LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë Metën. Këlliçi: Mbështetje për fermerët. Veliaj: As Enver Hoxha s'ishte 'Non Grata'. Berisha: Nuk tërhiqem

 • Fushata 2023 vazhdon. • Kryeministri Edi Rama ka vazhduan takimet e tij elektorale në veri të vendit ku sot u ndal në Kukës. • Në qytetin e Kukësit, Rama mblodhi dhe kandidatët e Hasit dhe të Tropojës. • Gjatë këtij takimi, Rama sulmoi kundërshtarët e tij Sali Berishën dhe Ilir Metën, ndërkohë që pyeti demokratët nëse ka turp më të madh për ta nëse votojnë kreun e PL-së. • Nga ana tjetër kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Tiranë Belind Këlliçi ka vazhduar sot takimet me banorët e Kasharit, ku ka premtuar autobus falas si dhe mbështetje financiare për çdo fermer. • Rivali i tij në Tiranë Erion Veliaj gjatë një takimi me banorët ka përmendur faktin se Berisha është shpallur "non grata" duke thënë se as diktatori Enver Hoxha nuk kishte një sanksion të tillë ndaj tij. • Ndërkohë që Berisha në emisionin Opinion, mbrëmjen e sotme ka deklaruar se do të ketë një shkrim të dytë nga New York Times, ku protagonist do të jetë Rama me aferën e McGonigal. • Rama i ftuar në emisionin 'Real Story' ka deklaruar se ndarja më e mirë territoriale e vendit është në 36 bashki. • Nga ana tjetër, Erion Veliaj ka deklaruar se është i gatshëm që të dalë në debat me Sali Berishën, por jo me Belind Këlliçin, pasi e quan atë kukull të tijin.

35 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Meta paralajmëron zgjedhje të parakohshme: Rama zgjat edhe pak muaj

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Quo Vadis", Ilir Meta thekson se skandalet që sipas tij kanë përfshirë qeverinë do të jenë dhe arsyeja e rrëzimit të saj.

Edhe të duam ne ta lëmë Edi Ramën deri në 2025-ën nuk e lënë skandalet ku ai është zhytur, zgjat edhe pak muaj. Nuk është thjesht problemi për të mundur PS se ne nuk e kemi garën thjesht me PS, përkundrazi kjo është një garë për të shpëtuar dhe socialistët nga një sekt shushunjash që nuk i pyet as për kandidatë, as për asgjë, as për taksat që iu vë. Këtu është një betejë e një shoqërie ndaj një sekti që ka shkelur Kushtetutën, që bën ligje mbi Kushtetutën, që bën vendime mbi ligjet, që ka krijuar një anormalitet, që kërkon t’i lodhë qytetarët që ose të nënshtrohen ose të ikin nga vendi,”- shtoi Meta.

3 VITE ME PARE

Këngëtarët në fushatë elektorale, Veliaj: Jam krenar që bashkia është financuesi kryesor i tyre

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar përfshirjen e këngëtarëve në fushatën e tij elektorale. I ftuar në emisionin 'Top Story' në Top Channel, Veliaj vetë i quan artistët që e mbështesin miq dhe shokë.

Veliaj: Ka të bëjë me miq e shok, me të cilët kemi bërë gjëra të bukura. Thoshte gjyshi im, kapen më shumë miza me mjaltë se me uthull. Goja ime është mjaltë”

Duma: Ti në video del duke u thënë qytetarëve shpirt e zemër, si shumë e ëmbël kjo”.

Veliaj: Më ka ecur. Ai që thotë krimi, droga, vrasja, nuk i ka ecur. Me sa duket njerëzit janë mërzitur me këto sharjet.

Veliaj: Jam krenar që financuesi kryesor i tyre dhe i gjërave të mira në Tiranë është bashkia.

3 VITE ME PARE

Debat me Këlliçin? Veliaj: Unë përplasem me Xhepeton jo me Pinokun e tij

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se nuk bën debat me rivalin e tij Belind Këlliçin, pasi sipas tij është kukulla e Sali Berishës. I ftuar në emisionin 'Top Story' në Top Channel, Veliaj u shpreh se është i gatshëm që të debatoj me Xhepeton dhe jo me Pinokun, duke thënë se do të debatonte me Sali Berishën.

“Kam zotin dëshmitar që nuk kemi bërë asnjë gabim. Kemi problem me një djalë që nuk kupton kur ka mbaruar gjykimi e reforma administrative. Janë njerëz që nuk kanë dijeni se për çfarë po garojnë. Unë jam të debatoj me Xhepeton jo me Pinokun. Në momentin që është kukulla e dikujt nuk e di ku i ka kufijtë Tirana dhe ku janë gjyqet e Tiranës. Është një gjyq i monitoruar, gjykata ka parë të gjitha filmimet, bashkia e Tiranës ishte shumë bashkëpunuese dhe u arrit në përfundimin që krimi kishte ndodhur jashtë dhe arma ishte hedhur. Ky është një qytet me 1 mln banorë që ka edhe 1 mln problematika. Kam thënë do të mbaj një distancë sterile e kam lënë të gjitha porositë që për çdo shqetësim të çdo famileje bashkia e Tiranës të ndihmojë. Të bëj unë shoë politik e të shfrytëzoj raste të tilla nuk kam për ta bërë kurrë dhe nuk e bëj,” tha Veliaj.

3 VITE ME PARE

Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Libohovën: Funeralet falas janë ndihmesë për banorët, janë shumë lekë për pensionistët

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Adil Xhelili

TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' Adil Xhelili në Libohovë ka komentuar premtimin e tij për shërbime funerale falas nëse bëhet kryebashkiak. I ftuar në emisionin 'Të Paekspozuarit' në Mcn Tv, Xhelili u shpreh se kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për banorët, pasi të moshuarit nuk kanë mundësi që të paguajnë 800 mijë lekë për një funeral.

"E kam përmendur dhe në media të tjera, doja që kjo fjalë të mos quhet premtim. Çështje të tilla janë të jetës në përgjithësi. Kjo mungon sepse shërbimet publike që duhet të ofrojë pushteti qëndror nuk i ka ofruar. Një funeral në bashkinë e Libohovës, kushton rreth 800 mijë lekë të vjetra. Kjo është shumë e madhe për familjët me të ardhura të pakta. Bashkia mund që të lehtësojë dhe të jetë në ndihmë të këtyre banorëve.  Në zonat rurale janë mosha të thyera e mosha të treta me fëmijë në emigracion. Bashkia nuk i ofron të gjitha shërbimet që duhet të japë. Janë një gamë shërbimesh që ne kemi parashtruar. Kjo është një ndihmesë që bashkia mund ta ofrojë. Bashkia do të jetë krahu i djathë për këta banorë. Nuk e kam fare këtë lloj mendimi dhe nuk e kam menduar ndonjëherë të më kthehet në Boomerang. Unë i qëndrojë vendimit tim për të qënë në ndihmesë të këtyre banorëve. është kthyer në qarkun me vjetshmërinë me të lartë dhe me lindshmërinë më të ulët. Ne do të ofrojmë shërbimin që në bashkëpunim me agjensitë funerale të ndihmojmë këta banorë," tha Xhelili.

Xhelili po ashtu ka konfirmuar se kandidati përball tij nga PS-ja është kushuriri i tij. 

"Nuk është e vërtetë që kryetarja aktuale është kushurira ime. Kandidati i PS-së është kushuriri im. Shanset janë të larta. Patjetër që do fitojmë," tha Xhelili.

3 VITE ME PARE

Rama për Metën: Ilirin e tërheq zullumi, sot është njeriu më i papëlqyer në Shqipëri bashkë me Kryemadhin

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe bashkëpunimet që ka pasur me kreun e PL-së Ilir Meta. I ftuar në emisionin 'Real Story' në Report Tv, Rama ka deklaruar se Metën e ka tërhequr zullumi. Po ashtu ai ka shtuar se sot Meta bashkë me gruan e tij, Monika Kryemadhi janë njerëzit më të papëlqyer në vend. 

“Ilir nuk ka qëndruar në politik falë pakteve, por forcës që ka pasur, ka pasur votat pa ka bërë paktet, ne e kemi kapur hundën, kemi bërë pakte, kemi bërë çmos që t’i japim mundësi, e tërheq zullumi si askënd tjetër dhe tani është në tatëpjetën finale, ai e ka mbaruar misionin e tij në politik, ai është sot njeriu më i papëlqyer në Shqipëri, pas të shoqes dhe edhe në këtë rast ai ka bërë një tjetër akrobaci mbijetese”, tha Rama.

3 VITE ME PARE

Veliaj vendos kushte për shtrimin e rrugëve: Asfalti do jetë cilësor kur të mos ketë shtëpi pa leje

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka vendosur kushte për shtrimin e rrugëve në Tiranë. I ftuar në emisionin 'Top Story' në Top Channel, Veliaj është përballur me rrugët e arnuara, ndërkohë që justifikim për këtë ka thënë se ndërtesat janë ndërtuar mbi depon e ujit.

“Shumica e ndërtesave janë informale. Shtëpitë janë mbi depon e ujit. Shtëpitë e tjera duhet të bësh tjetër linjë transmetimi që të çosh ujin me pompë. Duhet çarë asfalti për këtë. Është rrugë tretësore”, tha Veliaj.

Po ashtu Veliaj ka pranuar se në rrugë në ndryshme në Tiranë asfalti është jo cilësuar dhe se nuk plotëson kushtet e duhura.

“Jo, nuk është. Ato janë ndërtesa informale. Në momentin që ata qytetarë duan ta tërheqin avllinë vullnetarisht, atëherë dhe rrugën mund ta bëjmë më të mirë. Kur të vendosin të mos kenë atë ndërtesë informale dhe të bëhen bashkë për të ndërtuar një pallat do të vijnë të marrin leje”, tha Veliaj.

3 VITE ME PARE

"Veliaj nuk ekziston si kandidat”/ Meta: VIP-i humbi 70 mijë ndjekës sepse mbështeti për fushatë

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përsëriti ftesën e vazhdueshme të opozitës për debat politik me kundërshtarët. I ftuar në emisionin "Quo Vadis", Ilir Meta tha se për Tiranën kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi është favorit ndaj Erion Veliajt dhe këtë e tregon në shumë raste dhe reagimi qytetar në rrjete sociale.

“Nuk ekziston Erion Veliaj si kandidat, sepse po të ekzistonte do të kishte dalë në një debat. Nuk ka asnjë rezultat dhe nuk ka asnjë bilanc e nuk del dot përballë Këlliçit”, tha ai. “I kemi parë sondazhet e tij, sondazhi më i saktë është një VIP që humbi 40 mijë ndjekës në instagram për dy ditë vetëm se bëri deklaratë pro Veliajt, 70 mijë, humbi VIP-i për dy ditë, një ushtri të tërë, vetëm pse bëri deklaratë që shkaktoi një pakënaqësi të madhe, sepse të gjithë e dijmë çfarë ka bërë Erion Veliaj në këtë qytet për 8 vite,”-tha Meta.

3 VITE ME PARE

“Kemi 70-80 mijë vota në Tiranë”/ Meta: Fitojmë edhe Durrësin e Elbasanin

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet besimplotë për rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit në bashkitë më të mëdha të vendit. I ftuar në emisionin 'Quo Vadis', Ilir Meta thekson se opozita do të shënojë një fitore të thellë përballë kundërshtarit.

“Nuk kemi hyrë në këtë llogari, ne do të jemi fitues në shumicën dërrmuese të bashkive të Shqipërisë. Ne do të jemi fitues në shumicën e Këshillave Bashkiake kudo. Në Tiranë do të jetë një nga fitoret më të jashtëzakonshme, së bashku me Durrësin edhe me Elbasanin, sepse këta kanë qenë prioriteti ynë,”- tha ai.

I pyetur se sa vota do të marrë Partia e Lirisë, Meta u përgjigj: 70-80 mijë vota, pa frikë. 60 mijë i ka marrë në 2015-ën që nuk e ka pasur prioritet të jashtëzakonshëm.

Ndërkohë, sipas Metës zgjedhjet paraardhëse vendore ishin mbyllur “në tavolinë” nga pazaret e Lulzim Bashës me kryeministrin Rama.

“Nuk isha as unë as Berisha në një garë dy vite më parë, plus ai pazaret i kishte mbyllur me ish kryetarin e PD dhe me atë i vazhdon akoma edhe me vulën e tij, por kjo është një gjë e pavlerë sepse të gjithë shqiptarët që e duan demokracinë, opozitën sepse duan llogaridhënien e atyre që zgjedhin do të votojnë opozitën,”- shtoi Meta.

3 VITE ME PARE

Rama: Nuk po përgatitem për një mandat të katërt. Berisha tregon përralla

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk po përgatitet për një mandat të katërt. I ftuar në emisionin 'Real Story' në Report Tv, Rama ka deklaruar se Shqipëria është në një kthesë të madhe, ndërkohë që ka komentuar dhe deklaratat e kreut të PD-së Sali Berisha për ambasadoren amerikane Yuri Kim.  

“Nëse i referohesh faktit që në fokus është Salikja, është se Shqipëria është në një kthesë të madhe, Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë më e respektuar ndërkombëtarisht. Tani kur ata thotë që nuk individ, është i padëshirueshëm për ne, do të thotë që është për të gjithë perëndimin dhe këto individë, që kanë dhe problem të rënda me drejtësinë, tërheqin zvarrë njerëzit duke bërë spektakël me përralla, një 80 vjeç që tregon përralla dhe merr nëpër gojë ambasadoren amerikane, jo u futën, jo dalin, është degradim i madh dhe kërcënim, se kur vjen puna të bashkitë është pengmarrje. Kandidatët e tyre gjëja më absurde që kam parë”, tha Rama.

3 VITE ME PARE

"Like Floriri"/ Meta: Nuk fyhem nga një njeri që s'bën testin e drogës

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë

Meta: Flori është inceneratori, që ka vjedhur. Shqetësohet për autobusin falas të Belind Këlliçit. Se çfarë thotë ai nuk e di. unë nuk fyhem nga një njeri që nuk bën testin e drogës. Ka dhënë shenja të qarta se është peng i kësaj loje, jo i zoti. Ne do ta ndihmojmë që të dalë nga kjo valle që e derigjon tjetërkush.

3 VITE ME PARE

Emirjana Sako: Nuk ia kërkova Vangjush Dakos të më mbështesë në zgjedhje

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Emirjana Sako

TIRANË- Kryetarja e Bashkisë Durrës Emirjana Sako tha se nuk i kërkuar Vangjush Dakos ta mbështesë në zgjedhje. I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Sako tha se Dako ka dalë në terren se ka detyrime ndaj qytetarëve që e kanë mbështetur gjatë kohës kur drejtonte bashkinë.

“Dako ka qenë kryetar për 12 vjet, kam një njohje personale me gjithë kolegët që kanë drejtuar bashkinë, që nga Lefter Koka, Miri Hoti, për Dakon kam respekt të veçantë se kam punuar për disa vite me të. Ai nuk ka asnjë rol politik në fushatë, besoj se ka një detyrim ndaj socialistëve të Durrësit se e kanë mbështetur kur ka qenë kryebashkiak. Të njëjtën gjë do bëja edhe unë. Fushata në Durrës drejtohet nga Ardian Çela, nuk e kujtoj kur ka qenë hera e fundit që jam takuar me të. Unë kam kërkuar mbështetjen e PS, deputetët janë mbështetje e madhe dhe kryetari i PS”, tha Sako.

3 VITE ME PARE

Berisha nxjerr foton e Veliaj me paruke: U maskua për në Iran. Një lidhje e fortë e ka çuar në Teheran

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e bashkisë Veliaj se në vitin 2008 ka zhvilluar vizitë në Iran dhe se në çështjen e inceneratorëve sot, janë përfshirë para të Iranit. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", Berisha nxorri një foto të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ishte maskuar me paruke, duke i nxjerrë edhe një foto ku pretendonte se personi në fjalë është socialisti. Ndër të tjera, Berisha shtoi se kjo vizitë ka qenë për qëllime personale dhe se në atë kohë ka ngjallur shqetësim. Ndaj e paralajëroi që të tregonte vetë qëllimin e vizitës së tij atje. 

“A e dini që Veliajn 67% e shqiptarëve e quajnë fallsitet, vjedhës, gënjeshtar plus edhe tani i ka dalë afera e Iranit që është një aferë shumë e rëndë. Jo vetëm ka qenë, por është marrë edhe në pyetje. Shkuarja e tij në Iran ka ngjallur shumë shqetësim në ata që e kanë diktuar se ai bënte vizitë dhe që na informuan ne në 2008-ën. Ai ka shkuar dhe ka ngjallur shqetësim. Veliaj është pyetur për vizitën e tij në Iran, por problem është që pas kaq vitesh dalin pronari i inceneratorit të Tiranës, i lidhur me ish-komandantin e pas Daranit. Unë këtu ka ca foto. Paratë e Iranit po hyjnë në Shqipëri. Erion Veliaj ka shkuar strikt për qëllime personale, sepse një lidhje e fortë e ka çuar atë në Teheran në mënyrë të përsëritur.

E paralajmëroj se mirë është që të bëjë transparencën. Ajo që më shqetëson është se na u kthye djegësi në Teheran tani dhe se zotëria italian nga Dubai informoi shqiptarët se hekurishtja që ishte blerë në Kostancë po paguhej me para të Iranit. Ata që firmosën kontaktën për Tiranë, ata deklaruan se do të investojnë 130 milionë Euro, ata nuk kishin asgjë. Ata kanë gjetur si rrugë kryesore për të kërkuar para tek MAPNA e Iranit sepse ish-presidenti i saj është i lidhur me shtetin. Dyshimet është se këtu po hyjnë para të Iranit sepse këta që kanë marrë për ta ndërtuar inceneratorin nuk kanë para. Unë jam këtu për interesin e vendit tim.

Ekzistojnë të dhënat se para të Iranit po hyjnë në Shqipëri. Ky shkonte dhe vinte në Teheran në 2007 dhe 2008, se pse shkonte nuk e di. Kompania ka në kontratë se do të investojë 130 milionë Euro, por nuk i ka dhe ata i janë drejtuar Iranit. Këto që unë po them janë 100 për qind të vërteta. Angazhoi shërbimet iraniane për të falsifiuar lajmet që i kanë bërë disa herë, Erion Veliaj ka një problem madhor,”- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Rama: Ndarja më e mirë territoriale për vendin është organizimi në 36 bashki

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se ndarja më e mirë territoriale për vendin do të ishte organizimi në 36 bashki. I ftuar në emisionin 'Real Story' në Report Tv, Rama i është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia se qeveria ka hequr nga Shkodra disa drejtori rajonale.

“Këto janë përralla. Ne kemi bërë një riorganizim të drejtorive rajonale duke hequr dorë nga drejtori në çdo qark dhe duke bërë një organizim menaxherial të vendit me 4 zona, ku Shkodra është bashkë me Lezhën dhe me Kukësin. Dibra, Tirana e Durrësi janë bashkë.  Drejtoritë e dikurshme të qarqeve janë ndarë në mënyrë proporcionale. Është një riorganizim që ndodh në gjithë territorin”, tha Rama.

Më tej Rama tha se Shqipëria vend i vogël dhe kjo ndarje në nivel qarqesh ka funksionuar.

“Mendoj se 61 bashki janë shumë. Duhen më pak. Ndarja më e mirë e Shqipërisë në bashki do të ishte 36. Pra, 36 rrethet e dikurshme të jenë bashki. Nga pikëpamja e burimeve njerëzore në bashki shumë të vogla është shumë e vështirë të gjesh specialistë. Kjo njëlloj siç u kthyen komunat në njësi shërbimi”, tha Rama.

3 VITE ME PARE

Veliaj flet për prishjen me LSI e Metës: Nga mitra e PS s’mund të dalin 17 parti si PD

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur rreth fushatës elektorale dhe Partisë Socialiste. I ftuar në emisionin 'Top Story' në Top Channel, Veliaj ka komentuar prishjen e marrëdhënieve me Ilir Metën, për të cilin tha se është treguar tradhtar duke prishur marrëveshjen. Po ashtu ai ka theksuar se “martesa” mes Metës dhe Berishës nuk është e natyrshme.

“Strategjia është shumë e thjeshtë kemi një opozitë me persona non grata. Është diçka shumë e shëmtuar për vitin 2023 të kesh njerëz që të ofrojnë zgjidhje kur nuk kalojnë dot Rinasin. Nga mitra e PS-së kanë dalë 17 parti. Sot edhe një qytetar i thjeshtë thotë një kryeministër me një president socialist me demokratë kanë futur në burg njëri-tjetrin, kjo bën xixa. Kjo është një martesë e panatyrshme. Unë e gjykoj se kjo është alternative. Unë drejtoj një qark dhe po punoj për pesë beteja që km ndërmend ti fitoj të gjitha. Këta njerëz nuk ishin aty ku ishte nevoja. Vendimet e tyre nuk janë për tu gjykuar por sot po bëjmë një bilanc kemi një martesë të ekstremit të majtë dhe të djathtë. Kishte një përpjekje të sinqertë mes meje dhe Metës për të bashkuat të majtën, rendi i ngjarjeve kërkonte që e majta të bashkohej. Mëkatin e ka bërë ai që largohet nga një marrëveshje. Ne mbajtëm fjalën tonë dhe rendi i ngjarjeve ishte fillimisht votimi për president. Meta sapo merr votat harron marrëveshjen dhe shkon dhe futet në çadër, krijon një parti të veten. Për të kërcyer një tango duhen dy veta në momentin që njëri largohet ngelet faji i tij. Ka konsensus në të gjitha sondazhet që Ilir Meta është njeriu më i pa vlerësueshëm në Shqipëri,” tha Veliaj.

3 VITE ME PARE

Cila është pika juaj e dobët? Berisha: Dua ta shkarkoj Ramën para se ta thërrasë Uashington, ndryshe se quaj si meritë

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar "pikën e tij të dobët" në këto zgjedhje lokale që do të zhvillohen më 14 maj. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", Sali Berisha tha se qëllim ka shkarkimin e kryeministrit Edi Rama. Por edhe për këtë thotë se ka një afat.

Cila është pika juaj e dobët?

Berisha: Duhet të forcojmë infrastrukturën zgjedhore. Këto 10 ditë janë vendimtare. Duhet të orientojmë zgjedhësit, të jemi syçelë për çdo votë gjatë numërimit. Unë kam thënë që Edi Ramën dua ta shkarkoj. Po dua ta shkarkoj pa e thirrur në Uashingon. Se ndryshe nuk e quaj meritë.

3 VITE ME PARE

Veliaj flet për raportin me Ramën: Është vëllai im i madh! Në 20 vite, s’ka ditë që s’kam folur me të

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka folur për raportin që ka me kryeministrin Edi Ramën. I ftuar në emisionin 'Top Story' në Top Channel, Veliaj tha se zërat se mes dy socialistëve ka pasur përplasje, Veliaj i quan batuta me të cilat argëtohet.

“Ka 20 vite që nuk ka ditë që unë nuk kam komunikuar me Edi Ramën. Edhe nëse kemi qenë në udhëtime, edhe në mazhorancë, edhe në opozitë. Unë argëtohem aq shumë me këto. Jemi aq rehat në komunikimin tonë, kemi konfidenca”.

Më tej, Veliaj shprehet se është bekim të bashkëpunosh me Ramën, që po ashtu ka qenë në krye të bashkisë së Tiranës.

“E quaj bekim që kam kryeministrin që ka qenë kryetar bashkie, që i di hallet e qytetit. Kemi një simbiozë, kemi një energji dhe një kimi”, shtoi ai.

Rama, thotë kryebashkiaku që garon për një mandat të tretë, është vëllai që s’kam pasur kurrë.

“Unë e shoh veten si një bashkëpunëtor besnik me të cilët kemi ndarë ditë të vështira, edhe kur kemi humbur. E konsideroj një vëlla të madh që s’e kam pasur. Sot jam kandidat, Edin e vlerësoj kryeministrin më të mirë që ka pasur Shqipëria në demokraci. Për të do të flitet në libra” tha Veliaj.

3 VITE ME PARE

Pse s’del në debat me Këlliçin? Veliaj: Janë njerëz “non grata”, kanë shkatërruar selinë e tyre

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Erion Veliaj

TIRANË- Kandidati socialist për mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur për strategjinë e fushatës për zgjedhjet lokale të 14 Majit. I ftuar në emisionin 'Top Story” në Top Channel, Veliaj thekson se arsyeja pse e vë theksin tek çifti Berisha-Meta dhe jo rivali i tij në zgjedhje, Belind Këlliçi, është sepse politika shqiptare ndodhet në një situatë ku opozitën shqiptare e përfaqësojnë persona “non grata”.

"Strategjia është shumë e thjeshtë. Ne kemi sot një situatë ku ata që përfaqësojnë opozitën shqiptare janë persona “non grata”. Diçka që nuk ka ndodhur as në vitet e errëta të komunizmit, diçka që është shumë e shëmtuar për vitin 2023. Të kesh njerëz që të ofrojnë ty zgjidhje, ndërkohë që nuk kalojnë dot Rinasin. Të kesh njerëz që premtojnë se do të kujdesen për shtëpitë tona, ndërkohë që shkatërruan selinë e tyre. Të kesh njerëz që do të tolerojnë një qytet, një kozmopolitan, 1 milion mendime, ndërkohë që sigurohen dhunshëm për të përjashtuar çdo mendim ndryshe, kjo nuk shkon," tha Veliaj.

3 VITE ME PARE

Berisha: Rama ka marrë peng Bashën dhe Alibeajn, Bardhin dhe Tabakun jo

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet përse demokratët duhet t’i besojnë llir Metës dhe jo pjesës tjetër të demokratëve të Enkelejd Alibeajt. I ftuar në studion e emisionit "Opinion", Berisha e konsideroi Ilir Metën si politikan të lirë, ndryshe nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët i konsideron “të kapur”.

PJESË NGA BISEDA:

Berisha: Rama ka marrë peng Lul Bashën dhe Alibeajn. Jo Gaz Bardhin dhe Jorida Tabakun. Mos mi shto. Alibasha dhe Lulbrava u bënë me qëndrimet e tyre simbolet më të shëmtuara të politikanit në 32 vite. Mua nuk më dëmtuan ata, por u përpoqën. PD shpëtoi prej tyre. Enkelejd Alibeaj është një vegël e shëmtuar e Edi Ramës, i marrë peng kokë e këmbë për vëllanë e tij, një kriminel i rrezikshëm. Kam thënë peng Lul Bashën dhe Enkelejd Alibeajn. Të parin me dosjen e larjes së parave, 700 mijë Eurove që mund të hapet në çdo moment se aty ka bërë një hile Rama aty, njëri prokuror e ka firmosur e tjetri jo. Ky zotëria ka një kriminel të rrezikshëm që nuk e ka deklaruar dhe për të cilin nuk thotë se kush është dhe për të cilin Rama e tërheq. Janë jo një, por disa nga njerëzit të cilët për muaj të tërë nuk e mbështetën Sali Berishën, por e panë se primaret ishin procesi i lirisë, ata kandiduan dhe sot janë kandidatë për kryetar bashkie të PD dhe unë i mbështes me kënaqësi. Këta nuk i pranuan primaret. Donin të rrëzonin primaret që disa të jenë me primaret dhe të tjerë të jenë me sondazhet.

Pse elektorati demokrat duhet ti besojë aleancës me Ilir Metën të cilin ju në shumë faza keni qenë kundër?

Berisha: Ilir Meta është politikan i lirë, ka marrë vendime kundër Sali Berishës, kundër Edi Ramës. Ka faktuar se është politikan i lirë. Edhe kurthi i fundit që i organizoi Edi Rama, i doli turpi siç e ka, Ilir Meta është njeri i lirë. Nuk është i lirë Lulzim Basha. Duhet të jesh i lirë sepse Lulzim Basha ka dosjen, ajo dosje është 6 vjet burg, sepse Edi Rama me njërin prokuror ja ka mbyll me tjetrin s’ja ka mbyllur. Alibeu po të ishte i lirë del e thotë me im vëlla s’kam asnjë lidhje me të. Por fakti që e fsheh tregon që Edi Rama i di lidhjet. Një njeri që fsheh lidhjet e krimit s’të duhet.

3 VITE ME PARE

“Erion Veliaj është i zhytur në negativitet”, Berisha: Belind Këlliçi e merr Tiranën

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
 Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se është i bindur se Belind Këlliçi do të fitojë në 14 Maj Bashkinë e Tiranës. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, Berisha tha se kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" Këlliçi prin në sondazhe ndërsa shtoi se kandidati i PS, Erion Veliaj është i zhytur në negativitet.

“Fitore, fitore, fitore, e katërta është e sigurtë, e merr Belind Këlliçi. Belind Këlliçi prin qoftë në pollin dixhital dhe Erion Veliaj është i zhytur në negativitet. Shifeni Korçën, Sotiraq Filon i cili i mashtron çdo 4 vjet qytetarët e Korçës,”- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Rama: Thonë se unë kam shtyrë rritjen e pagave, s’është e vërtetë, do marrin edhe prillin edhe majin

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Edi Rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë lajmet se rritja e pagave nuk do të hyjë në fuqi brenda muajit prill. Rama tha se nuk e ka shtyrë vendimin, ndërsa ka theksuar se pagat e mjekëve, të mësuesve, të punonjësve të sigurisë janë rritur. Por ai shtoi se ligji është në Kuvend, ku ka një debat mbi rritjen e rrogave pasi deputetët kërkojnë që rritja të bëhet edhe për ta.

“Kanë dalë tani dhe thonë e shtyu Edi Rama ngritjen e pagave. Nuk kam shtyrë gjë unë fare. E para njëherë, ne pagat e mjekëve, të mësuesve, të punonjësve të sigurisë janë rritur dhe ata të prillit i marrin në fillim të majit, siç ndahen. E dyta unë kap patur një debat sepse për gjithë rritjen e pagave të tjera duhet të bëhet ligji në parlament. Unë kam patur një debat Ligji është parlament. Qeverisë dhe deputetëve duhet t’i rriten pagat të fundit fare, dmth vitin tjetër kur të mbarojë rritja për të gjithë edhe deputeteve dhe qeverisë le ti rriten pagat dhe është bllokuar për disa javë kjo punë se duhet të më bindin mua. Ama të gjithë duhet ta dinë se edhe në rritja e pagave bëhet në maj edhe nëse rritja e pagave bëhet në qershor, të gjithë pagat do ti martrin megjithë prillin megjithë majin”, theksoi Rama.

3 VITE ME PARE

Berisha: Pollet digjitale nxjerrin fitues Boçin në Elbasan. Ku i gjeti Llatja 100.000 euro?

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Opinion” tha se sipas sondazheve digjitale, Elbasanin e fiton Partia Demokratike. Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se në llogari të kandidatit socialist rezultojnë më shumë se  100 mijë euro që nuk dihet se nga cili burim kanë ardhur.

PJESË NGA BISEDA: 

Fatjoni Mejdini: Sipas përllogaritjeve ju parashikoni të merrni vetëm 10 nga 61 bashki

Berisha: Sipas përllogaritjeve digjitale të fundit, PD do të ketë fitore dërrmuese.

Mejdini: Ku e bazoni? Unë e bazoj në një proces të vitit të kaluar.

Berisha: Këto janë të dhënat digjitale në Elbasan. Bluja e hapur është Luçiano Boçi, Gledian Llatja është kjo pjesa e vogël këtu.

Mejdini: Këto janë pollet tuaja?

Berisha: Kjo është një kompani që ndjek botën digjitale. Është një kompani shumë kompetente, shumë serioze. Ky Gledian Llatja me 100 mijë euro në llogari del i pastrehë, pa shtëpi dhe pa kontratë strehimi. Mirëpo nuk dihet nga dalin këto 110 mijë euro./Opinion.al

3 VITE ME PARE

Nëse nuk fitoni 50 bashkitë që pretendoni, do mbani përgjegjësi? Përgjigjet Berisha

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh i bindur në fitoren e koalicionit "Bashkë fitojmë". Në fjalën e tij, në emisionin “Opinion”, Berisha përcaktoi se cilat janë pritshmëritë e koalicionit “Bashkë fitojmë” lidhur me zgjedhjet vendore të 14 Majit, duke pretenduar 50 bashki.

Ndër të tjera, Berisha tha se nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet mund të numëroheshin me gishtat e dorës bashkitë që fiton PS, por shtoi nëse ndodh e kundërta, do të mbajë përgjegjësi.

PJESË NGA BISEDA:

Berisha: Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet. Mund të them që as me gishtat e të dy duarve nuk numërohen bashkitë që PS fiton. PS-ja po reduktohet në rezultatin e Partisë së Punës. Nuk ka nëse nuk do të ndodhë, kjo do të ndodhë. Unë kam ardhur këtu me të dhëna të plota ta sondazheve direkte me call center, qoftë dhe botën dixhitale.”-tha Berisha.

Nëse nuk fitoni 50 bashkitë që pretendoni, do mbani përgjegjësi?

Berisha: Absolutisht do mbaj përgjegjësi.

3 VITE ME PARE

Rama: Merrem me Berishën dhe Metën se janë kërcënim. Alibeaj është fatkeqësi

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ai në fushatën elektorale merret vetëm me Sali Berishën dhe Ilir Metën, pasi ata i sheh si kërcënim. I ftuar në emisionin 'Real Story' në Report Tv, Rama u shpeh se fraksionin e PD-së që ka Alibeaj e sheh si një fatkeqësi që nuk i bën dot ballë betejës.

"Pse kush është tjetër në këtë fushatë? Cila PD? E ke seriozisht? Dhe nuk është çështje faktorizimi, unë merrem në parim, jo me ata personalisht, merren me ata se ata janë problem dhe turp për Shqipëri, jo Alibeaj me ata të tjerët, janë fatkeqësi më vete se kanë vulën, por jo të ndenjurat dhe duke mos pasur të ndenjurat, nuk i rrinë dot betejës. Flasin ata, janë ndarë nga dyshja, por jo nga ajo që përfaqëson, nuk kanë si ndahen, sepse janë të rrahur që të vegjël dhe janë jeniçerë që nuk ngrihen dot në lartësinë e të marrit të sulltanati të Likes. Këta të 2 duhet të marrin ndihmën e shtëpisë që të mos dalin më në kërkim të një vota”, tha Rama.

3 VITE ME PARE

Ku i gjen paratë për fushatën luksoze? Berisha: Do i deklaroj në KQZ. Kjo është më me pak shpenzime që kam bërë ndonjëherë

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë me dije se të gjitha shpenzimet e fushatës së tij do t'i bërë me dije në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndër të tjera, në fjalën e tij gjatë intervistës në emisionin "Opinion", Berisha tha se kjo është fushata më e lirë që ka bërë ndonjëherë gjatë gjithë karrierës së tij politike. 

Pyetje: Ku i keni gjetur paratë për fushatën luksoze që po bëni, sepse zyrtarisht keni fituar vetëm 160 mijë euro nga partia e Ilir Metës?

Sali Berisha: Do bëjmë transparencë në KQZ sipas ligjit. Kjo është fushata më me pak shpenzime që kam bërë ndonjëherë.

3 VITE ME PARE

Ndalimi i 'Non Grata-ve' për të marr pjesë në zgjedhje, Rama: Nuk e bëjmë dot, për spiunët po bëjmë ligj

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka çfarë të bëj që të ndalojë personat 'Non Grata' që të marrin pjesë në zgjedhje. I ftuar në emisionin 'Real Story' në Report Tv, Rama u shpreh se kjo është shkelje e të drejtave të njeriut. Ndërkohë që i pyetur për personat që kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit, Rama tha se po bëjnë një ligj për ata. 

"Në rastin e shpalljeve "Non Grata" nuk ka asgjë teorike të asnjë të drejtë ndërkombëtarë. Nuk ka 'Non Grata' që me ligj ti e ndalon dot të marrë pjesë në zgjedhje. Nuk mundet dot, se nuk e ka asnjë vend demokratik që e ndalon këtë. Nga ata që shpallen non grata, nuk bëhet dot asgjë për të ndaluan të marrin pjesë në zgjedhje. Ndërsa për spiunet ne po bëjmë një ligj. Por nëse e ke për Liken, ai nuk është kandidat, tha Rama. 

3 VITE ME PARE

Ç'ndodh nëse kandidatët e opozitës fitojnë zgjedhjet? Rama kërcënon sërish: Do mbyllet dera, është e pamundur bashkëpunimi me ta

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar se bashkëpunimi me këdo kandidatë nga Opozita që do të fitojë zgjedhjet lokale në bashki, është i pamundur. I ftuar në emisionin 'Real Story' në Report Tv, Rama u shpreh se bashkëpunimi më parë më krerët opozitarë ka qenë i vështirë, por ka thënë se tashmë është i pamundur.

"Do mbyllet dera e bashkëpunimit sepse është e pamundur që të bashkëpunosh me ta, jo se ne nuk duam të ndihmojmë ato komunitete. Sepse eksperienca ka treguar se bashkëpunimi ka qenë i vështirë, por tashmë është i pamundur. Ne kemi prej disa kohësh kompanitë që duhet të rifillojnë punën për ujin në bashkinë e Shkodrës. Aty financimi është i qeverisë, projeketet janë bërë nga qeveria, kontraktorët janë gati por bashkia nuk na jep leje. Ose për shembull, rruga Shëngjin Velipojë, pengohet prej gati një viti për shkak të përgatitjes së dokumentacionit dhe është çliruar Lezha dhe po bllokohet nga Lezha. Rruga Shkodër-Theth kalon nëpërmjet Bogës, Boga është në Malësi të Madhe, Thethi në Shkodër, Boga është e pastër, Thethi është me plehra,”-tha Rama.

3 VITE ME PARE

"WANTED" Sali Berisha me tabelë me vete: Dua Edi Ramën për debat!

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon kryeministrin Edi Rama në një debat publik. Sonte në emisionin "Opinion", kryedemokrati ka shkuar me një tabelë me vete. Në të ishte fotoja e kryeministrit Edi Rama, tek e cila shkruhej: Kërkohet! Kërkohet Edi Rama për një debat.

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë

Por edhe pse e kërkon prej kohësh debat, përgjigja nga Rama është negative.

3 VITE ME PARE

Shkrimi i 'New York Times' 'zbuloi' lidhjet e Vuçiç me krimin, Berisha: Episodi i dytë ka personazh Ramën. I kam informacione për McGonigalin

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar një shkrim për kryeministrin Edi Rama nga "New York Times". Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", kryedemokrati Sali Berisha tha se seria e rashës, pas presidentit Aleksandër Vuçiç, personazhi i radhës do të jetë Edi Rama.

Po ashtu, shtoi se po për kryeministrin ka të dhëna të tjera që do ta drëgojnë në bankën e të akuzuarit, bashkë me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

"Nuk vjen dot ai këtu se i del baxhanaku me 110 tendera. I dalin sarajet me 5 mijë m2 oborr. Thjeshtra është bërë problem madhor për të gjitha studiot e arkitekturës. I shkatërroi kjo. Nuk vjen dot këtu se do i tregoja ca gjëra për McGonigal dhe se e pret shumë shpejt banka e të akuzuarit bashkë me McGonigal. Nëse lexove shkrimin e NYT për lidhjen e Vuçiç dhe Belikuv, iu garantoj se seria e dytë do të ketë personazh kryesor Edi Ramën,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Rama fyen demokratët: 2 gishtat në gojë, jepjani votën prap

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Edi Rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka fyer qytetarët të bindjes demokrate ditën e sotme në Kukës. Teksa po bënte fushatë elektorale, Rama ka deklaruar se demokratët rrinë me dy gishtat në gojë për 4 vite deri sa të vijnë zgjedhjet e tjera dhe më pas do të bërtasin sërish 'Liri demokraci'.    

"Ata janë gati të fillojnë të ndërtojnë kioska këtu te stadiumi. Jepjani votën, provojeni. Aty kioska se duhet të shesë qofte xhaja, duhet të vijë të bëjë byrekë nusja e xhajës, do dalë të shesë rroba vëllai i kunatit që është në Angli, do vijë tjetri atje, e bëjnë ata komplet. Dhe demokratët dy gishtat në gojë 4 vjet, sa të vijnë zgjedhjet e tjera dhe prapë “Liri demokraci”, tha Rama.

 

3 VITE ME PARE

Rama shfrenon gojën në Kukës: Si mund të degjenerojë PD-ja e të bëhet kashtë e ...

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Edi Rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka shfrenuar gojën gjatë fushatës së sotme elektorale. Gjatë një takimi me banorët në Kukës, Rama u shpreh se Partia Demokratike është degjeneruar në një pikë sa njëri bëhet kashtë dhe tjetri bëhet ko*e.

"Si mund të arrijë të degjenerojë PD deri në këtë pikë, të bëhet kashtë e ko*e, njëri thotë jam unë i vërteti, tjetri thotë jam unë i vërteti, tjetri thotë unë jam i treti i vërteti," tha Rama.

 

3 VITE ME PARE

A do të marrë masa KQZ për vendimin e Ramës për bonusin e pensioneve? Celibashi: Nesër ose pasnesër do të vendosim

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është shprehur se KQZ po vlerëson ankesat lidhur me bonusin e pensionistëve të premtuar nga kryeministri Edi Rama përpara zgjedhjeve të 14 majit. Gjatë një interviste për Panorama TV, Celibashi tha se në dy ditët në vijim, pasi të ketë shqyrtuar ankesat, KQZ do të marrë edhe një vendim lidhur me këtë çështje. Po ashtu ai u ndal dhe te deklaratat e Alibeajt, se KQZ nuk iu ka dhënë paratë për fushatën zgjedhore.  

Pyetje: Po bonusi i kryeministrit për pensionistët a është i paligjshëm?

Celibashi: Kjo është një çështje që ne po e vlerësojmë. Nesër besoj ose pasnesër do të kemi edhe vendimmarrjen përkatëse dhe do të vendosim.

Pyetje: Kryetari në detyrë i PD-së ka deklaruar se KQZ nuk na ka dhënë paratë për fushatën zgjedhore. Si qëndron e vërteta?

Celibashi: KQZ merr vendim për sasinë e parave që u shpërndahet partive politike nga buxheti i shtetit dhe kaq. Nuk di të them i kanë marrë apo nuk i kanë marrë këto para, por ne e kemi marrë vendimin. KQZ mund të bëjë një kërkesë nga pikpamja formale.

3 VITE ME PARE

“Baca nuk është në fletën e votimit”/ Rama: A ka turp më të madh për demokratët se të votojnë Metën

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Edi Rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar fushatën e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, duke i kujtuar se emri i tij nuk ndodhet fare në fletën e votimit. Nga Kukësi, Rama u kap edhe me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, duke e quajtur Like floriri. Rama gjithashtu tha se nuk ka turp më të madh për demokratët se sa të votojnë Metën.

“Nëse duan që Tropoja, edhe këto rrugë që ka, të fillojnë dhe t’ia hajnë qentë dhe të kthehet mbrapa, të kthehen mbrapa aty ku ishin, por nuk ua ka fajin as Edi Rama pastaj dhe as Partia Socialiste, ua ka fajin zorra qorre dhe koka e vet, që nuk e di se pse i ka ngelur ora në të shkuarën. Unë e kuptoj edhe atë, jo e kemi nga fshati jonë, jo e kemi bacën tonë, jo e kemi vocin tonë, por like floririn çfarë e kanë këta në Tropojë, se nuk e di? Se atje do çohen në mëngjes, do shkojnë të votojnë dhe te fleta e votimit, baca nuk është. Del vërdallë nëpër Shqipëri, më jepni votën, shkojnë njerëzit të votojnë, nuk është në fletën e votimit. Si i bëhet? Keni parë në histori ndonjëherë të zgjedhjeve në botë, që njeriut të dalë rrugëve të thotë dua votën, kur shkon të votosh nuk e ke te fleta e votimit? Ja, kështu u katandis kjo punë. Do çohen demokratët e Tropojës, do marrin rrugën te kutia e votimit, bashkë fitojmë, Like floriri. Ka degjenerim më të madh? Ka turp më të madh, për ata që i thonë vetes jam demokrat, jam i djathtë, nuk dua t’i shoh me sy ata të tjerët. A ka turp më të madh?”, tha Rama.

3 VITE ME PARE

"Mbështetje financiare për çdo fermer”, Këlliçi në Kashar: Do rregullojmë rrugën dytësore

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijoi turin e takimeve me banorë të zonës së Kasharit, ku bisedoi me banorët për programin e tij. Belind Këlliçi preku disa nga prioritetet, duke vënë theksin te transporti publik falas. Duke u ndalur në një stacion urbani krejtësisht të amortizuar, Belind Këlliçi premtoi që pas 14 majit, urbani do të jetë jo vetëm falas në qytet dhe në fshat, por njëkohësisht ky shërbim do të modernizohet.

“Ky është stacioni më i mirë që ka Kashari dhe shiheni se në çfarë gjendje është. Për një stacion autobusi, me një stol të degraduar edhe gjithçka është e ndryshkur e kalbur, nuk ke asnjë informacion, asnjë tabelë, asnjë orar, asgjë. Pra gjithçka është inekzistente dhe jo efiçente se kështu i bën gjithë punët Bashkia e Tiranës. Pas 14 majit, autobusin falas që ne kemi premtuar, do ta bëjmë realitet, në qytet dhe në fshat, në të gjithë fshatratat e Tiranës, përfshirë këtu dhe Kasharin, Yrshekun, Mzezin, padiskutim do të jetë autobusi papagesë. Do të subvencionojmë 200 mijë qytetarë në ditë por mbi të gjitha do të modernizojmë stacionet, do të vendosim orare, do ta lidhim me GPS autobusin në mënyrë që dhe qytetarëve t`u dali në tabelë elektronike, që vonon autobusi, vjen për 12 minuta, vjen për 7 minuta…”-tha Këlliçi.

Këlliçi premtoi edhe investime në infrastrukturën rrugore, duke evidentuar amortizimin e aksit dytësor përgjatë autostradës Tiranë-Vorë. Sipas Këlliçit, kjo rrugë do të rikonstruktohet, pasi u shërben banorëve dhe bizneseve të zonës.

“Dhe një nga problemet që kemi pasur, është dhe rruga dytësore në autostradë në fakt, që e kap Kashari, që na ka ardhur si shqetësim, që ka të bëjë me vetë faktin, të gjithë bizneset përgjatë asaj rruge, paguajnë rregullisht taksa, ndihmojnë në ekonominë e qytetit dhe nuk marrin asnjë shërbim. Ajo rrugë është në gjendje katastrofale, është e paimagjinueshme sesi mund të mbahet ajo rrugë në atë gjendje. Por padiskutim prioriteti i bashkisë do të jetë edhe shtrimi i rrugës dytësore, sepse minimumi që i kemi borxh bizneseve është rruga”, tha Këlliçi.

Edhe në Kashar, mbetjet urbane rrijnë me ditë të tëra pa u pastruar. Teksa ironizoi “VIP-at” që bëjnë fushatë për Erion Veliajn, Belind Këlliçi tregoi disa raste ku pirgjet e mbetejve urbane, ndotin dhe krijojnë probleme për banorët në Kashar.

Ç`janë këto pamje që i kanë lënë kështu, ç’është ky tmerr? Kapi pak të lutem kamera këtu. Kapi pak këtu, Tiranën kryeqytetin europian të pastërtisë, kapi pak. Këtu ku rrijnë dhe fëmijët e vegjël. Këto janë pamjet e Tiranës dhe këto pamje mbështesin dhe këta artistët e këngëtarët që nuk jetojnë fare në Shqipëri e në Tiranë e që s`kanë lidhje, e që jetojnë nëpër vila private nga 1 milionë euro. Këto pamje mbështesin kur mbështesin kryetarin aktual të bashkisë. Kështu që kjo është një Tiranë që nuk e shohin qytetarët asnjëherë në media, asnjë herë në kamera. Ky që flet për pastërtinë në kryeqytet, ja ku janë fëmijët, ku kalojnë fëmijët e shkretë. Urdhëro ku jetojnë”, tha Këlliçi.

Më tej, Këlliçi foli edhe për programin e tij për fshatin, duke theksuar subvencionet për bujqësinë dhe ndërtimin e tregjeve për fermerët.

“Patjetër do të keni subvencione 70 milionë euro në vit për fermerët, jo vetëm zona e Kasharit por në të gjithë fshatin e Tiranës. Do të kemi 3 milionë euro për huamarrjen, do të kemi 10 mijë euro mbështetje për çdo fermer që do të nisë një biznes të ri, për bazë materiale, dhe do të kemi ngritjen e 15 tregjeve, me produkte bio, porganike, të çertifikuara, të prodhuara në fshatin e Tiranës, që në tregjet që ne do të vendosim për t’i shitur këto produkte, në momentin që fermeri do të shkojë në këto tregje që përcaktohen nga bashkia e Tiranës në njësitë e Tiranës, do të kenë zero taksë bashkiake” tha Këlliçi.

Në një kohë që Erion Veliaj nuk del në përballje me të, edhe në Kashar, Këlliçi u bëri ftesë socialistëve të dalin në takimet e tij, për t`u ballafaqur në lidhje me situatën në Tiranë.

“Dhe kushdo, dhe socialistët, nëse nuk janë dakord me ne me porgramin tim, të vijnë të na takojnë, dhe të thonë Belind e ke gabim, dhe këtu në Kashar i ftojmë të vijnë ata që na ndjekin, dhe të thonë që këtu në Kashar është bërë ky investim nga Bashkia e Tiranës. Kështë që unë i ftoj të gjithë qytetarët të na ndjekin në rrugëtimin tonë. Të na ndjekin me ato pasqyrime që ne i bëjmë problemeve të qytetarëve, dhe sigurisht të bëhen bashkë me ne në 14 maj për të hapur një kapitull të ri për Tiranën” u shpreh Këlliçi.

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, premtoi gjithashtu transparencë për përdorimin e buxhetit nga Veliaj gjatë këtyre dy mandateve.

“Taksat tona janë vjedhur. Ju jap fjalën se pas 14 majit në bashkinë e Tiranës do të bëhet transparencë e plotë, audit i plotë, do të hapen të gjithë dokumentat, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me taksat e tyre. Ku kanë shkuar taksat, ku kanë shkuar fondet, dhe ku janë çuar paratë tuaja. Duhet ta dini ne nuk jemi të varfër, ne jemi të vjedhur dhe ky është një realitet i trishtë për të gjithë Tiranën” tha Këlliçi.

3 VITE ME PARE

14 maji / Nga Durrësi, Kamza, Vau i Dejës tek Shkodra e Elbasani, ISP tregon zonat me risk të lartë tensioni

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Foto ilustruese

Insituti i Studimeve Politike ka publikuar hartën e riskut elektoral për zgjedhjet e 2023-it si pjesë e një tradite që ky insitut e ka nisur qysh prej zgjedhjeve të vitit 2015. Qëllimi i hartës është paraqitja e potencialeve të mundshme për tensione, incidente dhe parregullsi elektorale në zona të caktuara.

Hartimi i dokumentit dhe i hartës bazohet në disa tregues cilësor dhe sasiorë.

Synimi i ISP nuk është fokusimi tek emrat e veçantë, por paralajmërimi drejtuar partive politike, kandidatëve, autoriteteve ligjzbatuese, autoriteteve të administrimit të votës, medias dhe vëzhguesve shqiptarë dhe ndërkombëtarë në zgjedhje. ISP vëren se në zgjedhjet e vitit 2021 lista e zonave “të nxehta” kryesohej nga Elbasani dhe Durrësi, zona ku realisht u shënuan incidente, përfshirë edhe ngjarje të rënda me humbje jete.

Por cilat janë zonat me riskun më të lartë për vitin 2023, sipas ISP?

“Tri bashki kanë koeficient të njëjtë negativ: bashkia Durrës, bashkia Kamëz dhe bashkia Vau i Dejës, ndjekur nga bashkitë Shkodër, Elbasan, Kavajë, Kurbin dhe Lezhë. Në bashkitë më problematike bëjnë pjesë edhe Kukësi, Malësia e Madhe, Shijak, Kruja, Dibra, Bulqizë dhe Hasi”, vëren ISP

Nga raporti rezultojnë edhe disa bashki, në të cilat situata zgjedhore është shumë më e qetë në të gjithë komponentët e saj dhe ku shanset për risk elektoral janë minimale. Të tilla janë bashkitë Pustec dhe Maliq, Roskovec dhe Delvinë, Patos dhe Gramsh, Belsh dhe Përmet, Libohovë dhe Kuçovë, Konispol dhe Dropull, Tropojë dhe Skrapar, etj. Merita specifike e këtyre zonave, sipas ISP, krahas treguesve objektivë, janë edhe vetë kandidatët për kryetarë bashkie dhe këshilltarë, të cilët kanë dëshmuar dhe dëshmojnë sjellje më të përgjegjshme dhe përpjekje për të zhvilluar procese zgjedhore sa më afër normave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor.

Harta e riskut elektoral (HRE) u krijua për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2015 për të vijuar në zgjedhjet e vitit 2017, 2019 dhe 2021. Qëllimi i HRE është paraqitja e potencialeve të mundshme për tensione, incidente dhe parregullsi elektorale në zona të caktuara.

Hartimi i dokumentit dhe i hartës bazohet në disa tregues cilësor dhe sasiorë, përfshirë

"Parimi mbetet i njëjtë: në zonat ku palët politike kanë diferencë minimale dhe ku ka grupe kriminale aktive, gjithnjë ka pasur incidente dhe parregullsi gjatë proceseve zgjedhore. Gara në zgjedhjet vendore është mazhoritare, një votë më shumë bën diferencën midis kandidatëve dhe në më shumë se 50% të bashkive fitorja e mandatit nuk lidhet vetëm me synime politike, por edhe projekte informale të grupeve mbështetëse, kryesisht grupe informale apo oligarkë", thotë ISP.

Për hartimin e HRE janë analizuar rezultatet në 10 vitet e fundit në zonat përkatëse, CV e individëve në garë dhe përbërja e drejtuesve reale të stafeve zgjedhore, niveli i përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë, specifika lokale që lidhen me përbërjen demografike, rolin e familjeve të mëdha apo firmave më të njohura private në zonë, rolin e individëve të njohur për rekorde kriminale, si dhe denoncimet që janë adresuar gjatë viteve për shkelje të legjislacionit zgjedhor, trafikim të votës apo presin ndaj votuesve.

"Stafi i ISP uron dhe dëshiron që parashikimet të mos jenë të sakta dhe në bashkitë me risk të madh zgjedhor të mos shënohet asnjë incident apo parregullsi zgjedhore, gjithsesi përvoja e zgjedhjeve 2015, 2017, 2019 dhe 2021 ka treguar përputhshmëri të lartë midis parashikimeve të hartës së riskut elektoral dhe zhvillimeve në terren"- thotë ISP./GazetaSi

3 VITE ME PARE

Veliaj: Edhe Enver Hoxha nuk ishte ‘non grata’ nga SHBA!

Fushata 2023/ Rama: Turp për demokratët të votojnë
Erion Veliaj

Në vitet e para pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, në Tiranë kishte një legatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Drejtuesi i saj, Harry Fultz, një person që krijoi një shkollë në Tiranë për të mësuar jo vetëm profesione, por edhe kulturën e demokracinë amerikane.

Disa vite më parë, autori i këtyre radhëve ishte duke lexuar një dosje voluminoze të Sigurimit të Shtetit, nga të paktat dokumente të bëra publike nga një ligj që mbart titullin sarkastik “për aksesin në….” pavarësisht në në praktikë bën pikërisht të kundërtën, shpall dosjet e komunizmit, dhe rrjedhimisht, mundësinë për të hetuar krimet e komunizmit, sekret shtetëror pa afat.

Mes morisë së idiotësive të shkruesve, kishte disa informacione faktike. Bëhej fjalë për një numër shqiptarësh, burra dhe gra, kryesisht ish-nxënës të Harry Fultzit, të cilët vizitonin këtë të fundit në rezidencën e tij në Rrugën e Elbasanit, në të njëjtin vend ku sot vijon të jetë Ambasada e Shteteve të Bashkuara. Ndërsa këta hynin e dilnin për të shkëmbyer biseda lirie, Sigurimi i Shtetit bënte rojë. Këta miq të Shteteve të Bashkuara, përfunduan të gjithë në burg, të ekzekutuar apo të internuar. Dy prej tyre, Loni Adami dhe Kol Kuqali, kanë sot një memorial në oborrin e ambasadës. Ata u vranë, nga regjimi i Enver Hoxhës, se ishin miq të Shteteve të Bashkuara, miq të lirisë. Dokumenti tregon se si një grua që kishte vajtur për çaj në ambasadën Amerikane, u arrestua dhe u torturua me synimin për të nxjerrë informacion mbi ndonjë komplot të mundshëm kundër regjimit. Nuk ka nevojë të kesh shumë fantazi të zhvilluar për të imagjinuar se si aty ku sot gjendet muzeu “Gjethi”, në bodrum, një grua ulëriste nën tortura për t’i shpjeguar xhelatëve se një bisedë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara nuk nënkuptonte doemos një komplot kundër regjimit.

Kjo histori e shkurtër, dhe fakti që disa nga ata që u ekzekutuan sot e të gjithë ditën kanë mbetur pa varr, më goditi si çekiç akulli në tru kur në media u shfaq një citim i kryebashkiakut, i cili thoshte: “Edhe Enver Hoxha nuk ishte ‘non grata’ nga SHBA”!

‘Non grata’ është një term i botës së diplomacisë dhe vjen nga latinishtja. Fjalë për fjalë, do të thotë: “i padëshirueshëm.” E kundërta, “grata”, do të thotë, “i dëshirueshëm.” A mundet që Enver Hoxha të ketë qenë ndryshe nga “non grata” në SHBA, pra të ketë qenë “grata” apo “i dëshirueshëm”?! Çfarë cektësie në njohuritë e historisë justifikon një banalitet të tillë, sugjerimin që njeriu që vrau miqtë e Shteteve të Bashkuara, jo se ata i kishin bërë gjë, por vetëm e vetëm për shkak se ishin miq të Shteteve të Bashkuara, të jetë “grata”, ndryshe nga, fjala vjen, Sali Berisha, që është “non grata”?

Banaliteti është i kobshëm. Erion Veliaj, me lehtësinë më të madhe, legjitimon Enver Hoxhën dhe e konsideron atë “grata” të amerikanëve, duke fyer kujtimin e mijëra shqiptarëve që panë nga Shtetet e Bashkuara me shpresë dhe dëgjuan Zërin e Amerikës si zëri i lirisë. Ai e bën këtë jo se është enverist, por për hatër të batutës. Për shembull, edhe Tom Doshi është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk e ndalon kandidatin socialist të Vaut të Dejës të shtrojë iftare me të për elektoratin ndërsa vetë Tom Doshi ka shpallur mbështetjen e hapur për Benet Becin, kandidatin socialist të Shkodrës. A është i gatshëm Erion Veliaj dhe shefi i tij Edi Rama, t’i thonë Doshit: “nuk e duam mbështetjen tënde sepse je non grata?”

Dhe më tutje, ka edhe një nongrata tjetër në Shqipëri, është ish-deputeti Aqif Rakipi. Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara e ka “emërtuar atë” për shkak të korrupsionit dhe “ndikimit që ai ka në një strukturë të krimit të organizuar në Elbasan.” Njerëzit e tij janë në Partinë Socialiste. I biri është deputet në Tiranë, me listën e Partisë Socialiste. Ai voton maxhorancën e Partisë Socialiste. Erion Veliaj, si përgjegjës për qarkun Tiranë, dukshëm ka mbështetjen e këtij grupi dhe ai vetë, i mbështet ata.

Pse shpallja non grata e tyre qenka ndryshe nga shpallja non grata e Berishës?

Komunistët dikur i ndanin njerëzit në dy grupe. Në “tanët” dhe në “armiq”. Ëdhe në betejën e sotme të paprinciptë për pushtet, Erion Veliaj nuk e ka problem të na legjitimojë Enver Hoxhën me një krahasim të pabazë dhe të na e shpallë atë “grata” në mënyrë krejtësisht të pavërtetë, për hatër të batutës së tij.

P.s. Sa për informacion historik, Shqipëria komuniste nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1947 deri në vitin 1991. Dy vende që nuk kanë marrëdhënie diplomatike janë dy vende armike. Enver Hoxha ishte armik i Shteteve të Bashkuara dhe armik i shumë shqiptarëve që u persekutuan gjithashtu./REPORTER.AL

fushata 2023

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje