LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjyqi për dosjen 'Meta-Kryemadhi'/ Ish-Presidenti rishfaqet për herë të parë pas arrestimit: Procesi i montuar dhe i turpshëm

• Ish-Presidenti Ilir Meta është shfaqur sot për herë të parë në publik pas rreth një viti e gjysëm nga arrestimi i tij. • Në Gjykatën e Posaçme sot është mbajtur seanca e parë gjyqësore në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta në dosjen e tij penale. • Meta është paraqitur në sallë brenda “kafazit” të qelqtë, ku ka bërë gjestin e shqiponjës dykrenare dhe ka deklaruar se procesi ndaj tij është i montuar. • Meta, ka kërkuar që seancat gjyqësore ndaj tij të transmetohen live në media, por gjyqtarja Etleva Deda ka sqaruar se ekziston një vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor që nuk lejon transmetimin e seancave gjyqësore. • Gjykata ka rrëzuar gjithashtu kërkesën e avokatit Kujtim Cakrani për nxjerrjen e Metës nga kabina e qelqtë, duke theksuar se kjo masë nuk cenon të drejtat e tij procedurale në një proces të rregullt ligjor. • Seanca e parë u shty për shkak të mungesës së Fatime Kryemadhit dhe mungesës së prokurës për përfaqësim nga avokatët e saj. • Seanca e radhës është caktuar për më 11 maj në orën 12:00.

8 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

VD-KRAHASIMI/ Meta u rishfaq sot pas një viti e gjysëm në publik, ndryshimet që ka pësuar ish-presidenti

Gjyqi për dosjen 'Meta-Kryemadhi'/ Ish-Presidenti rishfaqet
Ilir Meta

TIRANË- Ish-Presidenti Ilir Meta është rishfaqur ditën e sotme për herë të parë në publik pas arrestimit të tij. Siç shihet në pamjet e mëposhtme që Dosja.al, ka siguruar nga nisja e seancës gjyqësore në GJKKO, Meta duket se ka pësuar ndryshime në pamjet e tij të jashtme. 

Videoja e mëposhtme tregon ish-presidentin Meta pak ditë para arrestimit të tij vitin e kaluar. Dukshëm Meta duket më sportiv ku çdo mëngjes bënte vrapin e tij, të cilin e ndante dhe me ndjekësit e tij. 


Ndërkohë që videoja tjetër tregon Metën ditën e sotme në seancën gjyqësore në GJKKO. Meta se në këto muaj izolim ka rënë në peshë duke pësuar një ndryshim në pamje. Por dhe mungesa e dritës dhe diellit kanë ndikuar, duke i zbardhur tiparet e fytyrës, vetullat, mjekrën dhe flokët./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

"Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat"/ Kryemadhi: Iluzion optik

Gjyqi për dosjen 'Meta-Kryemadhi'/ Ish-Presidenti rishfaqet
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi është shprehur se,  se në shqyrtimin paraprak është vendosur që t’i vihet në dispozicion aktekspertimi i telefonit dhe përgjimet telefonike. Pas shtyrjes së seancës në GJKKO, Monika Kryemadhi ka deklaruar se, ajo e ka dhënë edhe gjatë seancës, ku prokurori është shprehur se ajo vetë, jo avokati, mund të paraqitet t’i marrë.


“Ne kërkuam nga gjyqtarja që përveç të kishim ekspertimin e telefonit, pasi çdo gjë është e ndërtuar si fabul, për të ndërtuar një iluzion optik, pavarësisht se mesazhet nuk përbënin vepër penale. Edhe në seancë paraprake, gjyqtarja kishte vendosur të më pajisje me materialet nga telefoni im. Prokuroria përdor një sms ku unë them; dua të marr një shtëpi. Dhe më pas unë kthej mëndje. Dhe thonë është korrupsion, për te Kodra e Diellit. Por thuhet se shtëpia është marrë si premtim për ligjin për minierat. Por ajo shtëpi nuk ekziston.”, tha ajo./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Dosja Meta/ Kryemadhi: E mbylla Big Brother-in tim për të folur për ndjesitë, tani nis betejën ligjore

Gjyqi për dosjen 'Meta-Kryemadhi'/ Ish-Presidenti rishfaqet

Monika Kryemadhi

TIRANË-  Monika Kryemadhi ka deklaruar se mbajtja në qeli e kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, është si një mënyrë që të tregohet se klasa politike bëri shpagimin e saj.

Në një prononcim për mediat pas shtyrjes së seancës në Gjykatën e Posaçme, e pyetur për divorcin, Kryemadhi u shpreh se “Big Brother-i” i emocioneve ka mbaruar, tashmë sipas saj nis beteja ligjore.


“Janë dy gjëra komplet të ndryshme nga ajo që ndodhin në përditshmëri. Unë mbylla Big Brother-in tim për të folur për ndjesitë, tani nis betejën ligjore. Një sistem drejtësie që funksionon me regji politike dhe synon të bëjë statistika. Duke mbajtur Metën dhe Velija n në burg që të thonë kjo klasë politike e bëri shpagimin e saj, kemi statistika e numra e vijojmë të ecim para si në kohën e partisë së punës ku gjithçka e bën klreu i partisë”, tha ajo./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Shtyhet procesi gjyqësor për ish-presidentin Meta, caktohet data për seancën e radhës

Gjyqi për dosjen 'Meta-Kryemadhi'/ Ish-Presidenti rishfaqet
Ilir Meta

TIRANË- Ka nisur ditën e sotme gjykimi në themel për ish-presidentin Ilir Meta. Procesi ka zgjatur pak sepse gjyqi është shtyrë për datën 11 maj, ora 12:00.

Seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës u ndërpre me kërkesë të avokates së Fatime Kryemadhit, e cila deklaroi se i mungonte prokura e nevojshme për të kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ky proces shënoi një risi, pasi ishte hera e parë që një seancë e ish-presidentit transmetohej live. Gjatë transmetimit u vu re ndryshimi fizik i Metës, i cili numëron tashmë mbi një vit izolim te 313-ta./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Meta shfaqet pas kafazit prej xhami: Proces i turpshëm kundër meje

Gjyqi për dosjen 'Meta-Kryemadhi'/ Ish-Presidenti rishfaqet
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur sot për herë të parë para publikut pas rreth një viti e gjysëm në qeli. Nga kafazi i qelqtë i GJKKO-së, Meta ka kërkuar me këmbëngulje që seancat gjyqësore të transmetohen live, si një kush sipas tij që gjithçka të jetë transparente. 


”Nuk jam unë në pozita të pabarabarta, por ata. Me shpifje dhe gënjeshtra, me kallëzues të rremë, një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar, jo kundër Ilir Metës. Ju ftoj nga sot deri në momentin e fundit, ju ftojë të ndiqni dhe transmetoni live të gjithë procesin. Ju garantoj se mbaj përgjegjësi për çdo veprim, akt dhe sjellje timen”, dëgjohet teksa flet Meta pas kafazit prej xhami. 


Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO, batuta me gazetarët : Qenke bërë intelektual me syze

Gjyqi për dosjen 'Meta-Kryemadhi'/ Ish-Presidenti rishfaqet

TIRANË- Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO. Sipas pamjeve ajo duket se nuk i ka kursyer batutat me gazetarët. "Qenke bërë intelektual me syze!", tha Kryemadhi drejtuar njërit nga punonjësve në media./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Meta paraqitet në GJKKO, bën shqiponjën përpara mbështetësve: Shqipëria e shqiptarëve

Gjyqi për dosjen 'Meta-Kryemadhi'/ Ish-Presidenti rishfaqet

TIRANË- Ish-Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në sallën e gjyqit, duke u shfaqur në kafazin e xhamit, teksa përshëndeti publikun me dy gishtat lartë. Teksa jashtë godinës kishte mbështetës të tij, Meta ka bërë me duar simbolin e shqiponjës duke thënë fjalët: Shqipëria e shqiptarëve. 


Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

Gjyqi për dosjen 'Meta-Kryemadhi'/ Ish-Presidenti rishfaqet

2 MUAJ ME PARE

Nis sot gjyqi në themel ndaj Ilir Metës, ish-presidenti këmbëngul: Seancat të transmetohen live

Gjyqi për dosjen 'Meta-Kryemadhi'/ Ish-Presidenti rishfaqet
ilir meta

TIRANË- Sot nis në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) procesi gjyqësor ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Meta ka kërkuar zyrtarisht që seancat të transmetohen drejtpërdrejt, duke e konsideruar transparencën si një kusht të domosdoshëm për procesin.

Ai i është drejtuar me një kërkesë të veçantë edhe Gjykatës së Posaçme në lidhje me këtë çështje vetëm pak ditë më parë.

“Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale./Dosja.al

 

ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet