LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

DITA e 3-të nga vrasja e 17-vjeçarit/ TRAZIRA në Francë! 917 të arrestuar, Macron mobilizon 45 mijë policë

•Vrasja e një 17-vjeçari të identifikuar si Nahel nga policia, disa ditë më parë ka rindezur protestat e dhunshme në Francë. •Prej tre ditësh, vendi nuk po gjen qetësi. •Protestuesit janë përplasur dhunshmën me forcat policore, ndërsa janë përdorur mjete të forta e lëndë plasëse. •Dhjetëra makina janë djegur dhe ambiente të shumta publike janë shkatërruar. •Në pranga janë vënë 917 persona deri tani. •Presidenti Emmanuel Macron ka mbledhur qeverinë, ku ka diskutuar masat që do të merrren për të ulur tensionet në vend. Macron ka vendosur në gatishmëri 45 mijë policë. •Ndërkohë OKB i ka bërë thirrje Francës të fillojë të trajtojë problemet e racizmit dhe diskriminimit. •Si ndodhi ngjarja? Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. •Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje. 

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Trazirat në Francë për vrasjen e 17-vjeçarit! Macron shton forcën policore, 45 mijë efektivë në gatishmëri

DITA e 3-të nga vrasja e 17-vjeçarit/ TRAZIRA në Francë!
foto ilustruese

FRANCË- Qeveria franceze ka marrë sot vendimin që të vënë në gatishmëri 45 mijë policë për të vënë nën kontroll situatën e tensionuar me protestat që po mbahen pas vrasjes së një adoleshenti 17-vjeçar nga forcat policore pak ditë më parë, raporton The Guardian.

Lidhur me masat për ruajtjen e rendit, Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se “në pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë vjet, ne e kemi përdorur gjendjen e jashtëzakonshme katër herë, për gjëra jashtëzakonisht të rënda. Nuk kemi mjete të jashtëzakonshme sepse nuk kemi gjendje të jashtëzakonshme."

3 VITE ME PARE

Trazirat në Francë/ Macron merr masa për të ndaluar dhunën: Situatë e papranueshme!

DITA e 3-të nga vrasja e 17-vjeçarit/ TRAZIRA në Francë!
Emmanuel Macron

FRANCË- Në një deklaratë të shkurtër, presidenti Emmanuel Macron tha se dënoi dhunën duke shtuar se situata aktuale ishte “e papranueshme dhe e pajustifikueshme”. Ai nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, por përshkroi një sërë masash në përpjekje për t’i dhënë fund trazirave, raporton BBC.

Në deklaratën e tij, Macron tha gjithashtu se do të vendoseshin më shumë forca policie në rrugë. Ai tha se prindërit duhet t’i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi, duke thënë se nuk ishte përgjegjësi e shtetit, por e prindërve që t’i mbanin fëmijët e tyre larg trazirave.

“Rrjetet sociale luajtën rolin e tyre në nxitjen e  dhunës, duke lehtësuar organizimin e protestave dhe duke çuar në përsëritjen e dhunës dhe do të ketë kërkesa për heqjen e materialeve me përmbajtje të ndjeshme,” theksoi Macron.

Si ndodhi ngjarja? 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

3 VITE ME PARE

Vrasja e 17-vjeçarit nga policia! OKB thirrje Francës: Të trajtohen problemet e racizmit dhe diskriminimit

DITA e 3-të nga vrasja e 17-vjeçarit/ TRAZIRA në Francë!
protesta

FRANCË- Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje Francës që të merret seriozisht me problemet e racizmit dhe diskriminimit racial në zbatimin e ligjit. Thirrja e OKB-së vjen tre ditë pas vrasjes së 17-vjeçarit nga një oficer policie, shkruajnë mediat e huaja.

“Ka ardhur koha që vendi të marrë seriozisht problemet e thella të racizmit dhe diskriminimit racial midis forcave të zbatimit të ligjit,” tha Ravina Samdasani, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Si ndodhi ngjarja? 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

3 VITE ME PARE

Vrasja e 17-vjeçarit rindezi TRAZIRAT në Francë/ Gjermania: Jemi të shqetësuar nga demonstratat e dhunshme!

DITA e 3-të nga vrasja e 17-vjeçarit/ TRAZIRA në Francë!
Protesta në Francë

GJERMANI-  Gjermania ka shprehur shqetësim për protestat e dhunshme që kanë përshirë Francën.

“Sigurisht, ne e shohim me shqetësim atë që po ndodh në Francë në këtë moment”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit.

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit shtoi se nuk kishte asnjë arsye që presidenti francez Emmanuel Macron të anulonte një vizitë shtetërore në Gjermani, që do të zhvillohej nesër, shkruajnë mediat e huaja. Shkak i protestave është bërë vrasja e një 17-vjeçari nga efektivët e policisë, pasi refuzoi urdhrin e tyre për të ndaluar. Mbi 1400 persona janë arrestuar, ndërsa dhjetëra makina janë djegur dhe dëmtuar nga “Jelekët e Verdhë”.

3 VITE ME PARE

TRAZIRAT në Paris/ Kryeministrja franceze: Aktet e dhunës të patolerueshme

DITA e 3-të nga vrasja e 17-vjeçarit/ TRAZIRA në Francë!
Elisabeth Borne

FRANCË- Kryeministrja Elisabeth Borne ka bërë thirrje për të shmangur çdo përshkallëzim të dhunës gjatë një vizite në Garges-lès-Gonesse (Val-d'Oise), ku bashkisë iu vu zjarri gjatë natës së tretë të trazirave, pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel nga policia ditën e martë, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne duhet të shmangim padyshim çdo përshkallëzim, ka një dramë, drejtësia po bën punën e saj. Autori i të shtënave duhet të paditet. Unë bëj thirrje për qetësim, drejtësia le të bëjë punën e saj," tha ajo për shtypin.

Ndërsa përsëriti thirrjen për qetësi, kryeministrja siguroi se vendi nuk ndodhet në rrethanat e nxitjes së gjendjes së jashtëzakonshme, pavarësisht dhunës së orëve të fundit. 

Si ndodhi ngjarja? 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

3 VITE ME PARE

Franca në 'flakë', Macron njofton mbledhje qeverie, por shkon në koncertin e Elton John (FOTO)

DITA e 3-të nga vrasja e 17-vjeçarit/ TRAZIRA në Francë!
Emmanuel Macron

FRANCË- Prej më shumë se 3 ditësh Franca është mbërthyer nga protestat e dhunshme, pasi një efektiv policie qëlloi për vdekje një 17-vjeçar. Në media ndërkombëtare qarkullon lajmi se presidenti i vendit Emmanuel Macron do të mbledhë qeverinë për të diskutuar mbi masat që mund të merrren për të ulur tensionet në vend, por nga ana tjetër raportohet se presidenti në fakt është duke shijuar me gruan e tij Brigitte një koncert të Elton John.

Modelja me origjinë italiane Bianca Brandolini ka postuar në rrjetet sociale një foto të presidentit francez dhe zonjës së parë të vendit duke parë koncertin e kantautorit të famshëm britanik. 

DITA e 3-të nga vrasja e 17-vjeçarit/ TRAZIRA në Francë!
Emmanuel Macron

Si ndodhi ngjarja? 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

3 VITE ME PARE

TRAZIRAT në Francë pas vrasjes së 17-vjeçarit nga polici/ Shkon në 667 numri i të arrestuarve, Macron thërret mbledhje urgjente qeverie

DITA e 3-të nga vrasja e 17-vjeçarit/ TRAZIRA në Francë!
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka thirrur një mbledhje emergjente qeverie, pas trazirave në Francë të cilat vazhdojnë prej tre netësh. Francezët kanë protestuar deri orët në para të mëngjesit, ndërsa deri më tani 667 persona janë arrestuar.

Si ndodhi ngjarja? 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

3 VITE ME PARE

Dita e 3-të e TRAZIRAVE në Francë/ Protestat vazhdojnë deri në mëngjes, Polici që vrau adoleshentin i kërkon falje familjes së viktimës

DITA e 3-të nga vrasja e 17-vjeçarit/ TRAZIRA në Francë!
Pamje pas vrasjes

FRANCË- Prej 3 ditësh Franca është 'pushtuar' nga protesta masive, pasi një efektiv qëlloi për vdekje një 17-vjeçar. Ai i ka kërkuar falje familjes së adoleshentit teksa ndodhej në paraburgim, njoftoi avokati i tij.

"Fjalët e para që ai tha ishin për të thënë falje dhe fjalët e fundit që tha ishin për t'i kërkuar falje familjes," tha Laurent Liénard në BFM-TV.

Si ndodhi ngjarja? 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje. 

proteste ne france

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet