Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Forumi i Davosit po kthehet në një mjedis të njohur. • Lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj masive ekonomike pritet të mbizotërojnë sërish axhendën e ngjarjes vjetore në resortin alpin zviceran. • Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror, ku marrin pjesë liderë politikë dhe biznesi globalë, të famshëm dhe aktivistë të shquar shoqërorë, po zhvillohet në një kohë kur ekonomia botërore është nën stres ekstrem, e rrëmbyer nga inflacioni i lartë, një krizë energjetike dhe ndërprerje të tjera të furnizimit të shkaktuara nga lufta dhe një ringjallje të rasteve të COVID-19 në Kinë. • Takimi pesë-ditor, i cili mblidhet nën flamurin "Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar", do të marrë pjesë mbi 50 krerë shtetesh dhe qeverish. • Ndër të ftuarit e pritur janë kancelari gjerman Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Priten gjithashtu disa liderë të zgjedhur së fundmi, duke përfshirë presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, presidentin kolumbian Gustavo Petro dhe presidentin Ferdinand Marcos Jr. të Filipineve. • Kontingjenti afrikan do të drejtohet nga presidentja Samia Suluhu Hassan e Tanzanisë. •
5 artikuj për këtë temë.
SERBI- Vladan Alimpijević, gazetar i medias 'N1' ka përmbledhur përshtypjet e Forumit Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos. Sipas vlerësimit të tij, tema kryesore e Forumit do jetë Ukraina.
"Tema kryesore dhe pothuajse e vetmja në Davos do të jetë Ukraina. Është "bota perëndimore" dhe përfaqësuesit e vendeve që vendosën sanksione ndaj Rusisë - me përjashtim të Aleksandër Vuçiç!"
Siç shtoi ai, nuk ka përfaqësues të Rusisë, Kinës, Indisë dhe vendeve të tjera dhe se "situata po ndryshon në mënyrë drastike".
VUČIĆ U DAVOSU - CRNA OVCA KOJA NIJE UVELA SANKCIJE RUSIJI!
— Detektor laži (@LaziDetektor) January 17, 2023
Vladan Alimpijević - urednik spoljnopolitičke redakcije N1:
"Glavna i skoro jedina tema u Davosu biće Ukrajina. To je "zapadni svet" i predstavnici zemalja KOJI SU SVI UVELI SANKCIJE RUSIJI - IZUZEV ALEKSANDRA VUČIĆA!" pic.tëitter.com/ëvJq2lMjLE
Burimi: Alo.rs.
ZVICËR- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka mbërritur në Davos të Zvicrës, ku dje ka nisur Forumi Ekonomik Botëror.
"Mbërrita në Zvicër. Mikpritësit dashamirës na siguruan transport me helikopter për në Davos dhe nga ora 15:00 filluam detyrat tona të pasdites. Lufta për reputacionin politik të Serbisë dhe investimet e reja janë arsyeja kryesore për të ardhur në këtë vend të kësaj bote edhe këtë vit," tha Vuçiç.
Forumi Ekonomik Botëror do të zgjasë deri më 20 janar, ku do të mbledhë një numër rekord biznesmenësh, përfaqësues të kompanive më të mëdha botërore, udhëheqës shtetërorë dhe personazhe të njohur, si dhe përfaqësues të Serbisë. Sipas agjendës zyrtare, Serbia do të përfaqësohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministrja e Kulturës, Maja Gojkoviç.
Organizatorët e Forumit Ekonomik Botëror kanë publikuar një listë të pjesëmarrësve, e cila përfshin dhe shtetin e Kosovws tw përfaqësuar nga kryeministri Albin Kurti.
ZVICËR- Europa do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën "për aq kohë sa është e nevojshme" në marrëdhëniet e saj me Rusinë, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
"Mbështetja jonë e palëkundur për Ukrainën nuk do të lëkundet kurrë," tha Von der Leyen.
Ajo shtoi se kjo ndihmë reflektohet në "rivendosjen e furnizimit me energji elektrike, ngrohje dhe ujë, si dhe përgatitjet për përpjekjet afatgjata të rindërtimit" të vendit. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të Forumit në Davos, Ursula von der Leyen tha se Komisioni Evropian do të përgatisë ligje për industritë pa emetim të gazrave serrë, duke inkurajuar teknologjitë e gjelbra.
"Rregullorja e re do të përcaktojë objektiva të qarta për teknologjinë e pastër deri në vitin 2030. Qëllimi do të jetë fokusimi i investimeve në projektet strategjike përgjatë zinxhirëve të furnizimit, si dhe thjeshtimi dhe përshpejtimi i procedurave për miratimin e vendeve të reja të prodhimit," tha presidentja e Komisioni Europian.
Ajo dënoi gjithashtu "përpjekjet agresive" për të tërhequr kapacitete industriale nga Evropa "drejt Kinës dhe gjetkë", veçanërisht në fushën e teknologjive të energjisë së pastër. Ursula von der Leyen shtoi se Bashkimi Evropian nuk do të hezitojë të hapë hetime nëse beson se tregjet evropiane kërcënohen nga subvencione të tilla.
ZVICËR- Elita botërore do të mblidhet për të diskutuar problemet e planetit në Samitin e Davosit, por në resortin zviceran do të grumbullohen edhe prostitutat. Kërkesa për punëtoret e seksit është tepër e lartë çdo vit në këtë vend, në periudhën kur liderët botërorë dhe biznesmenët e mëdhenj vijnë nga çdo cep i botës.
Eskortat qëndrojnë në të njëjtat hotele me bosët e mëdhenj dhe asistentët e tyre, gjatë samitit 5-ditor.
Për gazetën gjermane “Bild”, një nga prostitutat thotë që qarkullon e veshur me kostum, në mënyrë që të mos dallohet, pavarësisht se në Zvicër prostitucioni është i ligjshëm. Gjithashtu, ajo tha se në Davos takohet gjithmonë me një amerikan, që edhe këtë vit do të jetë mes 2700 personave që do të jenë të pranishëm në konferenca.
Për “Bild”, ajo ka zbuluar edhe çmimin: “700 euro për një orë dhe 2300 euro për të gjithë natën, plus shpenzimet e udhëtimit deri në Davos”.
Ndërsa menaxherja e një shërbimi eskortash në Aargau, pranë Davosit, thotë për “20 Minuten” se deri tani ka marrë 11 prenotime dhe 25 kërkesa, ndërsa pret që të ketë edhe shumë të tjera këtë javë.
“Marrim edhe prenotime për festa nëpër suita hotelesh”, shprehet ajo.
Në vitin 2020, një hetim i “The Times” gjeti se të paktën 100 prostituta udhëtojnë në Davos për samitin.
SERBI- Ditën e djeshme, ka nisur Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku pjesmarrës do të jetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Mirëpo, para mbërritjes së këtij të fundit, mediat serbe kanë botuar një artikull, duke e quajtur skandal. 'Alo.rs' shkruan se para ardhjes së Vuçiç ka ndodhur një skandal. Përballë hotelit ku supozohet të qëndrojë presidenti i Serbisë gjatë konferencës në Davos, gjenden flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës.

'Në mes të Davosit promovohet “Shqipëria e Madhe”?! Është padyshim një pritje armiqësore për presidentin e Serbisë! Shtrohet pyetja, çfarë do të ndodhte nëse Serbia do të bënte diçka të ngjashme? Kjo për shkak se një skandal me përmasa të papara. Është e qartë se Shiptari e ka pritur me armiqësi Vuçiçin dhe nikoqiri nuk reagon.'- shkruhet në artikull.
Më 19 Janar Rama do të flasë së bashku me presidentin serb për ndihmën që i jep BE-së jetëzimi i komitetit politik europian. Në takim do të jenë edhe Kancelari gjerman Olaf Scholz, Kryeministri holandez Mark Rutte, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.