LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14 majin, Basha kryetar, por duhet të firmosë deklaratën! Berisha s'legjitimohet (Arsyetimi&reagimet)

•Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur; drejtuesi i Partisë Demokratike është Lulzim Basha por nuk do të mund të regjistrohet në zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj. • E gjitha u vendos mbledhjen e sotme, e cila nisi që në orën 16.00 të pasdites së sotme, kur kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi përfundimisht mos regjistrimin e Partise Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. • Në fjalën e tij, Celibashi tha se pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk pranoi ankimimet e dy grupeve, Lulzim Basha duhet të firmoste deklaratën solemne. • Gjithashtu në mbrojtjen e tij, Sefa tha se kryetar i Pd është Lulzim Basha sepse në listën e partive politike regjistrohen vetëm kryetarët që zgjidhjen, e jo dorëheqjet. • Nga ana tjetër, Ledio Nuraj juristi i kryedemokratit Sali Berisha në KQZ ka kërkuar që të regjistrohet e PD për zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se KAS ka thënë që Celibashi nuk ka marrë një vendim për kërkesën e Berishës, por për Celibashin, kërkesa nuk legjitimohej. • Si përfundim, asnjë PD nuk u regjistrua në zgjedhjet lokale. Duket se për Berishën zgjedhja është koalicioni që do të depozitojë nesër po në KQZ, ndërsa mister është zgjedhja e PD së Bashës. • Reagimet lidhur me vendimin kanë nisur menjëherë. Berisha ende hesht, ndërsa nga ana e mbështetësve të Enkelejd Alibeajt kanë nisur ankesat. • Për ta zgjidhje është ankimimi që mund të bëjnë në KAS.

28 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VOA: Celibashi nuk regjistron në zgjedhjet vendore PD-në me kryetar Lulzim Bashën

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Ilirjan Celibashi

Në Shqipëri, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi vendoi sot të mos pranojë regjistrimin e Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Basha, si pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sipas Celibashi, kërkesa për t’u regjistruar nuk ka bazë ligjore e nuk duhet të pranohet, duke sjellë në vëmendje çështjen e ngritur prej tij dhe në seancën e parë të datës 9 mars, lidhur me deklaratën solemne që çdo parti paraqet mes dokumentacionit të kërkuar për rregjistrim. Deklarata nga ana e Partisë Demokratike është e firmosur nga Enkelejd Alibeaj, si person i autorizuar nga Basha, tre ditë përpara dorëheqjes së tij në mars të vitit të kaluar.

Basha rezulton ende si kryetar i PD-së në rregjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës. Dhe për këtë arsye, sipas Celibashi, duhet që të jetë ai që ta nënshkruajë, duke nënvizuar se ky është një përcaktim ligjor që nuk mund të delegohet.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Indrit Sefa e kundërshtoi vendimin e marrë sot nga Celibashi, duke folur për një akt politik. Vendimi i Komisionerit shtetëror, është megjithatë i apelueshëm. Ndaj tij, Partia Demokratike njoftoi se do të bëjë ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, ndërsa fjala e fundit, në çdo rast, i takon Kolegjit zgjedhor.

Edhe Gazmend Bardhi, që po ashtu ka autorizimin e Basha reagi ashpër ndaj vendimit të Celibashi i cili sips tij “shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike”, shkroi ai në një postim në Twitter, i pasuar nga një i dytë ku e akuzon Komisionerin shtetëror se është kthyer në “zëdhënës të interesave politike” dhe se është “një njeri i shantazhueshëm që nuk ka lidhje me ligjin dhe me zgjedhjet”.

Ndërsa për Alibeaj “vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit”, shkroi ai në një postim në Facebook./VOA

3 VITE ME PARE

KQZ nuk regjistron për zgjedhje asnjë PD, Dashnor Sula: Vendimi i Celibashit çon ujë ne "mullirin" e PS-së

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është shprehur se vendimi i KQZ për mos-regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, i shërben mazhorancës. Në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale, Sula pretendon se për herë të parë në 32 vite pluralizëm, PD-së po i mohohet e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Arsyetimi i Komisionerit është njësoj sikur të thuash se meqenëse neni 100 i Kushtetutës thotë që vendimet e Këshillit të Ministrave i firmos kryeministri, të gjitha ato akte që kanë firmosur zv.kryeministrat Braçe, Ahmetaj apo Balluku janë antikushtetuese,”- është shprehur ai.

POSTIMI I PLOTË:

Vendimi i Celibashit çon uje ne "mullirin" e PS-së. Për herë të parë pas 32 viteve pluralizëm, Partisë Demokratike po i mohoet e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhje. Ky qendrim eshte i paligjshem, sepse deklarata e angazhimit solemn nuk eshte nje akt personal i kryetarit te Partise, por nje akt qe ndermerret ne emer te Partise e per rrjedhoje i transferueshem. Per me teper, ata qe kane punuar ne institucione publike e dine fare mire se detyra e zevendesit te titullarit, ne kete rast nenkryetarit te Partise, eshte pikerisht qe ne mungese te titullarit, te ushtroje funksionet e tij per te garantuar funksionimin normal te institucionit. Arsyetimi i Komisionerit eshte njesoj sikur te thuash se meqenese neni 100 i Kushtetutes thote qe vendimet e Keshillit te Ministrave i firmos kryeministri, te gjitha ato akte qe kane firmosur zv.kryeministrat Braçe, Ahmetaj apo Balluku jane antikushtetuese. Neni 46 i Statutit te PD parashikon shprehimisht se ne mungese te Kryetarit dhe me autorizim te tij, njeri prej nenkryetareve ushtron funksionet e tij. Si jurist dhe ish-prokuror nuk arrij t'i gjej ndonje shpjegim ligjor ketij qendrimi te Komisionerit Shteteror. Nese qendrimi i tij eshte i ndikuar nga interesa politike, kjo do te ishte e pafalshme per demin kolateral qe i behet vendit dhe demokracise. Lulzim Basha nuk është më kryetar i Partisë Demokratike ndaj ai nuk duhet të bëj asnjë deklaratë si i tillë. Para se të jepte dorëheqjen këto kompetenca i janë deleguar një personi tjetër. Uroj që KAS ti thërras ndërgjgjes ligjore dhe të mos i mohojë mbi 600 mijë demokratëve të drejtën për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

3 VITE ME PARE

PD nuk regjistrohet në zgjedhje/ Agalliu: Vendim qesharak!

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Arbi Agalliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu e ka cilësuar si një vndim të padrejtë vendimin e kreut të  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për mos regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë në Report Tv, Agalliu e cilësoi si qesharak vendimin e marrë.

“Bën palaço politike, është qesharake vendimi, kjo qeveri po i heq çdo hapësirë për t’u shfaqur opozita, por unë besoj fort që PD, do të regjistrohen në zgjedhjet lokale, sepse ndryshe jemi kthyer në një komunizëm tipik që nuk e ka parë Europa për shumë vote. Nuk mundet Basha, ka një moral dhe një etikë, që të mos firmosë më asgjë nga momenti që thua kam dhënë dorëheqjen dhe dorëheqja nuk mund të regjistrohet në gjykatë. Akti është kryetari i ri dhe PD pas 14 majit do futet në proces zgjedhor për të zgjedhur lidershipin dhe atëherë do çohet në gjykatë,”- tha Arbi Agalliu.

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

3 VITE ME PARE

Asnjë PD në zgjedhje? Vendimi i Celibashit, Ristani: Trajtimi i çështjes i gabuar. Kume: Politikanët të mos punojnë për vete

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Arben Ristani dhe Kristaq Kume

TIRANË- Dy ish-kryetarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume dhe Arben Ristani janë përballur me njëri-tjetrin, pas vendimit të marrë sot për mos regjistrimin në zgjedhje të asnjë prej 2 Partive Demokratike. Në “Special Report”, Ristani u shpreh se trajtimi i çështjen në bazë të Bashës është i gabuar, pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqjen. Por nga ana tjetër, Kume u shpreh se do të ishte mirë që opozita t’i zgjidhte vetë problemet e tyre, duke mos ia lënë në dorë gjykatave. Ai shtoi se vendimi i Celibashit nuk shkon në favor të Ramës, por e kundërta, e në fund shprehet se kur do të vijë koha që këta persona që ne mandatojmë të punojnë për popullin dhe jo për veten e tyre.

Pjesë nga biseda në studio:

Ristani:Trajtimi i çështjes në bazë të zotit Basha është i gabuar. Ai ka dhënë dorëheqjen dhe çështja është organin e vendimmarrjes së PD gjykata padrejtësisht nuk e ka regjistruar.

Kume: E kam se problemin e madh e kemi ne atë që nuk zbatojnë ligjin dhe këtë rast i jam drejtuar Apelit për zvarritjen e vendimit. Po ashtu këmbëngul që të mos përpiqeni që ta zgjidhni problemin jashtë vetes tuaj. Nuk ndaj të njëjtin vendim të Ristanit se vendimi i Celibashit shkon në favor Ramës, përkundur ky shkon në disfavor. Atij që i interesonte më shumë ky vendim besoj se ishte Basha dhe Alibeaj. Ka qenë ata që nuk kanë dashur të hyjnë garë se e dinë rezultatin që do të merrnin, por jo interesi i Ramës. Do të pres vendimin e KAS, sepse midis se asaj se çfarë vendos Celibashi i cili nuk ka përfaqësi politike, KAS është ndryshe. Të shohim vendimin e KAS dhe më pas flasim.

Ristani: Unë do të theksoj këtë, partitë politike ka qenë problemet e tyre, por ndaj shoqëria ka vendosur një kushtetutën që t’i zgjidhë problemet. Mirë do ishte që problemet t’i zgjidhnim vet, por në prandaj kemi institucionet që kur nuk i zgjidhim vet, t’i zgjidhë institucioni përkatës. Po sikur këto vendime të jenë të qëllimshme, dhe të bëhen për të vendosur autokracinë në këtë vend. Janë edhe dy çështje të tjera që prej vitesh në Shkallën e Parë dhe nuk po shqyrtohen, ndaj them që këtu sistemi është në rrezik. Në do hyjmë në zgjedhje si çeçoja, jo se thotë Rama, por se do t’i fitojmë edhe pse do të kemi vështirësi.

Kume: Kur do të na vijë koha që ata që ne mandatojmë do ta bëjnë punën për ne dhe jo për vete.

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

3 VITE ME PARE

Berisha: Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për çdo shqiptar, për ti thënë stop vjedhjes

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Vau i Dejës ku prezantoi kandidatin për krytar bashkie, Zef Hila ka dhënë një mesazh për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjalën e tij para demokratëve, Berisha tha se zgjedhjet janë zgjidhje për t'i thënë "stop" vjedhjes dhe dhunës që ushtrohet nga qeveria. Ndër të tjera, kryedemokrati Berisha ftoi qytetarët që me votën e tyre të ndëshkojnë Edi Ramën dhe monizmin e tij.

"Zef këta që marrin jashtë çdo merite ndihmën sociale i ndajnë paret me kryetaren e qarkut. Nëse ti firmos në shkelje të ligjit, për paratë tuaja dhe e shef të qartë se po vidhen, ti do pjesën tënde se ndryshe kurrë nuk mund të firmosësh. Ndaj dhe po vjen 14 maji. 14 maji është një ditë e një rëndësie të jashtëzakonshme. Këto zgjedhje janë më të rëndësishmet që nga viti 1992. Në këto zgjedhje vendoset fati i demokracisë. Do pranojmë ne monizmin e Edi Ramës, pushtetin e tij absolut nga këshilltarët deri tek kryeministri, presidenti, gjykatat, policia apo të tjerë me radhë, apo si njerëz të besimit tek pluralizmit, demokracia, çfarë do që të jemi, demokratë, socialistë, pa parti do votojmë për pluralizmin, për demokracinë. Nuk do të harrojmë kurrë se kombet kanë patur në histori fatkeqësitë më të mëdha nga monizmat, ideologjike, doktrinarë, marksistë-lelinistë, nga monizmat teokratike, si ky që bazohet në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve. Në këtë kontekst unë përshëndes bashkimin e demokratëve në Vaun e Dejës dhe u bëj thirrje gjithë qytetarëve të bashkohemi, se pluralizmi nuk është vetëm për demokratët, por për çdo shqiptar që i thotë dinjitetit të njeriut, dinjitet, që beson se liria krijon mundësi më të mëdha për njeriun,"-tha Berisha.

FJALA E PLOTË E BERISHËS: 

Shkoni në Pukë tek kryetari, se si investimet për banesat sociale, i kishin marrë të gjithë funksionarë të PS. Një pjesë e tyre banonin në Tiranë, i kishin ndërtuar si tip vilash me 3 kate dhe i jepnin si hotele në Pukë. Po sigurisht që i ndajnë paret me Gjonin ata. Zef këta që marrin jashtë çdo merite ndihmën sociale i ndajnë paret me kryetaren e qarkut. Nëse ti firmos në shkelje të ligjit, për paratë tuaja dhe e shef të qartë se po vidhen, ti do pjesën tënde se ndryshe kurrë nuk mund të firmosësh. Ndaj dhe po vjen 14 maji. 14 maji është një ditë e një rëndësie të jashtëzakonshme. Këto zgjedhje janë më të rëndësishmet që nga viti 1992. Në këto zgjedhje vendoset fati i demokracisë.

Do pranojmë ne monizmin e Edi Ramës, pushtetin e tij absolut nga këshilltarët deri tek kryeministri, presidenti, gjykatat, policia apo të tjerë me radhë, apo si njerëz të besimit tek pluralizmit, demokracia, çfarë do që të jemi, demokratë, socialistë, pa parti do votojmë për pluralizmin, për demokracinë. Nuk do të harrojmë kurrë se kombet kanë patur në histori fatkeqësitë më të mëdha nga monizmat, ideologjike, doktrinarë, marksistë-lelinistë, nga monizmat teokratike, si ky që bazohet në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve. Në këtë kontekst unë përshëndes bashkimin e demokratëve në Vaun e Dejës dhe u bëj thirrje gjithë qytetarëve të bashkohemi, se pluralizmi nuk është vetëm për demokratët, por për çdo shqiptar që i thotë dinjitetit të njeriut, dinjitet, që beson se liria krijon mundësi më të mëdha për njeriun. Që beson se Shqipëria vetëm si vend i lirë mund të zhvillohet.
Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për çdo shqiptar për ti thënë stop vjedhjes monstruoze të qytetatëve shqiptarë nga kjo qeveri. Të dashur miq! Kjo që them nuk është propagandë. Kjo është e vërtetë në dokumente të sotme. Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka gjetur se në 9 muaj e parë të vitit 2022 janë vjedhur dhe shpërdoruar nga qeveritarët, zyrtarët 122 miliardë lekë. Fondi i pagave në vit në të gjithë Shqipërinë arrin në 97 miliardë lekë. Nëse kjo qeveri nuk do të vidhte, nuk do të vidhte 122 miliardë lekë, atëherë çdo rrogëtar shteti dhe i ndërmarrjeve publike, do të mund të mirrte një rrogë 130 % më të lartë. Po pse nuk e merr? Sepse fondet, vidhen dhe vetëm vidhen. Sepse ato nuk shkojnë në rritje rrogash, pensionesh, por shkojnë në punë publike në të cilat dokumentet faktojnë se vjedhin gjer në 90% të shumës. Shkojnë në investime publike duke ndërtuar rrugë me 22 mln euro në fushë, në një kohë kur në të gjithë Europën, ajo ndërtohet kurrë më shumë se 2-3 mln euro. Shkojnë duke ndërtuar rrugë anësore Lekaj-Fier me 7.1 mln kilometrin, në një kohë kur autostrada Shkëmbi i Kavajës-Fier është ndërtuar me 1.5-1.8 mln euro. Shkojnë duke ndërtuar shkolla me 6 mln euro në Tiranë, në një kohë kur shkolla në manuale ndërtimi në Europë dhe SHBA, kushton 680-700 mijë euro maksimumi. Shkojnë pra të gjitha duke vjedhur qeveritarët në çdo tender.

3 VITE ME PARE

Vendimi i KQZ për PD, Kume: Celibashi tha kam preferencat e mia politike, por shikoni se çfarë bëj. Ishte gabim!


Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Kristaq Kume

TIRANË- Ish-kreu i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka folur për vendimin e marrë sot nga KQZ për të mos regjistruar asnjë Parti Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një intervistë të dhënë për "KlanNeës", Kume tha se Ilirjan Celibashi mori vendimin bazuar në ligj, por që mund të mos i artikulonte fare preferencat e tij politike sepse nuk i takojnë pozicionit që ai ka. Duke iu referuar kështu komenteve që ai bëri në një intervistë me gazetarët pas vendimit. 

Megjithatë shpjegoi Kume, këto deklarata të kryekomisionerit ishin për të treguar që pavarësisht preferencave politike, ai si një i zgjedhur me shumicë të cilësuar vepron vetëm në bazë të legjislacionit.

“Për mua ishte dashur që Celibashi të mos artikulonte fare këto gjëra, ai është komisionari shtetëror i zgjedhjeve dhe sipas ligjit tonë, i zgjedhur me shumicë të cilësuar. Ai nuk përfaqëson atje asnjë parti, as mazhorancë, as opozitë. Qytetarët duan të shohin tek ai, deri në çfarë niveli zbaton detyrën sesa të mësojmë se cilat janë preferencat e tij politike. Nuk i duhet, s’ka pse të futej, por mesa e njoh unë Ilirjanin këto janë përgjigjie jo në karrigen e komisionerit, por që përgjigjia e asaj që “përveç se jam komisioner kam kostumin edhe të qytetarit”. Për atë që paralajmëroi, ai tha kam edhe unë preferencat e mia politike, por absolutisht s’keni pse më godisni për këtë gjë, shikoni se çfarë bëj,”-tha Kume.

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

3 VITE ME PARE

Celibashi s’regjistron PD në zgjedhje, Çollaku: Po nuk zbatoi ligjin, të nisin procedurat për shkarkimin e tij!

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku nuk e ka cilësuar të drejtë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit për mosregjistrimin e PD-së në zgjedhje. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Çollaku, njëlloj si Bardhi dhe Alibeaj pretendon se komisioneri nuk ka zbatuar ligjin dhe se ka vepruar politikisht në shërbim të interesave të tij.

Madje shton se nëse Celibashi nuk vepron sipas ligjit të nisin procedurat për shkarkimin e tij.

“Kryetari i Komisionit te Zgjedhjeve ka detyre te zbatoje ligjin,aty nuk eshte te beje politike. Nese i mungon politika duhet ndihmuar duke filluar procedurat e shkarkimit te tij ne Parlament,”- shkruan Çollaku.

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

3 VITE ME PARE

Asnjë PD nuk hyn në zgjedhjet, tallet Flamur Noka me Alibeajn: Gati alibia! S'kemi humbur zgjedhje...

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuar vendimin e marrë në Komisionin Qendror Zgjedhor, pasditen e sotme, ku u vendos që asnjë PD të mos marrë pjesë në zgjedhje. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Noka ka ironizuar Enkelejd Alibeajn dhe grupin e mbështetësve të tij. 

"Alibia e 2023-shit- Alibrava: Unë nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje sepse kemi rënë dakord të mos hyjmë në zgjedhje,"-tha Flamur Noka.  

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

3 VITE ME PARE

Nuk humb kohë! Indrit Sefa depoziton ankimimin në KAS, 15 faqe dokumenta për t'u regjistruar në zgjedhje: Ishte vendim politik

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Indrit Sefa

TIRANË- Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar PD-në në zgjedhje, përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa ka ankimuar vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS). Teksa dorëzoi ankimimin në KAS me plot 15 faqe, Sefa vendimin e Celibashit e konsideroi vendimmarrje politike dhe të pabazuar në ligj.

“PD s’ka kohë për të humbur, ishte vendimmarrje politike nga komisioneri. Ne kërkojmë shqyrtimin nga KAS, të ankesës tonë, i cili të marrë në konsideratë kërkesat e PD dhe të shfuqizojë këtë vendim, tërësisht të pabazuar në ligj,”- tha Sefa pas depozitimit të kërkesës së tij, duke kërkuar që të ndryshohet vendimi i sotëm i KQZ-së. 

Ankimimi në KAS:

ANKUES: Partia Demokratike e Shqipërisë, e përfaqësuar nga Indrit Sefa, Sekretar i Çeshtjeve Ligjore dhe Zgjedhore

OBJEKTI: 1. Shfuqizimi i vendimit nr.172, datë 14.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partia Demokratike” për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisë vendore të datës 14.05.2023”.

2. Regjistrimit si subjekt zgjedhor të “Partisë Demokratike të Shqipërisë sipas kërkesës nr. 27, datë 05.03.2023 dhe dokumentacionit shoqërues të saj, dhe të protokolluar në KQZ në datën 06.03.2023 me Nr.1337 Prot të paraqitur në emër të Partisë Demokratike nga përfaqësuesi z. Indrit Sefa.

BAZA LIGJORE: Neni 109 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Nenet 21, 64, të Kodit Zgjedhor;

DREJTUAR: KOMISIONIT TË ANKIMEVE DHE SANKSIONEVE PRANË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE

PALË E INTERESUAR: KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Të nderuar anëtarë,

Me kërkesën nr. 27 Prot., datë 05 Mars 2023 të Partisë Demokratike të Shqipërisë, protokolluar me nr. 1337, datë 06.03.2023 në KQZ, kemi paraqitur kërkesën për regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023. Me vendimin nr. 172, datë 14.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, është vendosur: “Refuzimin e kërkesës për regjistrimin si subjekt zgjedhor të “Partisë Demokratike të Shqipërisë”. Duke qenë se vendimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve është në kundërshtim me ligjin, bazuar në nenin 21 të Kodit Zgjedhor, i drejtohemi Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit nr. 172/2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, bazuar në arsyet ligjore dhe faktet e mëposhtme:

I. RRETHANAT E CËSHTJES

1. Partia Demokratike e Shqipërisë është regjistruar si parti politike me urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 12, datë 19.12.1990.

2. Presidenti i Republikës me anë të Dekretit me Nr. 13864, datë 24.10.2023 ka përcaktuar si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore datën 14 Maj 2023.

3. Në zbatim të detyrimeve ligjore si dhe të dispozitave të përcaktuara në Kodin Zgjedhore, brenda afatit ligjor të përcaktuar (jo më vonë se 70 ditë para datës së zhvillimit të këtyre zgjedhjeve), Partia Demokratike e Shqipërisë ka paraqitur kërkesën me Nr. 27 Prot, datë 05.03.2023, për regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë si subjekt zgjedhor dhe dërgimin e dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për regjistrimin në zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023.

4. Në përputhje me pikën 2 të nenin 64 të Kodit Zgjedhor, bashkëlidhur kërkesës për regjistrim janë depozituar aktet si më poshtë:
a) Vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë – Vërtetimi datë 01.03.2023 i Zyrës së Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
b) Emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët; emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë; specimenin e vulës së partisë; logon e Partisë Demokratike (në print dhe elektronikisht); emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë; dhe emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me KQZ-në – Shkresa e Partisë Demokratike bashkëlidhur.
c) Deklaratën e angazhimit solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet – Deklarata bashkëlidhur sipas përmbajtjes së miratuar nga KQZ.
d) Autorizimin e Përgjithshëm – Autorizimi bashkëlidhur i Kryetarit të Partisë.

5. Nëpërmjet komunikimit elektronik, më datë 07.03.2023 jemi njoftuar për zhvillimin e mbledhjes publike të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur për regjistrim. Njoftimi nuk është shoqëruar me asnjë projektakt, përvec Rendit të Ditës.

6. Pasi kemi parashtruar kërkesën për regjistrim, Komisioneri ka shpallur vendimin nr. 158, datë 09.03.2023, pa kërkuar asnjë sqarim, vlerësim, pretendim apo koment nga përfaqësuesit e përhershëm të partisë politike në KQZ, duke vendosur:
“1. Kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, “Partia Demokratike”, sipas arsyetimit të këtij vendimi.
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij.”.

7. Kundër këtij vendimi u ushtrua ankim nga subjekti kërkues Partia Demokratike, e përfaqsuar nga Enkelid Alibeaj. Kjo kërkesë ankimore u mor në shqyrtim nga KAS i cili me vendimin numër 22, datë 13.03.2023 vendosi “Mospranimin e ankimit”. Ndër të tjera në vendimin e tij KAS arsyeton se nuk gjen shkaqe ligjore për mosmarrjen e vendimit në përfundim të afatit kohor prej 48 orësh të përcaktuar nga vetë Komisioneri, ndonëse jo pjesë e arsyetimit apo dispozitivit të vendimit, dhe se vendimi për shkak të përfundimit të këtij afati e kishte humbur efektin e tij ligjor. GJithashtu KAS në pjesën arsyetuese të vendimit përcakton se është detyrë e Komisionerit që të përfundojë procesin e vendimarrjes dhe se ky proces duhet të përfundohet brenda afateve të arsyeshme ligjore me qëllim mospengimin e subjektit kërkues Partia Demokratike për përfitimin e afateve për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.

8. Në vendimin nr. 172/2023 nuk saktësohet qartësisht se cili dokumentacion i mungon kërkesës për regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor, që nevojitet të plotësohet. Mirëpo, duke qenë se dispozitivi i vendimit i referohet arsyetimit të tij për të kuptuar dokumentacionin që duhet të plotësohet, konkludojmë se ngrihen dy pretendime nga ana e Komisionerit:
a) Lidhur me “Autorizimin e përgjithshëm” të Kryetarit të Partisë, Komisioneri ka cmuar se atij i mungon qartësia dhe saktësimi i rastit për cështjen e regjistrimit të PD si subjekt zgjedhor. Konkretisht, sipas arsyetimit të Komisionerit formulimi “për regjistrimin në zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2023, sipas datës së caktuar me Dekret të Presidentit të Republikës”, është një formulim që le vend për një formulim të dytë, që mund të konsiderohet edhe krejt i ndryshëm nga formulimi në fjalë. Për këtë qëllim, ne kuptojmë nga arsyetimi se Komisionerit i duket më i përshtatshëm formulimi “për regjistrimin në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14 maj 2023”.
b) Deklarata e angazhimit solemn “për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet”, është nënshkruar nga Nënkryetari z. Enkelejd Alibeaj, sipas autorizimit të shprehur në “Autorizimin e Përgjithshëm të Kryetarit të Partisë”, datë 18 Mars 2022. Sipas vlerësimit të Komisionerit “nga përmbajtja e nenit 64, pika 2, shkronja “e” të Kodit Zgjedhor, del qartë që ky detyrimi për kryetarin e partisë nuk është i transferueshëm, apo i delegueshëm tek të tretët, sepse është një akt individual i personit dhe akt ekskluziv i kryetarit të partisë. Dispozita e përcakton qartë që deklarata është përgjegjësi e kryetarit të partisë dhe nëse ligji ty të ngarkon si marrës përgjegjësish, je ti dhe vetëm ti që duhet të përgjigjesh përpara ligjit për mospërmbushjen e asaj përgjegjësie”.

9. Është fakt i njohur botërisht dhe që nuk ka nevojë të provohet, se prej një kohe të gjatë Partia Demokratike e Shqipërisë, partia më e madhe e opozitës, po kalon një periudhë konflikti të brendshëm, dhe në mungesë në detyrë të Kryetarit të Partisë. Në përputhje me rregullat e brendshme të funksionimit të Partisë Demokratike (konkretisht nenit 46 të Statutit të PDSH), që përcaktojnë se: “Kryetari i Partisë ndihmohet nga Nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm……Kryetari i Partisë gjatë veprimtarisë së tij të përditshme i cakton detyra dhe fusha të caktuara përgjegjësie Nënkryetarëve të Partisë. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin”, është lëshuar Autorizimi i Përgjithshëm datë 18 Mars 2022. Për shkak se dorëheqja e Kryetarit është fakt, edhe pse nuk është pasqyruar në regjistërin e partive politike, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në kuptim të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar, funksionimi i Partisë Demokratike për aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet vendore realizohet sipas “Autorizimit të Përgjithshëm” të datës 18 Mars 2022.
Gjithashtu të njëjtin fakt ja kemi referuar Komisionerit Shtëtëror të Zgjedhjeve dhe me shkresën me Nr 27/3 Prot datë 14.03.2023 e protokolluar në KQZ me Nr.1650 Prot. Datë 14.03.2023. në këtë shkresë nga ana e Partisë Demokratike i është bërë e qartë Komisionerit se:

Siç jeni në dijeni, përveçse është lëshuar Autorizimi i Pergjithshem datë 18 Mars 2022, që garanton funksionimin normal të Partisë Demokratike për efekt të zgjedhjeve vendore, për shkak të moszgjedhjes se Kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Shqipërise, në kuptim te ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar, dhe nenit 46 të Statutit të Partisë Demokratike, Nënkryetari i zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PD dhe që ishte i vetmi në detyrë për këtë përgjegjësi, z. Enkelejd Alibeaj, është komanduar të drejtojë Partinë deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri, i cili më pas është i vetmi që ka legjitimitetin për të kërkuar ndyshimet në regjistrin e partive politike dhe regjistrimin e kryetarit të ri. Në këtë kuptim, nënshkrimi prej tij i deklaratës së angazhimit solemn është tërësisht i vlefshëm për tu konsideruar si marrje përsipër e përgjegjësive formale, në emër dhe për llogari të Partisë Demokratike.

10. Në “Autorizimin e Përgjithshëm” të datës 18 Mars 2022, përcaktohet shprehimisht se:
“Unë, Lulzim Basha, me funksion Kryetar i Partisë Demokratike, lidhur me zgjedhjet vendore 2023, sipas datës së caktuar nga Dekreti i Presidentit të Republikës, në përmbushje të kompetencave të Kryetarit të Partisë, autorizoj ushtrimin e tyre nga Nënkryetari i Partisë z. Enkelejd Alibeaj; dhe/ose Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi; dhe/ose Sekretari për cështjet ligjore dhe zgjedhore z. Indrit Sefa, lidhur me cështjet e mëposhtme:
Në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 10019/2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, lidhur me zgjedhjet vendore 2023, sipas datës së caktuar nga Dekreti i Presidentit të Republikës, të autorizuarit si më sipër, kanë të drejtë, të gjithë sëbashku, ose vec e vec:
1. Të nënshkruajnë aktet për paraqitjen e kandidatëve të Partisë Demokratike për të gjitha organet e njësive të qeverisjes vendore.
2. Të nënshkruajnë deklaratën, në emër dhe për llogari të kryetarit të partisë, ku përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet, sipas tekstit të deklaratës të përcaktuar nga KQZ-ja. Deklarata e nënshkruar prej tyre konsiderohet si angazhim solemn i ndërmarrë prej meje si Kryetar i Partisë, duke marrë përsipër të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë që rrjedhin prej saj.
3. Të nënshkruajnë vetë ose të autorizojnë persona të tretë për të nënshkruar dokumentet për regjistrimin e Partisë Demokratike e Shqipërise (PD) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve; të nënshkruajnë kërkesa ankimore pranë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dhe Kolegjit Zgjedhor (KZ); si dhe çdo kërkese tjetër që do të nevojitet në organet drejtuese të KQZ ose të autorizojnë persona të tretë për të nënshkruar aktet e mësipërme dhe për përfaqësimin pranë këtyre organeve me tagra të plota pa kufizim për mbrojtjen e interesave zgjedhore të PD sipas Kodit Zgjedhor.
4. Të nënshkruajnë vetë ose të autorizojnë persona të tretë për të nënshkruar, depozituar dhe për t’u paraqitur për përfaqësim pranë Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe organeve drejtuese në kuptim të nenit 12 të Kodit Zgjedhor, pranë Kolegjit Zgjedhor apo pranë çdo gjykate për zgjidhjen e cdo problemi zgjedhor, si dhe pranë të gjitha Komisioneve Zgjedhore për Administrimin e Zgjedhjeve (KZAZ), propozimet e Partisë Demokratike për anëtarë të KQV-ve, anëtarë të GNV-ve, vëzhguesit në KZAZ, KQV, VNV, si dhe korrespondencën tjetër me KQZ-në dhe KZAZ-në përkatëse, pa u kufizuar në të drejtën për të revokuar apo ndryshuar çdo autorizim të leshuar.
5. Të nënshkruajnë vetë ose të autorizojnë persona të tretë për të nënshkruar cdo lloj kërkese që nuk është përmendur këtu në kuadër të mbrojtjes së interesave zgjedhore të Partisë Demokratike përpara organeve të KQZ-së, organeve publike, organeve gjyqësore, apo presonave juridikë të tjerë, publikë ose privatë.
6. Të përmbushin cdo detyrim dhe përgjegjësi tjetër në zbatim të Kodit Zgjedhor.
Ky autorizim është i vlefshëm derisa të jetë ndryshuar, apo revokuar shprehimisht nga Kryetari i Partisë.”.

II. ANALIZA LIGJORE

11. Neni 64 i Kodit Zgjedhor parashikon se: “1. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve. 2. Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ: a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë; b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët; c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë; ç) specimenin e vulës së partisë; d) emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë; dhe dh) emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me KQZ-në; e) deklaratën me shkrim të nënshkruar nga kryetari i partisë politike ku përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet. Teksti i deklaratës përcaktohet nga KQZ-ja.”.

12. Nga dokumentacioni bashkëlidhur kërkesës për regjistrim nr. 27 Prot., datë 05.03.2023, rezulton se Partia Demokratike e Shqipërisë ka paraqitur dokuemntacionin e plotë të kërkuar nga ligji për regjistrimin si subjekt zgjedhor, ku përfshihet”
a) Vërtetimi datë 1 Mars 2023 të Zyrës së regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku vërtetohet që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë – kusht ligjor i përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 2, të nenit 64 të Kodit Zgjedhor.
b) Shkresën nr. 27/1 Prot., datë 05.03.2023 të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ku përcaktohen emri, mbiemri dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët; emri zyrtar, shkronjat nistore dhe adresa e partisë; specimenin e vulës së partisë; emri, mbiemri dhe adresa e financierit të partisë; dhe emri, mbiemri dhe adresa e personit përgjegjës për komunikimin me KQZ-në.
c) Deklaratën e angazhimit solemn për për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet.
d) Deklaratën për hapjen e llogarisë së posacme namakre të partisë politike.

13. Në kuptim të nenit 64 të Kodit Zgjedhor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kishte detyrimin ligjor për regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë si subjekt zgjedhor. Pretendimit e tij të shprehura në vendimin nr. 158/2023, jo vetëm janë të pamunduara të përmbushen, por nuk kanë asnjë mbështetje ligjore dhe për pasojë janë një justifikim i paligjshëm për të penguar regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Demokratike të Shqupërisë, partisë më të madhe të opozitës në vend.

A. Lidhur me pretendimin për paqartësi të përmbajtjes së “Autorizimit të Përgjithshëm”

14. Komisioneri ka cmuar se Autorizimit i mungon qartësia dhe saktësimi i rastit për cështjen e regjistrimit të PD si subjekt zgjedhor. Konkretisht, sipas arsyetimit të Komisionerit formulimi “për regjistrimin në zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2023, sipas datës së caktuar me Dekret të Presidentit të Republikës”, është një formulim që le vend për një formulim të dytë, që mund të konsiderohet edhe krejt i ndryshëm nga formulimi në fjalë. Për këtë qëllim, ne kuptojmë nga arsyetimi se Komisionerit i duket më i përshtatshëm formulimi “për regjistrimin në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14 maj 2023”.

15. Ky pretendim nuk ka asnjë mbështetje ligjore. Në Autorizimin e përmendur nga ana e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe më konkretisht atë të datës 18.03.2022 përcaktohet qartësisht se: “Në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 10019/2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, lidhur me zgjedhjet vendore 2023, sipas datës së caktuar nga Dekreti i Presidentit të Republikës, të autorizuarit si më sipër, kanë të drejtë, të gjithë së bashku, ose vec e vec…të nënshkruajnë dokumentet për regjistrimin e PD”. Siç shihet qartësisht nga formulimi të autorizuarit kanë të drejtë që të regjistrojnë partinë në zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2023 në datën e përcaktuar sipas dekretit të Presidentit të Republikës për këto zgjedhje. Formulimi “për regjistrimin në zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2023, sipas datës së caktuar me Dekret të Presidentit të Republikës”, ka ekzaktësisht të njëjtin kuptim me formulimin “për regjistrimin në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14 maj 2023”.

16. Në Kushtetutë dhe më konkretisht në nenin 109 të saj përcaktohet se: “Organet përfaqësuese të njësive bazë të qeverisjes vendore janë këshillat, të cilat zgjidhen çdo katër vjet me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë”. Pra siç shihet qartësisht Kushtetuta përcakton në mënyrë të detajuar natyrën periodike të zgjedhjeve të përgjithshme vendore. Zgjedhjet vendore paraardhëse janë zhvilluar në 30.06.2019. Zgjedhjet e ardhëshme të përgjithshme vendore do të zhvillohen në vitin 2023 dhe më konkretisht me anë të Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Nr. 13864 datë 24.10.2022 është përcaktuar data 14.05.2023.

17. Në rastin objekt shqyrtimi kemi të bëjmë me një Autorizim të Përgjithshëm ku në të gjitha rastet të Autorizuarit të kenë të drejtë të ushtrojnë të gjitha tagrat për të përmbushur të gjitha kompetencat, të drejtat dhe detyrimet që i takojnë personit që ka deleguar këto kompetenca. Në rastin konkret në Autorizimin e Përgjithshëm të lëshuar nga Kryetari i Partisë në detyrë në momentin e lëshimit në datën 18.03.2022 personat e autorizuar kanë të drejtën që kërkojnë regjistrimin Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet vendore të përgjithshme që do të zhvillohen në vitin 2023 në çdo datë që do të përcaktonte Presidenti i Republike me anë të Dekretit. Për sa më sipër, në çdo datë që Presidenti i Republikës dekreton për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme vendore, të autorizuarit do të kishin të gjithë tagrat për të drejtuar kërkesën për regjistrimin e partisë në ato zgjedhje vendore. Për pasojë, pretendimi se do të duhet të përcaktohej qartësisht dekreti ose data e zgjedhjeve nuk ka asnjë bazë ligjore dhe për pasojë është një pretendim i pambështetur në ligj.

18. Nga ana tjetër, neni 26 i Kodit Zgjedhor përcakton se: 1. Partitë politike ose koalicionet e partive politike, që regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhje, nëpërmjet personit përgjegjës për komunikimin me KQZ-në, mund të caktojnë me autorizim një përfaqësues dhe një zëvendës të tij pranë KQZ-së, me tagra përfaqësimi për gjithë periudhën deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar. Përfaqësuesit e partive parlamentare i ushtrojnë tagrat e përfaqësimit edhe jashtë periudhës së përcaktuar në fjalinë e parë të kësaj pike. 2. Përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore në KQZ kanë të drejtë: a) të paraqesin kërkesa dhe propozime pranë KQZ-së;….Të gjitha veprimet e kryera nga përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore në KQZ konsiderohen sikur të jenë kryer nga vetë subjektet zgjedhore. Partia Demokratike është parti parlamentare dhe gjatë gjithë periudhës zgjedhore dhe jashtë kësaj periudhe personi i përgjegjës për komunikimin midis PD-së dhe KQZ-së ka qënë Z. Indrit Sefa, i cili ka qënë i legjitimuar dhe më parë dhe ky legjitimim është pranuar nga ana e KQZ-së, për të drejtuar kërkesa KQZ-së, pa përjashtuar ligjërisht edhe mundësinë për paraqitjen e kërkesës për regjistrimin në zgjedhje. Edhe në mbështetje të këtij parashikimi, përvec autorizimit të shprehur në “Autorizimin e Përgjithshëm” të datës 18 Mars 2023, kërkesa për regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë është nënshkruar nga personi përgjegjës për komunikimin dhe më konkretisht nga z. Indrit Sefa, i cili ka qënë qartësisht i legjitimuar dhe më parë si përgjegjës për komunikimin me KQZ dhe ka të gjithë tagrat për të drejtuar kërkesa dhe gjithashtu për të drejtuar kërkesën për të regjistruar Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet vendore të përgjithshme të datës 14.05.2023.

19. Në vendimin e Komisionerit nr. 172/2023 nuk përcaktohet se në cilin akt rregullator të zgjedhjeve (ligj, vendim, urdhër apo udhëzim) është përcaktuar se Autorizimi i Kryetarit të Partisë për të deleguar ushtrimin e të drejtave/kompetencave, duhet të përmbajë në mënyrë specifike datën e zhvillimit të zgjedhjeve. A ka ndonjë akt proçedurial nga Komisioni Rregullator i cili të ketë miratuar ndonje format të detyrueshëm apo ndonjë tekst të posaçëm në të cilin të përcaktohet qartësisht detyrimi i përmbajtjes së autorizimit? A ka ndonjë format të posaçëm në Kodin Zgjedhor në të cilin të përcaktohet qartë mënyra e formulimit të Autorizimit, ku nuk lejohet të referohet në mënyrë të përgjithshme dekreti i Presidentit të Republikës që cakton datën e zgjedhjeve, por nevojitet të specifikohet data konkrete e zgjedhjeve? Përgjigjet e këtyre pyetjeve rezultojnë të qarta edhe në vetë arsyetimin e vendimit të Komisionerit, ku nuk citohet asnjë dispozitë ligjore apo nënligjore që të ketë përcaktuar këtë detyrimi, përvec opinonit personal dhe ekstraligjor të Komisionerit, për ti dhënë një kuptim tjetër, një formulimi që ka vetëm një kuptim: Të drejtën për të regjistruar PD në zgjedhje në datën që ka caktuar dekreti i Presiedentit të Republikës dhe që është vetëm një datë – 14 Maj 2023.

B. Lidhur me Deklaratën e angazhimit solemn

20. Sipas vlerësimit të Komisionerit “nga përmbajtja e nenit 64, pika 2, shkronja “e” të Kodit Zgjedhor, del qartë që ky detyrimi për kryetarin e partisë nuk është i transferueshëm, apo i delegueshëm tek të tretët, sepse është një akt indiviådual i personit dhe akt ekskluziv i kryetarit të partisë. Dispozita e përcakton qartë që deklarata është përgjegjësi e kryetarit të partisë dhe nëse ligji ty të ngarkon si marrës përgjegjësish, je ti dhe vetëm ti që duhet të përgjigjesh përpara ligjit për mospërmbushjen e asaj përgjegjësie”.

21. Ky intepretim dhe arsyetim i Komisionerit si dhe përfundimet e arritura në bazë të tij janë rezultat i kuptimit dhe interpretimit të gabuar të ligjit. Nga arsyetimi i vendimit (pika 3 e etij) konstatohet se Komisioneri e klasifikon nënshkrimin e deklaratës si një detyrim personal dhe individual të kryetarit të partisë, në llojin e detyrimeve dhe përgjegjësive që marrin përsipër personat fizikë/natyrorë karshi të tretëve. Ndonëse në tekstin e pjesës arsyetuese të vendimit ky koncept nuk është i shprehur qartësisht dhe me formulimin e mësipërm, qëllimi dhe qëndrimi i Komisionerit rezulton i qartë nga lidhja llogjike/jurdike që bëhet ndërmjet detyrimit/përgjegjësisë dhe pamundësisë së transferimit të tij.

22. Deklarata e angazhimit solemn është nënshkruar nga Nënkryetari z. Enkelejd Alibeaj, në përputhje me situatën dhe kushtet ligjore të përmendura në këtë ankim, në përputhje me delegimin e shprehur të bërë në Autorizimin e Përgjithshëm të datës 18 Mars 2022, ku specifikohet: “2. Të nënshkruajnë deklaratën, në emër dhe për llogari të kryetarit të partisë, ku përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet, sipas tekstit të deklaratës të përcaktuar nga KQZ-ja. Deklarata e nënshkruar prej tyre konsiderohet si angazhim solemn i ndërmarrë prej meje si Kryetar i Partisë, duke marrë përsipër të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë që rrjedhin prej saj.”.

23. Ndryshe nga sa shprehet Komisioneri, nga përmbajtja e nenit 64, pika 2, shkronja “e” të Kodit Zgjedhor, nuk është shprehur asnjë ndalim mbi delegimin e këtij akti, dhe se nuk rezulton që akti të jetë një akt indiviådual i personit dhe akt ekskluziv, për shkak të përgjegjësisë ligjore në rast mospërmbushje. Si për cdo të drejtë apo detyrimi tjetër (për ilustrim, regjistrimi i kandidatëve), dispozitat ligjore i referohen përmbushjes së tyre nga Kryetari i Partisë, duke qenë se ai është përfaqësuesi i partisë politike në raport me të tretët. Ky pretendim i Komisionerit është i pambështetur në ligj dhe rrëzohet edhe nga përmbajtja e vetë deklaratës, sipas përmbajtjes së miratuar nga vetë KQZ-ja. Deklarata fillon me fjalët: “Deklaroj në cilësinë e Kryetarit të Partisë”, cka provon se ajo nuk është një akt individual i personit, por një anagzhim që merret në cilësinë e kryetarit të partisë, cilësi e cila është ajo e organit drejtues/përfaqësues me të tretët dhe jo në cilësinë personale si person fizik/natyror. Vetë Komisioneri në vendimin e tij arsyeton se: “në përputhje edhe me parashikimet e nenit 9 të ligjit 8580, datë 17.2.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar, kryetari i partisë, në kuptim të ligjit është një organ dhe jo thjesht individi person fizik që ushtron funksionet e organit. Në këtë kontekst, deklarata e bërë në emër të organit që përfaqëson partinë ndaj të tretëve, rast në të cilin përfshihet edhe KQZ, është një akt i delegueshëm, pasi nuk lidhet me cilësi apo përgjegjësi personale të individit, personit fizik që ushtron detyrën e organit të Krytarit të Partisë.

24. Nësë analizojmë brendinë e tekstit të Deklaratës vëmë re se kjo e fundit është e hartuar si vijon: “Angazhimin solemn të Partisë tonë se, pjesëtarët e strukturave drejtuese dhe administrative, të anëtarësisë, kandidatëve për deputetë/ drejtues/ anëtarë të organeve të qeverisjes vendore, deputetë/ drejtues/ anëtarë të organeve të qeverisjes vendore dhe gjithë strukturave të tjera të angazhuara nga subjekti në këto zgjedhje, funksionarë/ ish funksionarë publik do të refuzojnë të marrin pjesë në praktikat e blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale. Angazhohemi të zbatojmë rregulla për të gjithë anëtarësinë, administratën dhe ndjekësit tanë që: Të mos premtojnë/ ofrojnë/ japin para, mallra, shërbime dhe/ose nxisin premtime për punësim apo trajtime të tjera të veçanta votuesve dhe/ose të tjerëve, duke përfshirë familjet e votuesve apo komuniteteve të ndryshme apo të veprojnë në mënyrë të tillë që synohet të ndikojë, ose arsyeshëm pritet të ndikojë në mënyrën se si votuesit japin votën e tyre;…”. Nga analiza e tekstit të deklaratës vihet re se:

a. deklarata fillon me deklarimin e angazhimit në emër të Partisë, të të gjithë pjesëtarëve, strukturave drejtuese dhe administrative, anëtarëve, kandidatëve, etj, të cilët në tërësinë e tyre përbëjnë të gjithë trupën e partisë, pjesmarrëse ne zgjedhje pamvarësisht cilësisë së tyre si anëtarë të partisë apo jo. Pra, në rast se nga kryetari i partisë lëshohet një deklaratë në emër të partisë (në rastin konkret përfshirë edhe jo anëtarët) atëherë kjo deklaratë kurrsesi nuk mund të klasifikohet si një deklaratë e bërë në titull personal, e bërë nga një person fizik/natyror, për përgjegjësi apo marrje përsipër përgjegjësish personale. Formulimi tregon qartësisht që jemi në kushtet e një akti që lëshohet në emër të partisë, nga organi që ka për detyrë të përfaqësojë këtë të fundit kundrejt të tretëve e për pasojë është njësoj e delegueshme si cdo tagër tjetër që kryetari i partisë ushtron si organe e që nuk lidhet në asnjë rast me cilësinë personale të individit që ushtron funksionin e organit të kryetarit të partisë.

b. deklarata është, sikurse konstatohet nga emërtimi, por edhe brendia e tekstit të saj, një akt deklarativ, e cila nuk prodhon asnjë përgjegjësi ligjore qoftë kjo edhe personale. Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen Tuaj se përgjegjësitë ligjore nuk burojnë nga aktet deklarative por nga ligji. Është shkelja e ligjit që passjell përgjegjësinë e subjektit juridik ose fizik, në formën administrative, civile apo penale. Akti deklarativ i angazhimit dhe vetë teksti i deklaratës nuk tregojnë në asnjë rast marrjen përsipër të përgjegjësive individuale, përkundrazi janë akt dëshmues a priori i vullnetit të partisë politike, në tërësinë e anëtarëve të saj (madje dhe jo anëtarëve pjesmarrës në fushatën zgjedhore në të cilën partia politike kërkon të regjistrohet si subjekt politik) për mos ushtrimin e praktikave që në rast të zbatimit do të rezultonin në shkelje të ligjit.

c. duke analizuar rastin e shkeljes së angazhimeve që merren përsipër me deklaratën arrihet në konkluzionin se përgjegjësia administrative, apo penale do të rëndonte në rastin e parë mbi subjektin politik, në emër të të cilit lëshohet deklarata, dhe në rastin e dytë mbi individin, person fizik/natyror i cili kryen shkeljen e ligjit penal. Në këtë këndvështrim kryetari i partisë në asnjë nga alternativat e parashtruara më lartë nuk do të mbante përgjegjësi individualisht për shkeljet e realizuara e për pasojë nënshkrimi i deklaratës nga ana e tij nuk do të sillte asnjë pasolë ligjore për individin person fizik i cili ushtron funksionin e kryetarit të partisë. Karakteri solemn e konfirmon këtë, duke i dhënë deklaratës një karakter terësisht me efekt publik, si një mesazh drejtuar anëtarëve, mbështetëseve dhe kandidatëve të subjektit zgjedhor.

25. Për sa analizuar më lartë rezulton qartësisht që arsyetimi i bërë nga Komisioneri për cilësinë me të cilën, kryetari i partisë nënshkruan deklaratën, si dhe arsyetimi lidhur me përgjegjësinë e pretenduar personale të vlerësuar si të patjetërsueshme dhe të padelegueshme është në interpretim të gabuar të ligjit. Edhe në parimet e përfaqësimit, sipas nenit 66 të Kodit Civil, “Veprimet juridike të kryera nga përfaqësuesi, brenda tagreve që i janë dhënë, krijojnë pasoja drejtëpërdrejt për të përfaqësuarin”. Pra delegimi në këtë rast nuk përbën asnjë shmangie të Kryetarit të Partisë, apo vetë partisë, nga angzhimi për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet. Analiza e mësipërme tregon që deklarata është një akt që nënshkruhet në cilësinë e përfaqsuesit të partisë me të tretët, cilësi e cila është pranuar nga vetë Komisioneri si e delegueshme dhe e tjetërsueshme edhe në pikën 1 të vendimit nr. 158/2023.

26. Pretendimi i fundit i parashtruar nga Komisioneri në arsyetim lidhur me solemnitetin e deklaratës nuk gjen mbështetje ligjore në asnjë nga aktet ligjore dhe nënligjore mbi të cilat paraqitet dhe realizohet vendimmarrja mbi kërkesën për regjistrimin e partisë politike si subjekt zgjedhor. Përdorimi i shprehjes “për të mos folur” tregon më së shumti mungesën e argumenteve juridike dhe krijimin e një standarti të personalizuar në raport me solemnitetin i cili nuk përbën argument ligjor për vendimmarrjen nga ana e Komisionerit.

27. Në kuptimin që i ka dhënë dispozitës ligjore Komisioneri, duke e konsideruar Deklaratën si një akt individual dhe personal, rezulton se në rrethana të caktuara objektive, për shkak të mungesës së Kryetarit, partia politike të mos ushtrojë një nga qëllimet e ekzistencës së saj, që është pjesëmarrja në zgjedhje. Kjo do të përbënte një cënim të parimeve themelore të zgjedhjeve, ku konkurueshmëria është një nga themelet e këtyre parimeve. Duke i dhënë një kuptim të ngurtë dispozitës, praktikisht Komisioneri nuk ka mbajtur në konsideratë qëllimin deklarativ që ka ai deklarim, duke mos shërbyer në asnjë rast si pengesë për pjesëmarrjen në zgjedhje, për shkak se ato anagzhime të përmenduara në deklaratë, janë në fakt rregulla të parashikuara nga legjislaiconi në fuqi dhe që sjellin pasoja sipas atij kuadri ligjor, për cdo person të përfshirë në praktikën kriminale që lidhet me financimin e paligjshëm apo përdorimin e parave të pista në fushatat zgjedhore.

28. Përsa më sipër, rezulton se Partia Demokratike e Shqipërisë ka përmbushur kërkesën e shkronjës “e”, pika 2 të nenit 64 të Kodit Zgjedhor, sa kohë ka dorëzuar dhe ka marrë përsipër angazhimin solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet, nëpërmjet personit të autorizuar ligjërisht, nga organi i caktuar nga ligji, në mungesë të tij.

C. Në tërësi për vendimin e Komisionerit

29. Vendimmarrja e Komisonerit referon në nenin 19 dhe 64 të Kodit Zgjedhor. Në asnjë prej këtyre dispozitave nuk parashikohet nayra e vendimmarrjes që ka shprehur Komisioneri në vendimin nr. 158/2023. Konkretisht, as vendimmarja për plotësimin e dokumentacionit dhe as afati që u shpall publikisht prej 48 orësh, por që nuk është përfshirë në vendimin e zbardhur nga ana e Komisionerit. Komisioneri kishte në kompetencë, regjistrimin apo refuzimin për regjistrim të kërkesës. Kjo tregon qartë, që nga ana e Komisionerit është ndërmarrë një vendim politik për të zvarritur, pa asnjë shkak ligjor, regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023 dhe për djegien e afateve të tjera ligjore, kryesisht atyre që kanë të bëjnë me koalicionet zgjedhore. Për këtë arsye, kërkojmë nga Komisioni shqyrtimin e këtij ankimi brenda afateve më të shkurtra të mundshme.

Për të gjitha sa më lart, bazuar në nenin 21 dhe 64 të Kodit Zgjedhor,

KËRKOJMË:

1. Shfuqizimi i vendimit nr 172, datë 14.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partia Demokratike” për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisë vendore të datës 14.05.2023”.

2. Regjistrimit si subjekt zgjedhor të “Partisë Demokratike të Shqipërisë sipas kërkesës nr. 27, datë 05.03.2023 dhe dokumentacionit shoqërues të saj, dhe të protokolluar në KQZ në datën 06.03.2023 me Nr.1337 Prot të paraqitur në emër të Partisë Demokratike nga përfaqësuesi z. Indrit Sefa.

3 VITE ME PARE

PD nuk regjistrohet, përfaqësuesi i Berishës: Vula është në dorën e anëtarësisë

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Ledio Nuraj

TIRANË- Përfaqësuesi i Sali Berishës në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Ledio Nuraj deklaroi se vula dhe simbolet e Partisë Demokratike janë në dorën e anëtarësisë. Pas vendimit të Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, Nurja u shpreh se anëtarësia ka zgjedhur Berishën si kryetar, por shtoi se vendimi i marrë sot, edhe nga ana e tyre do të ankimohet në KAS.

“Duhet të ndërgjegjësohemi, siç u pa edhe sot, vula nuk ka kaluar ashtu siç është munduar të paraqesë propaganda e qeverisë deri më tani. Vula, simbolet dhe PD është në dorën e anëtarësisë dhe atje ku është anëtarësia. PD e vërtetë, është ajo PD ku aderon anëtarësia e saj prej 32 vitesh, me kryetar Sali Berishën. Ne kemi kërkuar të zbardhet sa më shpejt vendimi i sotëm, për të cilën do të ushtrojmë të drejtën ankimore, në KAS dhe më tej nëse është e mundur,”- theksoi ai.

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

3 VITE ME PARE

'Asnjë PD nuk regjistrohet për 14 majin, ç'do u thoni nipërve e mbesave?'/ Humor me Celibashin, kreu i KQZ: Po ke durim, prit...

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka kthyer përgjigjie me humor kur u pyet për vendimin që u mor sot në mbledhje, ku u vendos që asnjë PD të mos regjistrohej në zgjedhje. 

PJESË NGA BISEDA: 

Nëse KAS lë në fuqi vendimin e KQZ, çfarë do i thoni nipërve dhe fëmijëve tuaj?

Celibashi: Kur të bëhem me nipër dhe mbesa do ua tregoj se çfarë do u them. Ishalla ndodh sa më shpejt, po ke durim prit deri atëherë.

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

3 VITE ME PARE

PD jashtë zgjedhjeve, Celibashi: S'kam asgjë personale, po të kishin sjellë deklaratën do i regjistroja

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka lënë Partinë Demokratike jashtë zgjedhjeve lokale. I pranishëm në mbledhjen e zhvilluar sot në KQZ, Celibashi vulosi mosregjistrimin e PD-së. Në një prononcim për mediat, Celibashi ka deklaruar se vendimi nuk është marrë nga aryse personale të tij me Partinë Demokratike, ndërsa theksoi se nëse do të ishte deklarata, gjykata do të kishte bërë pranimin e kërkesës për t'u depozituar akti që Enkelejd Alibeaj është përcaktuar për të përfaqësuar PD. E si pasojë, ai do kishte thënë aprovimin për regjistrimin në zgjedhje. 

"Ka çështje që interpretohen, ky rast nuk lë vend për interpretim. Ka pasur gjithë vullnetin dhe ka kuptuar rëndësinë e kësaj çështjeje, por kjo nuk do të thotë që asesi nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje në kurriz të shkeljes së ligjit. Që të kuptoni sa e rëndësishme është kjo po iu jap një të dhënë, të gjithë kryetarët e PD që janë regjistruar, deklarata është nënshkruar nga kreu i partisë. Edhe në ato raste kur ka autorizuar të tretë për regjistrimin e partisë. Dua të them edhe një gjë tjetër që e mbaj mend faktin që zgjedhja ime si komisioner është rrjedhojë e një procesi që qeveris vendin dhe opozitën. Nëse nuk do të ekzistonte ky konsensus, unë nuk do e kisha marrë këtë detyrë. E kuptojnë ata, shumë mirë nëse nuk e kuptojnë nuk është gjë e mirë. Unë nuk kam asnjë dhe asgjë personale me PD, edhe pse kam shumë miq e shokë, kam patur të gjithë angazhimin që kjo çështje të zgjidhej por nuk kanë dashur. Për zotin Basha, nuk ka asnjë obligim ligjor për të paraqitur deklaratën e dorëheqjes, por për këdo tjetër duhet që këtë fakt ta pasqyronin në gjykatë vetëm kështu do të fitonin legjitimitetin për t'u sjellë si kryetari i PD. Për këtë arsye u dhashë 48 orë kohë, nuk e bënë, nuk e kuptoj kush është kokëforti në këtë mes. Nëse do të ishte deklarata, gjykata do të kishte bërë pranimin e kërkesës për t'u depozituar akti që Alibeaj është përcaktuar për të përfaqësuar PD. Kam qenë i gatshëm për të dhënë edhe më shumë kohë, por nuk e kanë dashur", tha ai. 

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

3 VITE ME PARE

'Celibashi tifoz, nuk vendos me ligj'/ Kreu i KQZ i kundërpërgjigjet Alibeajt: Unë kam pëlqimet e mia politike, votoj, por këtu "flet" ligji

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se edhe ai ka pëlqimet e tij politike, por theksoi se në to nuk ka ndikuar në vendimin e sotëm në KQZ. Në fjalën e sotme, gjatë një konferencë për gazetarët, Celibashi tha ai nuk është ushtar i askujt. 

"Nuk pëlqej që të komentoj deklaratat e politikanëve, tek unë nuk kanë asnjë lloj efekti, mbetet e rëndësishme që ajo vendimmarrje është në përputhje me Kodin Zgjedhor. E bën të duket si një diçka e madhe për shkak se bëhet fjalë për partinë me të madhe opozitare. Kam keqardhje për situatën, por nuk kam mundësi për ta zgjidhur. Duhet ta shikojnë diku tjetër përgjegjësinë dhe jo tek unë. Unë kam pëlqimet e mia politike, votoj edhe unë për një parti, por absolutisht në dallim nga shumë të tjerë në atë që duhet të vendos e përcakton vetëm ligji vendimmarrjen time. E nuk shoh asnjë arsye përse të tjerët shohin që në vendimmarrje është interesi i "x" apo "y". Nuk u dukem shumë si ushtarë apo jo,"-tha në fjalën e tij Celibashi. 

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

3 VITE ME PARE

“Njeri i shantazhueshëm, s’meriton respekt”/ Celibashi i përgjigjet Bardhit: Gjuha e pa tolerueshme, nuk i bën nder figurës së tij

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuar akuzat e deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas vendimit për të mos e regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një konferencë për shtyp, Celibashi bëri me dije se gjuha e përdorur nga Bardhi është e patolerueshme.

"Për këdo që e ka njohur karrierën time e di shumë mirë që unë në çdo pikëpamje nuk jam i shantazhueshëm dhe kam dedikimin profesional për të respektuar ligjin. Zbatimi i ligjit dhe korrektësia në zbatimin e saj ka qenë shtylla kurrizore e punës sime. Më vjen keq që zoti Bardhi e sheh të pabazuar vendimin tim. Gjuha e përdorur e pa tolerueshme. Nuk i bën nder figurës së tij. Nuk e gjen asgjë të thotë vlerësojmë se një vendim i tillë nuk është marrë në përputhje me kodin dhe kjo do ishte e mjaftueshme. Kam keqardhje për kaosin politik në të cilin ndodhet PD-ja por vendimi është marrë tërësisht në përputhje me kodin zgjedhor. Rati i Partisë Demokratike nuk lë vend për interpretim,”-tha Celibashi.

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

3 VITE ME PARE

PD jashtë zgjedhjeve, Meta: Nuk hyj në këto çështje, ne mbështesim kandidatët e “Primareve”

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar vendimin e KQZ për të mos regjistruar asnjë Parti Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një intervistë për "ABC", Meta tha se PL do i mbështeste kandidatët e primareve, të Sali Berishës, duke shtuar se qëllimi është lufta kundër asaj që ai e cilëon si regjimi i Edi Ramës. 

Ilir Meta: Nuk kam asnjë koment sepse isha në një takim dhe po prisja të lidhemi bashkë. Nuk kam asnjë interes për këtë çështje. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë shqiptarët do të kenë mundësi të ndëshkojnë më votë këte sistem monist. Janë katër vite të humbura. Me Partinë Demokratike kemi një marrëveshje të bërë publike prej kohësh. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë do të shkojmë në zgjedhje. Koalicioni është firmosur prej muajsh. Çështja e regjistrimit të kandidatëve është një cështje teknike. Opozita shkon e sigurt dhe e bashkuar drejt një fitore historike. Komentet për Bashën janë bërë me kohë. Nuk dua të hyj në çështjen e Partisë Demokratike sepse e ka zgjidhur populli në 6 mars, e kanë zgjidhur dhe anëtarët e Partisë Demokratike por e zgjidhi dhe gjykata. Jemi drejt triumfit të opozitës kundër një regjimi monist.

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

3 VITE ME PARE

Asnjë PD nuk regjistrohet për 14 majin, Alibeaj akuza Celibashit: Bëri shërbim politik, na la jashtë zgjedhjeve!

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar gjithashtu kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi pas vendimit që asnjë nga PD-të nuk do të regjistrohen në zgjedhje. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Alibeaj tha se Celibashi bëri një shërbim politik dhe se vendimi i tij ishte i ndikuar, ndaj dhe e la opozitën jashtë zgjedhjeve. Po ashtu ndër të tjera, ai shtoi gjithashtu se vendimi do të apelohej në KAS.

"Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sikundër e deklaroi dhe publikisht, zoti Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike. Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet. Siç ndodhte këtu e 32 vjet më parë, kur ishte partia në pushtet ajo që lejonte ne zgjedhje vetëm satelitët e saj. Kjo marrëzi politike, si 32 vjet më parë, i ndodh sot Shqipërisë kur është vend i NATO-s dhe synon të jetë anëtar i BE-së! Megjithëkëtë e si përherë do të vijojmë rrugën ligjore për të finalizuar përfaqësimin e PD në 14 maj. Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese të pavarura kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë. Nuk do ia dalin!!,"-shkruan Alibeaj.

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

3 VITE ME PARE

KQZ la PD-në jashtë zgjedhje lokale, Sefa: Ky vend qeveriset prej 30 vitesh nga disa politikanë, Celibashi po u shërben atyre

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Indrit Sefa

TIRANË- Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor ka akuzuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi se po u shërben palëve politike duke lënë Partinë Demokratike të paregjistruar në zgjedhje. Në një prononcim për mediat, Sefa tha se Celibashi është produkt i atyre politikanëve që e drejtojnë vendin prej 30 vitesh. I pyetur nëse e kishte fjalën për kryedemokratin Sali Berisha apo kryeministrin Edi Rama, Sefa tha se këtë gjë e dinte vetëm Celibashi.

Pjesë nga prononcimi: 

Indrit Sefa: Një pjesë e politikës janë 30 vite që qeverisin bashkë, edhe komisioneri është produkt i kësaj politke.

I Berishës apo Ramës?

Indrit Sefa: Atë e di fare mirë komisioneri, ai e di shumë mirë se kujt i shërben. Komisioneri la vetes dhe PD-së 48 orë afat që të plotësonte të metat. Iu bë e qartë që nuk do të plotësohej asgjë, ndaj në atë moment që në atë ditë, Komisioneri duhet të zhvillonte mbledhjen dhe të jepte vendimin. Nuk e ka bërë, fakti tjetër, që siç ishte edhe në seancë dëgjimore, që kërkesa duhet t'i veçonte, në mënyrë ektra ligjore dhe të cucditshme bën dy kërkesa bashkë. Dhe në rast se ne do të kishim të drejtë të regjistroheshim, pala tjetër do të ankohej. Kjo është kundër PD.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 14 majit/ Bardhi kundërshton Celibashin: Nuk meriton respekt, shkeli ligjin për qëllime politike. Do ankimojmë vendimin në KAS

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të kryekomisionerit Celibashi për mosregjistrimin e PD-së në zgjedhje. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale, Gazment Bardhi sulmoi kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, kreun e KQZ, duke e akuzuar se shkeli rëndë ligjin për qëllime politike. Po ashtu, Bardhi bën me dije se ky vendim do të ankimohet në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

"Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS,"- tha Bardhi ndër të tjera. 

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

3 VITE ME PARE

Celibashi nuk e regjistron PD: Basha të paraqitet, kërkesa s'ka bazë ligjore

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka lënë Partinë Demokratike jashtë zgjedhjeve lokale. I pranishëm në mbledhjen e zhvilluar sot në KQZ-, Celibashi vulosi mosregjistrimin e PD-së me të njëjtat argumente si në vendimin e dhënë herën e kaluar. Celibashi njohu Lulzim Bashën si kryetar dhe shtoi se që të bëhet regjistrimi, Basha duhet të paraqitet dhe të firmosë. Ndërsa grupimin e përfaqësimit të kryedemokratit Sali Berisha nuk e legjitimoi.

Pjesë nga fjala e Celibashit: 

Në vlerësimin tim ky pretendim nuk ka asnjë bazë lifjore por bie dhe në kontradiktë me veporimet e bëra nga ana juaj, si i autorizuari nga zoti Basha. Kur është rasti për të legjitimuar kërkesën tuaj për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor nga ana juaj kundrejt pretendimit të zotit Sali Berisha, ju sillni si provë faktin që kundërshtuar juridik sipas të cilit është zoti Basha kryetar. Kur ju kujtoj që Basha si kryetar duhet të përmbushë detyrimet që kodi zgjedhor i cakton, atëherë ju thoni që zoti Basha ka dhënë dorëheqjen dhe që ky është një fakt i njohur botërisht. Sipas jush, autorizimi i Enkelejd Alibeajt është në përputhje me ligjin. Mund të themi që deklarata të nënshkruhet edhe nga nënkryetari, por vetëm në kushtet kur kryetari i partisë nuk është në detyrë, ka dhënë dorëheqjen apo ka humbur interesin politik. Por duhen depozituar njoftimet përkatëse. Vendimet e mundshme që tregojnë se kompetenca e kryetarit i ka kaluar një personi tjetër. Në fakt Basha ka dhënë dorëheqjen që nga marsi i vitit 2022. Në drejtim të Bashës nuk ka asnjë detyrim ligjor për ta formalizuar këtë dorëheqje, por organet e tjera drejtuese që mendojnë se mund të marrin funksionet e kryetarit, duhet të depoizitoni njoftimin sipas të cili kryetari apo ish-kryetari, Si ligji për partitë politike ashtu edhe kodi zgjedhor nuk e detyrojnë një person që kur jep dorëheqjen të zgjedhë pasardhësin. Në kushtet kur në regjistrin e partive nuk është bërë regjistrimi i Bashës, Alibeaj mund të pranohet se i ushtron disa kompetenca, por nuk pranohet kurrsesi që ai i ushtron të jgitha kompetencat. Ndaj në kushtet kur deklarata nuk është, nuk merret parasysh kërkesa, zoti Basha nuk është paraqitur. Do t'ju lutesha që ta qasni këtë çështje ashtu si duhet qasur në përputhje me ligjin. Për mua nuk ka asnjë lloj problemi, çfarë do që ju komentoni ose jo lidhur me këtë vendimmarrje. KQZ vendos mspranimin e kërkesës së Partisë Demokratike të Shqipërisë me kryetar Lulzim Basha. Keni të drejtën e ankimimit brenda tre ditëve të shpalljes së këtij vendimi. 

3 VITE ME PARE

Vijon debati në KQZ/ Sefa: Po e fusni procesin në ngërç, veproni si KAS. Celibashi: Nuk më duhet fare çfarë bën një tjetër organ

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Ilirjan Celibashi dhe Indrit Sefa

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa ka akuzuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi se ka futur në ngërç procesin e resgjitrimit të PD-së në zgjedhjet lokale. I pranishëm në mbledhjen e \KQZ-së, Sefa tha se Celibashi bën retorikë, në një kohë kur PD rrezikon të mbetesh jashtë lokaleve. Ai shtoi se Celibashi duhet të vprojë si KAS, që doli me dy vendime të veçanta. Ndërsa kryetari i KQZ-së tha se nuk shikon procedurat që ndiqen nga organet e tjera, por ecën me parimin ligjor. 

Pjesë nga debati mes tyre: 

Indrit Sefa: Po e fusni procesin në ngërç. Kjo është retorikë

Ilirjan Celibashi: Kush e përfaqëson PD-në

Indrit Sefa: Atë e dinë dokumentet që keni aty

Ilirjan Celibashi: Këtë po bëj

Indrit Sefa: Nëse ju mendoni se unë nuk e përfaqësoj, dilni me vendim të veçantë dhe thoni që nuk e përfaqësoj dhe mos më ligjitimoni. Mos merrni të gjitha palët në shqyrtim seose u hapni rrugë të gjitha ankimimeve në etapa. Po të marr shembullin e KAS që në kundërshtim nga ju doli me dy vendime të veçanta

Ilirjan Celibashi: Nuk më duhet fare çfarë bën një tjetër organ. KAS doli me dy vendime sepse kishte dy ankimime

Indrit Sefa: Siç keni dhe ju

Ilirjan Celibashi: Jo unë kam dy kërkesa. KAS nuk ka kërkesë për regjistrimin e një partie politike. 

3 VITE ME PARE

KQZ vendos: Kreu i PD është Lulzim Basha! Kërkesa e Berishës nuk legjitimohet

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklauar se kryetari i PD-së është Lulzim Basha. I pranishëm në mbledhjen e KQZ-së, Celibashi tha se kjo gjë bazohet në dokumentacione, duke përjashtuar legjitimimin e kërkesës së depozituar nga grupi i kryedemokratit Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e Celibashit:

E kemi edhe jashtë shqyrtimit procedurial dhe e kemi dhënë që është vetëm një emër, subjekt politik, ajo është Partia Demokratika. Jemi në të njëjtin situatë si seancën e shkuar, mendoj që të japim vlerësimin dhe gjykimin tonë mbi kërkesën për regjistrim të PD si subjekt për zgjedhje. Çështja e përfaqësimit ligjor ka qenë në diskutim, dhe këtu nuk marr në konsideratë konfliktin tuaj të brendshëm. Në vlerësimin ligjor që unë i bëj këtij dokumentacioni ka disa fakte. Qëndron ligjërisht pretendimi i njërës palë që Lulzim Basha është kryetar i PD-së. Nuk ka qëndruar se Sali Berisha është kryetar. Pra, nisur nga ky fakt pala e përfaqësuar nga Lulzim Basha ka legjitimin e plotë. Qëndon pretendimi i njërës palë që kreu i PD është Basha, nuk ka qëndruar pretendimi i palës tjetër në kuadrin ligjor. Pra në vlerësimin tim, zoti Lulzim Basha, ose personat e autorizuar kanë të drejtë për t'u regjistruar si subjekt, por në vlerësimin tim duhet që ky autorizim duhet të jetë i qartë dhe i plotë. Përveç paqartësisë, dokumentacioni ka një mangësi themelore, deklarata solemne duhet të jetë e nënshkruar nga Lulzim Basha.

3 VITE ME PARE

"Po bën autogol"/ PLAS KEQ në KQZ, Celibashi-Sefës: Tani do e marrësh vesh kush është PD-ja e vërtetë

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Ilirjan Celibashi dhe Indrit Sefa

TIRANË- Plas debati në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryekomisioner Ilirjan Celibashi ka debatuar me përfaqësuesin ligjor Indrit Sefa. Ky i fundit kërkoi me ngul që kërkesa e depozituar prej tij dhe ajo e depozituar nga kryedemokrati Sali Berisha, të ndahen. Por, Celibashi tha se PD-ja e vërtetë do të kuptohet në momentin që të dalë vendimi nga KQZ-ja. 

Pjesë nga debati mes tyre: 

Indrit Sefa: Mund të më përcaktoni pak datën e kërkesës që po shqyrtohet

Ilirjan Celibashi: E kemi bërë këtë diskutim, po i bëni autogol vetes.

Indrit Sefa: Zoti komisioner, autogolin ma lini mua. Dua numerin e protokollit të kërkesës që po shqyrtohet në këtë moment dhe datën e depozitimit.

Ilirjan Celibashi: Ne po shqyrtojmë kërkesën e PD-së si subjekt zgjedhor. Këtë kërkesë e kanë bërë dy palë. Ne vlerëojmë legjitimitetin e të dyja palëve. Me vendim vendosim regjistrimin apo jo të një partie.

Indrit Sefa: Kam bërë kërkesë më 6 mars me numër protokolli. Çdo individ tjetër të bëjë kërkesë veçmas dhe të shqyrtohet veçmas. Me këtë logjikë unë vij dhe kërkoj regjistrimin e Partisë Socialiste dhe e mbaj Partinë Socialiste peng gjithë jetën. Më tregoni numrin e kërkesës. Kushdo ka të drejtë të pretendojë këtë dojë, unë ju kërkoj të shqyrtoni kërkesën e PD-së për regjistrimin në zgjedhje. Ku e dini që është PD

Ilirjan Celibashi: Nuk e di, tani do ta marrësh vesh

Indrit Sefa: Merre veç, po i jep të drejtë palës tjetër që të çojë çdo gjë në gjykatë. Me atë logjikë që thoni ju, të gjitha partitë do të dilnin me një vendim.

3 VITE ME PARE

Përfaqësuesi në KQZ: Për faktet e njohura botërisht s'ka nevojë për dokumente shtesë, dihet që kryetar është Berisha

 

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Ledio Nuraj

 

TIRANË- Përfaqësuesi i kryedemokratit Sali Berisha në KQZ Ledio Nuraj ka deklaruar se kërkon regjistrimin e PD-së në zgjedhje me dokumentat që kanë dorëzuar. Në fjalën që mbajti në mbledhjen e KQZ-së, Nuraj tha se nuk e konsideron të nevojshme të dorëzojë asnjë dokument shtesë, pasi sipas tij, është një fakt i njohur botërisht që Sali Berisha është kryetar. 

"Të mos hamë kohë pasi koha është shumë e vyer, doja të thoja që në lidhje më kërkesën e paraqitur, PD me kryetar Sali Berisha, në baze të kërkesës së bërë bazuar në kodin zgjedhor, kërkojmë regjistrimin në zgjedhje. Në seacnën e parë na latë 48 orë për plotësim dokumentacioni. Bëmë ankimim pasi konsideruam që nuk ishte e nevojshme të bëhej asnjë lloj ankimimi. KAS nuk është se e ka rrëzuar si kërkesë por nuk e ka pranuar me arsyetimin që ka qenë një vendim i ndërmjetëm i komisionerit. Kështu që i nderuar unë mbaj qëndrim sot se nuk kemi çfarë të dorëzojmë tjetër. Duke iu referuar kodit zgjedhor, kemi plotësuar gjithçka. Kemi argumetuar gjithçka me dokumentet përkatëse. Ne duam të zbatohet dhe neni 131 i kodit zgjedhor, për faktet e njohura botërisht dhe të ditura për KQZ për shkak të njohjeve të saj, nuk nevojitet dokumente shtesë. Ndaj nuk ka nevojë për dokumente të tjera. Fakt i njohur botërisht është që prej një viti PD-ja ka kryetar Sali Berishën, ka organet e saj drejtuese,"- tha Nuraj ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Celibashi pyet për herë të fundit Sefën: Keni prova të tjera për të dorëzuar? Përfaqësuesi i Alibeajt: Asgjë nga ato që doni ju

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Ilirjan Celibashi dhe Indrit Sefa

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa është shprehur i prerë se nuk do të dorëzojë asnjë dokument tjetër në KQZ përsa i përket dorëheqjes apo të Lulzim Bashës si kryetar. I pranishëm në mbledhjen e KQZ-së, Sefa tha se kërkesën për regjistrim në zgjedhje e bëjnë duke u bazuar mbi ato dokumente që kanë dorëzuar deri në ato çaste, pa shtuar të tjera. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se shqyrtimi i kërkesës së tyre do të vijojë pa paraqitjen e dokumenteve të tjera.

Pjesë nga debati: 

Indrit Sefa: Do kërkoja shkurtimisht mendimin tuaj mbi kërkesën, pastaj të mbajmë një qëndrim mbi mendimin tuaj dhe pastaj të keni të drejtë të vendosni.

Ilirjan Celibashi: Opinioni im është mbi vendmarrjen time. Pastaj ju keni të gjithë të drejtën ligjore që ta kundërshtoni.

Indrit Sefa: Patjetër, është një e drejtë që na e jep ligji

Ilirjan Celibashi: Qëndrimi im është i gjithë bazuar në vendimmarjen time. Ndaj pyetja ime është: Keni prova, keni argumente të tjera për të paraqitur për regjistrimin e PD-së në zgjedhje? Nëse nuk keni e mbyllim këtu.

Indrit Sefa: Nuk ka asnjë dokument tjetër, provat të gjitha janë dorëzuar. Të gjitha janë të plota e në zbatim të ligjit. Janë gjithashtu dhe dy shkresa të protokolluara pranë KQZ-së. PD nuk ka ndërmend të sjellë asnjë provë nga ato që kërkoni ju si komisioner, por vec ato që kemi paraqitur.

Ilirjan Celibashi: Pra, ndaj duhet të regjistrohet me dokumentat që keni sjellë

Indrit Sefa: Po

Ilirjan Celibashi: Faleminderit.

3 VITE ME PARE

Vendimi për PD në KQZ, Indrit Sefa sqaron pse kryetar është Basha: Në regjistrin e partive listohet zgjedhja e kreut të ri, jo dorëheqja

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14

DEBATI NË SALLË:

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa ka deklaruar se Lulzim Basha vijon të mbetet kryetar i Partisë Demokratike për shkak të mosdorëzimit të dokumentacionit në regjistrin e partive. I pranishëm në mbledhjen e KQZ-së, Sefa tha se fakti që Basha është dorëhequr njihet publikisht, por që kjo gjë nuk është dorëzuar në regjistrin e partive. Ndaj, ai vijon të mbetet kryetar. 

Pjesë nga debati: 

Sefa: Kam disa pyetje për ju, çfarë masash keni marrë për të bërë kallëzim penal ndaj krerëve të partive që pasi kanë firmosur deklaratën, strukturat e tyre janë dënuar për shit/blerje votash?

Celibashi: Vetëm në respektin tuaj po iu përgjigjem sepse nuk ka lidhje me çështjen, përgjigjia është kjo. Kjo është një çështje që vlerësohet rast pas rasti por nuk ka lidhje me çështjen që po shqyrtojmë, është në të drejtën tuaj të përdorni si argument.

Sefa: E keni trajtuar këtë formulim si një impenjim personal të individiti, ndërkohë që kodi shprehet qartë që është impenjim në kuadër të funksionit. Partia nuk do të marrë pjesë në shit/blerjen e votës. Ky është opinioni kundër që ne kemi me njëri-tjetrin. Ne jemi të bindur që funksioni mund të delegohet. Ndaj interpretimi juaj nuk lidhet me zbatueshmërinë e ligjit. Vendimmarrja ka sjellë dëm sepse jemi në limitet e bërjes së kërkesës për kualicione. Afati i fundit është data 15, kjo ka cënuar procesin. Kjo është mënyra më aktive që keni ndërmarrë duke pasur në kosideratë edhe vendimin e KAS që u shpreh qartë që vendimi juaj kishte mbaruar në ornë 10 të datës 11. Nuk keni ndërmarrë asnjë vendim për më shumë se 100 orë. Na jep të drejtën për t'u ankuar në KAS. Ndaj veprimi dhe mosveprimi juaj i kanë shkaktuar PD një dëm të jashtëzakonshëm ligjor. Pretendimi juaj në lidhje me autorizimin, por nuk është mjaftueshëm i qartë për ju, më bën të besoj se qëndrimi juaj nuk është korrekt dhe nuk bazohet në ligj. Ka disa autorizime, por edhe për një sërë tagrash që autorizuese ia lë të autorizuarit në diskrecionin e tij. Unë kisha të gjithë tagrin për të marrë veprime që lejohën në atë autorizim. Interpretimi juaj që nuk ka datën e zgjedhjeve, nuk ka lidhje. Mund të kryhen 10 zgjedhje dhe për të gjitha ai është i vlefshëm. Arsyetimi juaj është i mangët e gjithashtu interpretimi është individual dhe nuk mundet që të bëhet pengesë për resgjitrimin e PD është në kompetencë të kryetarit të partisë sa kohë që është në funksion. Angazhimet janë në emër të partisë, dhe e ka specifikuar qartë. Edhe ai mund të delegohet, ndaj e kemi bërë të qartë se zoti Basha rezulton i regjistruar në regjistrin e partive edhe pse ka dhënë dorëheqja. Kjo sepse nuk depozitohet dorëheqja por vetëm akti i kryetarit të ri. Ligji është i qartë. Kjo është ajo që kishim për të dhënë për kërkesën.

3 VITE ME PARE

PËRPLASJE në KQZ/ Sefa kërkon ndarjen e kërkuesve, Celibashi: Jam i qartë, është vetëm PD

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Ilirjan Celibashi dhe Indrit Sefa

TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi e ka nisur me përplasje këtë seancë me përfaqësuesin ligjor të deputetit Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa. Ky i fundit kërkoi që të ndaheshin dy kërkuesit për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, ndërsa Celibashi tha se njeh vetëm një. Kryekomisioneri u shpreh se kërkuesi i vetëm është Partia Demokratike, ndërsa shqyrtimi do të vendosë se cilat nga palët që ka dorëzuar kërkesën është legjitime.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Ilirjan Celibashi: Lidhur me kërkesën tjetër proceduriale sikurse ju e thatë, ne shqyrtojmë kërkesën e PD-së për tu regjistruar si subjekt zgjedhor. Vendimmarrja do të jetë mbi këtë gjë. Ju po thoni që ka dy kërkesa. Unë një kërkesë do shqyrtoj

Indrit Sefa: Ka dy kërkesa, në rast se ju legjitimoni se ka dy kërkues, është kompetenca juaj në bazë të ligjit që të ndani kërkesat. Duhet të jetë vetëm një kërkues në atë vendimmarrje.

Ilirjan Celibashi: Unë po e them qartë, ka vetëm një kërkues që është Partia Demokratike, legjitimiteti i personit që e dorëzon është tjetër gjë

Indrit Sefa: Keni bashkuar dy kërkesa.

Ilirjan Celibashi: Unë po e them qartë, kërkuesi i vetëm është Partia Demokratike.

3 VITE ME PARE

Nis me DEBATE mbledhja e KQZ, Indrit Sefa: Të ndahen 2 kërkesat e PD

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
KQZ

TIRANË- Përdaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Indrit Sefa ka kërkuar që kërkesa e tij dhe e grupit të kryedemokratit Sali Berisha të shqyrtohet veçmas. I pranishëm në mbledhje, Sefa tha se kur janë dy kërkesa, duhe trajtuar veçmas. Ai shtoi se kjo duhet bërë bazuar dhe në faktin që kërkuesit janë dy palë të ndryshme.

DEBATI NË SALLË:

Celibashi: Jemi këtu edhe pasi KAS rrëzoi ankesën, fjala është për palët pjesëmarrëse. Pikë së pari nëse keni ndonjë deklarim për plotësim e asaj që iu kërkua.
Sefa: Të njëjtën copë letër, duam të dimë dhe mendimin e komisionerit, siç është rregulli si e do edhe zakoni në KQZ. Të dërgohet projektvendimi për të marrë mendimin.
Celibashi: Është një projektvendim, për rastin e LSHK administrata ka bërë rekomandim. Në rastin e PD nuk ka një propozim të tillë. Në fund të fundit ne do iu dëgjojmë dhe do të vendosim. Komisioneri jep vendimin pas shqyrtimit të projektvendimit për vetë natyrën e çështjes.
Sefa: Përsëri kërkesë proceduriale, iu kanë ardhur 2 kërkesa të ndryshme, jeni referuar në mënyrë të gabuar, unë jam përfaqësues i PD së Shqipërisë, dua të rregullohet në mënyrë imediate. Janë dy kërkesa me 2 subjekte të ndryshme, por kërkesa duhet që të jetë e veçantë. Kërkoj që të disponohen në dosje shkresat e protokollit...

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet vendore/ Zëri i Amerikës: KAS ia kthen Celibashit kërkesat e dy PD-ve, çështja shqyrtohet sot

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos: Asnjë PD nuk regjistrohet për 14
Mbledhja

Në Shqipëri, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rrëzoi sot ankimimin e Partisë Demokratike të përfaqësuar nga zoti Enkelejd Alibeaj si dhe atë të Partisë Demokratike të udhëhequr nga ish kryeministri Sali Berisha, kundër vendimit të marrë të enjten e shkuar nga Komisioneri shtetëror Ilirjan Celibashi.

Sipas atij vendimi, Partisë Demokratike të përfaqësuar nga Alibeaj i kërkohej që brenda 48 orëve, të plotësonte autorizimin e lëshuar në 18 mars të vitit 2022, tre ditë para dorëheqjes, nga Lulzim Basha, në cilësinë e kryetarit të partisë. Përmes këtij autorizmi, Basha përcaktonte Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe zotin Indrit Sefa për të përfaqësuar Partinë në raport me të tjerët. Po ashtu, kërkohej që deklarata solemne e angazhimit kundër shkeljeve të procesit zgjedhor, të firmosej po nga Basha, i cili de jure rezulton ende kryetar i partisë, dhe jo nga zoti Alibeaj.

Nga ana tjetër, ndonëse në pjesën shpjeguese të vendimit saktësohet se kërkesa e paraqitur nga zoti Berisha nuk qëndron, pasi KQZ i referohet vërtetimit të Zyrës së Rregjistrit të Partive politike pranë Gykatës së Tiranës, ajo megjithatë nuk është rrëzuar, pasi mungon në pjesën ku shprehet vendimi.

Për këtë arsye KAS-i, ka vlerësuar se për të dyja rastet nuk ka një vendim të shprehur, duke e rikthyer rastin dhe një herë te zoti Celibashi. Vendimi i këtij të fundit konsiderohet i ndërmjetëm, dhe se për më tepër nuk është më i vlefshëm, pasi ka humbur fuqinë me skadimin e afatit 48 orësh.

Pas vendimit të KAS-it, Bardhi ka akuzuar Komisionerin shtetëror se po pengon politikisht rregjistrimin e Partisë Demokratike” në zgjedhje, dhe se ai “ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme”.

KQZ njoftoi se Celibashi do të marrë në shqyrtim çështjen të martën pasdite./Marre nga Zeri i Amerikës

kqz 14 mars 2023 sali berisha ilirjan celibashi asnje pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion