Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një vrasje në familje ka tronditur sot Durrësin. • Esmerald Balla i ka marrë jetën babait të tij, 62-vjeçarit, Enver Balla dhe më pas trupin e pajetë e ka hedhur në pus. • Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur që në fillim të muajit gusht, pasi djali me datën 13 gusht e ka denoncuar në polici humbjen e babait. • Policia përmes një njoftimi zyrtar ka zbardhur dinamikën e vrasjes së ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku thuhet se Esmerald Balla sipas policisë ka denoncuar se i ati më 13 gusht është larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe se pas kësaj kësaj, babë e bir i kanë shkëputur kontaktet. • Po ashtu 30-vjeçari ka deklaruar se ka dyshime se kjo grua mund të ketë vrarë të atin, sepse sipas tij ai nuk kishte arsye të ikte nga banesa. • Ndërkohë më tej në njoftimin e policisë thuhet se djali tjetër kishte ardhur nga Italia, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa. • Pas ardhjes në Durrës, ai ka kallëzuar në polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. • Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime. • Pas këtyre fakteve, policia ka ngritur dyshime se ngjarja ishte krim në familje. • Pas hetimeve dhe kërkimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi Esmerald Ballës, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari. • Më tej thuhet se 30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë. • Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes. • Kjo vrasje risjell sërish në vëmendje tragjedinë në familjen Meta në të njëjtin fshat, ku kryefamiljari Pëllumb Meta u vra nga tre fëmijët e tij dhe më pas u varros në kasollen pranë banesës së tyre.
11 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Policia e Durrësit ka publikuar videon nga momenti i arrestimit të 30-vjeçarit, Esmerald Balla i cili ka vrarë me armë zjarri të atin e tij, Enver Balla. Po ashtu në videon e policisë shfaqen edhe pamje nga pusi ku i riu kishte hedhur trupin e të atit pas vrasjes.
Më herët përmes një reagimi zyrtar, policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes së ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit. Esmerald Balla sipas policisë ka denoncuar se i ati më 13 gusht është larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe se pas kësaj kësaj, babë e bir i kanë shkëputur kontaktet.
Po ashtu 30-vjeçari ka deklaruar se ka dyshime se kjo grua mund të ketë vrarë të atin, sepse sipas tij ai nuk kishte arsye të ikte nga banesa. Ndërkohë më tej në njoftimin e policisë thuhet se djali tjetër kishte ardhur nga Italia, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa. Pas ardhjes në Durrës, ai ka kallëzuar në polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.
Pas këtyre fakteve, policia ka ngritur dyshime se ngjarja ishte krim në familje. Pas hetimeve dhe kërkimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi Esmerald Ballës, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.
Më tej thuhet se 30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë. Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.
DURRËS- Kushërira dhe njëkohësisht komshija e familjes Balla në Durrës ka reaguar lidhur me krimin në familje. Sipas saj autorin dhe babain e tij i ka kushërinj dhe se dyshja nuk kanë patur më parë konflikte.
E afërmja shprehet më tej se Esmeraldi dhe Enveri jetonin bashkë në një shtëpi.
"Autorin e kam kushëri të parë, edhe Enverin! Nuk kanë patur konflikte, punonin bashkë, shisnin qumësht, bënin Kurban për Bajram. Mbrëme erdhi policia këtu, e ka hedhur në një pus atje, pa ujë. Jetonin bashkë. Tani bënë dasmë u kënaqëm, dy çuna i ka në Itali, një është kthyer. Jam shokuar, s’ka pasur konflikte, s’kemi dëgjuar gjë. Enverit i vdiq gruaja, u martua sërish,. Mori një grua shtëpiake. Dëgjuam që ka humbur, sikur ka vjedhur 75 milionë lekë në shtëpi." u shpreh e afërmja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku 62-vjeçari Enver Balla i raportuar sot nga familjarët i zhdukur prej 20 ditësh, është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, i cili më pas ia ka hedhur trupin në pus. Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.
Djali e ka pranuar krimin para policisë, ndërsa ka thënë se e kishte vrarë të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash. Sipas raportimeve, hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.
DURRËS- Policia përmes një reagimi zyrtar ka zbardhur dinamikën e vrasjes së ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit. Esmerald Balla sipas policisë ka denoncuar se i ati më 13 gusht është larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe se pas kësaj kësaj, babë e bir i kanë shkëputur kontaktet.
Po ashtu 30-vjeçari ka deklaruar se ka dyshime se kjo grua mund të ketë vrarë të atin, sepse sipas tij ai nuk kishte arsye të ikte nga banesa. Ndërkohë më tej në njoftimin e policisë thuhet se djali tjetër kishte ardhur nga Italia, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa. Pas ardhjes në Durrës, ai ka kallëzuar në polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.
Pas këtyre fakteve, policia ka ngritur dyshime se ngjarja ishte krim në familje. Pas hetimeve dhe kërkimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi Esmerald Ballës, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.
Më tej thuhet se 30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë. Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës
Kallëzoi në Polici se babai i tij ishte larguar nga banesa dhe se kishte humbur kontaktet me të, Policia, pas tri javësh hetime të thelluara dhe pas kërkimeve, zbardh ngjarjen dhe gjen trupin e 62-vjeçarit.
Policia vuri në pranga 30-vjeçarin, i cili kishte vrarë me armë zjarri pistoletë babanë dhe e kishte hedhur në një pus. Policia gjeti dhe sekuestroi armën me të cilën 30-vjeçari kreu vrasjen.
Pas një pune intensive hetimore të bërë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit E. B., 62 vjeç.
Shtetasi E. B., 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, Durrës, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, ishte larguar nga banesa, me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.
Gjithashtu, ky shtetas ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.
Djali tjetër i shtetasit E. B., shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.
Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.
Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të shtetasit E. B., konkretisht shtetasi E. B., 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.
30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë.
Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor ka gjetur trupin e shtetasit E .B., dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.
Trupi i shtetasit E. B. u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit, për ekzaminim mjeko-ligjor. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedural i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.
DURRËS- Është publikuar fotoja e 30-vjeçarit Esmerald Balla i cili vrau babanë në Shënavlash të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku 62-vjeçari Enver Balla i raportuar nga familjarët i zhdukur prej 20 ditësh, është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, i cili më pas ia ka hedhur trupin në pus. Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.
Djali e ka pranuar krimin para policisë, ndërsa ka thënë se e kishte vrarë të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash. Sipas raportimeve, hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.
Por kjo nuk është ngjarja e vetme e të tilla përmasave në fshatin Shënavlash të Durrësit. Në muajin Shkurt po në të njëjtin fshat është vrarë nga fëmijët 49-vjeçari Pëllumb Meta. Meta u ekzekutua në banesën e tij më 10 shkurt nga 3 fëmijët e tij, Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta.
DURRËS- Policia ka ndaluar 30-vjeçarin, Esmerald Balla, i cili dyshohet si autori i vrasjes së babait të tij Enver Ballës. 30-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit para policisë, ndërsa ka thënë se e ka vrarë se i ati i ka marrë para.
Sipas informacioneve policia ka sekuestruar edhe armë me të cilin i riu ka kryer krimin e rëndë. Enver Balla dyshohet të jetë vrarë mbi 20 ditë më parë, pasi familja e kishte denoncuar të zhdukur.
Pasi policia ngriti dyshimet se kishin të bënin me krim brenda familjes kanë përgjuar familjarët dhe telefonin e djalit, autorit të dyshuar të vrasjes, Esmerald Ballës.

DURRËS- Është publikuar fotoja e 62-vjeçarit të vrarë nga djali në Shënavlash të Durrësit. Enver Balla dyshohet të jetë vrarë mbi 20 ditë më parë, pasi familja e kishte denoncuar të zhdukur.
Pasi policia ngriti dyshimet se kishin të bënin me krim brenda familjes kanë përgjuar familjarët dhe telefonin e djalit, autorit të dyshuar të vrasjes, Esmerald Ballës.
Vetë ky i fundit e ka pranuar para policisë se ka vrarë të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrë, ku 62-vjeçari Enver Balla i raportuar nga familjarët i zhdukur prej 20 ditësh, është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, i cili më pas ia ka hedhur trupin në pus.
Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Djali e ka pranuar krimin para policisë, ndërsa ka thënë se e kishte vrarë të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.
Sipas raportimeve, hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.
DURRËS- Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në fshatin Shënavlash në Durrës, ku djali Esmerald Balla ka vrarë babain e tij Enver Balla. I riu dyshohet se vrasjen e ka bërë rreth 20 ditë më parë, ku trupin e pajetë të babait e kishte futur në një pus. Ndërkohë që më pas e ka denoncuar në polici sikur 62-vjeçari kishte humbur.
Por kjo nuk është ngjarja e vetme e të tilla përmasave në fshatin Shënavlash të Durrësit. Në muajin Shkurt po në të njëjtin fshat është vrarë nga fëmijët 49-vjeçari Pëllumb Meta. Meta u ekzekutua në banesën e tij më 10 shkurt nga 3 fëmijët e tij, Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta.
Pasie vranë me armën tip pistoletë, ata e morën trupin e pajetë dhe e groposën në kasolle. Ndërkohë që rreth 2 javë më vonë në 23 shkurt, djali i madh ka denoncuar zhdukjen e 49-vjeçarit. Disa ditë më vonë është gjetur dhe arma e krimit në një pellg me ujë në sektorin Rinia. Shkak për këtë ngjarje makabre janë dhuna në familje dhe fejesa me shkuesi e Hygertës.
DURRËS- Identitetit e të moshuarit që u vra në mënyrë makabre nga djali i tij rreth 20 ditë më parë është zbardhur. Mësohet se 62-vjeçari është Enver Balla, ndërkohë që autori i vrasjes është djali i tij Esmerald Balla.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur që në fillim të muajit gusht, pasi djali me datën 13 gusht e ka denoncuar në polici humbjen e babait.
DURRËS- Një ngjarje horror ka ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku djali raportohet se ka vrarë babanë dhe trupin e tij e ka hedhur në pus.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur që në fillim të muajit gusht, pasi djali me datën 13 gusht e ka denoncuar në polici humbjen e babait. Pritet një njoftim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme.
DURRËS- Një ngjarje horror raportohet se ka ndodhur në Durrës, ku djali ka vrarë babanë e tij.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur rreth 20 ditë më parë.