LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Çështja "Xibraka"/ SPAK: Nuk ka prova që lidhin Olsi Ramën me aktivitetin kriminal! Bardhi: Prokurorët janë të pafuqishëm përballë pushtetit të kryeministrit

• Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka mbyllur hetimet për procedimin penal të bërë vitin e kaluar për dosjen e laboratorit të kokainës që u zbulua në vitin 2015 në Xibrakë. • Hetimet rinisën pasi denoncimit të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, i cili pretendoi përfshirjen e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, në trafikun e drogës. • Në njoftimin e SPAK, thuhet se në kuadër të këtyre hetimeve, prokuroria ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës. • Nga hetimet, SPAK njofton se nuk ekziston asnjë provë që fakton lidhjen e Ramës me aktivitetin kriminal. • Lidhur me njoftimin e SPAK ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ku shprehet se vendimin e sotëm e kishte paralajmëruar që ditën kur ka dorëzuar në SPAK ato që i quajti "të dhëna konkrete" për lidhjen e Olsi Ramës me laboratorin e drogës në Xibrakë. • Më tej ai thotë se e vërteta mbi çështjen është krejt ndryshe nga ajo e njoftuar sot nga SPAK dhe akuzon prokurorinë se nuk ka kryer asnjë veprim hetimore për të zbuluar të vërtetën. • Sipas Bardhit prokurorët e kanë dhënë vendimin për Olsi Ramën nën intimidimin dhe pafuqinë e pushtetit të vëllait kryeministrit Edi Rama. • Vitin e kaluar, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj. • Gjithashtu, Bardhi është shprehur se referuar të dhënave të TIMS, Rama e ka kaluar kufirin me të njëjtin automjet, 40minuta pas arrestimeve nga policia në Divjakë, dhe dyshohet se ka qenë ai që ka nxjerrë jashtë Shqipërisë, kryetrafikantin e drogës, Genci Xhixhën. • Bardhi ka thënë se denoncimi dhe faktet e paraqitura nga ai nuk janë aspak politike por janë pjesë e dosjeve hetimore. • Ai ka thënë në deklaratat e tij se referuar dosjes, përveç të arrestuarve, në hetime flitet edhe për një tjetër person të paidentifikuar, por që i përshkruhet mosha, pamja dhe targat e automjetit që përdor. Sipas tij të gjitha përkojnë me të dhënat e Olsi Ramës. • Gjithashtu ai e akuzon edhe se ka sjellë në Shqipëri asokohe dy kolumbianët Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës.

2 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Njoftimi i SPAK për çështjen “Xibraka”, reagon Bardhi: E vërteta është krejt ndryshe, prokurorët ndihen të pafuqishëm përballë Edi Ramës

Çështja "Xibraka"/ SPAK: Nuk ka prova që lidhin Olsi
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas njoftimit të sotëm të Prokurorisë së Posaçme për çështjen "Xibraka". Në njoftim, SPAK tha se nuk ka asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës në aktivitetin kriminal.  Bardhi nga ana tjetër shprehet se vendimin e sotëm e kishte paralajmëruar që ditën kur ka dorëzuar në SPAK ato që i quajti "të dhëna konkrete" për lidhjen e Olsi Ramës me laboratorin e drogës në Xibrakë. 

Më tej ai thotë se e vërteta mbi çështjen është krejt ndryshe nga ajo e njoftuar sot nga SPAK dhe akuzon prokurorinë se nuk ka kryer asnjë veprim hetimore për të zbuluar të vërtetën. Sipas Bardhit prokurorët e kanë dhënë vendimin për Olsi Ramën nën intimidimin dhe pafuqinë e pushtetit të vëllait kryeministrit Edi Rama. 

FJALA E PLOTË E BARDHIT: 

Sapo u njoha me njoftimin që Prokuroria e Posaçme ka shpërndarë për media sa i takon çështjes Xibraka. Të jem i sinqertë nuk i besova syve me atë që lexova. Hetimet kanë përfunduar, por nuk kanë përfunduar ishte thelbi i atij njoftimi në fakt qesharak të Prokurorisë, të cilin e kam paralajmëruar që ditën e parë kur kam denoncuar me fakte dhe të dhëna konkrete dyshimin e arsyeshëm për përfshirjen e mundshme të vëllait të kryeministrit Edi Rama në çështjen e laboratorit të Xibrakës. Prokuroria njoftonte se kishte përfunduar hetimet për dosjen nr. 88 të vitit 2024 në fjalinë e parë, por në fjalinë e pestë të një njoftimi me pesë fjali thoshte se kam pezulluar hetimet dhe e kam dërguar dosjen e plotë që Policia e Shtetit "të bëjë përpjekje" për të identifikuar atë që fshehu para 10 vitesh. E vërteta në fakt është krejt ndryshe. Prokuroria as ka hetuar dhe as ka kryer asnjë veprim hetimor për të zbuluar të vërtetën. Prokuroria që vë dorën në zjarr që Olsi Rama nuk është i përfshirë në aktivitet kriminal deklaron vetë se e ka të pamundur për të identifikuar se kush janë personat e përfshirë, por deri tashmë të paidentifikuar. Dhe njoftimi se njëri nuk është, por ne nuk e dimë kush janë në fakt është fiks logjika që përdori para 10 vitesh Policia e Shtetit, duke na thënë të gjithëve se kishte arritur të identifikonte moshën konkrete 45 vjeç, por nuk i gjente dot emrin. I kuptoj prokurorët e SPAK-ut sepse ndjehen të kërcënuar, të intimiduar, të pafuqishëm përballë pushtetit të Edi Ramës. Por, ata nuk kanë asnjë arsye për t'u bërë qesharak për të na kthyer të gjithëve në vëmendje se të bërit qesharak në fakt e kanë metodë të punës së tyre. Shqiptarët e mbajnë mend që i njëjti prokuror Alfred Shehu para 4 vitesh doli me zë dhe figurë dhe u tha shqiptarëve se në ngjarjen për zgjedhje në Elbasan në makinën e autorëve të asaj veprimtarie kriminale nuk u gjetën materiale zgjedhore.

Nxitimi i tij për të amnistuar bandën në pushtet hasi në kundërshtimin e vetvetes vetëm 3 ditë më vonë kur në gjykatë me shkrim dhe zë deklaroi që po, në makinën e personave të përfshirë në atë ngjarje kriminale u gjetën materiale zgjedhore. E në këto kushte duke përsëritur pas 4 vitesh veten, unë nuk kam asnjë mesazh më shumë përveçse për të ndjerë keqardhje që për shkak të presionit, për shkak të ndërhyrjes, për shkak të intimidimit, prokurorët jo vetëm nuk tregohen profesionalë por detyrohen të kthehen qesharakë. Personalisht e kam patur të qartë pamundësinë e tyre për ta bërë të ndëshkueshëm dikë që ka statusin i pandëshkueshëm për shkak të pushtetit të të vëllait. Mirëpo prokuroria kishte shansin të na provonte që është e pavarur, e paanshme, profesionale dhe se kryen hetim të plotë dhe të gjithëanshëm. Unë sot do të ndalem vetëm në një fakt. Në seancën plenare të datës 4 prill 2024, ministri i Brendshëm i kohës Taulant Balla zyrtarisht deklaronte, informonte Kuvendin e Shqipërisë se ai kishte dijeni se kush ishte identiteti i personit të moshës 45 vjeç. Me zë dhe me figurë. Pyetja ime për prokurorin Shehu sot është a e ka thirrur Taulant Ballën për ta pyetur për informacionin që ai si Ministër i Brendshëm i përcolli Kuvendit të Shqipërisë që e njihte personin e moshës 45 vjeç dhe se nuk kishte asnjë me Partinë Socialiste apo Edi Ramën, por kishte lidhje me Partinë Demokratike. Mjafton ky fakt, vetëm ky, për të treguar që nuk ka pasur asnjë hetim, nuk ka patur asnjë veprim hetimor për të zbardhur të vërtetën.

Ka patur një tentativë për të bërë shqiptarët për budallenj sikur po hetohet, për të dalë sot me atë njoftim qesharak. Gjithësesi duke ripërsëritur qëndrimin tim se i kuptoj që janë të pafuqishëm, kam vetëm një lutje, na kurseni të bërit qesharak. Prokuroria Speciale nuk ka nevojë të degradojë deri në qëndrime apo njoftime të tilla, që në 5 rrjeshta të shkruara, fjalia e parë të kundërshtojë fjalinë e pestë, apo ajo që thuhet në fjalinë e parë të jetë krejtsisht e ndryshme me atë që thuhet në fjalinë e pestë, apo qëndrime të tipit nuk e dimë kush është, por betohemi përpara Edi Ramës që Olsi Rama nuk është. Kaq për sonte, sepse sigurisht as nuk dekurajohemi, kësaj çështje do i shkojmë deri në fund, e vërteta siç doli në rastin kur prokurori Shehi gënjeu për ngjarjen e Elbasanit do të riumfojë, edhe pse do të marrë pak kohë.

1 VITE ME PARE

Dosja "Xibraka", SPAK përfundon hetimet: Nuk ekzistojnë prova apo fakte që lidhin Olsi Ramën me aktivitetin kriminal

Çështja "Xibraka"/ SPAK: Nuk ka prova që lidhin Olsi
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka mbyllur hetimet për procedimin penal të bërë vitin e kaluar për dosjen e laboratorit të kokainës që u zbulua në vitin 2015 në Xibrakë. Hetimet rinisën pasi denoncimit të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, i cili pretendoi përfshirjen e Ols Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, në trafikun e drogës.

Në njoftimin e SPAK, thuhet se në  kuadër të këtyre hetimeve, prokuroria ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës. Nga hetimet, SPAK njofton se nuk ekziston asnjë provë që fakton lidhjen e Ramës me aktivitetin kriminal.

Gjithashtu më tej, thuhet se nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për procedimin në fjalë të lidhur me veprat penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”.

NJOFTIMI I SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, të regjistruar pas rifillimit të hetimeve të pezulluara të procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016. Ky procedim lidhej me veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”, të parashikuara në nenet përkatëse të Kodit Penal.

Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës.

Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Olsi Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë.

Në përputhje me nenin 326 të Kodit të Procedurës Penale, më datë 23 dhjetor 2024, është vendosur pezullimi i hetimeve për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, pasi autorët e tjerë të veprave penale nuk janë identifikuar. Dosja i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të vijuar përpjekjet për identifikimin e autorëve.

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

Gjithashtu, Bardhi është shprehur se referuar të dhënave të TIMS, Rama e ka kaluar kufirin me të njëjtin automjet, 40minuta pas arrestimeve nga policia në Divjakë, dhe dyshohet se ka qenë ai që ka nxjerrë jashtë Shqipërisë, kryetrafikantin e drogës, Genci Xhixhën. Bardhi ka thënë se denoncimi dhe faktet e paraqitura nga ai nuk janë aspak politike por janë pjesë e dosjeve hetimore.

Ai ka thënë në deklaratat e tij se referuar dosjes, përveç të arrestuarve, në hetime flitet edhe për një tjetër person të paidentifikuar, por që i përshkruhet mosha, pamja dhe targat e automjetit që përdor. Sipas tij të gjitha përkojnë me të dhënat e Olsi Ramës. Gjithashtu ai e akuzon edhe se ka sjellë në Shqipëri asokohe dy kolumbianët Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës.

spak gazment bardhi olsi rama dosja xibraka edi rama

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje