LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hackerat futen edhe tek posta e Edi Ramës, i marrin 985 e-maile, Kryeministria 0 koment

• Hackerat që sulmuan sistemet qeveritare shqiptare duket se nuk kanë dalë pa gjë. • Vetë ata raportojnë se kanë hyrë në adresën elektronike të kryeministrit Edi Rama. • Vetë "Homeland Justice" pretendon se ka 985 mesazhe që Rama ka marrë në postën e tij elektronike. • Madje dhe i kanë bërë të shkarkueshme për të gjithë. • Një sasi e madhe e-mailesh që janë dërguar në adresë të kryeministrit Edi Rama janë bërë publike nga grupi i hakerave që sulmoi serverat e shtetit shqiptar disa ditë më parë. • Në dokumentin që mund të shkarkohet nga të gjithë gjenden me mijëra dokumente, komunikime të kryeministrit, ankesa të qytetarëve, zyrtareve, biznesmenëve për procedura të shumta të lidhura me qeverinë, ftesa evenimentesh, lista projektesh, etj. • Një prej tyre që mban datën 26 tetor 2021 Komisar Lefter Bardhosh Shehu, që thotë se është oficer në policinë e burgjeve, dhe me detyrë në burgun e Vlorës, ankohet për drejtorin e tij Engjëllush Avdulaj për një sërë problematikash. • Ka dokumente edhe më ankesa të tjera nga shqiptarë dhe të huaj. • Por këto dokumente pretendohet se janë të Ramës, por nuk ka asgjë të konfirmuar. • Edhe Kryeministria ka zgjedhur që të mos japë asnjë detaj për të konfirmuar ose jo, vërtetësinë e postës elektronike.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dosja me 985 e-maile të Ramës, si punonjësit e administratës i ankohen kryeministrit

Hackerat futen edhe tek posta e Edi Ramës, i marrin 985 e-maile,
Edi Rama

TIRANË- Një file që përmban 985 e-maile që i janë dërguar kryeministrit Edi Rama është publikuar ditën e sotme. Dosja që përmban emailet e Ramës është publikuar nga faqja Homeland Justice, e cila përmban domain rus (.ru)

E-mailet drejtuar Ramës janë kryesisht ankesa nga qytetarë, biznesmenë apo edhe punonjës të administratës. Në një emali tjetër gjendet harta e projektit të hekurudhës Prishtinë-Durrës, ndërsa në një dokument të nëntorit 2020 konsulli i Kharkivit në Ukrainë i uron kryeministrit 108 vjetorin e pavarësisë.

Në dokumentet e publikuara nga hakerat gjenden CV të shumta për profesione të ndryshme. Ka ankesa edhe për legalizimet, për tenderat dhe mos promovime ne detyrë. 

 

3 VITE ME PARE

E-mailet e Ramës/ “PD ka kapur FSDKSH-në”, punonjësja i ankohet, kompozitori i jep "mend" për opozitën

Hackerat futen edhe tek posta e Edi Ramës, i marrin 985 e-maile,
Edi Rama

TIRANË- Grupimi "Homeland Justice” (Drejtësia e Atdheut) ka postuar sërish materiale kërcënuese në faqen e krijuar në internet. Kësaj herë pretendohet se janë futur në postën elektronike të kryeministrit Edi Rama, madje dhe po kërcënojnë kreun e qeverisë shqiptare se do t'i publikojnë të gjitha mesazhet elektronike që ka marrë.

Sot ata kanë publikuar një email, që një punonjëse e FSDKSH-së (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor
Ueb-faqe) i ka dërguar kryeministrit Edi Rama, për tu ankuar për kolegët e saj. Në email lexohet se i gjithë institucioni është i kapur nga familjarët e zyrtarëve të PD, të cilët përveçse nuk bëjnë asnjë punë, ushtrojnë presion mbi administratën.

Hackerat futen edhe tek posta e Edi Ramës, i marrin 985 e-maile,
E-maili

Po gjithashtu, janë publikuar edhe disa emaile të mbërritur nga një kompozitor i njohur shqiptar, emri i të cilit nuk është bër me dije. Kompozitori i kërkon Ramës që të arrestohen personat e përfshirë në vrasjen e Pjerin Xhuvanit të mos lejohen të hyjnë në Parlament. Po ashtu, i kujton edhe paralajmërimet për vrasjen e Xhelal Mziut dhe ofendimet e presidentit Ilir Meta, pasi përmendi sfurqet dhe hanxharët.

3 VITE ME PARE

Hackerët kërcënojnë kryeministrin Rama: Do publikojmë e-mailet

Hackerat futen edhe tek posta e Edi Ramës, i marrin 985 e-maile,
Edi Rama

TIRANË- Grupimi "Homeland Justice” (shqip. “Drejtësia e Atdheut”) ka postuar sërish materiale kërcënuese në faqen e krijuar në internet. Kësaj herë pretendohet se janë futur në postën elektronike të kryeministrit Edi Rama, madje dhe po kërcënojnë kreun e qeverisë shqiptare se do t'i publikojnë të gjitha mesazhet elektronike që ka marrë.

Mes emaileve të reklamuara në faqen e hackerave ka një dosje me mesazhet elektronike “të dërguara”, “të përftuara” dhe “të fshira” të kryeministrit Rama. Por është në dorën e përdoruesëve të faqes së rrjetit për të zgjedhur se kë duan që të shohin më parë. Deri më tani, lidhur me kërcënimin se e-mailet do të publikohen, nuk ka asnjë reagim nga Kryeministria dhe as nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama. 

E-maili:


I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama, Përshëndetje nga Dhaka, Bangladesh Ju lutemi pranoni urimet e mia më të përzemërta për fitoren tuaj dhe mandatin tuaj të tretë në detyrë. Unë e kam ndjekur karrierën tuaj për vite dhe kam qenë i emocionuar kur lexova për fitoren tuaj të fundit politike. Ju gjithmonë më keni bërë përshtypje me vizionin tuaj të qartë dhe aftësinë për të kryer punën kundër opozitës më të frikshme. Ju keni demonstruar përkushtim për një të ardhme më të mirë dhe një nivel të lartë demokracie që shënon një sukses në drejtim të avancimit të proceseve në Shqipëri dhe në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Kjo tregon edhe pjekurinë politike të faktorëve politikë në këtë proces demokratik.

I nderuari Kryeministër: Unë e kam dashur gjithmonë Shqipërinë dhe njerëzit e saj. Unë e kam vizituar Shqipërinë shumë herë përpara se të shpërthejë pandemia. Uroj të vij sërish dhe të punoj për zhvillimin e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Unë besoj se Shqipëria është një vend i mundësive dhe zhvillimit. Unë besoj se Shqipëria mund të jetë qendra dytësore prodhuese për bizneset aziatike, duke mbështetur Konglomeratin e Madh Evropian.

Për ta përmbledhur, unë punoj si ndërlidhës dhe specialist i zhvillimit të biznesit dhe aktualisht organizoj dhe drejtoj një konsorcium sipërmarrësish dhe biznesesh me të njëjtin mendim, të cilët besojnë se sipërmarrjet bashkëpunuese mund të sjellin rezultate pjellore për të rritur dukshmërinë, strategjinë, fitimet dhe rritjen e kompanisë.

Ne kemi një konsorcium të përbërë nga ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha me vite përvojë praktike. Anëtarët tanë të konsorciumit mund të ofrojnë shërbime 360 ​​gradë që lidhen me linjën e biznesit të klientëve. Unë kam vendosur terren në sektorët e mëposhtëm duke mbajtur një bazë të dhënash të kontakteve, duke zgjeruar mundësitë e kontaktit dhe duke mbajtur një marrëdhënie pune.

Unë e përdor lidhjen për të fituar informacion të vlefshëm për industrinë, për të bërë shitje strategjike dhe për të marrë drejtim në zhvillimin e produktit. Për më tepër, unë jam shumë i lidhur me grupe të mëdha biznesi dhe konglomerate në Indi, Kinë dhe Bangladesh.

Sektorët ku punoj:

Fuqia dhe Energjia

Infrastruktura

Uji & Mjedisi

Inxhinieri elektrike

Industritë e Avancuara Agro

Tekstile dhe Veshmbathje

Lëkura & Këpucët

Kujdesi shëndetësor dhe shkenca e kafshëve

Big Data Analytics, Robotics dhe IOT

Zgjidhje 360 ​​gradë për Steel dhe Aleate

Më poshtë janë disa nga aftësitë e mia të theksuara për konsideratën tuaj të mirë të mbështetur nga arritjet aktuale:

Hyrja në treg dhe zhvillimi i biznesit

Ristrukturimi i biznesit

Menaxhimi i Marrëdhënieve

Menaxhimi i projektit

Partneriteti Strategjik dhe Integrimi Social

Zhvillimi i ekipit të ankorimit

Zgjidhje me pakicë

Përfaqësim dhe mbështetje logjistike

Shërbimet e Mbështetjes së Investimeve të Huaja

Inteligjenca konkurruese

Ndeshjet e biznesit

Zgjidhja e qeverisë.

Burimi strategjik dhe menaxhimi i zinxhirit të furnizimit

Shitje dhe marketing të specializuar

Specialist startup

Shpresoj se nuk ju kam mërzitur me detajet e mësipërme. 20 vjet është një kohë e gjatë dhe ekspertiza e mësipërme është ndërtuar duke punuar edhe jashtë orarit. Shpreh besimin tim të plotë në faktin se angazhimi dhe përkushtimi i qeverisë suaj do të çojë përpara proceset demokratike dhe do të ndërmarrë reformat e nevojshme për ta bërë Shqipërinë një tokë mundësish për qytetarët e saj. Shpresoj se do të vazhdoni të punoni për zhvillimin e Shqipërisë. Lidershipi juaj i ka treguar qartë Shqipërisë rrugën e saj drejt Europës. Në fakt, nëse keni nevojë për ndihmë në fushën e mësipërme, unë jam më se i lumtur të jap kohën dhe energjitë e mia. Ju uroj më të mirat në këtë mandat të ri. Mezi pres të dëgjoj nga ju.

Pas sulmit rus në Ukrainë, edhe ekspertët ndërkombëtare po flasin për një rritje të rrezikut të sulmeve kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë. Pas Shqipërisë që u sulmua me të njëjtat metoda (Ransomëare) me të cilat aktorët keqbërës kanë vepruar gjatë sulmeve të vitit të fundit, mbi domain-et qeveritare e private edhe në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Hollandë, Belgjikë dhe vende të tjera të rajonit, sulmet kibernetike “shënjestruan" edhe vende të tjera të Evropës, duke hakëruar së fundmi, vetëm pak ditë më parë faqet qeveritare në Itali dhe Belgjikë.

Hackerat futen edhe tek posta e Edi Ramës, i marrin 985 e-maile,

Megjithatë sulmi në Shqipëri paralizoi për disa ditë shërbimet themeltare të qytetarëve, e madje disa ende nuk janë rikuperuar. Deri më tani, hetimet po drejtohen drejt mundësisë së një sulmi kibernetik për të destabilizuar vendin. Ka dyshime se këto sulme vijnë nga jashtë Shqipërisë, nga një vend tjetër por pa u specifikuar se cili është ky shtet jo mik për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama tha dje se dyshohet tek dy vende jomike, por nuk dha detaje të tjera. Të gjitha të dhënat e derimëtanishme të çojnë tek Irani, por ky detaj nuk është i konfirmuar zyrtarisht nga instancat përkatëse. 

edi rama hackerat sulmojne shqiperine vidhen e-mailet e rames

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë