LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjyqi ndaj kreut të PD-së/ Argita Malltezi lë të hapur mundësinë e përfshirjes në politikë, avokatët: Berisha i burgosur politik!

• Ditën e sotme, Argita Malltezi dhe avokatët Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj kanë zhvilluar një konferencë për mediat. • Ata u shprehën se proceset gjyqësore ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit janë politike, pas sipas tyre prokurorët dhe gjykatat veprojnë me urdhrat e Edi Ramës. • Malltezi deklaroi gjatë fjalës së saj se Prokuroria e Posaçme ka bërë mashtrim topografik në çështje, ndërkohë që ka shtuar se ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006. • Teksa iu përgjigj pyetje të gazetarëve, vajza e Berishës ka lënë të hapur mundësinë për përfshirjen e saj në politikë. • Ajo shtoi se kjo gjë mund të ndodhë, si një formë qëndrese ndaj padrejtësisë që po ndodh me procesin ndaj të atit. • Sipas Malltezit nëse është e nevojshme do e mendojë si formë qëndrese edhe përfshirjen në PD. • Avokati Gjokutaj, tha se refuzimi i kërkesës së tyre që Berisha të shkojë në Kuvend, është veprim skandaloz nga ana e SPAK, ku u shpreh se po e barazojnë një deputet me një person me punë të zakonshme. • Gjithashtu edhe avokati, Sokol Mëngjesi tha se ky proces është në shkilje të konventës evropiane për të drejtat e njeriut si dhe të Kushtetutës. • Po ashtu theksoi se Gjykata ka përdorur standard të dyfishtë në lidhje me çështjen Berisha, pasi tjetër veprim ka bërë me rastin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Gjyqi ndaj Berishës, Mëngjesi: Është përdorur standard i dyfishtë, në rastin Tahiri u kërkua dhe mor autorizimi nga Kuvendi

Gjyqi ndaj kreut të PD-së/ Argita Malltezi lë të hapur
Sokol Mëngjesi

TIRANË- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Sokol Mëngjesi paraqiti shkeljet që ka bërë akuza dhe gjykata për liderin e opozitës. Gjatë konferencës së shtypit, Mëngjesi tha se ky proces është në shkilje të konventës evropiane për të drejtat e njeriut si dhe të Kushtetutës. Po ashtu Mëngjesi theksoi se Gjykata ka përdorur standard të dyfishtë në lidhje me çështjen Berisha, pasi tjetër veprim ka bërë me rastin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.    

"Ju falenderojmë që keni ardhur në këtë konferencë. Unë dua të theksoj që u bë një kohë e gjatë, relativisht e gjatë që nga data 20 tetor kur u caktua masa e detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore për liderin e opozitës dhe deri më sot. Është tepër e rëndësishme që ne të ritheksojmë për opinionin publik sepse ato me kalimin e kohës shumohen pavarësisht se shkeljet janë tepër të rënda. Të gjitha shkeljet e rënda të kushtetutës , të konventës evropiane për të drejtat e njeriut por edhe të gjitha akteve të tjera ndërkombëtare që në fillimin e kësaj çështje e të cilët vijojnë sot deri më sot. Se pari në kundërshtim me të gjitha standardet e mëparshme nuk u mor autorizim nga kuvendi për caktimin  e një kësaj mase, na ku lindën të gjitha problemet, Theksojmë që në rastin Tahiri për të njëjtat masa sigurimi u kërkua dhe u mor autorizim nga Kuvendi, pra një standard i dyfishte. Një shkelje e barazisë përpara ligjit dhe shkelje e kushtetutës. Në kundërshtim me çdo rast të mëparshëm për herë të parë nuk u shoqërua kërkesa për marrjen e autorizimit nga kuvendi me prova, Kur u kërkua ndryshimi i masës nga detyrim për tu paraqitur në masën e sigurimit Arrest në shtëpi. U cenua e drejta e njoftimit për zotin Berisha duke u përdorur rregulla ekstraproceduriale të cilat ne i kemi analizuar hollësisht në gjykimet që kemi bërë dhe në rrugët procedurale, është cenuar e drejta për mbrojtje efektive për liderin e opozitës.

Rikujtojmë se verifikimi i kushteve është bërë nga avokatë të caktuar kryesisht në shkelje te etikës dhe mbrojtjes në konflikt me parimin e interesit me zotin Berisha të dokumentuara nga ana e jonë, të bërë këto fakte edhe publike edhe për mediat. Në kundërshtim të hapur me çdo praktikë europiane dhe ndërkombëtare, zoti Berisha po gjykohet nga një gjykatë jo e pavarur dhe e njëanshme sikurse e kemi argumentuar dhe sikurse tashmë faktet janë publike. Ritheksoj, qoftë shkarkimin e gjyqtares e cila po gjykon zotin Berisha, ku zoti Berisha ka qene kryetra i KLD me  1996 por edhe faktet e reja të dala në dritën e publikut të cilat e pengojnë në kushtet për të qene gjyqtare. Zoti Berisha po hetohet dhe ende sot nuk ka një akuzë konkrete të zyrtarizuar për aktivitetin e tij politik si kryeminister i vendit, Një veprim i paprecedent ku po përpiqet të themelohet përgjegjësi penale për mendimin që nje deputete dhe lider i opozitës ka dhënë në miratim ligjesh dhe aktesh neneligjore në kohën që qenë në funksionin politik për përmbushjen e programit të tij politik kur ka qene ne pozitë, Pamvarësisht faktit që çdo deputet i republikës së Shqipërisë me kushtetutë ka mbrojtje kushtetuese për mendimet dhe votimet e ligjeve në parlament. Janë shkelur të gjitha afatet procedueriale ne shqyrtimin e kërkesave të ndryshme brenda afateve strikte procedurale që parashikon kodi i procedures penale," tha Mëngjesi.

1 VITE ME PARE

Pjesmarrja e Berishës në Kuvend u refuzua/ "Veprim skandaloz i SPAK", Gjokutaj: Një deputet e barazon me një person në punë të zakonshme

Gjyqi ndaj kreut të PD-së/ Argita Malltezi lë të hapur
genc gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj, në konferencën për media bashkë me Argita Malltezin tha se SPAK  refuzoi kërkesën e tyre për pjesmarrjen në seanca plenare të kreut të PD-së, Sali Berishës.  

Gjokutaj e cilësuar rrëzim e kërkesës si veprim skandaloz nga ana e SPAK, ndërsa tha se po e barazojnë një deputet me një person me punë të zkaonshme.

Ai tha se shpesh bëhen paralelizma me çështjen Beleri, por shtoi se "kjo nuk ka asnjë lidhje as nga pikëpamja e nivelit të përfaqësimit, por as nga pikëpamja e fillimit të mandatit pasi nuk është lejuar fare të marrë mandatin."

PJESË NGA FJALA E GJOKUTAJT:

Unë do të ndalesha në dy momentet dhe që janë edhe të fundit deri më tani të kësaj çështjeje. Siç e dini, Gjykata e Lartë është shprehur dje në lidhje me kërkesën që ne i kemi bërë SPAK-ut për z. Berisha, që të marrë pjesë në seancat e parlamentit, kërkesë të cilën SPAK-u e ka rrëzuar me një lajthitje në objekt që ka të bëjë as më shumë e as më pak me një gabim inteligjent të tyre kur një deputet me mandat e barazon me një person sikur ai do të shkojë në një punë të zakonshme.

Dhe ka vazhduar kjo sagë alogjizmi deri në Gjykatën e Apelit dhe dje në Gjykatën e Lartë. Ky është një veprim skandaloz në të gjitha kuptimet, si nga pikëpamja logjike, edhe nga pikëpamja ligjore dhe kjo lidhet ngushtësisht me mandatin e deputetit. Masa e sigurimit e z. Berisha nuk afekton përfaqësimin e tij në Kuvend dhe kjo lidhet ngushtësisht me mandatin që ai gëzon si anëtar i Kuvendit, si deputet.

Shpesh bëhen paralelizma me çështjen Beleri po themi, por kjo nuk ka asnjë lidhje as nga pikëpamja e nivelit të përfaqësimit, por as nga pikëpamja e fillimit të mandatit pasi nuk është lejuar fare të marrë mandatin. Kushtetuta i ka të caktuara rastet kur mbaron mandati i një deputeti.

Më 30 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin dhe liderin e opozitës, Sali Berisha.  Kryedemokrati po hetohet për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”, ndërsa Prokuroria ka kërkuar që Berisha të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. 

1 VITE ME PARE

"SPAK ka bërë mashtrim topografik", Argita Malltezi: Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Rama

Gjyqi ndaj kreut të PD-së/ Argita Malltezi lë të hapur

TIRANË- Në konferencën për mediat, Argita Malltezi, deklaroi se procesi ndaj liderit të opozitës, Sali Berishës është politik.

Ajo ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se bërë mashtrim topografik në çështje, ndërkohë që ka shtuar se ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006.

“Procesi ndaj Sali Berishës është politik. Altin Dumani, Millonai dhe Kraja po bëjnë një proces fiktiv ndaj Berishës. Ka falsifikime nga hetuesit për procesin ndaj Sali Berisha. Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006. SPAK ka bërë mashtrim topografik në çështje”, tha ajo.

 

1 VITE ME PARE

Argita Malltezi: Berisha dhe Malltezi të burgosur politik, Kraja e Millonai veprojnë me urdhra të Ramës

Gjyqi ndaj kreut të PD-së/ Argita Malltezi lë të hapur
argita malltezi

TIRANË- Argita Malltezi po zhvillon ditën e sotme së bashku me avokatët një konferencë për mediat. Ajo tha se lideri i opozitës, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë të burgosur politik.

Vajza e kreut të PD-së përsëriti akuzat ndaj prokurorëve të SPAK, për të cilët tha se veprojnë me urdhrat e kryeministrit Edi Rama. 

PJESË NGA FJALA E MALLTEZIT:

E gjithë dosja përfshirë edhe veprimet e fundit, tregon se kjo është një dosje e montuar politikisht, se Berisha dhe Malltezi janë të burgosur politikë sipas përkufizime të akteve ndërkombëtare dhe sot do të sjellë para jush, akte të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Jua kemi vënë edhe më parë në vëmendje faktin që ky nuk është një hetim gjashtëmujor që është zgjatur për një gjashtëmujor të dytë, por një hetim që ka zgjatur tashmë prej katër vitesh , një hetim që është intensifikuar në varësi të urdhrave politikë të Edi Ramës, siç provohet nga dokumentet e dosjes. 

Sa herë Edi Rama, në mënyrë publike, në Asamblenë e PS apo në Kongresin e PS ka kërkuar që SPAK të veprojë ndaj Sali Berishës, prokurorët politikë, Kraja-Millonai kanë intensifikuar veprimet e tyre siç demonstrohet nga shkresat në fjalë.

Deri tani është provuar me dokumente të pakontestueshme ndërmjet tyre vendime gjyqësore, se dy janë personat që kanë konsumuar vepra penale: Taulant Balla për kallëzim të rremë dhe Edi Rama për shpërdorim të financave publike dhe dëm në 320 mijë euro ndaj shtetit. SPAK nuk procedon asnjerin prej tyre, madje as nuk ua përmend emrin për shkeljet e kryera!

argita malltezi

Sondazh

Poll

Do u jap mësime deputetëve të rinj/ Xhafajt nuk i pëlqen etiketimi profesor nga gazetarët

Do u jap mësime deputetëve të rinj/ Xhafajt nuk i pëlqen etiketimi profesor nga gazetarët

34-vjetori i Partisë Socialiste, Rama:Procesi i anëtarësimit nuk është një proces thjesht i qeverisë

Rama batuta në ditëlindjen e PS: Shqetësohuni kur Gramozi të mos jetë më në këtë oborr

Rama: Kemi ekip mbështetës dhe premtues në të gjitha zonat

34-vjetori i PS, Rama: Kjo është ditëlindje e veçantë, vjen pas një fitoreje domethënëse

Ditëlindja e PS-së/ Klosi: Ky mandat do jetë ai i integrimit në Bashkimin Evropian

Çfarë ndodhi? Rama debaton me Kryebashkiakun e Vlores

Berisha: Raporti për farsën elektorale është gati, do publikojmë dhe fakte të tjera në vazhdim

Berisha: Rinumërimin e votave e kanë kërkuar qytetarët. Ne po kontrollojmë legjitimitetin e procesit

Berisha për gjendjen e tij shëndetësore: Kisha një gjendje virale, kaloi pa asnjë ndërlikim

Berisha:Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar

Berisha: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

Sula në Kuvend: Deri në qershor duhet të dalin të gjitha vendimet dhe rezolutat

Tabaku: Parlamenti ka nevojë që të ketë debat për raportin mbi zgjedhjet

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

Peleshi-opozitës:Me ju apo pa ju ne do ta mbyllim me shumë sukses Kuvendin për të filluar në shtator

"Kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë!" Shehu në Kuvend: Sillni projektligjet t'i miratojmë

"Më vjen mirë që më ndjek," Spiropali i përgjigjet Bardhit: Seanca u shty se kishte mungesa

Bardhi-Spiropalit: Nuk ishit në Ukrainë, por duke ngrënë drekë në Greqi

Spiropali, replikë me Vokshin: Ndoshta ju jeni një nga arsyet kryesore që PD ka marrë këtë rezultat

Rama i rikthehet "Sy m'Sy:Po presim lajmin për hapjen e një tjetër grupkapitulli në negociatat me BE

Brunilda Laboviti pas debatit me Valbona Treska merr Policinë në telefon: Nuk më lirojnë zyrën

Berisha: Misioni im historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët

"Është vetëm fillimi"/ Berisha: Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarëve

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës

Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave

Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk lejoj këtu zaptim të foltores!

Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me emra që s’dinin se si të fillonin dhe mbaronin një fjali

Spiropali i përgjigjet Vokshit: As kam takuar dhe as njoh njerëz me precedentë penalë

Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot

Gjekmarkaj: Në të vërtetë keni humbur, jeni bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit!

Bardhi: Nuk e tha opozita se zgjedhjet u morën peng, e ka thënë shefi i delegacionit të PE!

Balla-opozitës: Zgjedhjet kanë përfunduar, gjeni vetë votat tuaja ku kanë shkuar

Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë

Bardhi dhe Noka i drejtohen Spiropalit: Nuk niset mbledhja e Kuvendit pa kuorumin e nevojshëm

Goditet grupi kriminal në Finlandë/ Dumani: Merreshin me drogërave sintetike

Operacioni antidrogë/ Për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë u angazhuan 110 policë

Prokurori Shehu jep detaje: Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste

Grupi kriminal i drogës në Finlandë/Kraja: Përfshirje nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës

Prokurori finlandez: Droga trafikohej nga Spanja, aktiviteti kriminal drejtohet nga shqiptarë

Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze, Dumani: Janë goditur disa grupe kriminale

Maska me fytyrë njeriu, uniforma policie...Publikohen pamjet e operacionit ku u arrestuan 4 persona!

Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari për çështjen e Gramshit!

Dogjani përplaset me Bushkën në Komisionin e Ligjeve: Zgjedhjet u manipuluan

Korrupsioni me fondet e IPARD/Berisha: Dosjen e mban të bllokuar Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës

Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit!

Finalja e Champions League/ Berisha: Rama me çarter dhe me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen!

Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale