LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një epokë e artë mund të vijë për Europën! Macron: Të integrojmë më mirë vendet e BP

• Forumi i Komunitetit Ekonomik Ndërkombëtar "Future Investment Initiative Europe" po mbahet sot në Tiranë, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. • Në forum ka mbajtur fjalën e tij kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. • Rama e nisi fjalën e tij me batuta ku tha se Shqipëria arriti të bënte një gjë para Francës, gjë e cila ishte ky forum. • Kreu i qeverisë u shpreh rezultatet e ndryshimeve të Shqipërisë janë të dukshme ku përmendi si shembull zhvillimin e samitit të djeshëm dhe të sotëm në Tiranë. • Rama tha se beson se një epokë e artë mund të vijë edhe për kontinentin e Evropës, ashtu siç Donald Trump tha se kjo epokë po vjen për SHBA-në. • Kryeministri foli edhe për samitin e KPE-së që u mbajt dje në Tiranë, i cili sipas tij nisi nga një ide e vjetër franceze, por i solli botës traktatin e jashtëzakonshëm të paqes së përhershme. • Duke bërë batuta ai tha se moti ishte e vetmja gjë që nuk shkoi si duhet dje në samit, ndërsa shtoi se ishte kryeministri britanik Keir Starmer solli me vete shiun e djeshëm dhe e gjitha dita ishte nën retë e politikës britanike. • Ndërkohë sipas tij sot është krejt ndryshe, pasi është diell, për shkak të pranisës së presidentit francez Emmanuel Macron. • I radhës që mori fjalën ishte presidenti Macron, ku tha se duhet të krijojmë një treg të përbashkët në tre sektorë kritikë, siç janë financë, energji dhe telekom. • Macron tha më tej se Europa duhet të investojë më shumë në siguri e mbrojtje, teknologji e gjelbër dhe Inteligjencë Artificiale. • Ai u shpreh se përtej Bashkimit Evropian, është një Europë më e madhe ku pjesë e saj janë Ballkani Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina. • Macron shtoi se këto vende duhen integruar më mirë, në mënyrë që të gjithë bashkë të punojnë për ekonominë, emigracionin, mbrotjen dhe tregtinë. • Ai theksoi se është një avokat i mbylljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, deri në vitin 2027. • Në fund të fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar për të ardhmen e Europës, bëri thirrje që të shtohen investimet në Shqipëri • Ai tha se Shqipëria është pikë kyçe në Mesdhe dhe Europë, ndërsa shtoi se ka një udhëheqje të fortë. • Sipas Macron udhëheqja e kryeministrit Edi Rama ka sjellë rezultate. • Pjesëmarrës në këtë takim është edhe senatori italian dhe ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, i cili gjithashtu ka mbajtur fjalën e tij. • Renzi u shpreh se Evropa është një lojtare e fortë dhe duhet të mendojë për të ardhmen pasi administrata e Trump ka ndryshuar shumë gjëra • Ish-kryeministri italian tha më tej se gjëja më e rëndësishme e Europës sot është të investojë në edukimin e gjeneratës së re dhe në demokraci. • Në këtë forum ishte parashikuar të mbante fjalën edhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner. • Fjalimi i tij ishte parashikuar sipas axhendës të mbahej rreth orës 10:20, por ky fjalim nuk është mbajtur ende. • Nuk përjashtohet mundësia që fjalimi i tij të jetë shtyrë për një tjetër orar gjatë ditës. • Ndërkohë edhe në pamjet e postuara në rrjetet sociale të kryeministrit Rama gjatë mbërritjes së tij dhe presidentit Emmanuel Macron në vendin e mbajtjes së forumit nuk u vu re prezenca e Kushner në sallë. • Në këtë edicion special të forumit do të diskutohen 8 fusha kyçe: Fragmentimi dhe gjeoekonomia, siguria dhe pavarësia energjetike, inteligjenca artificiale dhe robotika, kujdesi shëndetësor, industria e prodhimi, tregtia, turizmi dhe inovacioni në sipërmarrje.

15 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Shqipëria, një thesar i vërtetë", Kushner në video-mesazh: Për rreth një vit njohëm vendin dhe kuptuam tregun para se të angazhoheshim!

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një
Kushner

TIRANË- Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner nuk ka marrë pjesë ditën e sotme në samitin Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë. Kushner në një video-mesazh ka folur në lidhje me planet që ka për vendin tonë si dhe dyshimet që kishte kur nisi planin e tij për resortin në Sazan.

Kushner i shpreh se kishte edhe momente dyshimi ku pyeste veten a ia vlen me të vertetë kjo që po bën. Ai theksoi se planet dhe projekti ka ardhur pas një studimi 1-vjeçar të tregut, demografisë dhe trendeve. Pasi kanë kryer kërkimet e tyre ata nisën të angazhohet. 

Kushner më tej theksoi se partneri i tij i cili ka udhëhequr projektin ka qenë gjithmonë me këmbë ne tokë dhe se nesë puna gjatë projektit shkoi mirë. Sipas tij teksa punonin me projektin ata u dashuruan akoma më shumë me të. Sa i pëket raportimeve se janë ndryshuar lije që ky projekt të zhvillohet ai theksoi se janë ligje pro zhvillimit. 

Pyetje: Ju jeni një ekspert në kuptimin e qeverive dhe trendeve në vende të ndryshme. Si u ndjetë rehat në këtë treg? Dhe deri më sot, si është përvoja juaj në terren? Sepse kemi folur shumë për ju, por ju jeni personi që po e realizon këtë.

Kusher: Si shumë gjëra që përfundojnë mirë, ka momente kur mendon: "A ia vlen vërtet kjo? Pse po e bëj këtë?" Por isha shumë i intriguar. Kaluan rreth një vit duke kuptuar tregun, demografinë, trendet – vendi po rritet me dyfishin e ritmit të Europës. Por pastaj duhej të pyesnim: A është ky një vend që, ndonëse ka një reputacion të përzier historikisht, do të jetë një vend i pastër? A do të bëjë qeveria atë që premton? A do të marrësh lejet pa “lojëra të pista”?

A do t’i mbajnë premtimet? Kaluan një vit duke njohur vendin, duke kuptuar tregun para se të angazhoheshim. Partneri im, Asher, që ka udhëhequr këtë projekt, ishte njeriu me këmbët në tokë. Por sa më shumë punonim në dizajnin e projektit, aq më shumë dashuroheshim me atë që po krijonim, dhe ndjemë që ambienti ishte perfekt. Por pa punën e shkëlqyer të ekipit në terren, të partnerëve tanë në Shqipëri, dhe... të qeverisë që krijoi një ambient shumë pro-rritjeje, nuk do të kishim hyrë në projekt. Dhe një nga pohimet më të mira ishte kur...

Kur u bë publike që po e zhvillonim këtë projekt, “Neë York Times” tha: “Ka një sërë ligjesh që janë ndryshuar që ndihmojnë projektin tuaj. A ndodhën për ju këto?” Dhe unë thashë: “Nuk dija asgjë për këto ligje.” Por partneri im më tha se këto ishin arsyet pse vendosëm të ecnim përpara. “Neë York Times” e pranoi që këto ishin ligje pro-zhvillimit. Këto janë ligje që vendosen për të inkurajuar zhvillimin dhe ndryshimin.

Dëgjoja panelin e fundit ku flisnin për çfarë duhet bërë që zonat të zhvillohen, dhe qeveria shqiptare po bën pikërisht këto gjëra – tërheqje investimesh, fitime, mirëqenie që sjell vëmendje, që sjell luftë kundër terrorizmit, rritje të vendeve të punës, rritje pagash. Pra, po ndodhin të gjitha gjërat e duhura, dhe ndihem shumë krenar që e ndaj këtë. Marr shumë komente pozitive nga shqiptarët sa herë që vij në vend. Shumë prej tyre më falënderojnë që i kam sjellë kaq shumë promovim vendit të tyre, të cilin unë e konsideroj një thesar të vërtetë"

1 VITE ME PARE

"Duhet të sigurohemi ruajmë realisht mjedisin," Kushner jep detaje për resortin në Sazan përmes video-mesazhit: Kemi investuar shumë kohë dhe kapital për ta çuar përpara këtë projekt!

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një
Kushner

TIRANË- Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner nuk ka marrë pjesë ditën e sotme në samitin Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë. Kushner për këtë samit ka dërguar një videomesazh teksa ka folur sesi e mori vendimin për të bërë një projekt në Shqipëri. 

Kushner u shpreh se Sazani ka një natyrë të veçantë, detaj i cili e ka tërhequr atë që të krijojnë një projekt. Ai theksoi se ka angazhuar një nga inxhinierët më të mirë në Europë që ta ndihmojë atë me projektin teksa theksoi se duan të ruajnë mjedisin.

Sipas tij projekti ka përqafuar ambientin lokal dhe se janë përpjekur të bëjnë diçka që ruan gjithçka. Kushner u ndal disa herë gjatë fjalës së tij për të folur në lidhje bukuritë e vendit teksa theksoi se bukuria natyrore është e jashtëzakonshme.

Sipas tij Shqipëria ka potencial por për shkak të historisë së keqe të vendit tonë deri në vitet ’90 mbeti e pazhvilluar. Dhëndri i Trump shtoi se për ketë projet kanë investuar shumë kohë, përpjekje dhe kapital.

Pyetje: Na trego më shumë për këtë projekt, që ndodhet ndoshta në një nga zonat më të bukura të vendit, por edhe të Mesdheut. Mund të na tregoni më shumë për projektin dhe si planifikoni të ruani mjedisin natyror përmes procesit të zhvillimit?

Kushner: Ajo që e bën këtë zonë kaq të veçantë është pikërisht natyra që ka. Prandaj kemi angazhuar një nga inxhinierët më të mirë në Europë për të na ndihmuar me programet e duhura të ruajtjes së mjedisit. Nëse nuk e respektojmë ambientin, zhvillimi që do të bëjmë atje nuk do të jetë i veçantë. Duhet të sigurohemi që e ruajmë realisht mjedisin. Ka madje një histori që thotë se po pengonim një deltë lumi, por ajo ishte shumë milje larg dhe nuk kishte lidhje me projektin tonë. Mendoj se kemi arritur të bindim njerëzit për këtë. Kur të publikojmë planet, do të shihet si kemi përqafuar ambientin lokal dhe jemi përpjekur të bëjmë diçka që ruan gjithçka.

Por gjithçka ka të bëjë me vendndodhjen – 60 milje nga Italia, 60 milje nga Korfuz – dhe siç thashë, do të hapet një aeroport i ri shumë afër. Vetëm 10 minuta larg projektit. Bukuria natyrore është e jashtëzakonshme, vendndodhja është e mrekullueshme dhe jemi pikërisht në zemër të Mesdheut. Por, për shkak të historisë së keqe të vendit deri në vitet ’90, Shqipëria mbeti e pazhvilluar. Dhe nuk të jepet shpesh mundësia të ndërtosh diçka të re në Mesdhe, ku gjithçka është zhvilluar dhe mbirregulluar, ku asgjë nuk mund të ndërtohet më. Kështu që të gjitha këto po bashkohen, dhe mendoj se kjo ka shumë kuptim. Kemi investuar shumë kohë, përpjekje dhe kapital për ta çuar përpara këtë projekt dhe mendoj se do të arrijmë të bëjmë diçka spektakolare.

1 VITE ME PARE

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh: Do ndërtojmë diçka spektakolare në Sazan

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një
Kushner

TIRANË- Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner nuk ka marrë pjesë ditën e sotme në samitin Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë. Prej ditësh u raportua se Kushner do të ishte i pranishëm në këtë samit por ditën e sotme ai nuk mori pjesë ndërsa arsyeja nuk dihet. Kushner për këtë samit ka dërguar një videomesazh teksa ka folur në lidhje me planet që ka për vendin tonë.

Kushner gjatë video-mesazhit theksoi se Shqipëria është lokacion përfekt dhe se do të ndërtojnë diçka spektakolare të cilën do ta prezantojnë së shpejti. Ai shtoi se këtë resort do të vizitojë së pari ai me gruan e tij, Ivanka Trump. Kushner më tej tha se ky projekt do të tërheqë markat më prestigjioze në botë.

“Isha shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. Shpenzuam 1 vit me studim tregu. Pas një analize rezultoi se mjedisi ishte perfekt. Shumë njerëz më kanë pyetur pse po investojmë në Shqipëri. Shumë veprime të qeverisë po ndryshojnë klimën e jetesës – ato përkthehen në rroga më të larta, në më shumë mirëqenie.

Është një lokacion perfekt. Shumë pak km larg Italisë, 10 minuta distancë nga aeroporti i ri. Do të ndërtojmë diçka spektakolare dhe do e prezantojmë së shpejti. Kush do e vizitojë resortin? Së pari unë me gruan. Do ndërtojmë një komunitet të shkëlqyer dhe do tërheqim markat më prestigjioze në botë,” tha ai në mesazhin e tij.

1 VITE ME PARE

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme! Ndjej peshën për mos zhgënjyer askënd

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një
linda rama

TIRANË- Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, gjatë fjalës së saj në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar për fitoren e PS në zgjedhjet parlamentare. 

Ajo u shpreh entuziaste për mbështetjen që shqiptarët i kanë dhënë kryeministrit Edi Rama për mandatin e tij të katërt në qeverisje. Sipas saj shqiptarët i besuan Edi Ramës një mandat që është shumë i fortë dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme.

"Jam shumë entuziaste, e prekur dhe e mallëngjyer thellësisht, sepse ndjeva sikur po lidhje filli midis prindërve tanë dhe të asaj që ëndërruan në 91-92 për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Asokohe, qeveria e parë demokratike mori një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët, duket sikur ka një fill që lidhet pas kaq shumë vitesh dhe shqiptarët, sepse vazhdojnë të ëndërrojnë Shqipërinë në Europë.

I besuan Edit një mandat që është shumë i fortë, një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Ndjej mbi shpatulla peshën për të mos zhgënjyer askënd nga ata që e kanë dhënë këtë mbështetje dhe për të lejuar të rinjtë që të çelin një shteg të ri. Është misioni ynë për ta përfunduar këtë proces si brez, në mënyrë që fëmijë tanë të nisin një tjetër nivel angazhimi.", u shpreh Linda Rama.

1 VITE ME PARE

"Keni një udhëheqje të fortë"/ Macron thirrje për investime në Shqipëri: Është pikë kyçe në Mesdhe dhe Europë

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një
emmanuel macron

TIRANË - Presidenti francez në fund të fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar për të ardhmen e Europës, bëri thirrje që të shtohen investimet në Shqipëri

Ai tha se Shqipëria është pikë kyçe në Mesdhe dhe Europë, ndërsa shtoi se ka një udhëheqje të fortë. Sipas Macron udhëheqja e kryeministrit Edi Rama ka sjellë rezultate. 

"Është jashtëzakonisht mirë që t’ju kemi në Europë, vini nga anë të ndryshme të botës. Ky është një vend stabël dhe i besueshëm. Në këtë botë mos i nënvlerësoni fuqitë e cilësive të tilla. Jam shumë i lumtur që jeni këtu, përtej shakave që bëj me kryeministrin Edi Rama, sepse këtu në Shqipëri qartësisht keni në fakt pikën hyrëse në këtë rajon të Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë, është një pikë kyçe në Mesdhe ndaj ju inkurajoj të investoni në Shqipëri sepse keni një udhëheqje të fortë.

Nuk flas vetëm sepse është miku im, por ka sjellë rezultate, dhe në dy vitet që vijnë duke qenë se ka një mandate të qartë, do të jenë pjesë e BE-së dhe dua që të dini, të jeni të sigurt që ne si europianë do të japim rezultate tashmë që kemi një linjëzim të fortë midis Francës dhe Gjermanisë, do të bëjmë maksimumin që të realizojmë agjendën që folëm. Ju lutem investoni në Europë, besojini Europës, kemi nevojë për investimin tuaj, besimin tuaj në mënyrë që të realizojmë agjendën ambicioze.", tha Macron

 

1 VITE ME PARE

"Fjalimet e shkurtra s’janë pika ime më e fortë"/ Rama bën batuta: Pas 4 zgjedhjeve, rreziku për të folur edhe më gjatë është i pranishëm, por do të flas shkurt

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një
Edi Rama

TIRANËKryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar për të ardhmen e Evropës që po zhvillohet sot në Tiranë. Rama e ka vazhduar fjalën e tij me batuta duke thënë se nuk i ka pikë të fortë fjalimet e shkurtra pasi pas 4 zgjedhjeve, rreziku për të folur më gjatë është i pranishëm. Rama shtoi se është krenar për ato çka kanë arritur deri më tani. 

“Fjalimet e shkurtra s’janë pika ime më e fortë. Pas 4 zgjedhjeve, rreziku për të folur edhe më gjatë është i pranishëm, por do të flas shkurt. Jemi shumë krenarë për atë që kemi arritur deri tani. Më besoni, askush nuk do ta kishte imagjinuar atë që po ndodh sot, për atë që ndodhi dje. Nuk po flas për imagjinatën e 100 viteve më parë, por për imagjinatën e 10 viteve më parë, të 5 viteve më parë.

Dua të flas shumë shkurtimisht që nuk është pika ime e fortë. Përgjithësisht udhëheqësit në Ballkan i kanë fjalimet e gjata. Dhe pas 4 zgjedhjeve rreziku për të folur edhe më gjatë është i pranishëm, por do të flas shkurt.

Dhe dua të thëm që jemi shumë krenar për atë që kemi arritur deri tani. Më besoni askush nuk do ta kishte imagjinuar atë që po ndodh sot, për atë që ndodhi dje. Dhe nuk po flas po flas për imagjinatën e 100 viteve më parë, por për imagjinatën e 10 viteve më parë, të 5 viteve më parë. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Tanimë jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshimeve që po realizojmë. Dhe kjo është një gjë që ashtu sië na jep kënaqësi edhe na tmerron sepse përgjegjësia është e madhe. Kërkesa për të patur rezultate të larta po rritet dita ditës," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Le t’i integrojmë më mirë vendet e Ballkanit Perëndimor", Macron në Tiranë: Jam avokat i mbylljes së negociatave deri në 2027-ën

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një
emmanuel macron

TIRANË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha sot se përtej Bashkimit Evropian, është një Europë më e madhe ku pjesë e saj janë Ballkani Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina. 

Ai tha se këto vende duhen integruar më mirë, në mënyrë që të gjithë bashkë të punojnë për ekonominë, emigracionin, mbrotjen dhe tregtinë. Macron shtoi më tej se është një avokat i mbylljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, deri në vitin 2027.

Macron: Besoj fort se përtej BE, kemi një Europë më të madhe që janë Ballkani Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina. Kjo Evropë më e madhe është vend me mbi 650 milion banorë që nuk merren në konsideratë as nga pikëpamja gjeopolitike, as nga ajo financiare. Le t’i integrojmë edhe më mirë këto vende, le të punojmë së bashku për ekonominë, emigracionin, mbrojtjen, tregtinë. Nëse ne e bëjmë këtë, integrojmë vende shumë të qëndrueshme, pa luftë, pa destabilizim, nëse arrijmë një hapësirë më të mirëintegruar, përtej BE, natyrisht që jam një avokat i anëtarësimi dhe i mbylljes në 2027. Kemi ndërkohë një mundësi të jashtëzakonshme të 700 milion banorëve për ta bërë këtë vend, këtë hapësirë të respektuar nga të gjithë. Është një mundësi unike.

1 VITE ME PARE

"A do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë të mbrojë veten?"/ Macron nga Tirana: Përgjigja është po! Duhet të zgjedhim partneritetet

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një
Emmanuel Macron

TIRANË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka folur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar për të ardhmen e Europës që po zhvillohet sot në Tiranë. Macron u shpreh se duhet te krijojmë një treg të përbashkët në tre sektorë kritikë; financë, energji dhe telekom. Macron tha më tej se Europa duhet të investojë më shumë në siguri e mbrojtje, teknologji e gjelbër dhe AI. Ai tha se jemi në momentin e së vërtetës duke shtruar pyetjen që a do të bëhemi ne një fuqi e gjelbër dhe e aftë të mbojë veten duke shtuar se përgjigja e kësaj pyetjeje është po dhe ne duhet të zgjedhim partneritetet.

"Ne duhet ta trajtojmë tregun e përbashkët në 3 sektorë kritike, financë energji dhe telekom. Duhet të krijojmë një treg të përbashkët në këto sektorë sepse na duhen më shumë kapacitetet që të investojmë. Pjesë e kësaj axhendë janë edhe përparësitë që duhet të kemi sepse besojmë që përveç faktit që nënshfrytëzojmë tregun e përbashkët përdorim më pak edhe burimet e tjera. Kemi më tepër kursime se Kina psh por nuk investohen në kapital dhe inovacion. Kjo vijon prej 90 vitesh.

Europa duhet të investojë në siguri e mbrojtje, teknologji e gjelbër dhe AI. Këto tre fusha do të kërkojnë më shumë investime ndaj na duhet një riformësim i buxhetit të përbashkët. Jemi në momentin e së vërtetës. Duhet të zgjedhim partneritetet. Pyetja a do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë të mbrojë veten? Përgjigja është po," tha Macron.

1 VITE ME PARE

Rama batuta për kryeministrin britanik: Starmer dje solli me vete shumë shiu, e gjithë dita ishte nën retë e politikës britanike

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se Samiti i KPE-së, një ide e vjetër franceze, i solli botës traktatin e jashtëzakonshëm të paqes së përhershme. Duke bërë batuta ai tha se moti ishte e vetmja gjë që nuk shkoi si duhet dje në samit. 

Më tej shtoi se ishte kryeministri britanik Keir Starmer solli me vete shiun e djeshëm dhe e gjitha dita ishte nën retë e politikës britanike. Ndërkohë sipas tij sot është krejt ndryshe, pasi është diell, për shkak të pranisës së presidentit frances Emmanuel Macron. 

Rama: Organizuam samitin e KPE-së që nisi si ide e Emmanuel-it. Unë besoj se duke qenë një ide e vjetër franceze që i ofroi botës traktatin e jashtëzakonshëm të paqes së përhershme. Pra nëse do uleshe dhe të thoje diçka të pamendueshme, ky traktat është fillimi më i mirë për paqen. Ka vetëm një gjë që nuk ia dolim të bënim dje me samitin, patëm Keir Starmerin dhe që solli me vete kaq shumë shi saqë e gjithë dita e djeshme ishte nën retë e politikës britanike. E shihni sot? Kemi diell me mbretin diell këtu.

1 VITE ME PARE

Rama- Macron: Studentët francezë nuk duan të ikin më nga Tirana! Shpresoj që opozita s’do t’ju fajësojë që ju jeni shkaku

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar për të ardhmen e Europës, bëri batuta me presidentin francez Emmanuel Macron.

Rama tha pas çeljes së degës së Kolegjit të Europës në Tiranë, ka shumë studentë që duan të qëndrojnë në Shqipëria dhe mos të kthehen në Francë. Ai shtoi se shpreson që opozita mos të fajësojë Macron për këtë gjë prej faktit se e ka vizituar shpesh Shqipërinë. 

Rama: Jam plotësisht i përkushtuar ndaj gjithçkaje që do të dalë prej këtej dhe gjithkënd që mund të ndjesinë se duhet të kthehet në Shqipëri për të investuar, qëndruar. Dua t’ju them që ndoshta Emmanuel nuk është i lumtur ta dëgjojë. Falë ndihmës së tij dhe disa udhëheqësve të tjerë kemi çelur degën e Kolegjit të Europës në Tiranë, vendim i jashtëzakonshëm.

Kemi studentë nga e gjithë Europa dhe dua të qëndrojnë e punojnë këtu, s’dua të shkojnë më në Francë, Emmanuel. Shpresoj fort që opozita nuk do t’ju fajësojë që ju jeni shkaku që ata duan të rrinë në Tiranë nga fakti që keni ardhur kaq shpesh këtu. Dua të iki nga ky podium sepse është dikush tjetër se di çfarë të thotë e të bëj, e vetmja gjë që mendoj e bëj shumë mirë është ti qëndroj pranë këtij njeriu, të mësoj prej tij dhe të përfitoj nga miqësia e tij sa më shumë për Shqipërinë. Të ndihem vërtet mirë që drejtoj këtë vend në një moment në kohë kur Emmanuel drejton vendin e tij.

1 VITE ME PARE

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë për kontinentin

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot në takimin e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar se ky vend do më shumë njerëz që ta besojnë. Më tej, Rama u shpreh se beson se zoti e shpëtoi presidentin amerikan Donald Trump pasi sipas tij ka plane për Europën. Ai shtoi më tej se një epokë e artë mund të vijë edhe për kontinentin evropian, ashtu siç Trump tha se kjo epokë po vjen për SHBA-në. 

"Jemi sot këtu që të përcjellim mesazhin që ky vend do më shumë, që ka nevojë për më shumë njerëz që të na besojnë dhe e mira e Shqipërisë është që siç e shihni, jemi miq të mire me shumë njerëz. Ne duam që miqtë e te ftuarit të na thonë që jemi partnere strategjik, jemi të bekuar të themi që partnere të ngushtë me Emiratet e Bashkuara Arabe. Po mësojmë nga realitete të ndryshme dhe të bëjmë më të mirën prej tyre. Jemi të vetëdijshëm që kohërat që jetojmë janë të ndërlikuara.

Kontrollova fjalorin, ku fjala më e përdorur është “polarizim”, përkufizimi daton që nga fillimet e viti 1800, që përshkruante valët e lehta. Ndërsa për fjalorin ‘Colin’, fjala numër një ishte ‘epokë’. Besoj me të gjithë fuqinë time, se kur Donald Trump thotë se zoti e shpëtoi sepse ka në plan për Amerikën, ai thotë në fakt vetëm gjysmën e të vërtetës, besoj se gjysma tjetër është se zoti e shpëtoj se ai ka një plan tjetër dhe për Europën. Kur dëgjova Trump të fliste për një epokë të artë po afronte, ndjesia ime ishte që një epokë e artë mund të çelet dhe për Europën.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë, Rama: Rezultatet e ndryshimeve na japin kënaqësi por dhe na tmerrojnë, përgjegjësia është e madhe

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një
rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar për të ardhmen e Evropës që po zhvillohet sot në Tiranë. Rama e nisi fjalën e tij me batuta ku tha se Shqipëria arriti të bënte një gjë para Francës. Më tej tha se kishte si qëllim të fliste shkurtimisht, por shtoi se dhe pas 4 zgjedhjeve, rreziku për të folur edhe më gjatë është shumë i pranishëm.

Kreu i qeverisë u shpreh rezultatet e ndryshimeve të Shqipërisë janë të dukshme ku përmendi si shembull zhvillimin e samitit të djeshëm dhe të sotëm në Tiranë. Ai tha se këto rezultate të japin kënaqësi, por dhe të tmerrojnë, ndërsa shtoi më tej se përgjegjësia është e madhe dhe kërkesa për rezultate të larta rritet dita ditës.

Rama: U ndjeva i fuqizuar kur dëgjova Emanuelin Pse në Tiranë? Duhet të vijë në Francë. Më në fund bëmë një gjë para Francës, që është një fillim i mirë. Dua të flas shkurtimisht, nuk është pika ime e fortë meqe ra fjala. Udhëheqësit në Ballkan i kanë fjalimet e gjata, dhe pas 4 zgjedhjeve rreziku për të folur edhe më gjatë është shumë i pranishëm. Dua të them që jemi krenar për atë që kemi arritur deri tani, askush nuk do e kishte imagjinuar atë që po ndodh sot dhe atë që ndodhi dje. Kemi bërë një rrugë të gjatë tani më jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshimeve që po realizojmë, kjo është një gjë që ashtu si na jep kënaqësi na tmerron, përgjegjësia është e madhe dhe kërkesa për rezultate të larta po rritet dita ditës.

1 VITE ME PARE

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Matteo Renzi: Evropa duhet të mendojë për të ardhmen, administrata Trump ka ndryshuar shumë gjëra

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një
pamje nga forumi

TIRANË- Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka folur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar për të ardhmen e Europës që po zhvillohet sot në Tiranë. 

Renzi u shpreh gjatë fjalës së tij se Evropa është një lojtare e fortë dhe duhet të mendojë për të ardhmen pasi administrata e Trump ka ndryshuar shumë gjëra.

“Administrata e Donald Trump ka ndryshuar shumë gjëra. Tarifat nuk janë gjë e mirë por mund të kalohen me tarifa bilaterale. Evropa duhet të përfitojë pasi është një kontinent perfekt dhe me demografi të madhe, por rrezikon të bjerë në burokraci. Europa është një lojtare e fortë në fushë por duhet të zgjohet dhe të mendojë për të ardhmen.”, u shpreh Renzi.

Ish-kryeministri tha më tej se gjëja më e rëndësishme e Europës sot është të investojë në edukimin e gjeneratës së re dhe në demokraci. 

“Edukimi i gjeneratës së re është shumë i rëndësishëm për financat. Mendoj mund të diskutojmë se si t'a transformojmë Evropën. Po sot kemi Google, Youtube etj... Por ne kemi punuar dhe pa këto. Gjenerata e re duhet të investojë për të ardhmen. Dhe Europa këtë duhet të fokusohet te mos merret me demokracinë shumë burokraci. Europa duhet të jetë gati për këtë gjeneratë, do të thotë më pak burokraci. Duhet të kuptojmë se problemi më serioz është demokracia. Na çon në kolaps. Investoni në demokraci, në talente, në edukim kjo ka me shume rëndësi tani. Keni disa pjesë të diskutimeve tek panelit të parë, ku u diskutua për kapitalin njerëzor, tarifat e teknologjia”, tha Renzi.

1 VITE ME PARE

Ishte parashikuar të mbante fjalimin e tij në Tiranë, Jared Kushner mungoi në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar?

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një
jared kushner

TIRANË- Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner pritej të mbante një fjalim sot në Tiranë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar për të ardhmen e Europës.

Fjalimi i tij ishte parashikuar sipas axhendës të mbahej rreth orës 10:20, por ky fjalim nuk është mbajtur ende.

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një

Nuk përjashtohet mundësia që fjalimi i tij të jetë shtyrë për një tjetër orar gjatë ditës. Ndërkohë edhe në pamjet e postuara në rrjetet sociale të kryeministrit Rama gjatë mbërritjes së tij dhe presidentit Emmanuel Macron në vendin e mbajtjes së forumit nuk u vu re prezenca e Kushner në sallë. 

1 VITE ME PARE

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar sot në Tiranë/ Jared Kushner mban fjalën e tij në takim, të pranishëm Rama, Macron dhe Matteo Renzi

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një
kushner, rama

TIRANË- Samiti i Komunitetit Ekonomik Ndërkombëtar "Future Investment Initiative Europe" do të mbahet sot në Tiranë, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Në samit do të mbajë fjalën e tij edhe dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, Jared Kushner, i cili vjen sot në Tiranë. Ai do të flasë si CEO dhe themeluesi i “Affinity Partners”. Në axhendën e mëposhtme thuhet se fjalimi i tij pritet të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit.

Më pas do të jetë edhe kryeministri Edi Rama që do të mbajë fjalimin e tij dhe gjithashtu edhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Pjesëmarrës në këtë samit është edhe senatori italian dhe ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi. 

Në këtë edicion special të samitit do të diskutohen 8 fusha kyçe: Fragmentimi dhe gjeoekonomia, siguria dhe pavarësia energjetike, inteligjenca artificiale dhe robotika, kujdesi shëndetësor, industria e prodhimi, tregtia, turizmi dhe inovacioni në sipërmarrje.

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Rama: Një
axhenda

forumi ekonomik nderkombetar ne tirane edi rama matteo renzi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje