LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova në HAGË/ Thaçi ‘blindon’ mbrojtjen’, dëshmitari i 2 kundër UÇK-së: LDK-së i është ushtruar presion!

•Gjykata Speciale ka vazhduar sot me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. •Seanca zgjati rreth 7 orë dhe u zhvllua me sesion privat e dyer të mbyllura, pasi sot u deklaruan dëshmitarët e prokurorisë, me prova kundër ish-krerëve të UÇK-së. •Pas tre seancave sot ka përfunduar deklaratën dëshmitarja e parë e cila ishte grua, ndërsa ka nisur deklarata e dëshmitarit të dytë, që do të zgjasë edhe 5 seanca të tjera në ditët në vazhdim, me provat kundër ish-krerëve të UÇK-së. •Ndërkohë, palës së avokatëve të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i është shtuar ish-zyrtari amerikan Joe Reeder, i cili do të jetë bashkëpunëtor i ekipit të udhëheqhur nga avokatët Gregory Keohe e Luka Misetiç. •Joe Robert Reeder është një avokat amerikan i cili shërbeu si Nënsekretar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 1997. •Dëshmitari i dytë ka filluar dëshminë duke folur për organizimin e LDK-së dhe synimin e saj. •Ai gjithashtu ka treguar se kishte kryer punë për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) derisa ishte pjesë e UÇK-së. •Në fjalën e tij në sesionin privat me dyer të mbyllura në sallë, ai shtoi se nga Drejtoria Politike e UÇK-së në Malishevë, ishte ushtruar presion që LDK të ndalonte aktivitetin e saj. •I pyetur nga prokurori James Pace se si kanë reaguar pjesëtarë të tjerë të UÇK-së të cilët ishin në dijeni për këtë, ai tha se i kishin kërkuar të tërhiqet, por që nuk ishte tërhequr. •Fillimisht, dëshmitari pranoi se kishte vazhduar të jetë pjesë e LDK-së edhe pas kyçjes së tij në UÇK. Ai tha se kishte pasur ushtarë të cilët nuk i kanë njohur institucionet paralele, por që sipas tij, një pjesë e madhe ushtarëve dhe krerëve i kanë njohur ato. •Paraprakisht, dëshmitari tha se në prill të vitit 1998, marrëdhëniet në mes të LDK-së dhe UÇK-së nuk kishin qenë shumë të mira. •Pak orë më parë trupi gjykues miratoi një mocion të mbrojtjes së Rexhep Selimit për të përjashtuar disa prova të cilat janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve që paraqiten në aktaktuzë. Sipas trupit gjykues pranueshmëria e këtyre provave do të mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve. •Gjykatësi Charles Smith ka njoftuar se intervistimi i dëshmitarit të dytë do të zgjasë në pesë ditët në vazhdim.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Në prill 1998, marrëdhëniet mes LDK-së dhe UÇK-së nuk kanë qenë të mira'/ Dëshmitari: LDK-së iu ushtrua presion që të ndalonte aktivitetin e saj

Kosova në HAGË/ Thaçi ‘blindon’ mbrojtjen’,
Gjyqi në Hagë

HAGË- Deklarata e dëshmitarit të dytë në seancën me dyer të mbyllura në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) ka zgjatur më shumë se i pari. Në fjalën e tij në sesionin privat, ai ka treguar se kishte kryer punë për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) derisa ishte pjesë e UÇK-së. Ai shtoi se nga Drejtoria Politike e UÇK-së në Malishevë, ishte ushtruar presion që LDK të ndalonte aktivitetin e saj.

“Po, sa kam qenë pjesëtar i UÇK-së kam kry punë të LDK-së, kam punu, kam vepru”, tha dëshmitari.

I pyetur nga prokurori James Pace se si kanë reaguar pjesëtarë të tjerë të UÇK-së të cilët ishin në dijeni për këtë, ai tha se i kishin kërkuar të tërhiqet, por që nuk ishte tërhequr.

Kanë kërku m’u tërhek, mirëpo nuk jam tërhek ngase e kisha mbështetjen, e kisha edhe autoritetin”, tha ai.

Fillimisht, dëshmitari pranoi se kishte vazhduar të jetë pjesë e LDK-së edhe pas kyçjes së tij në UÇK. Ai tha se kishte pasur ushtarë të cilët nuk i kanë njohur institucionet paralele, por që sipas tij, një pjesë e madhe ushtarëve dhe krerëve i kanë njohur ato. Paraprakisht, dëshmitari tha se në prill të vitit 1998, marrëdhëniet në mes të LDK-së dhe UÇK-së nuk kishin qenë shumë të mira.

“Nuk ishin bash të mira, marrëdhëniet e LDK-së me njësitet në Malishevë, edhe pse ishte një pjesë e madhe të kyçur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mirëpo nuk kanë qenë edhe bash raportet e si me thanë raporte të shëndosha, të mira”, tha ai duke shtuar se nga Drejtoria Politike e UÇK-së në Malishevë, ishte ushtruar presion që LDK ta pushojë aktivitetin e saj.

Me sesion privat ka vazhduar pjesa tjetër e seancës, e cila ka përfunduar për ditën e sotme dhe nesër pritet të vazhdohet me dëgjimin e të njëjtit dëshmitar. 

3 VITE ME PARE

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-Së, refuzohen si provë disa deklarime të dëshmitarit të prokurorisë

Kosova në HAGË/ Thaçi ‘blindon’ mbrojtjen’,
Gjyqi në Hagë

HAGË- Pak orë më parë trupi gjykues në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) ka miratuar një mocion të mbrojtjes së Rexhep Selimit për të përjashtuar disa prova të cilat janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve që paraqiten në aktaktuzë. Sipas trupit gjykues pranueshmëria e këtyre provave do të mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve.

Gjykata Speciale po vazhdon sot procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Sot po dëgjohen dëshmitarët në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitarja e parë që ishte grua ka përfunduar dëshminë. Ashtu si tre seancat e kaluara ajo edhe sot ka vijuar me përgjigjen e pyetjeve në seancën e mbyllur. Dëshmitari i dytë ka filluar dëshminë duke folur për organizimin e LDK-së dhe synimin e saj. 

 

3 VITE ME PARE

Dëshmitari i dytë ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Isha prezent në varrimin kur doli për herë të parë publikisht UÇK

Kosova në HAGË/ Thaçi ‘blindon’ mbrojtjen’,
Dëshmitari në Hagë

HAGË- Vijon seanca e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Pak minuta më parë ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i dytë i ZPS-së, i cili tha se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), seancë kjo e përcjellë me dyer të mbyllura dhe pjesë të redaktuara.

I pyetur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar para se të kalojë në seancë private dëshmitari tha se është bërë anëtar në LDK pasi sipas tij kishte pasur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës. “Anëtar i LDK-së jam bëtë se LDK ka pas një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës nga Serbia”, tha ai.

Kur e keni dëgjuar për herë të parë UÇK-në?

Dihet që ka ekzistuar Ministria e Mbrojtjes. UÇK si formacion është dalë pak ma vonë. Më 1998. Prej fillimit kam qenë pjesëtar i saj.

Para sulmit tek Jasharët, si e keni dëgjuar emrin e UÇK-së?

Po që ju prijshin aksioneve ndaj ushtrisë serbe dhe me komunikatat e tyre që i merrshin përgjegjësitë, thojshin që këto i ka kry UÇK-ja.

Ju në 97-ën e keni parë këtë komunikatë vet?

Jo, vetëm përmes pjesës së informimit. Në do gazeta të shkruara në Prishtinë. Në gazetën Koha Ditore, Bujku, edhe Televizioni Shqiptar. Përmes satelitëve.

Si u bë UÇK publike?

UÇK u bë publike në vitin 1997 në Llaushë me vrasjen e mësuesit Halit Geci. Pas vrasjes së Jasharajve, i madh e i vogël u kyçën në UÇK.

Çka ndodhi në varrimin që ju përmendet që çoi në bërjen publike të UÇK-së?

Unë kam qenë prezent. Aty ka marrë pjesë Fatmir Sejdiu, Halit Geci, dhe pas tyre kanë dalë përfaqësuesit e UÇK-së, kanë lexu një tekst dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes.

Të nisim me Mujë Krasniqin, a e mbani mend Mujë Krasniqin të ketë marrë pjesë në këtë ceremoni mortore?

Përgjigje…Nuk dëgjohet mirë…

Nëse e kujtoj ka qenë pa maskë, kta tjerët kanë qenë me maska.

A të kujtohet ose e ke mësuar më vonë se kush ishte personi që nuk ishte maskë?

Të ndjerin e kam njoftë edhe më përpara, ka qenë këngëtar. Ka knu në fshatin tim.

Kush ishte ky pjesëtar i UÇK-së?

Mujë Krasniqi.

Prokurori ka vazhduar edhe më tej me pyetje për Mujë Krasniqin.  

3 VITE ME PARE

Dëshmitari i dytë fillon dëshminë ndaj krerëve të UÇK-së, flet për organizimin e LDK-së

Kosova në HAGË/ Thaçi ‘blindon’ mbrojtjen’,
gjyqi në Hagë

HAGË- Ka filluar dëshminë dëshmitari i dytë në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai është pyetur për organizimin e LDK-së në tërësi, dhe në veçanti për LDK-në në Malishevë.

Dëshmitari i dytë ka rrëfyer se synimi i LDK-së ka qenë të kundërshtojë sistemin e ish-Jugosllavisë. Ndër të tjera ai ka treguar se nga kush përbëhej struktura e LDK-në në Malishevë.

"Synimi i LDK-së ka qenë të kundërshtojë sistemin e ish-Jugosllavisë. Ka punuar dhe vepruar për pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e saj të udhëhequr nga presidenti Rugova dhe institucionet e saj të asaj kohe. Në kryesinë e LDK-së në Malishevë kanë qenë 13 anëtarë, dy nga forumi i gruas dhe forumi rinor, gjithësej 15 anëtarë. Në Kuvendin e degës 110 delegatë,"-tha ai.

3 VITE ME PARE

Dëshmi për incidente jashtë aktakuzës, gjykata në Hagë miraton mocionin e mbrojtjes së Selimit

Kosova në HAGË/ Thaçi ‘blindon’ mbrojtjen’,
Trupi gjykues në Hagë

HAGË- Trupi gjykues ka pranuar mocionin e paraqitur nga mbrojtja e Rexhep Selimit për kundërshtimin e dëshmisë së një dëshmitari lidhur me dy incidente të pretenduara, të cilat kanë ndodhur jashtë periudhës kohore të aktakuzës.

"Mbrojtja e Selimit ka paraqitur mocion dhe kundërshton dëshminë e dëshmitarit për dy incidente të pretenduara që kanë ndodhur jashtë periudhës kohore të aktakuzës. Ky informacion i dhënë është i paverifikueshëm. Trupi gjykues miraton mocionin e mbrojtjes së Selimit”,- tha gjykatësi Charles Smith.

Gjithashtu trupi gjykues ka vlerësuar se pranueshmëria e këtyre provave mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve.

3 VITE ME PARE

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK/ Përfundon dëshmia e dëshmitares së parë

Kosova në HAGË/ Thaçi ‘blindon’ mbrojtjen’,
gjyqi ne Hage

HAGË- Ka përfunduar dëshmia e dëshmitares së parë në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Nacionale. Dëshmitarja gjatë tre ditëve që ka dhënë dëshmi, është përgjigjur në seanca private dhe publiku nuk ka dëgjuar asnjëherë se çfarë po diskutohet.

Pas pak pritet të nis dëshminë e tij, dëshmitari i dytë në rastin e krerëve të UÇK-së. Nuk dihet nëse ai do të dëshmojë në seancë të hapur apo të mbyllur.

3 VITE ME PARE

Gjyqi në Hagë/ Përforcohet mbrojtja e Hashim Thaçit, ekipit të avokatëve të tij i shtohet ish-zyrtari amerikan

Kosova në HAGË/ Thaçi ‘blindon’ mbrojtjen’,
Hashim Thaçi

HAGË- Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në paraburgimin e Hagës, është përforcuar së fundmi me një figurë të fuqishme në përbërjen e saj. 

Në seancën e sotme pritet të ketë dëgjim të dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Palës së avokatëve të tij i është shtuar ish-zyrtari amerikan Joe Reeder, i cili do të jetë bashkëpunëtor i ekipit të udhëheqhur nga avokatët Gregory Keohe e Luka Misetiç.

Joe Robert Reeder është një avokat amerikan i cili shërbeu si Nënsekretar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 1997.

Vendimi i gjykatës

Në bazë të Rregullës 26(1) të Rregullores, Sekretari njofton Trupin Gjykues II për miratimin e z. Joe Reeder si bashkë-avokat i z. Hashim Thaçi. Më 6 prill 2023, avokati i z. Thaçi, z. Gregory Kehoe, e informoi Shefin e Zyrës së Mbrojtjes se do të dëshironte të ndihmohej nga z. Reeder si Bashkë-Avokat. Avokati ofroi të gjithë dokumentacionin përkatës në përputhje me seksionin 18 të Direktivës për avokatin. Z. Reeder pranohet në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7(3) dhe 18(1) të Direktivës për avokatin. Më 12 Prill 2023, Sekretari aprovoi z. Reeder si Bashkë-Avokat të z. Thaçi në përputhje me nenin 18 të Direktivës për avokatin.5. Në bazë të rregullit 82(3) të Rregullores, Aneksi 1 është paraqitur në mënyrë konfidenciale, pasi përmban informacione personale në lidhje me avokatin dhe bashkë-avokatin. 

Zyra e Prokurorisë Speciale edhe sot e vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Gjatë seancës së kaluar e cila u zhvillua me dyer të mbyllura u mor në pyetje dëshmitarja grua e cila u përgjigj pyetjeve të bëra nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

kosova ne hage

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion