Sherr për disa degë ullinj, kërcet arma në Fushë Krujë. Vdes në spital i plagosuri, Policia kërkon autorin
Plagosja në Fushë-Krujë, kush është autori (EMRI) 10 Gusht, 10:48 U plagos për disa ullinj, vdes...
Plagosja në Fushë-Krujë, kush është autori (EMRI) 10 Gusht, 10:48 U plagos për disa ullinj, vdes...
IDENTIFIKOHET xhaxhai që vrau aksidentalisht nipin në Shkodër, u plagos dhe vetë 9 Gusht, 22:55 Xhaxhai v...
Sërish zjarr në pyllin e Kolonjës, zjarrfikësit në luftë me flakët deri në orët e para të m&eu...
Donald Trump FBI kontrollon shtëpinë e Donald Trump në Mar-a-Lago dhe sekuestron disa dokumente 9 Gusht, 08:59 ...
• Mërgim Geci dhe Enver Smakiqi, dy efektivë policie në Kosovë kanë mbetur të plagosur pas një një përleshjeje me ish-zyrtarin Nuredin Lushtaku, djalin e vëllezërit e tij. • Ngjarja ndodhi mesnatën e kaluar në Skënderaj, efektivët gjobitën Arbër Lushtakun, djalin e ish-zëvendëskryetarit të komunës. I riu thirri të atin e Nuredin Lushtaku mbërriti në pikën e kontrollit bashkë me vëllezërit e tij. • Vijimi i ngjarjes është mister, por dy policët kanë përfunduar në spital të plagosur. Njëri ka plagë të shkaktuara nga të shtëna me armë zjarri, tjetri me sende të forta. Efektivëve nuk u është marrë ende dëshmia. • Në pyetje janë marrë Nuredin Lushtaku e vëllezërit e tij që kanë mohuar të kenë pasur armë madje ish-zyrtari është shprehur se një nga policët ka plagosur kolegun. Kjo dëshmi është hedhur poshtë nga IPK-ja që ka deklaruar se asnjë zyrtar nuk është i pandehur për ngjarjen në fjalë • Djali i Lushtakut është në kërkim, mister nga erdhën plumbat.
6 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Mediat e Kosovës kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur mesnatën e kaluar në Kosovë, Skënderaj ku mbetën të plagosur dy efektivë policie, Mërgim Geci dhe Enver Smakiqi. Sinjali shkruan se gjithçka ka nisur në rrugën “Fadil Rrustemi”. Arbër Lushtaku, djali i ish-zyrtarit Nuredin Lushtaku është ndaluar nga efektivët në fjalë dhe është gjobitur.
I riu ka kërkuar ndihmë nga i ati pas gjobitjes dhe Nuredin Lushtaku bashkë me vëllezërit e tij kanë mbërritur në pikën kufitare në Skënderaj, për ‘tu hakmarrë’. Aty ka ndodhur përleshja dhe një nga efektivët ka marrë plagë me armë zjarri, ndërsa tjetri me sende të forta?
Kush i qëlloi?
Në polici për ngjarjen në fjalë janë marrë Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij, por kanë mohuar të kenë pasur armë zjarri dhe janë liruar. Kurse Arbër Lushtaku është ende në arrati, gjë që ngre pikëpyëtje. A është ai personi që ksihte armë? Nuk dihet ende, por vetë ish-zyrtari, Nuredin Lushkatu thotë se njëri polic ka plagosur tjetrin e se ata nuk kanë pasur fare të bëjnë me këtë ngjarje.
Inspektoriati policor i Kosovës e ka hedhur poshtë këtë deklaratë duke shtuar se nuk ka asnjë polic të dyshuar për rastin. Policët janë në spital për momentin.
KOSOVË- Plagosja e efektivëve të Policisë në Skënderaj e ka çuar në komisariat ish-nënkryetarin e kësaj komune, Nuredin Lushtaku. Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dyshohet se u përfshi në një sulm me armë ndaj dy zyrtarëve policorë gjatë një kontrolli nga organet e rendit. Dy policët u dërguan për trajtim në spital, ndërsa Lushtaku u mor në pyetje. Ai i mohoi akuzat për plagosje, duke shtuar se efektivët janë përleshur me njëri-tjetrin e se dëshmitarë kishte vëllezërit dhe djemtë e tij.
Por, kush është Nuredin Lushtaku?
Gazeta Ekspress shkruan se Komandant i Gardës së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ishte puna e parë publike e Nuredin Lushtakut pas luftës. Për këtë punë ai nuk do të njihej shumë, deri në vitin 2006, kur vdiq presidenti Ibrahim Rugova. Me vendim të Lushtakut, garda ceremoniale e TMK-së nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin e Rugovës. Për këtë, ai nuk u bë pishman kurrë dhe e rikonfirmoi sërish sivjet, në 16-vjetorin e vdekjes së Rugovës. Ai tha se njëra ndër arsyet se pse kishte refuzuar që në varrimin e Rugovës të marrë pjesë garda ceremoniale janë, sipas tij, deklaratat që Rugova i ka bërë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për komandantin Adem Jashari e shokët e tij.
As komandanti i TMK-së, Agim Çeku, e as paralajmërimet se KFOR-i mund të merrte masa për shkak të këtij veprimi, s’e kishin bindur Lushtakun ta dërgonte gardën ceremoniale në atë varrim.
Probleme në Ministri e në Kuvend
Në vitin 2012, sa ishte zëvendësministër i Diasporës, Nuredin Lushtaku nuk i kishte kursyer as grushtet dhe shpullat në një përplasje për ta sqaruar një mosmarrëveshje me atëherë drejtorin e Departamentit për Politika të Diasporës në këtë dikaster, Mustafë Xhemajlin. “Koha Ditore” raportonte se Lushtaku e kishte goditur Xhemajlin pasi ky i fundit kishte refuzuar ta punësonte një person të afërt të tij. Rasti nuk ishte raportuar në polici dhe gazeta raportonte se konflikti kishte nisur të zgjidhej sipas kanunit.
Si deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Lushtaku për pak sa nuk ishte protagonist i një sulmi të pa parë më herët në Kuvendin e Kosovës, në një seancë ku po diskutohej për vlerat e luftës.
Më 27 dhjetor të vitit 2016, Lushtaku iu sul deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje në atë kohë, Glauk Konjufca duke bërtitur, teksa ky i fundit po e lexonte një letër të ish-kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku. Në atë letër, Sami Lushtaku akuzonte bashkëpartiakët e tij për dënimin që i ishte dhënë në procesin gjyqësor Drenica 1. Nuredin Lushtaku kishte vendosur t’i përgjigjej fizikisht Glauk Konjufcës.
Një vit më pas, Nuredin Lushtaku vendosi të dilte kundër Sami Lushtakut, pasi ky, si kryetar i degës së PDK-së në Skënderaj, i kishte përjashtuar disa zyrtarë, përfshirë deputetin Bekim Haxhiu. Nuredin Lushtaku ishte pozicionuar qartë kur një debat në distancë kishte nisur mes ish-kryetarit të Skënderajt, Bekim Jasharit dhe Sami Lushtaku. Në përplasjet mes këtyre, Nuredin Lushtaku në dhjetor të vitit 2020 i dha plotësisht të drejtë akuzave të Bekim Jasharit. Ai thoshte po ashtu se Sami Lushtaku kishte blerë tokë gjatë luftës.
Nuredin Lushtaku aktualisht përballet me një proces gjyqësor. Ai është një nga të akuzuarit në rastin e njohur si “Veteranët”. Në janar të vitit të kaluar Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dhënë verdiktin e saj në rastin e njohur si “Veteranët”, ku për shpërdorim detyre janë akuzuar ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari. Themelorja kishte vendosur për lirimin e 12 të akuzuarve, të cilët dyshohen për shpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishin pjesë e Komisionit. Gjykata e Apelit më 26 prill e kthue këtë rast në rigjykim. Sipas aktakuzës, ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro.
KOSOVË- Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), konfirmon se deri më tani nuk ka asnjë polic të dyshuar për plagosjen e dy efektivëve në Skënderaj, duke hedhur poshtë versionin e dhënë nga ish-zyrtari Nuredi Lushtaku, i cili deklaroi se ishte polici ai që qëlloi kolegun e tij. Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, IPK thotë se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar, prandaj hetimet lidhur me këtë incident do t’i vazhdojë Policia e Kosovës.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të hetimeve janë njoftuar lidhur me këtë incident. Pas njoftimit të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka qenë edhe prokurori kujdestar. Pas konsultimeve me prokurorin kujdestar ju njoftojmë së në këtë fazë hetimet lidhur me këtë incident do t’i vazhdojë Policia e Kosovës (pas që në bazë të veprimeve hetimore dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar në këtë rast, deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar)”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Gazetës Express.
Policia e Kosovës ka konfirmuar plagosjen e dy zyrtarëve policorë. Njëri polic është plagosur me armë zjarri e tjetri është lënduar me mjete të forta. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Nuk dihet se kush nga personat e përfshirë në konflikt është prangosur. Policët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa motivi i plagosjes së dyfishtë dyshohet se ka të bëjë me vendosjen e një gjobe.
KOSOVË- Ish-nënkryetari i Skënderajt, Nuredin Lushtaku ka mohuar që ka përdorur armë zjarri në konfliktin e ndodhur një natë më parë në Skënderaj, Kosovë ku mbetën të plagosur dy efektivë policie. Në një prononcim për RTV Dukagjini, Nuredin Lushtaku, ka deklaruar sot se ndodhet në stacionin policor dhe se nuk do të jap detaje deri në përfundim të hetimeve nga policia. Lushtaku shton se si vetë, djemtë ose vëllëzërit e tij nuk kanë përdorur armë zjarri kundrejt zyrtarëve policorë. Sipas tij, polici e ka plagos policin.
“S’është ashtu hiç. Por aksidenti ka ndodhë, ka ndodhë telashja, as nuk e kam plagos unë kë, as nuk e kanë plagos vëllaznia, as djemtë. Polici e ka plagos policin. As nuk kemi përdorë armë na, e them me përgjegjësi të plotë. Mbetet me raportu edhe policia. Unë e kam dhënë deklaratën, unë jam i gatshëm me deklaru çka ka qenë. Polici ua ka drejtu armën vëllaznive, ka ndodhë përleshja. Nuk e di a ka gjujtë me tut kë a me vra, e din ai çka thotë. Unë e kam dhënë deklaratën tem, policin nuk e kemi plagos na. Më vjen keq çfarë ka ndodhë, por kjo është e vërteta, nuk kemi plagos askënd, nuk kemi përdorë armë”, tha Lushtaku.
Policia e Kosovës ka konfirmuar plagosjen e dy zyrtarëve policorë. Njëri polic është plagosur me armë zjarri e tjetri është lënduar me mjete të forta. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë ndodhen në arrati, ka konfirmuar policia. Nuk dihet se kush nga personat e përfshirë në konflikt është prangosur. Policët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa motivi i plagosjes së dyfishtë dyshohet se ka të bëjë me vënien e një gjobe.
KOSOVË- Dy efektivë policie të Kosovës kanë mbetur të plagosur në Skënderaj gjatë një pike kontrolli. Mediat e Kosovës shkruajnë se dy efektivët janë sulmuar gjatë një kontrolli që po ushtronin në kufi. Një prej tyre ka marrë plagë me armë zjarri, ndërsa tjetri me sende të forta. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Për ngjarjen në fjalë janë vënë në pranga dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta. Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë. Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia. Lidhur me rastin janë duke u ndermarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante.
KOSOVË- Dy policë janë plagosur në Skënderaj. Policia e Kosovës ka konfirmuar plagosjen e dy zyrtarëve policorë, mbrëmë në orët e vona në Skënderaj. Njëri polic është plagosur me armë zjarri e tjetri është lënduar me mjete të forta. Mediat raportojnë se në këtë ngjarje është përfshirë ish-nënkryetari i Skënderajt Nuredin Lushtaku me disa familjarë të tij.
Për këtë ngjarje janë arrestuar dy të dyshuar dhe dy të tjerë ndodhen në arrati. Nuk dihet se kush nga personat e përfshirë në konflikt është prangosur. Policët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa motivi i plagosjes së dyfishtë dyshohet se ka të bëjë me shqiptimin e një gjobe në trafik.
NJOFTIMI I POLICISË:
Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta. Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë. Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia. Lidhur me rastin janë duke u ndermarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante.