do të përurohet  baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë për avionët luftarakë të Aleancës, ndërkohë kanë dalë pamje nga brenda bazës. 


Në ceremoninë përshëndetëse do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s. Gjatë ceremonisë do të ketë gjithashtu edhe një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve.

Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Që nga ai vit është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

2 VITE ME PARE

Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, Osmani: Hap i rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor

Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë/ Rama: Element sigurie
foto ilustruese

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Përmes një postimi në "X", Osmani shkruan se ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu shkruan se kontribuon në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë.

POSTIMI:

Hapja e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!

2 VITE ME PARE

Rama ndan pamjet nga montimi i dronëve Bayrakar: Do bëjnë fluturimin e parë në bazën ajrore të Kuçovës

Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë/ Rama: Element sigurie
dronet bajraktar

KUÇOVË- Sot pritet të inagurohet baza ajrore në Kuçovë. Lidhur me këtë kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet montimi i dronëve Bayraktar. Ai shkruan se këto dronë do bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë

“Mirëmëngjesi dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Në ceremoninë përshëndetëse do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s. Gjatë ceremonisë do të ketë gjithashtu edhe një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve.

Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Ish baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në 1952, për t’i shërbyer Traktatit të Varshavës, shtatë dekada më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike.

2 VITE ME PARE

Hapet sot baza ajrore e NATOS-s në Kuçovë, nga fjalimet te spektakli i avionëve, zbardhet AXHENDA

Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë/ Rama: Element sigurie
baza ajrore

KUÇOVË- Ditën e sotme do të përurohet  baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë për avionët luftarakë të Aleancës, ndërsa pak ditë më parë u montuan edhe 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi. Në ceremoninë përshëndetëse do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s. Gjatë ceremonisë do të ketë gjithashtu edhe një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve.

Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Ish baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në 1952, për t’i shërbyer Traktatit të Varshavës, shtatë dekada më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike.

AXHENDA

07:45 Nisja për në Bazën Ajrore Kuçovë

09:30 Mbërritja në Bazë

10:10 Mbërritja e autoriteteve të larta shtetërore dhe të huaja

10:25 Fillimi i ceremonisë

10:30 Fjala e përshëndetëse e Ministrit të Mbrojtjes Niko PELESHI

10:35 Fjala përshëndetëse e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Arben KINGJI

10:40 Fjala përshëndetëse përfaqësueses së NSPA Stacy. A. CUMMINGS

10:45 Fjala përshëndetëse NATO CAOC Torrejon Commander, Lieutenant General Juan

Pablo Sanchez DE LARA

10:50 Fjala përshëndetëse e të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës Ameriakne David WISNER

10:55 Fjala përshëndetëse e Ministrit Turk të Mbrojtjes Yaşar GÜLER

11:00 Fjala përshëndetëse e Ministrit Italian të Mbrojtje Guido CROSETTO

11:05 Fjala përshëndetëse e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi RAMA

11:15 Fjala përshëndetëse e Kryetares se Parlamentit Lindita NIKOLLA

11:20 Fjala përshëndetëse e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram BEGAJ

baza ajrore e natos ne kuçovë

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje