LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha në GJKKO: Teatër politik! Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen

•Djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha u paraqitet në GJKKO për të dëshmuar në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit. •Në një prononcim për median, ai e ka cilësuar ‘teatër politik’ përfshirjen e tij në këtë çështje, duke u shprehur se faxi me mbishkrimin ‘për Shkëlzenin’ nuk ka mbërritur në adresën e tij.  •Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u shpreh se nuk ekziston një raport me Shkëlzen Berishën për këtë proces. •Në gjykatë janë thirrur në gjykatë përveç Shkëlzen Berishës, edhe dëshmitaret Anjola Agollit, ish-sekretare e Mediut, Liza Maksuti, Luan Hoxha, Ylli Pinari dhe Sokrat Papadhima. 

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Dëshmia "me dyer të mbyllura" e Shkëlzen Berishës para GJKKO-së: Nuk kam asnjë lidhje me “Gërdecin”

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha në GJKKO: Teatër politik! Nuk kam
Shkelzen Berisha dhe Fatmir Mediu

TIRANË- Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha u paraqit paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci”.

Sipas 'Ora news', në dëshminë e tij të dhënë në seancën me dyer të mbyllura për mediat, Berisha thënë se:

“2007-2008 kam punuar disa muaj në kompaninë “Eagle Mobile”. Kam qenë jashtë Shqipërisë kur ka ndodhur ngjarja. Ose nëpërmjet medias ose nëpërmjet familjarëve e kam mësuar ngjarjen. Me Aldo Bumçin njihem. Kam marrëdhënie miqësore për shkak për shkak të përfshirjes në politikë. Që prej 2004 e njoh. Bisedat me të kanë qenë personale. Nuk kemi patur biseda për ndonjë VKM. Nuk njoh njeri as kush e ka shkruar as kush e ka marrë faksin. Nuk kam bërë asnjë padi por jam në dijeni se Bumçi e ka bërë një të tillë.

Me Mediun njihem prej 1994. Kam marrëdhënie personale e miqësore. Nuk kam patur biseda për demontim me Mediun. Kam patur një bisedë me Mediun ditën e ngjarjes, ka qenë bisedë personale për sëmundje (një anëtar i familjes së tij).  Nuk kam patur zhvilluar bisedë tjetër përveç kësaj. Mihal Delijorgjin e njoh si sipërmarrës. E kam takuar vetëm një herë në 2008, pasi një klient donte të blinte një objekt te kompleksi i tij. Për këtë çështje kam patur disa telefonata me të. Nuk e dija se me çfarë merrej konkretisht Delijorgji. 4 telefonata nga janari deri në mars, nuk kanë qenë telefonata për aktivitetin e tij në Gërdec.

Mihalin e mora në telefon kur ndodhi shpërthimi, për shkak se një familjar më kërkoi të interesohesha për shpërthimin pasi dikush i familjes së tij punonte aty”, mësohet se është shprehur Shkëlzen Berisha.

Prokurori i SPAK: Pse keni bërë 4 telefonata pas ngjarjes me Mediun?

Shkëlzen Berisha: Nuk mbaj mend ndonjë bisedë me Mediun pas ngjarjes.

2 VITE ME PARE

Shkëlzen Berisha dëshmitar për 'Gërdecin', Mediu: Nuk ka asnjë lidhje me çështjen, s’ka interes për të vërtetën

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha në GJKKO: Teatër politik! Nuk kam
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO lidhur me dosjen “Gërdeci”, teksa komentoi edhe thirrjen për të dëshmua të djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

"Prokuroria është duke thirrur dëshmitarë që nuk kanë asnjë lidhje me çështjen, po e kthejnë në një proces jologjik. Është një lojë tërësisht mediatike, që nuk i shërben të vërtetës. Çështja jo vetëm që është hapur në mënyrë të paligjshme, por duket qartë se nuk ka asnjë interes që ti shkohet kësaj çështje deri në fund. U duk qartë dhe nga dëshmia e Shkëlzen Berishës që ai nuk ka asnjë lidhje me Fatmir Mediun", njofton policia.

2 VITE ME PARE

'Arresti shtëpiak' dhe ndalimi i komunikimit, Shkëlzen Berisha: Vendim grotesk, do të bëj çdo përpjekje që të takoj babain

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha në GJKKO: Teatër politik! Nuk kam
Shkëlzen Berisha

TIRANË-Shkëlzen Berisha është shprehur se nuk ka ndërmend të angazhohet në polititikë. Ndërsa i ka quajtur kërkesat e SPAK për masat e sigurisë ndaj babait të tij, Sali Berisha, si “groteske”.

Ky është një vendim grotesk, më jepni një vend jo në Europë, porn ë botë, që lideri i opozitës mbahet në arrest, pa akuzë. Donald Trump ka 34 akuza dhe vijon i lirë, qëllimi politik është jashtëzakonisht u qartë. Zonjë ju e dini më mirë se sa unë, që ka ardhur sa herë që është kërkuar në prokurori, më vjen keq se sdua të bëj unë mbrojtjen e tij. Qartazi masa ka qenë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Më thoni një emër deputeti që i është hequr imuniteti pa prova shoqëruese. Tani unë do bëj çdolloj përpjekje që të takoj babain tim. 

2 VITE ME PARE

Dëshmoi për 'Gërdecin', Shkëlzen Berisha: Me Bumçin jam takuar vetëm për çështje elektorale

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha në GJKKO: Teatër politik! Nuk kam
Shkëlzen Berisha

TIRANË- Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha u paraqit paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci”. Berisha u pyet për komunikimet që ka pasur me Mihal Delijorgjin dhe Ministrin e Mbrojtjes të asaj kohe Fatmir Mediu. Sa i takon ish ministrit të Drejtësisë ai tha se janë takuar vetëm për çështje elektorale. 

"Me Aldo Bumcin njihem , kam marrëdhënie miqësire, për shkak të përfshirjes së tij në politike. E njoh që prej vitit 2004"  

 

2 VITE ME PARE

'Do të flas kur të dal'/ Shkëlzen Berisha mbërrin në GJKKO për të dëshmuar për 'Gërdecin'

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha në GJKKO: Teatër politik! Nuk kam
Shkëlzen Berisha

TIRANË- Djali ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka mbërritur në GJKKO, për të dëshmuar në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci”.

“Do të flas kur të dal”, është shprehur Berisha teksa hynte në ambientet e GJKKO-së ku do të mbahet seanca e radhës gjyqësore.

Shkëlzen Berisha është përmendur dhe është thirrur disa herë në procesin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u rreth 300 të tjerë u plagosën.

2 VITE ME PARE

Çështja ‘Gërdeci’/ Shkëlzen Berisha thirret sot për të dëshmuar në GJKKO

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha në GJKKO: Teatër politik! Nuk kam
Shkëlzen Berisha

TIRANË- Shkëlzen Berisha, do të përballet këtë të mërkurë në GJKKO. Seanca për çështjen Gërdeci do të mbahet në orën 09:00 dhe do të gjykohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

GJKKO ka thirrur djalin e ish kryeministrit që të dëshmojë lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu me shënimin “për Shkëlzen Berishën”.

Shkëlzen Berisha refuzoi të paraqitet në gjykatë seancën e 14 dhjetorit. Nuk dihet nëse ai do të jetë në seancë apo do të ndjekë strategjinë e të atit, për t’ju shmangur përballjes me drejtësinë.

shkelzen berisha gerdeci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet