LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pas 3 vitesh gjyqe/ Gjykata e Apelit vendos: Vula dhe logoja e PD-së i kalojnë Sali Berishës

• Gjykata e Apelit ka vendosur që logoja dhe vula e Partisë Demokratike t'i kalojë Sali Berishës. • Pas më shumë se 3 vitesh beteje ligjore mes demokratëve në lidhje me partinë, Apeli vendosi që të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së. • Që në nisje të seancës gjysore në Gjykatën e Apelit, përfaqësuesi i Sali Berishës Ivi Kaso ka paraqitur një kërkesë që të mos pranohet ankimimi që Enkelejd Alibeaj i bëri vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri. • Vendimi i Gjykatës së Apelit merr formë të prerë dhe tashmë zyrtarisht PD-ja do të mund të regjistrohet në zgjedhje me logon dhe me vulën e saj. 

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

BIRN: Apeli i kthen grupimit të drejtuar nga Berisha vulën dhe logon e PD

Pas 3 vitesh gjyqe/ Gjykata e Apelit vendos: Vula dhe logoja e PD-së i

TIRANË- Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati, pasi dëgjoi pretendimet e palëve, vendosi të mos pranojë ankimimin e firmosur nga deputeti Enkelejd Alibeaj, duke lënë në fuqi një vendim të gjyqtarit Agron Zhukri të shkallës së parë.

Gjyqtari Zhukri kishte njohur vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbledhur nga Berisha me firmat e ¼ së anëtarëve, ku u shkarkua nga detyra e kryetarit të partisë Lulzim Basha dhe organet drejtuese dhe partia do të drejtohej nga një organ i quajtur “Komision i Rithemelimit”.

Por, një ankimim i bërë në Apel nga deputeti Alibeaj, i cili në atë kohë u autorizua si kryetar partie pas dorëheqjes së përkohshme të Lulzim Bashës, bëri që çështja të zvarritej ligjërisht deri në Gjykatë të Lartë, e cila në dhjetor 2023 zhbëri vendimin e parë të Apelit, që e njihte Alibeajn si palë në proces, duke kthyer çështjen për rishqyrtim.

Me vendimin e fundit të Apelit duket se përfundon dhe saga ligjore më shumë se 3-vjeçare e partisë më të madhe opozitare, e cila që prej vjeshtës 2021 është e përçarë në dy grupime kundërshtare.

Beteja ligjore për vulën dhe emrin e partisë bëri që Partia Demokratike të futej e përçarë dhe të përjetonte një humbje të thellë në dy palë zgjedhje vendore, ato të pjesshmet në mars 2022 si dhe zgjedhjet e majit 2023.

Organet vendimmarrëse të procesit zgjedhor i njohën Bashës të drejtën për të përdorur vulën dhe logon, si dhe të përfitonte fondet e buxhetit të shtetit për zgjedhjet, ndërsa grupimi i Berishës garoi nën siglën e një koalicioni me partinë e aleate të ish-presidentit Ilir Meta.

Konflikti mes dy grupimeve lindi në shtator të vitit 2021, kur ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha vendosi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, pasi ky i fundit u emërtua si person i përfshirë në korrupsion madhor nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Por, Berisha nisi një fushatë brenda partisë që kulmoi në janar të 2022-it me një sulm fizik kundër selisë së partisë, e cila u pasua nga ndërhyrja e policisë. Pas sulmit, kryesia e PD-së vendosi përjashtimin e Berishës dhe mbështetësve të tij nga partia.

Aktualisht “Rithemelimi” kontrollon pjesë më të madhe të partisë në terren dhe të grupit parlamentar, pasi shumë prej kundërshtarëve të dikurshëm u bashkuan rreth Berishës në këto vite.

Pas vendimit të gjykatës së Apelit, deputeti Flamur Noka u bëri thirrje demokratëve që të rikthehen tek partia e tyre. Sipas tij, “..megjithëse në oazin e padrejtësisë, u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh”.

Marrë nga Reporter.al

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Të bashkuar dhe me 2 gishta në ajër, si u prit vendimi i Gjykatës së Apelit nga deputetët demokratë

Pas 3 vitesh gjyqe/ Gjykata e Apelit vendos: Vula dhe logoja e PD-së i
Deputetet

TIRANË- Vendimi i Gjykatës së Apelit është pritur me entuzjazëm dhe me gëzim te deputetët demokratë që ishin të pranishëm në seancës së sotme gjyqsore. Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, deputetët demokratë kanë qënë të bashkuar në momentin e dhënies së vendimit.

Ndërkohë që teksa dilnin nga Gjykata, deputetët kanë përshëndetur mediat dhe mbështetësit e tyre me simbolin e demokracisë 2 gishtat sipër. 

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike ditën e sotme. Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha. Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

2 VITE ME PARE

Gjykata e Apelit merr vendimin: Vula e PD i kalon Sali Berishës

Pas 3 vitesh gjyqe/ Gjykata e Apelit vendos: Vula dhe logoja e PD-së i
PD

TIRANË- Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike ditën e sotme. Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha.

Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

2 VITE ME PARE

Kërkesa e Kasos për vulën e PD-së/ Trupa gjykuese tërhiqet për vendim, a do të përjashtohet Alibeaj nga procesi

Pas 3 vitesh gjyqe/ Gjykata e Apelit vendos: Vula dhe logoja e PD-së i
Ivi Kaso

TIRANË- Trupa gjykuese e Gjykatës së Apelit është tërhequr për vendim të ndërmjetëm në lidhje me kërkesën e parashtruar nga Ivi Kaso. Përfaqësuesi ligjor i PD-së kërkoi përjashtimin e Enkelejd Alibeajt nga procesi, pasi nuk ishte palë.  

Trupa është tërhequr në dhomën e e Këshillimit për të marrë vendimin për kërkesën paraprake të përfaqësuesit ligjor të PD-së, Kasos.

‘Ankimimi është firmosur nga nje palë që nuk ka qenë palë në proces. Vetë pala është e paqartë në cila pozita e ka bërë ankimimin’ tha Kaso në seancë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Gjyqi për vulën e PD-së, Ivi Kaso: Të mos pranohet ankimimi i Alibeajt

Pas 3 vitesh gjyqe/ Gjykata e Apelit vendos: Vula dhe logoja e PD-së i
Ivi Kaso

TIRANË- Gjyqi për vulën e Partisë Demokratike ka nisur paraditen e sotme. Që në nisje të seancës gjysore në Gjykatën e Apelit, përfaqësuesi i Sali Berishës Ivi Kaso ka paraqitur një kërkesë që të mos pranohet ankimimi që Enkelejd Alibeaj i bëri vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri. Sipas kërkesës së Kasos, Apeli duhet të lërë në fuqi njohjen e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 Dhjetor 2021.

“Vlerësojmë që Gjykata e Lartë ka orientuar Apelin në argumentet e veta, me arsyen kryesore që Apeli s’ka kuptuar thelbin e çështjes, pra që kjo çështje bëhet pa praninë e palëve të tjera. Është shumë specifike sa i takon verifikimit të këtyre vendimmarrjeve, për aktet e një subjekti politik. Ligji thotë që duhet të jenë të kujdeshme, ka vetëm një palë dhe ankimimi bëhet po ashtu nga pala që ka vënë në lëvizje gjykatën. Alibeaj firmos një vendim me autorizim të kryetarit që jo vetëm ishte shkarkuar nga një kuvend, por dhe kishte dhënë dorëheqjen publikisht me datë 21 mars. Përfundimisht kërkojmë mos pranimin si palë” tha Kaso.

 

Deri më tani, vula e PD-së ka krijuar një ndarje të demokratëve dhe mbështetësve të kësaj partie. Kjo pasi shumica e demokratëve mbështesin Sali Berishën, si kreun e PD-së, ndërkohë që Basha ka në dorë vulën dhe logon e kësaj partie, duke e bërë të pamundur futjen në zgjedhje në një parti. 

Gjykata e Apelit do të vendos nëse do të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së. Por nëse rrëzon këtë vendim, atëherë autmatikisht do të njihet si vendim, kongresi i 18 dhjetorit dhe Basha si kryetar i PD-së. 

2 VITE ME PARE

 Sot Apeli merr vendimin, çfarë po ndodh brenda gjykatës për vulën e PD-së, kush janë të pranishmit

Pas 3 vitesh gjyqe/ Gjykata e Apelit vendos: Vula dhe logoja e PD-së i
Basha dhe Berisha

TIRANË- Gjykata e Apelit pritet të vendos ditën e sotme në lidhje me vulën e Partisë Demokratike. Pas më shumë se 3 vitesh përçarje mes demokratëve në lidhje me partinë, Apeli do të vendos së kujt i përket logoja dhe vula e PD-së, Sali Berishës apo Lulzim Bashës.

Çështja në Apel do të shqyrtohet nga një treshe gjyqtarësh me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro. Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqësore do të jetë një vendim i formës së prerë. Ndërkohë që gjatë paraditës së sotme në Gjykatën e Apelit kanë shkuar një sërë deputetësh demokratë si dhe përfaqësuesit e dy palëve. Nga Partia Demokratike ka shkuar  Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Albana Vokshi, Luciano Boci, Luan Baci dhe Elda Hoti. Ndërkohë që si përfaqësues ligjor janë Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso. Ndërsa nga pala e Bashës, përfaqësues ligjor janë Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.

Deri më tani, vula e PD-së ka krijuar një ndarje të demokratëve dhe mbështetësve të kësaj partie. Kjo pasi shumica e demokratëve mbështesin Sali Berishën, si kreun e PD-së, ndërkohë që Basha ka në dorë vulën dhe logon e kësaj partie, duke e bërë të pamundur futjen në zgjedhje në një parti. 

Gjykata e Apelit do të vendos nëse do të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së. Por nëse rrëzon këtë vendim, atëherë autmatikisht do të njihet si vendim, kongresi i 18 dhjetorit dhe Basha si kryetar i PD-së. 

2 VITE ME PARE

Vula e PD-së, Gjykata e Apelit vendos sot për ndasitë mes demokratëve

 

Pas 3 vitesh gjyqe/ Gjykata e Apelit vendos: Vula dhe logoja e PD-së i
Lulzim Basha dhe Sali Berisha

TIRANA- Gjykata e Apelit në Tiranë do të mblidhet sot në orën 10:00 për të vendosur se cila palë ka të drejtë të quhet Partia Demokratike. Mësohet se palët kanë pohuar dje se nuk do të kenë kërkesa shtesë.

Prej dy vite e gjysmë vijon beteja për vulën e Partisë Demokratike mes demokratëve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës me shpresën për një vendim final që do të zgjidhë njëherë e mirë fatin ligjor të partisë më të madhe opozitare.

Në seancën e 27 dhjetorit të vitit të shkuar Gjykata e Lartë i kërkoi Apelit të vendosë përfundimisht për këtë çështje. Në argumentet e saj, Gjykata e Lartë u shpreh se Apeli nuk kishte kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk kishte kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe kishte interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

gjyqi per vulen e pd

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët