LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Abuzimet e Ramës janë shumë më të mëdha", Berisha: Veliaj nuk u arrestua për djegësin 130 mln euro se është Rama i përfshirë!

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat. • Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me takimin me emigrantët shqiptarë në Romë. • Berisha theksoi se ai takim ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të PD si dhe dëshmoi se emigracioni dhe diaspora e Shqipërisë është me PD-në. •  Berisha tha se vetëkuptohet frika dhe tmerret e mazhorancës socialiste nga vota e diasporës dhe përpjekjet për ta penguar. • Berisha foli edhe për drejtuesin e fushatës elektorale të PD-së në Shqipëri, Christopher LaCivita. • Ai theksoi se LaCivita erdhi në Shqipëri për të vazhduar betejën që fitoi në SHBA, kundër Sorosit dhe ekstremit të majtë të tij. • Kreu i PD-së reagoi edhe në lidhje me "shpërthimin" e sotëm të kryeministrit, Edi Rama në rrjetet sociale. • Berisha u shpreh se ky shpërthim i Ramës është i njohur dhe nuk ka ndonjë risi. • Ai shtoi se Rama nuk kishte hallin e Erion Veliajt por hallin e tij. • Berisha theksoi se e ka thënë disa herë që rivaliteti mes Kodrës së Diellit dhe Surrelit ishte shumë i qartë. • Ai tha se shpenzimet 1 milionë euro të gruas së Veliajt janë abuzime të mëdha por zhdukja e 130 milionëve është një 130 herë më i madh. • Sipas Berishës arrestimi i Veliajt në lidhje me inceneratorin nuk u bë për arsye se është edhe Edi Rama i përfshirë. •  Berisha tha se Veliaj ishte një hajdut dhe janë të dokumentuara abuzimet, por abuzimet shumë më të mëdha janë të Edi Ramës. • Ai tha se grabitja e portit të Durrësit shkon rreth 4 miliardë euro dhe po gjobit shqiptarët 1.3 miliardë euro për portin e ri. • Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se nës nuk do të ishin zhvilluar 44 protesta para bashkisë, Veliaj do ishte duke marshuar drejt postit të kryetarit të PS-së.

8 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Pa 44 protestat para bashkisë, Erion Veliaj do ishte duke marshuar drejt postit të kryetarit të PS!

"Abuzimet e Ramës janë shumë më të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me arrestimin e Erion Veliaj. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se nesë nuk do të ishin zhvilluar 44 protesta para bashkisë, Veliaj do ishte duke marshuar drejt postit të kryetarit të PS-së.

"Gjithçka është në shqyrtim. Një gjë do t’u them, pa ato 44 protesta para bashkisë, Erion Veliaj do ishte duke marshuar drejt postit të kryetarit të PS. Duhet të jemi realistë, t’u jap kredi qytetarëve, durimit të tyre," tha ai.

Berisha tha se e ka denoncuar me dhjetëra herë Veliaj ndërsa shtoi se kryebashkiaku shembte shtëpi se u thoshte se janë pronat e Klotilda Bushkës. Berisha tha se ajo është një kriminele më shumë se Veliaj dhe ata janë në grahmat e fundit.

"Po unë e kam denoncuar para se të dalë atë. E kam denoncuar me dhjetëra herë unë atë. E dini çfarë është kjo Bushka? U them unë ju. Kjo ngrihet vitin e mëparshëm në parlament dhe në një rast unik në histori, të ndaluar me Kushtetutë, propozon t’i shtohen 500 milonë lekë djegësit të Tiranë. Mirëpo Kushtetuta e lejon deputetin me kushtin që ai ta dorëzojë amendamentin, ta miratojë ose të shprehet Ministria e Financave.

Kurse zonja solli një amendament oral. E kam denoncuar me dhjetëra herë unë. Erion Veliaj shembte shtëpi se u thoshte se janë pronat e Klotilda Bushkës. Po, po, janë të dokumentuara të gjitha këto. Ajo është një kriminele më shumë se ai. Këta janë në grahmat e fundit ky parlament," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

"E donte të ngrirë para vitit të ri", Berisha: Rama nuk do donte kurrë t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Erion Veliajt!

"Abuzimet e Ramës janë shumë më të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje arrestimin e Veliajt. Berisha u shpreh se Rama është i frikësuar për veten e tij pasi ai ka ndërtuar pallate, vila e dhjetëra favore të tjera.

Berisha shtoi se Rama sigurisht e donte të ngrirë Veliaj para vitit të ri. Sipas tij Rama donte ta hiqte qafe. Berisha theksoi se Rama nuk do donte kurrë t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Erion Veliajt. 

"Absolutisht asnjë aleancë nuk pranoj dhe nuk do të pranoj. Unë u them ju, reagimi i sotëm i Edi Ramës është se pavarësisht se fustanet dhe gardëroba e Velicës është vepër e saj, por Rama e di se gardëroba e Lindës mund të jetë edhe më problematike se aq. Arrestimi i Erion Veliajt për lejet e ndërtimit, të themi të vërtetën, të jemi realistë se unë e përshëndes aktin, po të jetë për leje ndërtimi, Shqipëria është i vetmi vend në botë që lejet e ndërtimit i firmos kryeministri.


Dhe Edi Rama e di se vërtet ai ndërtuesi nuk ka pasur direkt në atë, por e di shumë mirë se Rama në qoftë se këta kanë qenë 4, te Rama janë 40, 50, sa të duash... Rama gjithçka e ka të ndërtuar, nga vila, nga pallati në pajë. Ai që ka ndërtuar pallatin në pajë ka 100 milionë euro tendera nga Edi Rama. Ai që ka ndërtuar vilën ka dhjetëra favore të tjera. Ai që e ka çuar për detoks, ka dhjetëra favore prej Edi Ramës, direkt prej tij. Të gjitha këto e bëjnë Edi Ramën të dridhet se u krijua aleja.


Sigurisht sot për sot Dumani e mbron, por nesër ai dhe Dumani do marrin atë që meritojnë...Tani, çfarë ishte Erion Veliaj? Këtu para jush unë isha shprehur se ai është një kufomë politike e pakallur. Rama sigurisht që e donte të ngrirë para vitit të ri. E donte të hequr qafe. Por duket se nuk bëri dot atë që donte. A është i përshtatshëm për fushatë? Kjo nuk është e përshtatshme për fushatë. Por prapë, ka një problem këtu. Ai nuk do donte kurrë t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Erion Veliajt. Pra, unë nuk mund të them se është Edi Rama që në këtë rast e komandoi prokurorinë. Jo, Rama ishte përpara.


Tani është e vështirë të thuhet. Se unë e ndoqa atë monologun e tij, këtu e kam. Po arrita në përfundimin që këtej po përpiqet të jetë dorëjashtë, por që nuk mund të jetë kurrë dorëjashtë, nuk ndodh ajo, këtej përpiqet të marrë dekoratën se Skrapi po punon në mënyrë të pavarur nga Rama," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

"Ka edhe prokurorë të ndershëm e kurajozë", Berisha: SPAK është organizatë kriminale, flenë mbi krimin! Janë marrë peng

"Abuzimet e Ramës janë shumë më të
Konferenca

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me SPAK. Berisha u shpreh se në SPAK ka edhe prokurorë të ndërshëm e kurajozë. Ai theksoi se ka edhe kriminelë më të poshtër se ata që rrinë në bodrume sepse ata përdorin dosje për të vënë gjoba, për të manipuluar prova dhe shfajësuar kriminelë.

Berisha shtoi se kur thotë që SPAK është organizatë kriminale nuk nënkupton se çdo anëtar i SPAK është anëtar i organizatës kriminale. Ai shtoi se nënkupton ata të cilët flenë mbi krimin dhe janë marrë peng.

Fjala e Berishës:

Së pari më duhet të përsëris, ju garantoj se kam respektin më maksimal dhe e kam patur gjithnjë, për çdo punonjës të këtij vendi që zbaton ligjin. Ju duhet të dini një gjë se, mund të ua them ju, se në ndërgjegjen shoqërore të Sali Berishës, një pistë e veçantë është ajo e zbatimit dhe respektit të ligjit. Në këtë kuadër, në SPAK, në polici, në gjykata dhe kudo që zbatojnë ligjin, ata kanë dhe do të kenë mirënjohjen dhe vlerësimin tim maksimal.


E kam deklaruar dhe e deklaroj para jush se SPAK është një institucion me, 20 e ca prokurorë dhe rreth 50 OPGJ. Nuk kam asnjë dyshim se, midis tyre në mënyrë të padiskutueshme ka njerëz kurajoz, të ndershëm, të cilat zbatojnë dhe janë të gatshëm të zbatojnë ligjin. Tre, absolutisht ka kriminelë më të poshtër se ata që rrinë në bodrume dhe atje ku janë, sepse ata përdorin dosje për të vënë gjoba, për të manipuluar prova dhe shfajësuar kriminelë dhe unë besoj kam fol me fakte.
Kur them SPAK është organizatë kriminale unë nuk nënkuptoj se, çdo anëtar i SPAK është anëtar i organizatës kriminale. Jo, absolutisht kurrë. Por nënkuptoj ata të cilët flenë mbi krimin, janë marrë peng.


Erion Veliaj kësaj here akuzohet dhe arrestohet. Ka fshehur pasurinë. Si mund të bëhen 1 mln euro garderobë. Ka dhënë leje ndërtimi këtyre që ja kanë shpërblyer. Por Erion Veliaj ka firmat e tij të zeza mbi të bardhë për 130 mln euro të djegësit që nuk ekziston. A ka monument më të lartë dhe më madh aktakuze se djegësi, për të cilin nuk i thonë një fjalë, ndërkohë që për Arben Ahmetajn lëshojnë mandat arresti. Pse mendoj e ky arsyetim i im është i drejtë. Po pse duhet ta marr unë të barabartë Altin Dumanin me Ols Dadon. Jo nuk e marr kurrë. Sepse ky firmosi, kurse ky tjetri firmosi për Arben Ahmetaj, ja përmendi 13 herë bashkinë e Tiranës në dosjen e Ahmetaj dhe nuk e thirri njëherë të vetme Erion Veliajn për inceneratorin. Për të mos thënë për atë xhelatin e sigurimit të shtetit, që kishte dhe nipin e mbesën tek Erion Veliaj, punonjës. A mundet ne edhe njëherë që të gjithë baltën dhe delikuecën e njërit të ja kalojmë tjetrit. Jo.


As meritat e njërit nuk mund të ja kalojmë tjetrit, sepse unë jam para kësaj situate, firmosi. E gjeti në shkelje flagrante. Këtë dosje i dhanë këtij prokurori, të jemi realist, se i ndan Dumani dosjet. Kështu që nuk ka asnjë kundërshti në këto që them unë. Është shumë e gabuar dhe ta dijë çdo njeri që do të respektojë ligjin, ka respektin dhe mbështetjen time të fortë, absolute. Por përpjekja për të shkatërruar pluralizmin, për të lënë vendin sipas doktrinës së Soros. Unë i thashë Antony Blinken, kur erdhi këtu nëse ju kujtohet: Mirë se erdhe në Shqipërinë moniste, zoti Sekretar. Sepse ai e ndërtoi, ai luftoi për monizmin në Shqipëri, them unë, i bindur. E çfarë ishte ai. Ai ishte një falsifikator i turpshëm në historinë amerikane.


Ai, draftoi një letër gënjeshtrar, për të cilin meriton të quhet shef i gënjeshtarëve dhe u bë kryediplomat. A janë këto të vërteta. Pra, ju lutem shumë më intepretoni ashtu siç ua them. Nuk mund të krahasoj kurrë atqë që bën punën, me atë që mbulon, fle mbi krimin. Taulant Balla ja lexova dje në parlament. Nuk ishin të opozitës, ishin të dosjes. E cili ishte reagimi i mercenar Dumanit, guxoi dhe kërcënoi. Absolutisht do të ndiqet penalisht për të gjitha këto që ka bërë, iu garantoj unë ju.


Mendoi se mund të rrafshojë pluralizmin, i mbështetur nga Soros. Rastësi ishte takimi i tij me Blinken, apo jo. Erdhi në Shqipëri dhe kë takoi, asnjë nga opozita për të dhënë mesazhin se, ne nuk duam opozitë në Shqipëri. Takoi Dumanin që po punonte ditë e natë kundër pluralizmit. Nuk kam mbrojtur kurrë veten time me këto, kam mbrojtur pluralizmin, themelet e demokracisë në Shqipëri.

1 MUAJ ME PARE

"Te hoteli i Veliajt ka pjesë edhe Olsi", Berisha: Pse nuk u arrestua Erioni për djegësin 130 mln euro që nuk ekziston?

"Abuzimet e Ramës janë shumë më të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me arrestimin e Veliajt. Berisha u shpreh se se përse nuk u arrestua Veliaj në lidhje me djegësin 130 milionë euro që nuk ekziston.

Berisha tha se shpenzimet 1 milionë euro të gruas së Veliajt janë abuzime të mëdha por zhdukja e 130 milionëve është një 130 herë më i madh. Sipas Berishës arrestimi i Veliajt në lidhje me inceneratorin nuk u bë për arsye se është edhe Edi Rama i përfshirë.

Ai shtoi se qytetari dixhital i ka shkruar se me Tivarin është Olsi Rama. Një punonjëse tha se hoteli është i Erion Veliajt.  Berisha tha se Veliaj ishte një hajdut dhe janë të dokumentuara abuzimet, por abuzimet shumë më të mëdha janë të Edi Ramës. Ai tha se grabitja e portit të Durrësit shkon rreth 4 miliardë euro dhe po gjobit shqiptarët 1.3 miliardë euro për portin e ri.

Fjala e Berishës:

Por nga ana tjetër, i mori si dekoratë meritën e Skapit dhe vetëm ne tha bëjmë gjëra të tilla.
Vetëm ne socialistët. Pra mbajti një qëndrim të dyfishtë, këndej u lavdërua me arrestimin e tij, këndej u përpoq të hiqej duarjashtë, por absolutisht dora e zezë e tij është në çdo gjë. Tani, pyesni ju mua, po pse u arrestua? Unë pyes qytetarët: pse nuk u arrestua për djegësin 130 milionë euro që nuk ekziston? Unë e kuptoj që 1 milion euro fustane, të brendshme dhe të jashtme të Velicës janë një abuzim shumë i madh, por zhdukja e 130 milionëve është një 130 herë më i madh. Kjo është e vërteta. Ato ishin të gjitha qindarkë për qindarkë paratë e taksapaguesve.


Pse nuk ndodhi? Se aty është Edi Rama. Aty hetimi u bllokua vetëm për shkak të Edi Ramës. 5D. Zotëri, unë që në fillim kam informuar se më kanë shkruar se në hotelin 60 apo 100 milionë sa shkon ai, është edhe Olsi Rama. Unë i kam publikuar këto, tani t’u them të vërtetën nuk e di nëse është apo jo se duhet të kesh dokumente, por në atë kohë, qytetari dixhital më ka shkruar se me Tivarin është Olsi Rama. Një punonjëse tha se hoteli është i Erion Veliajt. Por një gjë ndodhi. Erion Veliajt nuk i hyri gjembi në këmbë. Ndaj Erion Veliajt nuk u formua asnjë hetim, asnjë akuzë për këtë. Çfarë i thotë ky prokuror publikut shqiptar, ligjit dhe të drejtës në këtë mënyrë?


Çfarë i thotë prokurori Arben Kraja dhe Altin Dumani për djegësin që janë zhdukur 130 milionë euro dhe nuk e thërrasin njëherë? Dhe lëshon Altin Dumani mandat arresti për Arben Ahmetajn që e ka kundërshtar 5 herë djegësin e Tiranës... A nuk është kjo veprimtari kriminale në grup?
Nuk po hyj unë të flas se kam marrë vesh dhe gjëra të tjera, por më mirë po rrimë në kuadrin e tyre. Se ai derrkuci i vogël i Erion Veliajt, ai na doli kasafortë me qindra mijëra euro në bodrume.
Ajo tjetra, por nëna e shkretë u burgos se nuk pagoi faturat, kurse Velica që mbante apartamente sekrete i qahet halli nga Edi Rama sepse u kujtohet Linda Rama.


Në këtë kuadër unë mund të them këtë, siç e thashë edhe dje, në çdo vend të botës, para kësaj situate, një njeriu që ka minimumin e minimumit të përgjegjshmërisë jep menjëherë dorëheqjen.
Në çdo vend të botës përpara kësaj situate, një komb i tërë ngrihet në këmbë për ta përzënë nga zyra një hajdut si ky, një padrino si ky. Le t’i bjerë sa të dojë tavolinave, ai është i padenjë për asnjë detyrë shtetërore.

Erion Veliaj ishte një hajdut dhe janë të dokumentuara abuzimet, por abuzimet shumë më të mëdha janë të Edi Ramës. Grabitja e portit të Durrësit shkon rreth 4 miliardë euro që po e ndërton ky me Alabarin e tij dhe po gjobit shqiptarët 1.3 miliardë euro për portin e ri. Ndaj nga të rriten pensionet? Prandaj nuk flitet për pensionet. Nga të rriten rrogat? Prandaj nuk flitet për rrogat.
Ku të krijohen vendet e punës? Asnjë vend pune. Ikin shqiptarët, punësohen vetëm jashtë shtetit dhe Edi Rama nga mëngjesi gjer në darkë përpiqet të mbulojë vjedhjet e tmerrshme të tij me turistët. Me turistët, për të cilin çdo shqiptar paguan 230 euro në vit dhe merr 4 euro.

1 MUAJ ME PARE

"Shkalloi kur përmendi LaCivita-n", Berisha: Rama është tmerruar se ka hallin e vet, jo të Erion Veliajt

"Abuzimet e Ramës janë shumë më të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me "shpërthimin" e sotëm të kryeministrit, Edi Rama në rrjetet sociale. Berisha u shpreh se ky shpërthim i Ramës është i njohur dhe nuk ka ndonjë risi. Ai shtoi se Rama nuk kishte hallin e Erion Veliajt por hallin e tij. 

Kreu i PD-së tha se askush nuk do ta besonte atë nëse do të thoshte se gruaja e Veliajt, Ajola Xoxa ka shpenzuar 1 milion euro garderobë. Sipas tij nëse do të kishte deklaruar këtë as 0.1 përqind nuk do e besonte por ky është një shpenzim i cili prokuroria ka gjetur të gjitha faturat.

Berisha tha se Edi Rama tmerrohet se në qoftë se flitet për 1 milion pasi në Surrel janë sa këto miliona. Ai theksoi se e ka thënë disa herë që rivaliteti mes Kodrës së Diellit dhe Surrelit ishte shumë i qartë. 

Fjala e Berishës:

Të dashur miq, unë e kuptoj që ju mendjen e keni tek zhvillimet e tjera të fundit dhe unë nuk kam se si t’i shmang ato. Unë e pashë sot Edi Ramën siç e patë ju, kur i erdhi në gojë fjala e konsulentit, që këtë e quante punëtor i Trump, shkallmoi dhe e humbi dhe iu kthye me grushta tavolinës. E vetmja gjë që thashë në atë moment, shyqyr Zotit nuk ka ra ndonjë grua aty që të hajë grushtat e tij. Për çka ai është folur shumë, më fal Floriana, por është folur ai. I hëngri ato grushta tavolina, po mirë e boll, i bëfshin mirë se po të ishte ndonjë ministre a ndonjë tjetër, kushedi se çfarë do ndodhte.


Këto gjeste të tij janë të njohura, nuk janë risi. Edi Rama, pas arrestimit të numrit 2 të PS-së, bëri gjithçka nga njëra anë i terrorizuar dhe i trembur gjer në palcë nga Erion Veliaj, të tregojë se është duarjashtë në këtë aferë, se nuk ka gisht në këtë aferë. Po këtu të ndalemi pak. Nuk kishte hallin e Erion Veliajt, kishte hallin e tij. Sepse ky prokuror që guxoi të kërkojë arrestimin e Erion Veliajt dhe ky gjykatës që vendosi për arrestimin e tij, këta litarin në shtëpinë e të varurit ia çuan në Surrel. Po, sepse për leje ndërtimi, Edi Rama me favore, i ka tërkuzë. Merrni ju atë Ujkën që u tha së fundmi, që i pagoi takimin në Milano, leje kulle ai.


Merrni ju sponsorin e 12 udhëtimeve me çarter që i denoncoi Arben Ahmetaj. Leje ndërtimi të gjitha. Merrni ju seancat e detoksit, 10 mijë euro seanca e detoksit e paguar nga biznesmeni që ndërton në mes të parkut Rinia. Vilat aty i ka Alketa. Bashkëshorti i Alketës. Plus lejet e tjera të ndërtimit. Nuk di shtëpi tjetër në mes të parkut përveç shtëpisë së saj. Shkoni dhe shihjani se aty e ka. Si mund të ndodhë apo jo? Plus që ky ka marrë leje ndërtimi në të katër anët. Mirëpo nuk janë vetëm këto.


Tani t’u pyes unë ju dhe qytetarët, nëse Sali Berisha do deklaronte sot, të dashur qytetarë, Velica ka shpenzuar 1 milion euro garderobë, iu garantoj se as 0.1 përqind nuk do e besonte, do deklaronin se ky po bën shaka. Ose ky po e ekzagjeron. Do u kujtohet edhe derrkuci i Erion Veliajt, që u thoshte gazetarëve po kursejmë aty dhe më pas bëjmë një udhëtim kur bëhen shumë. Gjunahçari! Ta dinë qytetarët se për këto 1 milion, prokuroria ka gjetur të gjitha faturat për rrobat që ka blerë Velica, e cila paska qenë.... pak të thuash. Një shqiptare që shkon e blen mbi 1 milion euro.


Dhe përveç kësaj, atëherë çfarë ndodh me Edi Ramën? Edi Rama tmerrohet se në qoftë se flitet për 1 milion aty, atje në Surrel sa janë këto miliona. Se ekzistonte rivaliteti, ekzistonte. E kisha thënë disa herë unë që rivaliteti mes Kodrës së Diellit dhe Surrelit ishte shumë i qartë. Në të gjitha, në lukse dhe çdo gjë. Unë lexova para një muaj Klodian Tomorri shkruante në një analizë të tijën se Edi Rama me gotë të Romanee Conti-t po fliste këto e këto. Nuk m’u besua, të them të vërtetën. Nuk e besoja se një kryeministër hap shishe vere që kushtojnë 33 mijë euro. Por ajo ishte absolutisht e vërtetë. Ndaj dhe bëri gjithçka për të treguar se është dorëjashtë, në mënyrë që Erion Veliaj të mos i kthehet më këto gjëra. Të mos ia kthejë monedhën. T’u tregojë shqiptarëve se unë vërtet kam bërë gabime, por Rama ka bërë vjedhje të tmerrshme.

1 MUAJ ME PARE

"Berisha u persekutua njëlloj si Trump"/ Kreu i PD: Mesazhet e LaCivita kanë domethënie të madhe politike

"Abuzimet e Ramës janë shumë më të
Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me mesazhet e drejtuesit të fushatës elektorale të PD-së në Shqipëri, Christopher LaCivita. Berisha u shpreh se qytetarët janë dëshmitarë të përpjekjeve për eliminimin fizik të Donald Trump, por të njëjta edhe për Sali Berishën në prag të aktivitetit.

Berisha tha se mesazhet e LaCivita janë shumë të thella dhe duhet të kuptohen nga çdo shqiptar. Ai tha se cencura është një hap drejt diktaturës dhe bëri një apel për shqiptarët të çlirohemi me ndihmën e SHBA, nga Xhorxh Sorosi, ideologjia dhe i gjithë ndikimi që de facto u krijua në Shqipëri. Berisha tha duhet të angazhohen për shkatërrimin e pluralizmit në një akt kriminal antikushtetues të paimagjinueshëm.

Fjala e Berishës:

Ju jeni dëshmitarë të ngjashmërive, të sjelljes së administratës së SHBA që shkoi dhe Xhorxh Sorosit ndaj presidentit Donald Trump dhe sjelljes së tyre ndaj Sali Berishës. Ju jeni dëshmitarë të vendimeve për të mos regjistruar emrin e tij në listë dhe mosregjistrimin e Sali Berishës në listat e zgjedhësve. Ju jeni dëshmitarë të përpjekjeve për eliminimin fizik të Donald Trump, por të njëjta edhe për Sali Berishën në prag të aktivitetit.


Ju jeni dëshmitarë të përpjekjeve për burgosjen e tij dhe burgosjen e Sali Berishës po nga falangat e Xhorxh Sorosit dhe kukulla e tij Edi Rama në Shqipëri. Këto janë të vërteta të cilat e sollën në Shqipëri këtë kryetarin e komitetit kombëtar të Partisë Republikane, Chris LaCivita. Mesazhet e tij janë shumë të thella dhe duhet të kuptohen nga çdo shqiptar. Presidenti Donald Trump u tha amerikanëve se më i rrezikshëm nga të gjithë për SHBA është armiku i brendshëm. Dhe kjo është e vërtetë e madhe. Nuk ka vend tjetër në botë që të ketë fuqinë, teknologjinë, forcën e pakufishme të SHBA. E megjithatë, në këtë vend, nga ekstremi i majtë, nga marksistët dhe post marksistët sorosianë, demokracia u kërcënua njëlloj si në një vend të botës së tretë.


Në qoftë se përdorën gjykatat për të përjashtuar nga procesi zgjedhor kandidatin kryesor të partisë kryesore. Në qoftë se aplikohen gjoba gjysmë miliardë dollarë. Në qoftë se lëshohen urdhra për t’i mbyllur gojën, këto nuk ndodhin kurrë në një demokraci pa probleme. Në qoftë se promovohet censura, një gjë do u them, çdo hap drejt censurës është hap drejt diktaturës. Ndaj dhe Donald Trump me shumë të drejtë tha, se armiku më i rrezikshëm për Amerikën është armiku i brendshëm. Në këtë kontekst duhet të kuptojmë qartë dimensionin e deklaratës së kryetarit të komitetit kombëtar republikan, Chris LaCivita, të cilin Rama e quajti punonjës i Donald Trump, ka domethënien më të madhe politike.


Është një thirrje, është një apel për shqiptarët të çlirohemi me ndihmën e SHBA, nga Xhorxh Sorosi, ideologjia dhe i gjithë ndikimi që de facto u krijua në Shqipëri republikën e Xhorxh Sorosit.
Qytetari i thjeshtë shqiptar e ka të vështirë të besoj që Edi Rama solli në parlament, bazuar në doktrinën e Sorosit, ligjin për krijimin e fermave të grave që të lindin fëmijët e askujt se duhet të krijoheshin fëmije më prindër 1 dhe 2 dhe pa prindër fare për të shuar familjen dhe vlerat hyjnore njerëzore të saj. E kanë të vështirë se në Tiranë, njëlloj si në Nju Jork filluan të numerotohen prindërit që në kopsht dhe mijëra familje amerikane u shpërngulën nga Nju Jorku për në Teksas ku nuk lejoheshin praktika të tilla antifamiljare.


Pra, miqtë tanë e kanë të qartë se çfarë ndodhi. E kanë të qartë se kush është Leticia Jones, Alex Brag të Shqipërisë që angazhohen për shkatërrimin e pluralizmit në një akt kriminal antikushtetues të paimagjinueshëm. Ndaj dhe shpreh mirënjohjen më të madhe kryetarit të komitetit kombëtar të Partisë Republikane për vendimin e tij për të shprehur demokratët dhe konservatorët në Shqipëri, në shpëtimin e Shqipërisë nga stihia e ekstremit të majtë dhe Xhorxh Sorosit në këtë vend.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Chris LaCivita është kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump

"Abuzimet e Ramës janë shumë më të
Konferenca

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha për drejtuesin e fushatës elektorale të PD-së në Shqipëri, Christopher LaCivita. Berisha shprehet se LaCivita ishte bashkëarkitekti i fushatës që përballoi makineritë më gjigante të miliarda e miliarda dollarëve, të medieve kryesore të SHBA dhe të botës, të sondazheve të manipuluara në SHBA dhe në botë, dhe siguroi rikthimin e Trump.

Berisha shtoi se LaCivita zgjodhi PD-në jo rastësisht. Ai theksoi se LaCivita erdhi në Shqipëri për të vazhduar betejën që fitoi në SHBA, kundër Sorosit dhe ekstremit të majtë të tij.

"Tani, dje siç theksova, ishte një ditë ndër më të veçantat në 34 vite. Ishte ditë unike. Në Tiranë zbarkoi bashkëkryetari i menaxhimit të fushatës më të rëndësishme elektorale pas Luftës së Dytë Botërore të SHBA dhe planetit. Ishte bashkëarkitekti i asaj fushate që përballoi makineritë më gjigante të miliarda e miliarda dollarëve, të medieve kryesore të SHBA dhe të botës, të sondazheve të manipuluara në SHBA dhe në botë, dhe siguroi rikthimin më të rëndësishëm, më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm me votën e lirë në tërë historinë e njerëzimit, ishte zoti Chris LaCivita.


Të dashur qytetarë dhe qytetare, çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se Chris LaCivita në kërkesën planetare që ekziston, në qindra kërkesa nga i gjithë planeti, që ekzistojnë për të bashkëpunuar me të, ai fisnikërisht zgjodhi Partinë Demokratike të Shqipërisë. Zgjodhi PD-në jo rastësisht. Ai personi, të cilin Edi Rama e quajti punëtor i Donald Trump sikur të ishte kopshtar apo lulishtar në Mar-A-Lago është njëkohësisht kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump.


Dhe ai foli aty në cilësinë e bashkëkryetarit të menaxhimit të fushatës më të suksesshme në histori, por foli edhe në cilësinë e kryetarit të Komitetit Kombëtar Republikan. Për kryetarin e Komitetit Kombëtar Republikan dhe Partinë Republikane që ai përfaqëson, Edi Rama është një kukull e Xhorxh Sorosit. Dhe ai, që ta kemi shumë të qartë, erdhi këtu për të vazhduar betejën që fitoi në SHBA, kundër Sorosit dhe ekstremit të majtë të tij. Pra, ishte një akt kryekëput politik pasi i prenë kokën gjarprit në Uashington, duhet t’ia presin tentakulat kudo, dhe në Shqipëri ato ishin dhe janë më të zhvilluara se në asnjë vend tjetër," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Takimi në Romë, Berisha: Ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të PD-së

"Abuzimet e Ramës janë shumë më të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me takimin me emigrantët shqiptarë në Romë. Berisha tha se ai takim ishte diamanti i fillimit të fushatës elektorale.

Ai theksoi se ai takim ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të PD si dhe dëshmoi se emigracioni dhe diaspora e Shqipërisë është me PD-në. Berisha tha se vetëkuptohet frika dhe tmerret e pseudomazhorancës socialiste nga vota e diasporës dhe përpjekjet për ta penguar.


 "Mirëdita, së pari unë dua të shpreh mirënjohjen më të pakufishme para atyre mijëra e mijëra qytetarëve shqiptarë në emigracion që mbushën sallën e atij takimi, ndër më entuziastit dhe më mbresëlënësit që kam pasur ndonjëherë. Ai takim ishte diamanti i fillimit të fushatës elektorale. Ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të PD. Ai takim aq entuziast u dëshmoi shqiptarëve, por edhe italianëve dhe të gjitha kombeve të tjera se emigracioni dhe diaspora e Shqipërisë është me PD-në, është me Sali Berishën.


Ndaj dhe vetëkuptohet frikëra dhe tmerret e pseudomazhorancës socialiste nga vota e diasporës dhe përpjekjet për ta penguar. Pra, unë dhe njëherë shpreh mirënjohjen më të pakufishme ndaj të gjithë atyre që e organizuan, degës së PD të Romës, drejtuesit të kësaj dege dhe të gjithë qytetarëve që u mblodhën në atë takim. Një mirënjohje të veçantë kam unë për kryetarin e grupit parlamentar të Forza Italia, Paolo Bareli. Për kryetarin e grupit në senat të Forza Italia, Gaspari. Për deputeten Erika Maseti, mikun tim, deputetin Batilokio, të cilët në një ditë të dielë u shkëputën nga familjet e tyre, nga detyrat e tyre dhe erdhën në një takim shumë miqësor, ku diskutuam për bashkëpunimin tonë të ardhshëm me Forza Italia," tha Berisha.

berisha rama veliaj

Sondazh

Poll

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

"Ne bëmë reformën në drejtësi!" Rama: Shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë!

"Kujdes me VPN falas, janë shumë e rrezikshme!" Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar

Babai i Elsejd Hyses kerkesë Ramës: Duhet një mol ne liqenin e Shkodrës

Edi Rama

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

Plani ‘ambicioz’ i Ramës: Në fund të vitit 2007 mbyllim negociatat me BE-në

Rama në Lezhë me kandidatët e PS-së, batuta me Manjën: Thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma