Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Forumi Konsultativ i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor mbahet ditën e sotme në Tiranë. • Në forum marrin pjesë, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsjan Çela, kreu i SPAK Altin Dumani, Presidenti i Eurojust Michael Schmid, si dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato. • Ky i fundit gjatë fjalës së tij u shpreh se Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor vazhdojnë të përballen me kërcënime të përbashkëta sigurie nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. • Ai tha se rrjetet kriminale po përdorin korrupsionin në nivele për të larta për të zgjeruar ndikimin e tyre, apo për t'iu shmangur drejtësisë. • Gonzato iu bëri thirrje shërbimeve të pavarura të prokurorisë të hetojnë dhe ndjekin penalisht pa frikë krimin, pasi kjo është thelbësore për integrimin në BE. • Gjatë fjalës së tij, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha se asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë fenomeneve të krimit vetëm, ndërsa shtoi se për t’i shpërbërë këto struktura duhet vepruar me vendosmëri. • Kryeprokurori i Posaçëm foli edhe për bashkëpunimin me Eurojust, i cili sipas tij i ka ndihmuar të kapërcejnë pengesat e bashkëpunimit ndërkombëtar. • Dumani tha se ky bashkëpunim me Eurojust ka dhënë rezultate të prekshme. • Nga ana tjetër, Çela u shpreh se sistemet e drejtësisë shqiptare janë në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e Bashkimit Europian. • Prokurori i Përgjithshëm e vuri theksin ndër të tjera te sfidat me krimet në fushën kibernetike dhe përdorimi i teknologjisë si dhe i kriptomonedhave në veprimtari kriminale, të cilat sipas tij kërkojnë përgjigje efikase. • Michael Schmid gjatë fjalës së tij në forum u shpreh se vitet e fundit është rritur bashkëpunimi mes vendeve të rajonit në goditjen e krimeve të ndryshme. • Sipas tij projekti për Ballkanin Perëndimor është efikas dhe se objektivi kryesor është të rrisin besimin reciprok dhe për bashkëpunim ndërkufitar në rajon. • Ai theksoi mbështetjen e Eurojust për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. • Forumi i mbajtur sot ka si synim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive të rajonit për adresimin e sfidave ligjore dhe krimeve të organizuara.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Presidenti i Eurojust, Michael Schmid gjatë fjalës së tij në Forumin e Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë u shpreh se vitet e fundit është rritur bashkëpunimi mes vendeve të rajonit në goditjen e krimeve të ndryshme. Sipas tij projekti për Ballkanin Perëndimor është efikas dhe se objektivi kryesor është të rrisin besimin reciprok dhe për bashkëpunim ndërkufitar në rajon.
"Janë konfiskuar mallra të paligjshme në numër të lartë, grupe hetimore të përbashkëta, vetëm nga vendet e këtij rajoni. Këto ekipe janë marrë me goditjen e krimeve si trafikim i drogës, pastrim parash, më shumë se 50 çështje janë mbështetur nga vendi juaj,” tha ai.
Schmid më tej theksoi mbështetjen e Eurojust për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Ai tha se do të ishte kënaqësi e madhe nëse Shqipëria do të bëhej vend anëtar.
“Të lehtësohet rruga juaj drejt anëtarësimit në BE. Ne bëjmë vlerësimin tonë vjetor lidhur me progresin për bashkëpunimin gjyqësor dhe dua t’ju garantoj që mund të besoni me ne. Mbështesim rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian dhe do ishte kënaqësi e madhe nëse do bëheshit vend anëtar," tha ai.
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela gjatë fjalës së tij në Forumin Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor u shpreh se sistemet e drejtësisë shqiptare janë në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e Bashkimit Europian.
Ai më tej theksoi se ky takim do të vlejë pozitivisht duke përcaktuar qartë trajektoren që duan të përshkrojnë në vijimin e bashkëpunimit rajonal. Sipas Çelës falë këtij projekti kanë parë përmirësime konkrete në funksion të bashkëpunimit rajonal, teksa theksoi se kjo ishte krejt e paimagjinueshme disa vite më parë.
Prokurori i Përgjithshëm e vuri theksin ndër të tjera te sfidat me krimet në fushën kibernetike dhe përdorimi i teknologjisë si dhe i kriptomonedhave në veprimtari kriminale, të cilat sipas tij kërkojnë përgjigje efikase.
“Ka nevojë për një koordinim më të mirë së pari mes të gjitha agjencive ligjzbatuese në rrafshin kombëtar në mënyrë që të harmonizohen aktivitet hetimore dhe ritmi i tyre në raport me vendet e tjera që do të punohet”, theksoi Çela.
Ai shtoi se ditën e sotme do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi me Malin e Zi.
“Është shenjë e një angazhimi serioz dhe afatgjatë që ndërsa do të krijojë dinamika të reja në bashkëpunimin dypalësh do japë efekte pozitive në drejtim të konsolidimit të veprimit të koordinuar në planin rajonal”, tha ai.
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij në Forumin Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor. Dumani tha se asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë fenomeneve të krimit vetëm, ndërsa shtoi se për t’i shpërbërë këto struktura duhet vepruar me vendosmëri.
“Ne nuk na bashkon vetëm gjeografia, por edhe përkushtimi i përbashkët për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Asnjë vend i rajonit nuk mundet t’i bëjë ballë këtyre fenomeneve i vetëm. Grupet apo organizatat kriminale janë të ndërlidhura, operacionet transaksionale dhe rrjetet e tyre janë të shtrirë kudo. Një hetim që nis në një vend na çon drejt fakteve të dyshuarve, apo lëvizjes së parave në një vend tjetër. Për t’i shpërbërë këto struktura na duhet të veprojmë me vendosmëri jo vetëm brenda territoreve respektive, por edhe në mënyrë kolektive si pjesë e rajonit”, tha Dumani.
Sipas tij, kjo do të thotë më shumë hetime të përbashkëta, ndarje më e shpejtë e informacionit, besim i ndërsjelltë mes prokurorëve dhe një vizion i qartë “që gjeografia nuk e pengon, por e ndihmon bashkëpunimin”. Kryeprokurori i Posaçëm foli më tej edhe për bashkëpunimin me Eurojust, i cili sipas tij i ka ndihmuar të kapërcejnë pengesat e bashkëpunimit ndërkombëtar. Dumani tha se ky bashkëpunim me Eurojust ka dhënë rezultate të prekshme.
“Eurojust është një nyje strategjike që na ka ndihmuar të kapërcejmë pengesat frenuese të bashkëpunimit ndërkombëtar. Për SPAK-un, bashkëpunimi ka dhënë rezultate të prekshme. Në raportin e Eurojust, SPAK është prokuroria me numrin më të lartë të çështjeve në Eurojust nga vendet jo anëtare të BE-së. Nga muaji Janar-Maj 2025 SPAK ka marrë pjesë në dhjetë nga mbledhjet e koordinuara të Eurojust. Aktualisht SPAK ka 23 skuadra të përbashkëta hetimore me vendet e BE-së, por edhe me vende të rajonit si dhe një skuadër me një vend të Amerikës Latine”, tha Dumani.
Në këtë forum kanë marrë pjesë edhe prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, si dhe presidenti i Eurojust Michael Schmid.

TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë zhvillohet Forumi Konsultativ i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor. Në forum do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalën e tyre Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsjan Çela, kreu i SPAK Altin Dumani, Presidenti i Eurojust Michael Schmid, si dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Ky i fundit gjatë fjalës së tij u shpreh se Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor vazhdojnë të përballen me kërcënime të përbashkëta sigurie nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Ai u shpreh se rrjetet kriminale po përdorin korrupsionin në nivele për të larta për të zgjeruar ndikimin e tyre, apo për t'iu shmangur drejtësisë. Gonzato iu bëri thirrje shërbimeve të pavarura të prokurorisë të hetojnë dhe ndjekin penalisht pa frikë krimin, pasi kjo është thelbësore për integrimin në BE.
"BE dhe Ballkani Perëndimor vazhdojnë të përballen me kërcënime të përbashkëta sigurie nga krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe bashkëpunimi mes gjyqësorit dhe aktorëve përtej kufirit janë thelbësore për të luftuar krimin ndërkufitar, por edhe për të mbrojtur viktimat e krimit.
Ne njohim angazhimin e vendeve në rajon për të luftuar së bashku krimin e organizuar që shkakton një dëm të madhe ekonomik. Është i dëmshëm për kohezionin social dhe për mirëqenien e qytetarëve dhe po kështu gërryen besimin e qytetarëve në institucione. Korrupsioni i nivelit të lartë është i parë i shumë aktiviteteve kriminale dhe kërcënim i sigurisë. Rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele për të larta për të zgjeruar ndikimin e vet, apo për t'iu shmangur drejtësisë.
Forcimi i sundimit të ligjit është një sfidë thelbësore për vendet në procesin e anëtarësimit dhe rezultatet e prekshme në këtë drejtim janë elementët thelbësore për të ecur përpara në integrimin e BE. Shërbimet e pavarura të prokurorisë që mund të hetojnë dhe të ndjekin penalisht krimin pa frikë apo favor janë parakushte thelbësore për anëtarësimin në BE." u shpreh Gonzato.
Forumi ka si synim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive të rajonit për adresimin e sfidave ligjore dhe krimeve të organizuara.