Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafes të Dibrës, për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. • Mësohet se kandidatët Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së kanë bllokuar makinën e babait të kandidatit të PS-së Daniel Gjura, Esat Gjura për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. • Në këtë moment dyshohet se Esat Gjura, i cili me profesion është efektiv policie ka qëlluar me armë në ajër, sipas deonocimeve të PD-së. • Gjura bashkë me një person tjetër është shpallur në kërkim nga policia. • Makina që Mziu dhe Gjunkshi kanë ndaluar është në hyrje të Peshkopisë, ndërkohë që për shkak të kësaj, rruga Dibër-Kukës është bllokuar nga trafiku. • Sipas PD-së, njerëz pranë PS po shpërndanin para dhe tollona nafte nëpër fshatrat e Dibrës. • Ndërkohë që Policia, thekson se ka qenë kandidati për deputet i Partia Demokratike, Xhemal Gjunkshi që ka pretenduar se Gjura ka qëlluar me armë në ajër. • Pas disa orësh të shpallur në kërkim, policia ka mundur që të arrestojë Gjurën.
10 artikuj për këtë temë.
DIBËR- Kandidati për deputet i Partia Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka treguar se çfarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme nga përplasja në Dibër. Duke folur për Syri Tv, Gjunkshi tha se Esat Gjura ka trokitur në disa banesa dhe ka takuar qytetarë duke u dhënë para. Po ashtu ai theksoi se kanë ndaluar tre automjete që iu nënshtruan kontrollit dhe njëri prej tyre ishte i kandidatit socialist Daniel Gjura.
"Momentalisht ndodhemi në fshatin Pilafë, në periferi të Peshkopisë. Sot, rreth dy orë më parë, u konstatua se shtetasi dhe njëkohësisht punonjësi i Policisë së Shtetit, Esat Gjura, ka trokitur në disa banesa dhe ka takuar qytetarë duke u dhënë para. Ndërkohë, sipas personave të Partisë Demokratike, ky person ka qenë nën vëzhgim dhe, kur është thirrur të ndalojë, është larguar me vrap. Menjëherë njoftuam Policinë e Shtetit, e cila mbërriti në vendngjarje së bashku me prokurorin e rrethit, dhe procedurat e hetimit kanë vijuar.
Janë ndaluar tre automjete që iu nënshtruan kontrollit. Njëri prej tyre i përkiste kandidatit për deputet, Daniel Gjura, i cili u la i lirë, ndërsa pasagjeri në mjetin e tij iu nënshtrua kontrollit. Gjatë kontrollit u konstatuan 130 litra karburant nga karburanti "Doda" dhe 500 litra nga karburanti "Skënderaj". Po ashtu, në mjet u gjet edhe portofoli personal i tij. Këto prova i kalojnë për kompetencë Prokurorisë për të vijuar hetimet dhe për të sqaruar pse ndodheshin këto materiale në automjet. Ndërkohë që zhvillohej kontrolli, policia ishte në kërkim të shtetasit Esat Gjura, i cili u konstatua në një mjet tjetër dhe nuk pranoi të ndalonte, pavarësisht thirrjeve të policisë. Në përpjekje për t’u larguar, shoqëruesit e tij dhunuan një qytetare që tentoi t’i ndalonte. Në automjetet e tyre u gjetën edhe shkopinj bejsbolli, me të cilët janë dhunuar qytetarë. Gjithashtu, në fillim të ngjarjes, ka pasur dy herë të shtëna me armë zjarri, për të cilat dyshohet se është i përfshirë Esat Gjura," tha Gjunkshi.

PESHKOPI- Babai i kandidatit socialist Daniel Gjura, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e sotme në Peshkopi është arrestuar nga policia. Dyshohet se Gjura ka qëlluar me armë, pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së, i kanë bllokuar makinën, për dyshime për shit-blerje votash.
Gjura së bashku me një person tjetër u shpallën në kërkim nga policia, por pas disa orësh është vënë në pranga.
PESHKOPI- Babai i kandidatit socialist në Peshkopi Daniel Gjura ka qëlluar me armë në ajër mbrëmjen e sotme. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se pasi ka qëlluar me armë në ajër, efektivi Esat Gjura është larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë që siç shihet dhe nga videoja, duket momenti që Gjura largohet nga aty. Ndërsa qytetarët që e filmojnë deklarojnë se ai ka dhe armën me vete që gjuajti. Gjura së bashku me një person tjetër është shpallur në kërkim nga policia.
PESHKOPI- Pamje të reja kanë dalë në lidhje ngjarjen e ndodhur sot në Peshkopi, ku babai i kandidatit socialist Daniel Gjura, Esat Gjura ka qëlluar me armë në ajër. Dyshohet se Gjura ka qëlluar me armë, pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së, i kanë bllokuar makinën, për dyshime për shit-blerje votash.
Ndërkohë që siç shihet, rruga është komplet e bllokuar dhe makinat nuk lëvizin dot fare. Ndërkohë që dhe njerëz të shumtë ndodhen aty.
DIBËR- Policia ka bërë një reagim zyrtat në lidhje me përplasjen mes grupeve të PD dhe PS. Sipas njoftimit të policisë kandidati për deputet i Partia Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pasi pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një person që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave. Sipas policisë Gjunkshi, pretendon se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.
Njoftimi i Policisë:
Dibër/Informacion paraprak Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.
Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër. Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.
PESHKOPI- Babai i kandidatit socialist në Peshkopi Daniel Gjura ka qëlluar me armë në ajër mbrëmjen e sotme. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se pasi ka qëlluar me armë në ajër, efektivi Esat Gjura është shpallur në kërkim nga policia.
Ndërkohë që në videon e mëposhtme shihet momenti, kur efektivët po kontrollojnë makinën e Gjurës.

PESHKOPI- Babai i kandidatit socialist në Peshkopi Daniel Gjura ka qëlluar me armë në ajër mbrëmjen e sotme. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se pasi ka qëlluar me armë në ajër, efektivi Esat Gjura është shpallur në kërkim nga policia.
Po ashtu në kërkim është dhe një person tjetër. Ndërkohë që në foton e mësipërme shihet momenti, kur efektivët po kontrollojnë makinën e Gjurës.
PESHKOPI- Një incident është regjistruar pak momente më parë në fshatin Pilafes në Peshkopi, për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. Mësohet se një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Po ashtu bëhet me dije se kandidatët dhe simpatizantët e PD-së kanë bllokuar disa automjete mbrëmjen e sotme për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash.
DIBËR- Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafes të Dibrës, për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. Mësohet se kandidatët Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së kanë bllokuar një makinë të një kandidati të PS për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash.
Makina që Mziu dhe Gjunkshi kanë ndaluar është në hyrje të Peshkopisë, ndërkohë që për shkak të kësaj, rruga Dibër-Kukës është bllokuar nga trafiku. Sipas PD-së, njerëz pranë PS po shpërndanin para dhe tollona nafte nëpër fshatrat e Dibrës.
Dyshohet se ka pasur dhe përplasje fizike mes dy grupeve. Ndërkohë që Prokuroria dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer kontrolle të automjetit.
DIBËR- Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafes të Dibrës, për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. Mësohet se kandidatët dhe simpatizantët e PD-së kanë bllokuar disa automjete mbrëmjen e sotme për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash.
Sipas PD-së, njerëz pranë PS po shpërndanin para dhe tollona nafte nëpër fshatrat e Dibrës. Dyshohet se ka pasur dhe përplasje fizike mes dy grupeve. Ndërkohë që Prokuroria dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer kontrolle të automjetit.