LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Flamuri me yllin komunist në 'Sunny Hill'! Opozita: Kërkoni falje! PS: Pjesë e këngës satirë për regjimin

• 'Festivali 'Sunny Hill' u mbyll një natë më parë në Tiranë, me shfaqjen e flamurit kuqezi me yllin komunist. • Kjo gjë ka sjellë reagime nga Opozita. Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi thotë se organizatorët e festivalit duhet të japin shpjegim për atë që ka ndodhur si dhe të kërkojnë ndjesë. Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Stazimiri kjo se kjo ndodh kur drejtohesh nga njerëzit e gabuar. • Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u ka dhënë përgjigje kritikëve me një postim në rrjetet sociale. Ai ka publikuar këngën ‘Agjë sikur dielli’, në klipin e të cilës duket shqiponja dykranre me yllin komunist. Pikërisht kjo pjesë e klipit, sipas Veliajt, ka qenë ajo që është luajtur në festival. • Të njëjtin postim ka rishpërndarë edhe kryeministri Edi Rama.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Flamuri me yllin komunist në 'Sunny Hill', Bylykbashi: Fyese! Duhet dënim i posaçëm në Kodin Penal

Flamuri me yllin komunist në 'Sunny Hill'! Opozita: Kërkoni
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me shfaqjen e flamurit Kuq e Zi me stemën e yllit komunist mbrëmjen e djeshme në festivalin "Sunny Hill".

Bylykbashi shprehet se ajo ishte një shfaqje turpi dhe reagimi i njerëzve është i drejtë dhe pse organizatorët heshtin. Bylykbashi shprehet se ajo që ndodhi mbrëmë është fyese për shqiptarët që kanë vuajtur nga ai regjim dhe se kjo duhet të dënohet me ligj.

"Përdorimi tinzar apo i hapur i tyre jo vetëm fyen. Ai ndërton një shtrat që justifikon një mënyrë sjelljeje ku i gjithë pushteti grumbullohet në duart e një njeriu siç po ndodh. Është shtrat i deformimit në sytë tanë, përditë e nga pak të asaj që kur lindi e quajtëm Demokraci, por sot duket si një hibrid i deformuar. Ndaj duhet reaguar ashpër, jo thjesht me indinjatë apo përbuzje. Reagimet ironizuese apo shpërfillëse janë njësoj sikur të mos reagosh. Ndoshta qëllimi i tyre ishte tërheqja e vëmendjes nga skandalet, por ka raste që duhet të ndalesh e të reagosh, përndryshe këta tinzarë kaluan edhe një here tjetër", shkruan Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit në Gjermani shfaqje të tilla të simbolevce të klomunzimit dënohen me ligj ndërsa në vendin tonë nuk ka një vendim të tillë.

"Duhet dënim i posaçëm në Kodin Penal, që askush të mos guxojë të fyejë sërish shoqërinë, kombin dhe simbolet e tij duke përdorur simbolet e komunizmit, njollës më të zezë të historisë tonë", shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË I OERD BYLYBASHIT

Duhet dënim penal për përdorimin e simboleve të komunizmit!
Mbrëmë, në errësirën e festivalit "Sunny Hill" organizatorët fyen Flamurin dhe Himnin Kombëtar. Dje, nën tingujt e himnit "Rreth Flamurit të Përbashkuar", u shfaq si flamur “përbashkues” flamurin e shtetit komunist, me yllin mbi shqiponjë. Atë flamur të urryer ne e hodhëm poshtë kur ra shteti komunist.
Indinjata dhe reagimi tek njerëzit e thjeshtë ishte i drejtë. Sepse ky është një TURP i konsumuar botërisht. Vetëm organizatorët heshtin, sepse, përtej çdo parodizmi të himnit, të kryer nën fasadën e lirisë artistike, mesa duket qëllimi ishte pikërisht provokimi dhe fyerja.
Shumë prej atyre ata që e panë atë shfaqje turpi, kanë kujtimet e familjes të vrarë, të zhdukur, të burgosur, internuar apo dëbuar, familjarë që nuk studiuan dot apo u poshtëruan me punë të rënda.
Por nuk duhet vetëm të kesh në familje dikë që vuajti nën komunizëm. Mbrëmë u fye kushdo që ka ndërgjegje të pastër, të shëndoshë, që beson tek parimet dhe të drejtat e njeriut e që refuzon shkeljen e atyre parimeve dhe të drejtave nga shteti kriminal komunist që simbol kishte yllin mbi shqiponjë që u shfaq mbrëmë në Sunny Hill Festival.
Sot nuk mund të thuash fjalë që fyejnë grupe raciale apo të margjinalizuara. Por mund të shkelësh qëllimisht dhe pa u ndëshkuar mbi dhimbjen që ka lënë në ndërgjegjen e kombit komunizmi. Kjo nuk ka ku të rrijë!
Nëse pranojmë këtë fyerje, ne mbetemi një shoqëri e ndarë keq, ku ata që kryen krime apo ata që i trashëgojnë ata, mund të fyejnë me cinizëm të hapur viktimat e komunizmit, kujtimet e dhimbshme dhe ndërgjegjen e një shoqërie që 32 vite më parë rrëzoi komunizmin edhe duke hequr simbolet e tij.
Përdorimi tinzar apo i hapur i tyre jo vetëm fyen. Ai ndërton një shtrat që justifikon një mënyrë sjelljeje ku i gjithë pushteti grumbullohet në duart e një njeriu siç po ndodh. Është shtrat i deformimit në sytë tanë, përditë e nga pak të asaj që kur lindi e quajtëm Demokraci, por sot duket si një hibrid i deformuar.
Ndaj duhet reaguar ashpër, jo thjesht me indinjatë apo përbuzje. Reagimet ironizuese apo shpërfillëse janë njësoj sikur të mos reagosh. Ndoshta qëllimi i tyre ishte tërheqja e vëmendjes nga skandalet, por ka raste që duhet të ndalesh e të reagosh, përndryshe këta tinzarë kaluan edhe një here tjetër.
Neni 14 i Kushtetutës përcakton qartë:
[...]
2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.
3. Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.
4. Himni kombëtar është “Rreth Flamurit të Përbashkuar”.
[...]
7. Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj (https://upload.ëikimedia.org/.../Ligji_8926_22.07.2002.pdf)
Ka një arsye madhore pse Flamurin dhe simbolet e Republikës i mbrojmë me Kushtetutë dhe ligj. Ato janë simbolet e të gjithëve. Simbolet janë pjesë e identitetit tonë dhe komunizmi është antiteza e këtij identiteti. Fama artistike e dikujt nuk bën dot hije mbi fyerjen e simboleve kombëtare e as mund të justifikojë këtë. Për simbolet janë bërë luftëra, madje edhe luftëra civile. Nëse ato simbole do vazhdonin të valëviteshin pas 1991, pranvera e atij viti do të ishte njësoj si në Bukureshtin e Timishoarën e vitit 1989.
Ndaj Kodi Penal përcakton se: [...] Poshtërimi botërisht i flamurit ose i himnit kombëtar, gjatë zhvillimit të një veprimtarie të organizuar nga autoritetet shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. (neni 268).
Nuk ishte aktivitet zyrtar do të nxitojnë të thonë disa, por organizohej nga Bashkia Tiranë! Por aty u shpalos një simbol fyes për shumë nga ata që u gjendën aty apo që e panë më pas dhe me vargjet e himnit kombëtar iu kërkua të përbashkoheshin rreth atij simboli të urryer që është flamuri komunist. U fye Flamuri Kombëtar, u fye Himni Kombëtar. Në thelb, vepra penale u konsumua.
Nuk u hodh në tokë, nuk u gris Flamuri apo u shtrembërua teksti apo muzika e himnit.
U përdor një simbol i komunizmit që fyen qindra mijëra shqiptarë, përpjekjen tonë për demokraci dhe ikje nga ajo trashëgimi e errët që përfaqëson ai flamur që u shfaq mbrëmë.
Sot ne nuk kemi asnjë nen në Kod Penal që të dënojë përdorimin e simboleve të urryera të komunizmit. Në Gjermani e disa shtete të tjera, përdorimi i simboleve të shtetit komunist që u rrëzua, dënohet penalisht.
Dënohet pikërisht që të mos përsëritet fyerja që ndodhi mbrëmë në Sunny Hill Festival, e që ka filluar e vazhdon të ndodhë që me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, për ditë nga pak, por tinëzarisht e cinikisht.
Propozimet për gjoba administrative nuk mjaftojnë.
Kjo atyre u bën fresk. Duhet dënim i posaçëm në Kodin Penal, që askush të mos guxojë të fyejë sërish shoqërinë, kombin dhe simbolet e tij duke përdorur simbolet e komunizmit, njollës më të zezë të historisë tonë.

3 VITE ME PARE

Flamuri me yllin komunist në Sunny Hill, Rama: Është pjesë e klipit të këngës, satirë ndaj regjimit

Flamuri me yllin komunist në 'Sunny Hill'! Opozita: Kërkoni
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ja bërë reagimin e parë pasi rrjeti u mbush me flamurin me yllin komunist që u shfaq një natë më parë në festivalin ‘Sunny Hill’. Në një postim në Twitter, Rama ka ndarë një postim të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u është përgjigjur kritikave në lidhje me këtë simbol që doli në skenë në momentin që u luajt kënga “Asgjë sikur dielli”.

‘Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kenga eshte nje satire ndaj regjimit! @albannimani, dhender ne Tirane ne nje nga familjet me te perndjekura - e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj te luftoni me te njejtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat!”- shkruhet në postim.

Flamuri me yllin komunist është bërë kryefjalë e të gjitha mediave. Ai u shfaq një natë më parë në festival.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Flamuri shqiptar me “yllin komunist” shfaqet në festivalin 'Sunny Hill' në Tiranë

Flamuri me yllin komunist në 'Sunny Hill'! Opozita: Kërkoni
Flamuri shqiptar

TIRANË- Festivali “Sunny Hill” mbylli mbrëmjen e djeshme siparin e tre netëve në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe arena ndërkombëtare kanë performuar për tre netë me radhë këngët e tyre më të njohura.

Por në mbyllje të festivalit, në skenë u shfaq flamuri shqiptar me yllin komunist në krye. Ai është simbol i vjetër që u vendos mbi flamurin shqiptar në vitet e para të diktaturës, për t’u hequr përgjithmonë në 1992.

Flamuri me yllin komunist në 'Sunny Hill'! Opozita: Kërkoni

Nuk dihet nëse organizatorët e kanë ngatërruar apo e kanë vendosur qëllimisht flamurin me yllin komunist.

sunny hill festival edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë