LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Flakët 'përpijnë' ndërtesën në Hong Kong/ 36 të vdekur dhe qindra të zhdukur! Çfarë dyshohet se po e favorizon zjarrin (FOTO+VIDEO)

• Të paktën 36 njerëz kanë humbur jetën dhe 279 të tjerë janë zhdukur të mërkurën pasi zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong prej tre dekadash përfshiu kullat e larta banesore të rrethuara me skelë bambuje. •Më shumë se 10 orë pasi zjarri shpërtheu në qarkun verior Tai Po, flakët dhe tymi i dendur ende po mbulojnë kullat 32-katëshe, teksa ekipet e shpëtimit po luftojnë për ta shuar zjarrin dhe banorët e tronditur po shikojnë nga afër. • Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, por ai u përhap nga rrjeta jeshile e ndërtimit dhe skelat prej bambuje, të cilat Qeveria kishte filluar t’i nxirrte jashtë përdorimit në mars për arsye sigurie. • Duke punuar gjatë natës, për shkak të nxehtësisë së madhe zjarrfikësit u përballën me vështirësi për të arritur në katet e sipërme të kompleksit të banimit Wang Fuk Court, i cili ka 2.000 apartamente në tetë blloqe. • Një zjarrfikës është në mesin e 36 viktimave, ndërsa 29 njerëz janë shtuar në spital, tha për gazetarët drejtuesi i Hong Kongut, John Lee. Rreth 900 të tjerë ndodhen në tetë qendra strehimi. • Departamenti i Transportit në Hong Kong tha se, për shkak të zjarrit, një segment i tërë i rrugës Tai Po, një prej dy autostradave kryesore të Hong Kongut, është mbyllur. • Të paktën gjashtë shkolla do të mbyllen të enjten për shkak të zjarrit dhe trafikut të rënduar, njoftoi Byroja e Arsimit të qytetit. • Ky është zjarri më i rëndë në Hong Kong që prej vitit 1996, kur 41 njerëz humbën jetën në një ndërtesë komerciale në qendër të Kowloon.

3 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Vijon zjarri Hong Kong/ Shkrumbohen komplekset e banimit! Çfarë dyshohet se po i favorizon flakët (FOTO+VIDEO)

Flakët 'përpijnë' ndërtesën në Hong
pamje nga vendngjarja

banimit! Çfarë dyshohet se po i favorizon flakët

HONG KONG- Të paktën 36 njerëz kanë humbur jetën dhe 279 të tjerë janë zhdukur të mërkurën pasi zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong prej tre dekadash përfshiu kullat e larta banesore të rrethuara me skelë bambuje, thanë autoritetet. Më shumë se 10 orë pasi zjarri shpërtheu në qarkun verior Tai Po, flakët dhe tymi i dendur ende po mbulojnë kullat 32-katëshe, teksa ekipet e shpëtimit po luftojnë për ta shuar zjarrin dhe banorët e tronditur po shikojnë nga afër.

Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, por ai u përhap nga rrjeta jeshile e ndërtimit dhe skelat prej bambuje, të cilat Qeveria kishte filluar t’i nxirrte jashtë përdorimit në mars për arsye sigurie. Duke punuar gjatë natës, për shkak të nxehtësisë së madhe zjarrfikësit u përballën me vështirësi për të arritur në katet e sipërme të kompleksit të banimit Wang Fuk Court, i cili ka 2.000 apartamente në tetë blloqe.

Një zjarrfikës është në mesin e 36 viktimave, ndërsa 29 njerëz janë shtuar në spital, tha për gazetarët drejtuesi i Hong Kongut, John Lee. Rreth 900 të tjerë ndodhen në tetë qendra strehimi. Departamenti i Transportit në Hong Kong tha se, për shkak të zjarrit, një segment i tërë i rrugës Tai Po, një prej dy autostradave kryesore të Hong Kongut, është mbyllur.

“Prioriteti i parë është ta shuajmë zjarrin dhe t’i shpëtojmë banorët që janë të ngujuar. I dyti është mbështetja e të lënduarve. I treti është mbështetja dhe rimëkëmbja. Më pas, do të nisim një hetim të plotë”, tha Lee për gazetarë.

Të paktën gjashtë shkolla do të mbyllen të enjten për shkak të zjarrit dhe trafikut të rënduar, njoftoi Byroja e Arsimit të qytetit. Ky është zjarri më i rëndë në Hong Kong që prej vitit 1996, kur 41 njerëz humbën jetën në një ndërtesë komerciale në qendër të Kowloon. Më vonë u zbulua se ai zjarr ishte shkaktuar nga saldimi gjatë rinovimeve të brendshme. Hong Kongu është një nga vendet e fundit në botë ku bambuja ende përdoret shumë për skela në ndërtimtari.

Qeveria nisi ta heqë gradualisht përdorimin e saj në mars, për arsye sigurie. Ajo njoftoi se 50 për qind e punimeve publike të ndërtimit do të duhet të përdorin korniza metalike në vend të bambusë. Wang Fuk Court është një nga shumë komplekset e banimit shumëkatëshe në Hong Kong, një nga zonat me densitetin më të lartë të popullsisë në botë. Tai Po është një distrikt i konsoliduar periferik me rreth 300.000 banorë.

7 MUAJ ME PARE

Zjarri i fuqishëm në Hong Kong/Thellohet bilanci i viktimave, shkon në 36 numri i të vdekurve! Flakët vijojnë të 'përpijnë' ndërtesën (VIDEO)

Flakët 'përpijnë' ndërtesën në Hong
pamje nga vendngjarja

HONG KONG- Bilanci i tragjedisë pas zjarrit masiv në Hong Kongu, në Kinë është thelluar. Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 279 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi zjarri përfshiu ndërtesën. 29 persona u plagosën, shtatë prej të cilëve në gjendje kritike. Numri i mëparshëm i të vdekurve ishte 13 dhe 16 të plagosur, por informacionet e fundit sipas autoriteteve janë vërtetë tronditëse.

Flakët ende po shkrumbojnë skelat prej bambuje në ndërtesa, raportuan mediat lokale, kurse pamjet e flakëve bënë edhe xhiron e rrjetit shumë shpejt. 128 automjete zjarrfikëse, 57 ambulanca, 767 zjarrfikës dhe 400 oficerë policie janë përfshirë në operacionin e shuarjes së zjarrit. Në të njëjtën kohë, më shumë se 700 persona janë transferuar në pesë strehimore të hapura nga zyra lokale e zonës Tai Po.

Si u përhap zjarri?

Tym i dendur dhe i errët u ngrit në qiell të mërkurën pasdite, ndërsa zjarri u përhap fillimisht në katër ndërtesa apartamentesh dhe më pas në të gjithë kompleksin. Shkaku mbetet i panjohur për momentin. Sipas policisë, pati raportime të shumta për njerëz të bllokuar, ndërsa një burrë dhe një grua u gjetën pa ndjenja me djegie. Videoja nga vendi i ngjarjes tregoi flakë që përfshinin skelat prej bambuje që veshin pjesën e jashtme të disa apartamenteve, ndërsa pjesë të rrjetës mbrojtëse të gjelbër u shembën dhe u dogjën deri në themel./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Bie zjarr në një ndërtesë në Hong Kong, 4 të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar 

Flakët 'përpijnë' ndërtesën në Hong
Foto Ilustruese

KINA-  Një zjarr i madh ka rënë në një ndërtesë në Hong Kong, ku katër persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetra të tjerë janë bllokuar nga retë e tymit. Tym i dendur ka mbuluar një pjesë të madhe të vendit, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë me flakët.

Mediat e huaja shkruajnë se shumë persona kanë pësuar djegie të shumta. Afër ndërtesës ndodhen edhe shumë ndërtesa të tjera me skela të jashtme prej bambuje. Kjo bën që zjarri të përhapet me shpejtësi edhe në mjediset e tjera përreth./Dosja.al

hong kong

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet