LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet presidenciale të SHBA-së/ Gjykata e Lartë në favor të Donald Trump, lejon kandidimin e tij në Kolorado (REAGIMET)

• Gjykata e Lartë e SHBA-së ka rrëzuar përpjekjet e shteteve individuale për të ndaluar Donald Trump të kandidojë si kandidat presidencial për zgjedhjet e nëntorit. • Gjyqtarët hodhën poshtë njëzëri vendimin e Kolorados për të skualifikuar Trump nga votimi paraprak republikan. • Gjyqtarët e shtetit kishin përmendur një klauzolë kundër kryengritjes në Kushtetutën e SHBA për të ndaluar Trump; përpjekje të ngjashme janë bërë në Illinois dhe Maine. • Seksioni 3 i Amendamentit të 14-të ndalon këdo që është "angazhuar në kryengritje ose rebelim" nga detyra. • Vendimi i Kolorados vuri në dukje veprimet e Trump rreth sulmit të 6 janarit në Kapitol nga mbështetësit e tij. • Por në vendimin e tyre të shpallur të hënën në mëngjes, gjyqtarët vendosën se vetëm Kongresi ka fuqinë për të zbatuar dispozitën, jo shtetet. • Votuesit republikanë në Kolorado dhe shumë shtete të tjera do të shkojnë në kutitë e votimit të martën për të zgjedhur kandidatin presidencial.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Gjykata e Lartë pohoi atë që të gjithë ne dinim"/ Reagon Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson

Zgjedhjet presidenciale të SHBA-së/ Gjykata e Lartë në favor
Mike Johnson

SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson vlerësoi vendimin unanim të Gjykatës së Lartë që ish-Presidenti Donald Trump të paraqitet në fletëvotimin në Kolorado, duke thënë se vendimi pohoi atë që të gjithë e dinim. Johnson akuzoi Gjykatën e Lartë të Kolorados për përfshirje në një sulm partizan kundër ish-presidentit Donald Trump dhe paralajmëroi shtetet e tjera që të jenë të vëmendshme.

“Sot, Gjykata e Lartë e SHBA-së pohoi atë që ne të gjithë e dinim: Gjykata e Lartë e Kolorados u angazhua në një sulm thjesht partizan kundër kandidatit kryesor për zgjedhjet presidenciale republikane”, postoi Johnson në X.

"Shtetet që angazhohen në të njëjtat sjellje aktiviste dhe jodemokratike duhet të marrin parasysh dhe t'ia lënë popullit amerikan të vendosë se kush do të jetë president," tha ai.

2 VITE ME PARE

Reagon sekretarja e shtetit të Kolorados pas vendimit të gjykatës së lartë: Jam e zhgënjyer

Zgjedhjet presidenciale të SHBA-së/ Gjykata e Lartë në favor
Jena Griswold

SHBA- Sekretarja e Shtetit të Kolorados, Jena Griswold ka dhënë një deklaratë në mediat sociale duke thënë se është "e zhgënjyer" nga vendimi i Gjykatës së Lartë që Kolorado nuk mund ta skualifikojë Trumpin nga zgjedhjet presidenciale. Griswold thotë se vendimi i heq shteteve autoritetin për të zbatuar Seksionin 3 të Amendamentit të 14-të.

"Kolorado duhet të jetë në gjendje të ndalojë kryengritjet shkelëse të betimit nga fleta jonë e votimit," thotë ajo.

Griswold ka mbrojtur procedurat ligjore në Kolorado që skualifikuan Trumpin, por gjithashtu ka shprehur pikëpamjet e saj personale për këtë çështje. Pasi Gjykata e Lartë dëgjoi çështjen muajin e kaluar, ajo u tha gazetarëve: Unë nuk besoj se presidenca është një kartë për të dalë nga burgu dhe shpresoj që drejtësia ta mbajë atë përgjegjës.

2 VITE ME PARE

Reagon Donald Trump pas vendimit të Gjykatës së Lartë: Fitore e madhe për Amerikën!!!

Zgjedhjet presidenciale të SHBA-së/ Gjykata e Lartë në favor
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump u gëzua kur mësoi se Gjykata e Lartë e SHBA-së ka anuluar një vendim në Kolorado, duke lejuar që kandidati kryesor republikan për nominimin presidencial të vitit 2024 të mbetet në votën kryesore të shtetit. Sapo mësoi lajmin, Trump nuk nguroi të reagojë në mediat sociale.

"FITORE E MADHE PËR AMERIKËN!!!" shkroi Trump në Truth Social.

Vendimi vlen edhe për fletëvotimet në të gjitha shtetet që kanë tentuar të largojnë Trump. Vendimi u dha vetëm një ditë para votimit të së martës në të cilën Trump dhe kundërshtarja e republikanëve Nikki Haley do të përballen në 15 shtete.

2 VITE ME PARE

Emri i Trump nuk do të hiqet nga fleta e votimit në Kolorado, Gjykata e Lartë në favor të ish-presidentit

Zgjedhjet presidenciale të SHBA-së/ Gjykata e Lartë në favor
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump mund të qëndrojë në fletën e votimit të Kolorados përpara zgjedhjeve të së martës, vendosi Gjykata e Lartë e SHBA-së të hënën në mëngjes, duke rrëzuar një vendim të Gjykatës së Lartë të Kolorados që e kishte shpallur ish-presidentin të papërshtatshëm.

Ndërsa vendimi i gjykatës shtetërore ishte në pritje, vendimi 9-0 i gjykatësve federale i vë në fund pyetjet nëse shtetet mund të zbatojnë klauzolën e kryengritjes të Amendamentit të 14-të kundër çdo kandidati presidencial pa lejen e Kongresit.

"Për arsyet e dhëna, përgjegjësia për zbatimin e Seksionit 3 kundër zyrtarëve dhe kandidatëve federalë i takon Kongresit dhe jo Shteteve. Prandaj, vendimi i Gjykatës së Lartë të Kolorados nuk mund të qëndrojë”, thuhej në vendim..

Çështja u ngrit nga një grup votuesish të Kolorados dhe republikanë, të cilët argumentuan se Trump nuk ishte i përshtatshëm për postin sipas amendamentit të Kushtetutës të epokës së Luftës Civile. Seksioni i tretë i Amendamentit të 14-të ndalon në mënyrë specifike njerëzit që janë përfshirë në kryengritje ose rebelim nga detyra, nëse më parë kishin bërë një betim për të mbështetur Kushtetutën.

Fjalët e Trumps zemëruan turmën që më vonë sulmoi Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021, argumentuan paditësit dhe ai ndërmori shumë pak veprime për të qetësuar trazirat duke përmbushur kriteret për t'u përfshirë në kryengritje

Ekipi ligjor i Trump e quajti trazirën e 6 janarit të turpshme, kriminale dhe të dhunshme, por ata nuk e pranuan se ishte një kryengritje ose që Trump u përfshi në ndonjë kryengritje.

donald trump zgjedhjet ne shba 2024

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet