6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga dita e zgjedhjeve lokale, kryetarët e partive vijojnë takimet me qytetarët shqiptarë. • Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e sotme në një intervistë në 'ëake Up', aty ku foli për politikën dhe jetën e tij. Në këtë intervistë, kreu i Qeverisë tha se nuk kanë asnjë kundërshtarë në fushatë. • Më tej, ai vijoi takimet në Mat dhe në Klos. Gjatë bisedës me socialistët, Rama nuk i kurseu dhe as mesazhet për demokratët, grave të së cilëve u kërkon që më '14 Maj', të mbyllin brenda banesave burrave të tyre, duke mos i lënë të votojnë për Berishën dhe për Metën. • Rama ka takuar sot dhe qytetarë të Bulqizës dhe të Peshkopisë. Me banorët Rama u kërkoi votat për PS-në ndërkohë që nuk i ndali akuzat ndaj opozitës. • Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga ana tjetër në një takim me shtabin në Tiranë, u shpreh se ka ardhur koha që bashkitë në vend të mirëqeverisen.
17 artikuj për këtë temë.
FIER- Kur 10 ditë kanë mbetur nga zgjedhjet lokale të 14 majit, Bashkia e Fierit dhe Armando Subashi po bëjnë çdo gjë që munden për të marrë sa më shumë vota. Kështu që Bashkia Fier për të 'ndjellë' votuesit kanë zgjedhur që të përgjysmojnë taksat për bizneset.
Siç duket edhe nga fatura e siguruar nga Dosja.al, tarifa e menaxhimit të mbetjeve për 2022, kushton 55,000 lekë. Ndërsa për këtë vit është paguar 25,000 lekë. Për të njëjtin muaj, veçse në 2 vite të ndryshme, njëri prej tyre zgjedhor.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar ditën e sotme me shtabin elektoral të Tiranës. Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se më 14 maj çdo qytetar duhet të votojë për ndryshimin dhe për rikthenien e llogaridhënies. Meta gjithashtu u shpreh se ka ardhur koha që t’i jepet fund vjedhjeve kriminale që iu janë bërë shqiptarëve.
“Deri në 14 maj na duhet punë, vrap për t’i treguar çdo qytetari të votojë ndryshimin. Qytetarët e Tiranë dhe Shqipërisë nuk mundet që këtë moment të rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e kombit tonë, ta neglizhojnë, Duhet ti japim fund eksperimenteve me kombin tonë. Ajo që e mbron Shqipërinë është vota, ju bëj thirrje që çdo sekondë ta kalojmë me të afërmit tanë, komshinjtë tanë, edhe me punonjësit e administratës. Sot është dita e lirisë së shtypit dhe siç e dinë Shqipëria është e fundit. Do të paguajmë 100 e ca mln euro për Becchetin për qefin e Ramës. Kanë nisur procese të tjera ndërkombëtare për shkak të veprimeve arbitrare që ka bërë kjo qeverinë. Është kjo liri që tmerron këtë pakicë uzurpatore dhe mbi të gjitha liria e zgjedhjeve që po vjen për pak ditë. Ndaj edhe bën veprime antiligjore ndaj qytetarëve. Në vendin tim në vendin tënd , një kokë e çmendur të gjithë i çmend. Ndaj kjo kokë e çmendur ka vënë fytyrën e saj në 61 bashki duke treguar se ka 61 kukulla. Ramës i duhen që të firmosin fët e fët. Inceneratorët ekzistojnë vetëm në imagjinatën e Ramës, kukullat e tij nuk pranojnë të dali në asnjë debat”, tha Meta.
DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka lëvduar zv.kryeministren e tij, Belinda Balluku. Në fjalën e tij gjatë një takimi në Dibër, kryeministri Rama tha se Belinda Balluku ka treguar devotshmëri për qarkun e Dibrës.
"Ky qark ka dhe një avantazh tjetër që ka Belindën këtu, që është burri më i fortë që kemi në qeveri. Përveçse është grua, nënë, shoqe, është kokderre e madhe dhe e keni parë sa shumë rri këtu me ju. Sa e kërkoj thotë jam në Dibër. Kemi vendosmërinë që t'i japim një shtysë të fortë këtij qarku,"-tha Rama.
TIRANË- Gabriel Escobar ka huazuar gjuhën e maxhorancës gjatë kësaj fushate zgjedhore për të përcjallë një mesazh. Sipas tij, të votosh për koalicionin Berisha-Meta për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një kthim pas për vendin. Deklaratën e ka bërë në një intervistë që ka dhënë për Report Tv, ku i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar tha se aleanca mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përkthehet si një hap pas.
“Për mua nuk e di pse njerëzit duhet të shohin mbrapa në të shkuarën për aq kohë sa mund të shikojnë drejt së ardhmes. Do të preferoja të mos komentoja shumë rezultatin zgjedhor, por dua të sjell në vëmendje progresin që ka bërë Shqipëria për këto 30 vite. Shqipëria ka ecur përhapa në integrimin eurtoatlantik dhe ka ngritur nivelin e besueshmërisë në arenën ndërkombëtare që kurrë nuk e ka pasur më parë, dhe ka shumë sfida që duhet të përfshihen në programimin e agjendën,”-u shpreh ai.
Në vizitat që Gabriel Escobar ka bërë më parë në Shqipëri, e ka shprehur disa herë se edhe nëse Sali Berisha fiton zgjedhjet, "non grata" nuk do t'i hiqet. Duke e cilësuar si “e shkuara e vendit”, Escobar tha në këtë intervistë se SHBA është shumë e qartë në qëndrimin e saj ndaj personave që janë sanksionuar për “korrupsion” dhe “minim të demokracisë”. Po ashtu, në të gjitha takimet e tij por edhe të zyrtarëve të tjerë amerikanë, duket se është planifikuar takimi me Berishën dhe me mbështetësit e tij.
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së sotme në Bulqizë është kapur me një fëmijë të vogël. Kjo vetëm e vetëm pasi fëmija bërtiti gjatë fjalës së kryeministrit 'Rama Ik'. Rama u quajti fëmijen një hudhër, që ka bërtitur vetëm se i kanë ofruar 1 qind lekë.
"Ja e tha ai 'Rama ik'. Doli hudhra bërtiti 'Rama Ik',tashi vjen këtu bërtet e ikën me vrap merr 1 qind lekshin. Dhe kur prindërit e tij shkojnë votojnë për ata. Prapë te kromi përfundon ai fëmija," tha Rama.
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama ka krahasuar opozitën ditën e sotme me kafshët. Nga Bulqiza, Rama fillimisht quajti kandidatët e opozitës fillimisht minjë kormi, por nuk u ndal me kaq. Pasi disa sekonda më vonë i krahasoi me qentë e rrugëve.
"Ça do bini këtu prapë minjtë e kromit e do i fusni në bashki. Se vetëm për atë e duan bashkinë, për veten e tyre. Karroca me qen rrugësh nuk tërhiqet, për te lehur dhe për të kafshuar kur nuk e ke mendjen po, atë e bëjnë. Siç kafshojnë ndonjë që kalon rrugën me vrapë. Me ata do e shpëtoni Bulqizën ju, *imiton qenin duke bërë ham-ham,"-tha Rama.
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kreun e Partisë së Lirisë ditën e sotme nga Bulqiza. Rama me banorët gjatë fushatës elektorale ka ironizuar kërkesën e Metës për transparencë, duke theksuar se kur vjen ai duhet që të ruajnë xhepat. Po ashtu Rama shtoi se ata çfarë nuk kanë bërë që ta kthejnë Metën në rrugën e duhur.
"Me kë do i bëjë ky projektet e Bulqizës? Me non gratën, apo me Like Floririn? Po kur thotë Likja, “duam transparencë”. E keni parasysh? Që kur të afrohet Likja duhet të futësh duart në xhep të mbrosh xhepat se çfarë nuk kemi bërë për ta sjellë Liken në rrugë të mbarë. Nuk kemi lënë gur pa luajtur, se thamë hajde e kemi pasur shok, mos ta lëmë të ikë për lesh, por Likja e ka mendjen për keq dhe ashtu për keq vazhdon duke u bërë paterica qesharake e një non grate dhe ju tani do merrni një që ua ka sjellë non grata me Liken dhe do e fusni në bashki? E çdo bëjë ai pastaj? Me kë do punojë ai me Belindën? Apo do ikë me vrap kur të vijë Belinda këtu se Belinda është burri më i fortë që kemi në qeveri sa për dijeni. Çfarë do bëjë ai?', tha Rama
TIRANË- Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe homologun e PS-së, Damian Gjiknurin për vjedhje votash në Elbasan. Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Flamur Noka tha se Rama ka urdhëruar Gjiknurin të bëjë gati platformën e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve.
Ai ka publikuar në një deklaratë për mediat emrat e personave që sipas tij ishin gati për të blerë votat.
"Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ disponon të gjithë të dhënat që zyrtarët e Bashkisë Elbasan, nën mbrojtjen e Damian Gjiknurit, po bëjnë gati grupin e gatshëm për blerjen dhe manipulimin e votës. Personat e përfshirë në këtë skemë kriminale të shpërndarjes së parave koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i ka identifikuar, ata janë publikë, ata janë drejtorë të Bashkisë Elbasan. Me moton ‘paratë në këmbim të votave’ në Bashkinë Elbasan po hidhen në veprim me thasë në dorë: Leli Kraja-Administrator i EcoAlb (shoqërisë që i shërben Inceneratorëve). Andri Mehja-Drejtor i INUK, Bashkia Elbasan. Ergys Kateshi-Drejtor i Doganës Elbasan Gentian Darzeza-Punonjës i Bashkisë Elbasan. Astrit Muzhaqi-Punonjës i Bashkisë Elbasan, si dhe Mehmet Peqini. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ është kujdesur që në Elbasan të bëjë një fushatë të qetë, pa incidente dhe qytetare, ashtu siç kundër se është edhe kandidati ynë i dalë nga primaret, dhe pasi jemi të sigurt te fitorja e Luçiano Boçit. I bëjmë thirrje të menjëhershme Partisë Socialiste, dhe drejtpërdrejt Edi Ramës që të tërheqë ekipin e hajdutëve të votës, pasi po monitorohen dhe nuk do të lejohen në skemën e tyre të vjedhjes,"-tha Noka.
Përgjigje ka marrë nga sekretari i përgjithshëm i socialistëve, Damian Gjiknuri u është përgjigjur duke thënë se kundërshtarët politikë po përgatisin alibinë për humbjen e radhës në Elbasan, ku ai është drejtues politik. Në një intervistë për Report TV, Gjiknuri u shpreh se akuzat e tilla janë pjesë e ciklit me 4 faza të opozitës, ku faza e fundit është gjetja e një preteksti për humbjen.
“Ata kanë 4 faza. Fillimisht ishte dezinformomi kur thonin se Gledian Llatja nuk do kandidojë më, më pas hapën fjalë që Elbasani do lihet zonë e lirë. Ky ishte dezinformomi i dytë. Pas iedhe këto fjalë i mori era, kaluan në fazën e mashtrimit publik ku kemi parë çudira si premtime elektorale të karakterit të ndërtimit disney land apo kthimi i Elbasanit në një kinostudio të re. Apo kur Boci del me një kompani fiktive atje dhe thotë se do sjellë 400 milionë euro. Mashtrime të nivelit të vitit 1991 ku vinte një i huaj fliste anglisht për të gënjyer mendjen e shqiptarëve të varfër,”- u shpreh Gjiknuri.
DEKLARATË PËR MEDIA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, FLAMUR NOKA
Të nderuar qytetarë
Në panik se njerëzit i kanë braktisur dhe po i refuzojnë kudo, në çdo lagje të qytetit të Elbasanit, apo njëri administrative, Edi Rama ka urdhëruar Damjanin të bëjë gati platformën e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve. Të refuzuar dhe të përbuzur ata kanë shpresën tek zbatimi i skemës kriminale, dhe të njohur, të vjedhjes së zgjedhjeve. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ disponon të gjithë të dhënat që zyrtarët e Bashkisë Elbasan, nën mbrojtjen e Damian Gjiknurit, po bëjnë gati grupin e gatshëm për blerjen dhe manipulimin e votës. Personat e përfshirë në këtë skemë kriminale të shpërndarjes së parave koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i ka identifikuar, ata janë publikë, ata janë drejtorë të Bashkisë Elbasan. Me moton ‘paratë në këmbim të votave’ në Bashkinë Elbasan po hidhen në veprim me thasë në dorë: Leli Kraja-Administrator i EcoAlb (shoqërisë që i shërben Inceneratorëve). Andri Mehja-Drejtor i INUK, Bashkia Elbasan. Ergys Kateshi-Drejtor i Doganës Elbasan Gentian Darzeza-Punonjës i Bashkisë Elbasan. Astrit Muzhaqi-Punonjës i Bashkisë Elbasan. si dhe Mehmet Peqini. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ është kujdesur që në Elbasan të bëjë një fushatë të qetë, pa incidente dhe qytetare, ashtu siç kundër se është edhe kandidati ynë i dalë nga primaret, dhe pasi jemi të sigurt te fitorja e Luçiano Boçit. I bëjmë thirrje të menjëhershme Partisë Socialiste, dhe drejtpërdrejt Edi Ramës që të tërheqë ekipin e hajdutëve të votës, pasi po monitorohen dhe nuk do të lejohen në skemën e tyre të vjedhjes. Ta harrojnë se demokratët dhe qytetarët e Elbasanit do të qëndrojnë duarkryq. Ta harrojnë se ata do të mund të tjetërsojnë fitoren tonë në Elbasan. Çdo njeri që implikohet në këtë skemë kriminale do të ketë përgjigje. I bëjmë thirrje të menjëhershme, institucioneve të ligjit dhe rendit të mos bëjnë spektatorin përballë këtyre skenave por të marrin përgjegjësitë që u ngarkon ligji. I bëj thirrje SPAK të marrë nën hetim personat e mësipërm, si zbatuesit e projektit të blerjes dhe tjetërsimit të votës në Elbasan. Neni 328/a e Kodit Penal e thotë qartë se; ‘përdorimi i pozicioneve publike në funksion të fushatave zgjedhore dënohet me burg’. Sikundërse shpërndarja e parave për të blerë votën, është krim elektoral dhe dënohet me burg. Një gjë duhet ta ketë të qartë Edi Rama që e ka siklet të madh Elbasanin, ku brenda 10 ditësh ka ardhur 3 herë. Asnjë presion, asnjë shantazh asnjë blerje vote nuk do ta shpëtojë Edi Ramën dhe rilindjen nga humbja e sigurtë që e pret në Elbasan, më 14 maj. Edi Rama e di mirë, prandaj po vjen shpesh në Elbasan. E di mirë se shpresa për fitore i ka humbur dhe për të shmangur humbjen, po bën gjithçka për të tjetërsuar vullnetin nëpërmjet parave të korrupsionit. Qytetarët e Elbasanit e kanë marrë vendimin. Luçiano Boçi do të jetë kryetar i ri i Bashkisë Elbasan mbrëmjen e 14 majit. Fitorja nuk ndalet, të ruajnë dhe të bëjnë kujdes sepse nuk do të mund ta ndalojnë fitoren e Luçiano Boçit.
MAT- Kryeministri Edi Rama në çdo vend që shkon për të bërë fushatë, përmend gratë dhe vajzat si një "forcë" të rëndësishme. Edhe pse ka thënë dhjetra qindra herë shprehjen e Margaret Thatcher për gratë se: Nëse doni që diçka të thuhet, kërkoni një burrë; Nëse doni që diçka të bëhet, kërkoni një grua, e pa të udhës që ta përsëriste sërish. Por vetëm disa sekonda më pas, harroi fare se çfarë tha. Kur një grua i kërkonte me ngulm që të fliste me të, Rama nuk e fshehu dot sjelljën e keqe edhe pse tentoi të fshihej disa herë pas fjalës "të lutem" dhe "zonjë".
"Të lutem se do të të takojë unë më mbrapa unë po flas me gjithë njerëzit, si do të të takoj tani?! O zonjë do të të takoj pastaj, të lë njerëzit dhe të flas me ty, se nuk po të kuptoj?,"-tha në fjalën e tij, Rama.
Ndërkohë që dje, gjatë takimit në Devoll, Rama u tregua totalisht indiferent, madje dhe i ktheu kurrizin një të moshuare kur ajo iu rrëzua para syve. Rama i mori lulet dhe vazhdoi me kërcimin e tij.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përmendur gjatë takimit me socialistët përfshirjen e këngëtarëve në fushatë zgjedhore. Rama tha se opozita ka nisur t'i sulmojë këngëtarët që kanë mbështetur Erion Veliajn, duke shtuar me ironi se më pas do sulmojnë edhe pemët.
'Ku i gjejnë më tipikët e dembelizimit, më tipikët e hipokrizisë e dhunës verbale. I gjejnë se ashtu i duan. Sa flet njëri bëhet armik menjëherë. Ka nisur tani sulmi me këngëtaret që mbështesin Lali Erin. Imagjino, prit tani të sulmojnë pemët'
TIRANË-"Nisma Thurje" organizoi një takim me banorët e Kombinatit. Kryetari i "Nismës Thurje", Endrit Shabani i cili kryeson edhe listën për Këshillin Bashkiak, u shpreh se në thelb beteja politike e "Nismës" është mes brezave, po edhe për padrejtësinë që i është bërë brezit të shkuar.
“Prindërit e mi, punuan një jetë për të ndërtuar vepra publike, të cilat sot janë privatizuar. Ata që i privatizuan sot janë miliarderë, ndërsa prindërit e mi marrin një pension qesharak. Halli i prindërve të mi është si të paguajnë ilaçet, halli i atyre që e morën vendin peng që në 1990-ën është se ku të fshehin paratë që na kanë vjedhur”.
Më tej Shabani u ndal edhe tek llogaridhënia e klasës së vjetër politike. Duke hequr një paralele me marrëdhëniet kontraktuale ai i ftoi qytetarët që të reflektojnë se në cilin profesion dikush mund të shkelë kontratën pa u ndëshkuar.
“Më thoni një profesion ku dikush mund të të marrë paratë për 33 vjet, dhe pas 33 vitesh ai të thotë se ‘i duhen edhe 4 vite të tjera për të bërë punën për të cilën e ke paguar’?”, u shpreh Shabani.
Kandidati tjetër për Këshillin Bashkiak, Pano Soko, foli për rëndësinë që ka ndryshimi i klasës politike për të penguar valën e lartë të emigracionit të të rinjve.
“Ne na duhet të kthejmë ata që kanë ikur. Por që të vijnë ata që kanë ikur, duhet të ikin këta që janë në pushtet”, tha ai.
Në mbyllje të takimit, aktivistët e "Nismës" marshuan në rrugët e Kombinatit duke diskutuar me qytetarë dhe bizneset e vogla të zonës. /Dosja.al
MAT- Kryeministri Edi Rama kërkon nga qytetarët shqiptarë që të mos e votojnë Sali Berishën dhe Ilir Metën. Teksa ishte i pranishëm ditën e sotme në një takim në Mat, Rama tha se: Nuk ka ofendim më të madh për kujtimin e tyre sa të shkohet dhe ti jepet vota një force që është kthyer ne pengun e një njeri të vetëm për hallet personale dhe hallet me drejtësinë”.
“Ata që sot rikthen rikërkojnë vota pa pikën e turpit, nuk kanë pasur asnjë sens të zhvillimit të qyteteve. I kanë ndarë njerëzit si mish për top, e kanë propaganduar demokracinë si monopolin e tyre, duke i trajtuar socialistët si komunistë, si persekutorë edhe pse për ironinë më të madh e të fatit dhe talljen më të madhe të atyre që kanë qenë të persekutuar, që kanë pasur të vrarë për shkak të komunizmit, në krye kishin një ultra komunist, jo nga ata të ndershmit, por nga ata që për karrierë dhe për ambicien për pushtet ishin gati të bënin çdo gjë, të ndërronin edhe maskën. Sot që ajo maskë është çjerr nga aleati më i madh i Shqipërisë SHBA dhe është bërë një maskë e papërdorshme dhe e padëshiruar jo vetëm në SHBA, por në të gjithë Evropën, është e pakonceptueshme se si ka ende njerëz të ndershëm, por jo njerëz që janë të lidhur me interesa, ata janë parazitë që i shkojnë mbrapa për pushtet. Ka akoma njerëz që i japin besim, votë dhe harrojnë
Shqiptarët nuk mund dot që me votën e tyre ti kthejnë kurrizin aleatëve dhe partnerëve. Në emër të asgjëje dhe askujt. Prandaj është shumë e rëndësishme për të gjithë ata njerëz që në emër të së shkuarës vazhdojnë të mbajnë veten peng, që të reflektojnë mbi ketë gjë. Keti ka një histori të të djathtës që vjen prej një të shkuare, ku është shumë e qartë pse njerëzit ndihen të lidhur me atë traditë, i siguroj ata që të gjithë ata që i kanë përfaqësuar të djathtë, të gjithë ata që kanë pasur lidhjet me monarkinë dhe lëvizjet patriotike do të rrotullohen në varr kur nipërit e mbesat të shkojnë të japin votën e tyre për një forcë që drejtohet nga një individ që aleatët i kanë vënë kryqin. Historia e asaj të djathte, historia atyre gjyshërve që për shkak të komunizmit vuajtën aq shumë është historia e një miqësie të pangeociueshme me SHBA. Nuk ka ofendim më të madh për kujtimin e tyre sa të shkohet dhe ti jepet vota një force që është kthyer ne pengun e një njeri të vetëm për hallet personale dhe hallet me drejtësinë”
TIRANË- Belind Këlliçi, Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” akuzoi Veliajn për diskriminim të njësie administrative Laprakë. Ai ka zhvilluar takime me banorë të kësaj zone, të cilët paraqitën problematikat që ata hasin çdo ditë duke nisur nga mungesa e asfaltimit të rrugëve e deri tek institucionet arsimore.
Këlliçi ka garantuar qytetarët se do të jetë në krahë të tyre pas 14 majit, ndërsa shprehu shqetësimin se në Laprakë pronarët rrezikojnë të mbeten pa prona pasi nuk kanë certifikata pronësie, rrugët janë të amortizuara, në banesë nuk kanë ujë, mbetjet urbane janë ngado. Në takimin me Këlliçin, banorët ngritën shqetësimin e projektit të hekurudhës, i cili rrezikon t’i ndajë në dy pjesë, duke ndërprerë marrëdhëniet mes komunitetit dhe familjeve.

PJESË NGA FJALA E KËLLIÇIT:
Fjala ime është që ai projekt do të bëhet realitet pas 14 majit. Mbikalimet që janë kaq të nevojshme në këtë zonë, që kërkohet me u lidh të dyja zonat bashkë, nuk kushtojnë asgjë në një buxhet prej 246 milionë eurosh që ka bashkia e Tiranës.
Shihni këtu, shihni ku kalojnë makinat përditë. Shife ku kalojnë makinat, shife këtë këtu! Kjo ka qenë kërkesë e banorëve, që kanë thënë: Belind na jep mundësinë që ne të tregojmë realitetin se nuk e shohim kurrë, as në media as në rrjete sociale, askund. Unë jam këtu për t`i shërbyer qytetarëve. Qytetarët e Tiranës nuk duhet të kenë më dallime. As të djathtë e as të majtë, as me parti e as pa parti. Jemi të gjithë qytetarë të Tiranës. Imagjinoni një nënë të re, me karrocën me fëmijë, që kalon në këtë rrugë. Kjo rrugë është në këtë gjendje tani që është thatë, po kur bie shi? Po kur bie shi, me çizme, 2023. Erion Veliaj 12 ditë e ka afatin e skadencës, 12 ditë! Vetë me dorën e vet, Veliaj dhe Kryeministri kanë firmosur 430 milionë euro për pastrimin e Tiranës, shiheni ku është! Shiheni, jemi në Laprak. Jemi 3 kilometra nga qendra e Tiranës, nga zemra, nga “Sheshi Skënderbej”. Kalojnë fëmijë këtu, a kalojnë fëmijët tuaj këtu, nipër e mbesa?! Kalojnë këtu çdo ditë. Çdo ditë”,-tha Këlliçi, duke vënë theksin te faktin se pastrimi është një nga arsyet e aferës së inceneratorëve, që sot i kushton miliona euro taksapaguesve.
Jeni me ju mbajt peng me ju marr votën, këtë e dinë njerëzit. Te kutia e votimit mos harroni, jeni ju edhe Zoti, nuk ju sheh njeri tjetër. Ndëshkojini këta për të gjithë këtë padrejtësi që ju bëjnë. T’i ndëshkojmë këta me votë për gjithë këtë padrejtësi që ju bëjnë. Të mbajnë llogari, të dalin para ligjit për si i kanë vjedhur qytetarët se janë vjedhur lekët e tua.
TIRANË- Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e nisi duke realizuar një intervistë. Teksa ishte i ftuar në 'Wake up', ai foli për disa tema që kishin të bëjnë me politikën, jetën private dhe pasionet e tij. Një prej tyre është së fundmi edhe podkasti.
Rama u shpreh se është frymëzuar nga gazetari britanik Alastair Campbell.
“Kisha kohë që e mendoja, por fakti që kam marrë gjithë këtë hov zëri në vesh tregon se njerëzit kanë nevojë të jenë në hapësirën e jetës së tyre ku të mos jenë të imponuar nga imazhi, por të mund të shijojnë një bisedë që zakonisht është më e thellë se sa biseda që bëhet në televizor dhe mua vetë më ka tërhequr për 2 arsye, e para se podcasti sjell më shumë njerzillëk në komunikimin e përditshëm publik dhe ne kemi shumë nevojë për njerzillëk në hapësirën e komunikimit mediatik. Alastair Campbell ka qenë shtysë”, tha Rama.
Rama bëri një koment edhe për të gjithë kritikët e këngës që ka zgjedhur për fushatën e zgjedhjeve vendore.
“Nuk është tallava, është kombinim mes hip hop me muzikën tradicionale. E shijoj shumë edhe tallavanë. Tani këta hundëhollët e buzëhollët që kanë problem me tallavanë, ju siguroj që nuk e kanë dëgjuar kurrë Bethoven nga fillimi deri në fund”, tha ai.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do e donte një takim me Dritan Hoxhën. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në 'ëake Up', Rama tha se nëse do kishte mundësi do të darkonte me Presidentin e Top Medias, Dritan Hoxhën.
Pyetja: Ka një njeri që ju mungon?
Rama: Dritan Hoxha, e pashë këtu në një foto, lum si ju që e nisni mëngjesin këtu, pa qënë të detyruar që t'ju shohin njerëzit fytyrën. E pashë Tanin aty dhe pata një drithërimë. Nëse do kisha mundësi që të ktheja dikë për të ndenjur një darkë janë ata që mungojnë, Tani do ishte i pari që do e ftoja
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm në 'ëake up'. Gjatë intervistës ai u pyet për shumëçka, e një prej tyre kishte lidhje edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Ai u pyet se çfarë do bënte më shumë për kryeqytetin, e si për habi, Rama tha se do bënte më shumë dhe më mirë.
Pyetje-Do bëni ndryshe ju për Tiranën?
Rama: E para është themelore për një kryetar bashkie që të ketë derën e hapur, për të diskutuar për projekte dhe për të marrë mbështetje. Ka lindur me këmishë, se e kam në gjak atë eksperiencë aq shumë, sa e kap veten kur shkoj jashtë, jam me fiksime që mbeten, shoh ku i kanë kazanat e plehrave, a i kanë a nuk kanë plehrat. Duke e pasur në gjak këtë eksperiencë, e mbështes dhe e nxis Lali Erin. Pastaj ka gjëra që do i bëja ndryshe, që do i bëja më mirë nuk diskutohet, këto pastaj janë detaje. Gjërat që bëjmë i bëjmë bashkë, ai ka detyrë që të mendojë 24 orë për Tiranën. Duhet të vijë me propozime që nuk i mungojnë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se betejën për zgjedhjet e 14 majit e ka me arritjet dhe jo me kundërshtarët. I ftuar sot në “Wake up”, kreu i qeverisë tha se kjo është fushatë ndryshe dhe nuk e ndien si betejat e tjera me kundërshtarë, por përcaktuese për të ecur përpara. Sa i përket bashkive më të rrezikuara për PS, Rama tha se Tirana është më e vështira edhe për shkak të numrit të lartë të popullsisë.
“Në të gjitha fushata kjo është një fushatë ndryshe, nuk e ndjej si një betejë si të tjerat me kundërshtarë konkret. E ndjej si përcaktuese për të ecur përpara. Patjetër që si kemi bërë gjërat mirë. Duke e parë nga afër bilancin, kemi bërë gjëra të mira në bashki, qytetet janë të pastra, përjashto Shkodrën. Akoma sot vazhdojnë kazanët mbushen me plehra rrinë me ditë në rrugë. Qytetet sot nuk kanë probleme me ujin e pijshëm, sot mbulojmë më shumë sesa mbulohej përpara 90-tës. Në te gjitha qytetet nuk është refreni “do tju sjellim ujë”, pjesa më e madhe e ka. Tirana është më e vështira se ka një rritje të madhe të popullsisë. Është shumë e rëndësishme të përmirësojmë bilancin. Nuk është fushatë konfrontuese, kemi preferuar ta mbajmë komunikuese, nuk janë kundërshtarët në sensin e përplasje. Kemi shumë pak bashki që janë në diskutim. Një kandidat është më shumë sesa një person, është një burim energjie që ka të bëjë me mbështetjen që ka, ka të bëjë me forcën që përfaqëson, nëse është i pavarur ka të bëjë me atë shtresë apo grup që mund të jenë bashkuar për ta mbështetur.”- tha Rama në Wake up.