Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është tërhequr nga gjykimi i shkurtuar sa i përket çështjes “Gërdeci”. •Avokatët mbrojtës të tij i kanë bërë kërkesë gjykatës për gjykim të zakonshëm. •Mbrojtja e Mediut kërkon të pyeten të paktën tre subjekte që jetojnë në vende të ndryshme (SHBA, Britani, Itali), të pyeten personat që kanë qenë të pandehur për ngjarjen dhe të bëhet ekspertizë e re për shkaqet e shpërthimit (gjetjen e shkaqeve të shpërthimit nëse ka qenë rastësor apo i qëllimshëm si dhe në ç’rrethana ka ndodhi regjistrimi i pamjeve filmike në kohë reale të ngjarjes). •Përfaqësuesi ligjorë i familjarëve tha se ata janë tërhequr nga rekursi dhe vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ndikon në procesin ndaj Mediut, pasi është vetëm procedurë. •Seanca e radhës do të zhvillohet në 8 shtator.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANE- Gjykata ka shtyrë vendimin për kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për gjykim të zakonshëm. Vendimi do të merret në seancën që do të zhvillohet më 8 shtator në orën 10:00. Avokatëve u është dhënë kohë të plotësojnë kërkesën për gjykim të zakonshëm, të specifikojnë provat dhe dëshmitarët. Avokati i tij Ardian Visha, deklaroi se do të pyeten si dëshmitarë persona në SHBA, Angli dhe Itali. Ai u shpreh për mediat se shpërthimi nuk ishte aksident, dhe se ka indicie për zjarrvënie të qëllimshme në fabrikën e demontimit.
“Ne nuk besojmë se shpërthimi ishte aksident. Kemi indicie për zjarrvënie të qëllimshme në fabrikën e demontimit”, tha Visha.
Ish-ministri Mediu akuzohet për "shpërdorim detyre" të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak. 109 persona të plagosur dhe familjarë të viktimave kanë sjellë dokumente përfaqësimi në gjykatë, dhe SPAK do të verifikojë nëse janë të dëmtuar nga vepra penale apo jo. Në total gjykata kishte mbi 290 persona.
Është zbardhur kërkesa e plotë e ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut ndaj SPAK, për heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar në lidhje me çështjen e Gerdecit.
Kërkesa e plotë:
“Në cilësinë e përfaqësuesve ligjore të Z.Fatmir MEDIU, gjatë shqyrtimit prej jush të çështjes në seancë paraprake, kërkuam kalimin për gjykim dhe realizimin e procesit me rit të shkurtuar. Ky qëndrim mbështetej në faktin e qartë të parashkrimit të ndjekjes penale për veprat penale që i atribuon ende Prokuroria e Posaçme Z.MEDIU. Në këto rrethana, në këndvështrimin e mbrojtjes, një debat për thelbin e akuzave do të ishte i panevojshëm.
Vendimi juaj i ndërmjetëm, me anën e te cilit rezervuat të drejtën për t’u shprehur lidhur me këtë çështje të rëndësishme të zbatimit të ligjit vetëm në vendimin përfundimtar (për më tepër i paarsyetuar), përbën shkak të reflektimit tonë procedural dhe të bindjes se gjetja e të vërtetës në këtë çështje, realizohet në mënyrë më të plotë e të gjithanshme, vetëm nëpërmjet gjykimit të zakonshëm, me debat mbi provat.
Përcaktimi ligjor i afateve te parashkrimit dhe tejkalimi i tyre ndjeshëm në këtë rast, do te duhej te vlerësohej në mënyrë të menjëhershme, sidomos në dobi të ekonomisë giyqësore.
Sa me lart, edhe në dritën e vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, nr. 1, datë 28.10.2022, i cili qartësisht e rrëzon argumentin e akuzës për ndërprerjen e afatit të parashkrimit.
Gjithashtu, në seancën gjyqësore të datës 07.06.2023, u njohëm me mendimin e përfaqësuesve të prokurorisë për të thirrur në proces, me cilësinë e viktimës, të gjithë personat që patën pësuar dëme nga aksidenti i Gërdecit, qëndrim që de facto asgjëson këmbënguljen e tyre para së njëjtës gjykatë, se kërkuesit nuk plotësonin kriteret ligjore për t’u thirrur në këtë cilësi ne procesin ndaj z. MEDIU. Në vijim të kësaj kërkese, edhe gjykata, me një qëndrim tërësisht inkoherent, e pranoi kërkesën e prokurorisë, duke mohuar atë që pati vendosur në seancat pararendëse. Këto qëndrime diametralisht te kundërta, si nga prokuroria ashtu edhe nga gjykata, na krijojnë bindjen se gjykimi i shkurtuar nuk ofron asnjë garanci se procesi ndaj z. MEDIU do të jetë një proces i ndershëm dhe i drejtë.
Në rrethanat specifike të sipërtreguara, çmojmë se heqja dorë nga riti i shkurtuar dhe zhvillimi i një procesi debatues mbi provat dhe vlerën e tre provuese, duke ia nënshtruar çdo provë debatit të kryqëzuar të palëve, përbën alternativen me të dobishme për zgjidhjen e drejte të çështjes. Për këtë arsye, ne pretendojmë marrjen e provave të reja me dëshmitare, kryerjen e ekspertimeve dhe riekspertimeve teknike dhe marrjen e provave të reja dokumentare, të domosdoshme për zgjidhjen e drejte të çështjes. Kjo mënyrë procedimi dhe marrja e provave të reja bëhet edhe më e rëndësishme, teksa gjendja e akteve ne fashikullin e prokurorisë daton në vitin 2009, ndërkohë që zhvillime të reja gjyqësore, të konkluduara me vendime përfundimtare, sjellin një realitet tjetër të fakteve, të ndryshëm nga hipotezat e akuzës.
Përfundimisht, në unitet qëndrimi me të përfaqësuarin prej nesh z. Mediu, dorëzo me kërkesën tonë duke shprehur vullnetin e tij, për të hequr dorë nga riti i shkurtuar qe përzgjodhëm në krye të herës dhe për të proceduar me gjykimin e zakonshëm. I mbrojturi prej nesh Z. Mediu çmon se kjo është rruga më e drejtë për të demonstruar pafajësinë e tij në këtë çështje.
Me bindjen për të drejtën e kërkimit dhe pranimin përkatës prej jush, shprehim konsideratën më të lartë”.
TIRANE- Gjykata e Posaçme zhvilloi sot seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet për "shpërdorim detyre" në dosjen e tragjedisë së Gërdecit. Avokatët e Mediut kanë kërkuar që të hiqet dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe të zhvillohet gjykim i zakonshëm, pasi duan të sjellin prova të reja për këtë çështje.
Avokatët thonë se do të kërkohet një ekspertizë e re për shkakun e shpërthimit të tij.
Mbrojtja kishte tre argumente:
1 pyetja të paktën tre subjekteve që jetojnë në vende të ndryshme (SHBA, Britani, Itali).
2. Pyetja e personave që kanë qenë të pandehur për ngjarjen
3. Ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit (gjetjen e shkaqeve të shpërthimit nëse ka qenë rastësor apo i qëllimshëm si dhe në ç'rrethana ka ndodhur regjistrimi i pamjeve filmike në kohë reale të ngjarjes)
Aktualisht gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi, për të vendosur nëse do pranohet kërkesa e avokatëve të Mediut, të cilët hoqën dorë nga gjykimi i shkurtuar, dhe kërkuan proces të zakonshëm. Nëse togat e zeza vendosin pranimin e kërkesës, seanca shtyhet për ti hapur rrugë procesit të zakonshëm. Në të kundërt, Prokuroria e Posaçme do të lexojë pretencën.
Rihapja e hetimeve ndaj Mediut nisi pas kërkesës së familjes Durda, të cilët humbën djalin 6-vjeç në këtë tragjedi. Më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit si palë në procesin kundër ish-ministrit Fatmir Mediu. 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një baze ushtarake më 15 mars të vitit 2008.
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është tërhequr nga gjykimi i shkurtuar sa i përket çështjes “Gërdeci”. Avokatët mbrojtës të tij i kanë bërë kërkesë gjykatës për gjykim të zakonshëm. Ata kishin tre argumente për këtë. Avokati i familjeve paditëse u shpreh për mediat se Gjykata ose Prokuroria duhet të marrin masa pasi kanë frikë se mos ndodh i njëjti rast si Llalla apo Ahmetaj.
'Ju e ndoqët seancën, ka tentativa për të gjetur mënyra sesi të shtyhet ky proces. Meraku është se mos ndodh e nëjtja situatë sikur Llalla iku, Ahmetaj iku, duhet një masë sigurie në këtë rast. Duhet vlerësim situate ndyshe nuk ka kuptim ky proces'- tha Matlija.
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës për çështjen Gërdeci ku SPAK ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun.
Ky i fundit, përmes avokatëve ka hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar. Pas rreth 2 orësh në seancë, gjykata është tërhequr për të marrë një vendim. Avokatët kanë bërë me dije se në gjykimin e zakonshëm do të kërkojnë ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit, ndërsa do të pyesin dhe dëshmitarë që nuk janë pyetur më herët.
/Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet në seanca gjyqësore për çështjen 'Gërdeci'. Më herët seanca ndaj ish ministrit Fatmir Mediu është shtyrë për shkak të verifikimit të listës së paraqitur nga familjarët e personave të dëmtuar nga shpërthimi.
Rihapja e hetimeve ndaj Mediut nisi pas kërkesës së familjes Durda, të cilët humbën djalin 6 vjeç në këtë tragjedi.
Më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit si palë në procesin kundër ish ministrit Fatmir Mediu. 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një baze ushtarake më 15 mars të vitit 2008./Dosja.al