LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Escobar e Lajçak nisin takimet në Serbi, Vuçiç: Do mbrojmë interesat e serbëve. Kurti: Nuk ka shtyrje për reciprocitetin

• I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak kanë vizituar ditën e sotme Serbinë. • Fillimisht Escobar dhe Lajçak janë takuar me përfaqësuesit serb në Mitrovicën e Veriut. Gjatë takimit në Mitrovicën e Veriut, dy përfaqësuesit kanë bërë thirrje për mos vendosjen e barrikadave gjatë kufirit. • Kryeministri Albin Kurti në një intervistë ka deklaruar se nuk do të pranojnë më shtyrje tjetër për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë. Nëse situata agravon në dhunë, Kurti ka deklaruar se trupat e KFOR në Kosovë do të reagojnë dhe t'i japin fund. • Escobar dhe Lajçak janë takuar me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç pasditen e sotme. • Pas takimit Vuçiç ka deklaruar se ai do t'i mbrojë interesat e serbëve në Kosovë. Ndërsa Escobar bisedimet me Vuçiç i ka cilësuar si të vështira.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Escobar pas takimit me Vuçiç: Ishte i vështirë por ne do të vazhdojmë

Escobar e Lajçak nisin takimet në Serbi, Vuçiç: Do
Gabriel Escobar dhe Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se ka qernë një takim i vështirë por optimist për zgjidhjen e konfliktit.

Kështu shkruan në twitter, Ambasada Amerikane në Serbi ndërsa citon atë çfarë ka thënë Escobar.

“Takim i vështirë dhe i gjatë me presidentin Vuçiç. Ne vlerësojmë përkushtimin e presidentit për paqen dhe stabilitetin. Ne do të vazhdojmë”, tha Escobar.

3 VITE ME PARE

REL: Mashtrimet e opinionit nga politikanët kosovarë dhe serbë

Escobar e Lajçak nisin takimet në Serbi, Vuçiç: Do
Foto Ilustruese

KOSOVË- Në 20 ditët e fundit, zyrtarë politikë nga Kosova dhe Serbia kanë akuzuar njëri-tjetrin për “gënjeshtra” dhe “përhapje të dezinformatave”, ndërsa opinioni në të dyja vendet po paralajmërohet se “pala tjetër” po e shkel Marrëveshjen e Brukselit. Retorika e tillë po ndodh në kohën kur tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë rritur, pasi serbët lokalë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, më 31 korrik ngritën barrikada për t’i penguar autoritetet e Kosovës t’i zbatojnë vendimet për të riregjistruar automjetet në targa RKS dhe për lëshimin dokumenteve për hyrje/dalje për shtetasit e Serbisë.

Ndërkohë, Kosova e shtyu zbatimin e këtyre vendimeve për 30 ditë, ndërkaq serbët i hoqën barrikadat.

Të dyja palët u përpoqën të arrijnë një marrëveshje në Bruksel për këto çështje, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por pa sukses. Tash për tash, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po heq dorë nga politika e reciprocitetit, e cila për Serbinë është e papranueshme.


Radio Evropa e Lirë (REL) verifikoi se sa të sakta apo të bazuara ishin deklaratat e zyrtarëve kosovarë dhe serbë.

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, parti kjo udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, në një konferencë për media, më 16 gusht, tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për lëshimin e dokumenteve për hyrje/dalje nënkupton se Prishtina dëshiron t’i bëjë serbët e Kosovës të huaj dhe t’i “dëbojë nga vatrat e tyre shekullore”.

Në të njëjtën konferencë për media, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “i detyron serbët në Kosovë të heqin dorë nga shteti i tyre, nga dokumentet serbe”. Mesazhe të ngjashme u dëgjuan pothuajse në çdo fjalim të mëparshëm apo të mëvonshëm të zyrtarëve të lartë serbë.

E pasaktë

Lëshimi i dokumentit për hyrje/dalje është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit për lirinë e lëvizjes në vitin 2011 dhe zëvendëson dokumentet personale vetëm përkohësisht, gjegjësisht derisa shtetasi i Kosovës ose i Serbisë qëndron në territorin e vendit tjetër.

Përdorimi i atij dokumenti nuk nënkupton që dikush ka hedhur poshtë dokumentet e vendit të tij. Këtë dokument, i cili ka për qëllim mbajtjen e qëndrimit neutral të dy vendeve për dokumentet personale, Serbia e ka lëshuar për çdo qytetar të Kosovës që hyn në territorin e Serbisë që nga viti 2011. Mirëpo, Kosova nuk e ka zbatuar ngjashëm, ndërkaq autoritetet e tanishme pohojnë se deri më tash nuk ka pasur vullnet politik për një gjë të tillë.

Në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë, më 24 gusht, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se “serbët në Kosovë jetojnë më mirë se në Serbi, në kuptimin e karakterit të shtetit”.


“Besojini Qeverisë së Kosovës, e cila vetëm po e respekton Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, pa diskriminim, pa dallime mbi baza të nacionalitetit ose ndonjë bazë tjetër”, ka thënë Kurti, duke iu përgjigjur njërës prej pyetjeve të gazetarëve nga radhët e komunitetit serb.

E pasaktë

Në periudhën paraprake, organizatat ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut i kanë bërë thirrje Kosovës që t’i respektojë më shumë të drejtat e pakicave.

Në raportin e Komisionit Evropian për progresin e Kosovës për vitin 2021, ndër të tjera thuhet se autoritetet në Prishtinë duhet të bëjnë më shumë për “të garantuar në mënyrë efektive të drejtat e pakicave”.

Gjithashtu, bashkësia ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare, vite me radhë i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të realizojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2018, sipas të cilit u konstatua se 24 hektarë tokë dhe pyll i takojnë Manastirit ortodoks të Deçanit, në perëndim të Kosovës.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe obliguese për të gjitha palët, por sipas vlerësimit të kryeministrit të Kosovës, vendimi për manastirin bazohet në “politikën diskriminuese të Qeverisë së Serbisë nga viti 1997”, kur toka, e cila kontestohet, iu dhurua manastirit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 23 gusht se nuk do të kishte tensione në Kosovë në qoftë se Prishtina do t’i përmbahej marrëveshjes se forcat speciale të Kosovës mund të kalojnë në veri vetëm me pëlqimin e NATO-s dhe kryetarëve të katër komunave ku jetojnë serbët”.

E pasaktë

Opinioni nuk ka njohuri për ndonjë marrëveshje që forcat speciale të Kosovës nuk lejohen të shkojnë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës pa miratimin e NATO-s.

Ekzistojnë vetëm letrat e shkëmbyera, në vitin 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Andreas Fogh Rasmussen.
Asokohe, Thaçi premtoi se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojë në veri të vendit, pa pëlqimin e misionit ushtarak paqeruajtës në Kosovë, KFOR.

Më herët, NATO-ja ka konfirmuar për REL-in se “çdo lëvizje e Forcës së Sigurisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, kërkon njoftimin paraprak dhe pëlqimin e komandantit të KFOR-it”.

Por, kjo nuk vlen për Policinë e Kosovës apo Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës.

Polemika ka pasur edhe për përdorimin e targave RKS (Republika e Kosovës) apo targave KS (neutrale ndaj statusit) për vetura.

Së pari, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 31 korrik theksoi se “Prishtina dëshiron të thotë se nuk ekzistojnë më targa KS, të cilat Beogradi i pranon, por vetëm targa RKS, për të treguar se janë shtet sovran”.

E pasaktë

Targat KS, të cilat ishin neutrale ndaj statusit, nuk janë lëshuar që nga shtatori i vitit 2021, kështu që praktikisht ato nuk ekzistojnë tash. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e viti 2011 parasheh që në Kosovë të përdoren vetëm targat me shenjat RKS (Republika e Kosovës) ose KS (Kosovë, neutrale ndaj statusit).

“Si masë e përkohshme, autoritetet në Kosovë do të zgjasin vlefshmërinë e targave KS për një periudhë fillestare prej pesë vjetësh, pas së cilës të dy palët do ta rishqyrtojnë këtë çështje (me ndërmjetësimin e BE-së, nëse është e nevojshme)”, thuhet në marrëveshje.

Të dyja palët, për vlefshmërinë e targave KS janë marrë vesh në vitin 2016, që do të thotë se “afati i përdorimit” të tyre ka skaduar në vitin 2021.

Ndërkaq, më 24 gusht, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se targat KS (neutrale ndaj statusit) kanë qenë të vlefshme deri në shtator të vitit 2021.

“Kurti tregoi se as vetë nuk e di se çfarë po flet dhe u zu me një gënjeshtër tjetër të majme, sepse ato targa janë anuluar në mënyrë të paligjshme dhe të njëanshme nga Prishtina më 17 shtator 2020, pra një vit para kalimit të afatit, pas së cilës ishte planifikuar që kjo temë të diskutohej dhe të kërkohej zgjidhje”, tha Petkoviq.

E pasaktë

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, në vitin 2020 ka anuluar udhëzimin administrativ për regjistrimin e automjeteve me targa KS, në mënyrë që ato të mos lëshohen më nga shtatori i vitit 2021.

Të gjithë ata që në atë kohë kishin veturë të regjistruar me targa KS, mund ta drejtonin atë deri në skadimin e regjistrimit, pra deri në shtator të vitit 2021, kur autoritetet e Kosovës filluan të lëshonin vetëm targa RKS (Republika e Kosovës).

Zyrtarët serbë, në shumë dalje publike gjatë muajve të kaluar, kanë thënë se politika e Albin Kurtit bazohet në refuzimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin është arritur marrëveshja në Bruksel.

Më 15 gusht, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i tha shërbyesit publik të Kosovës në gjuhën serbe (RTK) se Gjykata Kushtetuese ka thënë qartë se Asociacioni nuk është në harmoni me ligjet e Kosovës.

“Nuk mund të ekzistojë një krijesë antikushtetuese, një krijesë që është shtet brenda shtetit. Nuk do të lejojmë që Kosova të jetë shtet jofunksional”, tha Sveçla, duke iu referuar gjatë gjithë kohës vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

E pasaktë

Formimi i Asociacioni i komunave me shumicë serbe është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit, në vitin 2013, e cila u arrit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Detajet specifike janë harmonizuar më tej me parimet/elementet e përgjithshme, në vitin 2015.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në dhjetor të vitit 2015 konstatoi se parimet e Asociacionit nuk janë plotësisht të harmonizuara me Kushtetutën e Kosovës, por, siç u shtua nga kjo gjykatë, ato mund të harmonizohen me akt ligjor të Qeverisë së Kosovës dhe me statut.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës asnjëherë nuk ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të formohet kurrë, siç deklarojnë shpesh publikisht disa zyrtarë të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, tha se autoritetet e Kosovës gjithmonë do të gjejnë mënyra për t’i paraqitur serbët si kriminelë dhe si shembull përmendi luftën kundër ndërtimeve pa leje në komunën e tij.

“Dhe në këtë mënyrë do të na gjejnë disa litra qumësht nga Serbia ose aferën e shpikur lidhur me kamerat për spiunim, apo luftën kundër ndërtimit ilegal dhe ja mrekullia vetëm në një mjedis serb në Kosovë!?”

E pasaktë

Në kuadër të aksioneve që ndërlidhen me rastin “Brezovica”, që filluan të zbatohen në dhjetor të vitit të kaluar, janë arrestuar dhjetëra zyrtarë lokalë, por edhe disa zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.


Në mesin e tyre ka edhe shqiptarë të Kosovës dhe të gjithë akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti për lëshimin e lejeve të ndërtimit në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës, në jug të Kosovës.

Deri më tani, arrestimet janë kryer në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por edhe në lokacione të tjera në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.

Në të njëjtin operacion, vitin e kaluar u arrestua edhe Bratislav Nikoliq, ish-kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.

Pikërisht për shkak të “dezinformatave në terren”, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffery Hovenier, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimeve për targa dhe dokumente.

“Shpresojmë se do të bashkëpunojmë me Qeverinë dhe kolegët nga Bashkimi Evropian, për të siguruar që marrëveshjet të kuptohen më mirë dhe në atë mënyrë të ulen tensionet”, ka thënë më herët Hovenier.


Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias nga Prishtina dhe këshilltare ligjore në Qendrën evropiane për lirinë e shtypit dhe medias, thekson se përhapja e informacionit të rremë është shumë e rrezikshme dhe se retorika e politikanëve lehtë mund të rrisë më tej tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Politikanët e bëjnë këtë për përfitime politike dhe jo sepse kujdesen për votuesit e tyre. Në situata të tilla, roli i gazetarëve bëhet vendimtar. Është përgjegjësi e gazetarit të sigurojë që të mos ofrojë platformë për lajmet e rreme, në atë mënyrë që të kontrollojë tri herë faktet përpara publikimit, duke kontaktuar burime të ndryshme, duke parë dokumente, duke shmangur artikujt ‘copy-paste’, duke respektuar detyrimet etike dhe të kërkojë falje pa rezerva atëherë kur bën gabim”, thotë Kusari për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shton se Qeveria e Kosovës duhet të jetë më transparente në punën dhe bashkëpunimin me gazetarët, në mënyrë që qytetarët, përfshirë edhe ata të komunitetit serb, të informohen me kohë për planet.

Drejtori i Radio Televizionit Mir nga Leposaviqi, në veri të Kosovës, Nenad Radosavleviq, konsideron se Beogradi i “menaxhon” mediat në Serbi, të cilat më së shumti ndiqen nga pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë dhe shton se media të tilla shërbejnë si “altoparlantë propagandues dhe shqetësues të opinionit”.

“Është për të ardhur keq që në periudhën e kaluar nuk arritëm në asnjë mënyrë të shtypim aktivitetin e altoparlantëve propagandues dhe as të krijojmë një klimë të shëndetshme në mediat që nuk i takojnë regjimit. Është dëm, sepse në këtë situatë dëmi, përveç nga pushtet-mbajtësi Aleksandar Vuçiq, mund të krijohet edhe për shkak të mediave, të cilat përmes makinerisë propagandistike do ta zhvillojnë ndjenjën e panikut. Ky panik mund të çojë në përshkallëzim”, thotë Radosavljeviq.

Në raportin e fundit të Indeksit botëror të lirisë së medias, të publikuar nga Reporterët pa Kufij (Reporters Without Borders), në mes të këtij viti, konstatohet se situata në Ballkanin Perëndimor nuk ka ndryshuar në mënyrë drastike në krahasim me raportin e mëparshëm. Përveç Serbisë dhe Kosovës, vendet e tjera të rajonit radhiten si problematike kur bëhet fjalë për lirinë e medias.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Vuçiç flet pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Nuk ishin bisedime të lehta! Do mbrojmë interesat tona në Kosovë

Escobar e Lajçak nisin takimet në Serbi, Vuçiç: Do
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Vuçiq bëri një njoftim pas takimit duke thënë se bisedimet me Lajçakun dhe Escobarin vazhdojnë në orën 22:00, dhe se s’ka dorëzim!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

“Bisedimet me përfaqësuesit e BE-së dhe amerikanëve vazhdojnë në orën 22:00. Shpresoj në kompromis, por do t’i mbrojmë interesat e serbëve në Kosovë”, tha presidenti serb, Aleksandër Vuçiç me anë të një postimi në Instagram.

Ai shtoi se bisedimet me Lajçakun dhe Escobarin nuk ishin të lehta, ndërsa popullit të Kosovës iu drejtua duke i thënë se Serbia do të përpiqet gjithmonë për paqe dhe stabilitet, por që kurrë nuk do të devijojë nga interesat jetike kombëtare dhe nga interesat e popullit të tij.

"Nuk ka heqje dore, nuk ka dorëzim! Rroftë Serbia", shtoi Vuçiç.

3 VITE ME PARE

DW: Lajçak-Escobar presin propozime konkrete nga Kosova e Serbia

Escobar e Lajçak nisin takimet në Serbi, Vuçiç: Do
Veriu i Kosovës

KOSOVË- I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak, dy emisarët në dialogun Kosovë Serbi janë se takimet që ata po zhvillojnë në Kosovë, kanë si synim parandalimin e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës më 1 shtator. Këtë ditë qeveria e kryeministrit Albin Kurti pritet të nisë zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave dhe dokumentet e udhëtimit. Escobar dhe Lajçak, thanë se presin nga Kosova dhe Serbia propozime konkrete për zgjidhjen e çështjes së targave dhe dokumenteve të udhëtimit serbe. Komentet u bënë pas takimeve që zhvilluan me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesit e opozitës.

Lajçak: Nuk duam të lejojmë përsëritjen e 31 korrikut

"Mesazhi më i rëndësishëm është se ne jemi këtu së bashku me Gabriel Escobarin, së pari për të treguar unitetin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, që është i plotë dhe po punojmë së bashku kur vjen puna tek normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe e dyta faktori ndërkombëtar është shumë i shqetësuar për atë që kemi parë në terren më 31 korrik dhe presim që ne të gjithë së bashku, negociatorët por edhe udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, të mos lejojmë që kjo të përsëritet më 31 gusht dhe për këtë jemi këtu”, tha Miroslav Lajçak.

Ky ishte edhe qëndrimi i të dërguarit amerikan, i cili tha se "të dyja palët na kanë siguruar se nuk duan përshkallëzim, nuk duan dhunë më 1 shtator”. "Pra, tani jemi këtu për t'u siguruar që të gjitha dëshirat e mira dhe ai optimizëm të shndërrohen në një propozim konkret. Unë jam këtu për të mbështetur në fakt Kosovën dhe Serbinë për të gjetur një rrugë përpara për të gjitha këto çështje të vështira. Unë doja të sigurohesha që njerëzit të kuptojnë se vizita ime këtu ishte vërtet për të treguar mbështetje të plotë për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Gabriel Escobar, i cili së bashku me Lajçak nga Prishtina udhëtojnë të enjten për në Beograd.

Osmani: Kosova asnjëherë nuk do tensione

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nga ana e saj, tha se Prishtina asnjëherë nuk ka kontribuar në rritjen e tensioneve. "Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione dhe është angazhuar vazhdimisht për paqe dhe stabilitet si dhe për zgjidhje evropiane. Vendi ynë është i ndërtuar mbi parimin e një shoqërie multietnike, ku të gjithë kanë të drejta të barabarta, pa dallim etnie”, shkroi Osmani në Facebook pas takimit me Escobar dhe Lajçak.

Ndërkohë kryeministri  Kurti është shprehur, se Kosova është e angazhuar për dialog parimor. "Kryeministri Kurti falënderoi z. Escobar dhe z. Lajçak për angazhimin e tyre në shmangien e tensioneve të krijuar artificialisht nga ana e Serbisë dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë", u tha në një njoftim të qeverisë.

A do të jetë 1 shtatori ditë e qetë?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq, ka thënë se dëshiron që të arrihet një zgjidhje kompromisi, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje/dalje në pikat kufitare, nëse edhe Beogradi vepron njësoj. Kryeministri Kurti, gjatë një mbledhje të qeverisë tha se pret që 1 shtatori, dita kur duhet të nisë zbatimi i vendimeve për targat dhe dokumentet serbe,  të jetë një ditë normale, ndërsa, sa i përket mundësisë që vendimet e qeverisë të pasohen me barrikada të serishme në rrugë, Kurti tha se "është çështje e organeve të rendit”.

Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë bllokuan rrugët në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë në Prishtinë për targat dhe dokumentet serbe. Pas heqjes së barrikadave nga serbët pasditen e 1 gushtit, Qeveria shtyu zbatimin e vendimeve për 1 shtator. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, ka thënë se situata në veri të Kosovës është e qetë dhe se forcat ndërkombëtare nuk do të lejojnë më vendosjen e barrikadave. Më herët, krerët e NATO-s kanë thënë se ata janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë.

Marrë nga DW

3 VITE ME PARE

Nis takimi mes Lajçak dhe Vuçiç-it në Beograd, pritet t'u bashkohet dhe Escobar

Escobar e Lajçak nisin takimet në Serbi, Vuçiç: Do
Miroslav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Escobar e Lajçak nisin takimet në Serbi, Vuçiç: Do

Takimi i cili ka nisur në ora 17:00, është zhvilluar në godinën e Presidencës së Serbisë, ndërsa pritet t’ju bashkohet edhe përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Më herët dy zyrtarët e lartë kanë takuar drejtorin e zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri/ REL: Disa opsione për tejkalimin e krizës Kosovë-Serbi

Escobar e Lajçak nisin takimet në Serbi, Vuçiç: Do
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Në rundin e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 18 gusht, një prej opsioneve për tejkalimin e tensioneve midis dy vendeve ka qenë shtyrja e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targa dhe dokumente udhëtimi për një afat prej dy-tre muajsh.

Kështu thonë për Radion Evropa e Lirë burimet diplomatike evropiane, sipas të cilave, një shtyrje e tillë do të ishte e nevojshme për t’u dhënë kohë edhe serbëve në Kosovë që të përgatiten, ndërsa ata që nuk kanë dokumente përkatëse të Kosovës, të pajisen me të tilla.

Qeveria e Kosovës, më 1 shtator, pritet të nisë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në RKS Republika e Kosovës dhe për lëshimin e dokumenteve hyrëse/dalëse për shtetasit serbë.

Ky vendim, i paraparë të niste së zbatuari më 1 gusht, është shtyrë për 30 ditë, për shkak të tensioneve që ka shkaktuar në veri të Kosovës, përfshirë ngritjen e barrikadave nga disa serbë lokalë.

Kërkesën që lëshimi i dokumenteve hyrëse nga ana e Kosovës të mos vlejë për serbët e Kosovës, e ka konfirmuar publikisht edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sipas burimeve të BE-së, pala kosovare në dialog ka thënë se asnjë shtetas i Kosovës, pa dallim përkatësie etnike, nuk ka nevojë për dokument shtesë për hyrje/dalje.

Por, mospajtimet ekzistojnë rreth mënyrës se si të dëshmohet që dikush është qytetar i Kosovës, nëse nuk posedon dokument identifikues të lëshuar nga autoritetet në Kosovë. Serbët në veri janë të pajisur kryesisht me dokumente që u lëshon Serbia.

Në anën tjetër, Serbia, me vite, lëshon dokumente të posaçme për shtetasit e Kosovës kur hyjnë në territorin e saj.

Edhe pse pranojnë se opsioni që të dyja palët të heqin dorë nga lëshimi i letrave të posaçme për hyrje/dalje ka pak gjasa të ndodhë, burimet e BE-së e konsiderojnë atë si “të dëshirueshëm”.

Opsion tjetër është që Kosova, në mënyrë të njëanshme, të shtyjë zbatimin e vendimit edhe pas datës 1 shtator.

Burimet në BE thonë se puna në kërkim të zgjidhjes po vazhdon në mënyrë intensive.

Këtë e dëshmojnë edhe takimet që këto ditë po zhvillojnë në Kosovë dhe në Serbi i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në rast se takimet e diplomatëve të lartë do të prodhojnë ndonjë rezultat, atëherë përmendet mundësia që javën e ardhshme në Bruksel të ketë një takim të ri në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, qoftë në nivel të lartë, apo edhe në nivel të kryenegociatorëve.

“Mirë është që të dy liderët, edhe Vuçiç edhe Kurti, kanë thënë se janë të gatshëm të vijnë në takim”, thotë një burim i BE-së.

Edhe pse thonë se ka shumë çështje që duhet të diskutohen dhe zgjidhen përmes dialogut, zyrtarët e BE-së konsiderojnë se “prioritet numër 1 në këtë moment është evitimi i eskalimit të situatës në veri të Kosovës”.

“Me kalimin e kohës po rritet përshtypja se do të evitohet eskalimi i situatës. Palët e kanë kuptuar seriozitetin e kësaj situate dhe NATO, po ashtu, ka thënë qartë se nuk do të tolerojë bllokimin e rrugëve, si dhe pengesa në lirinë e lëvizjes”, thotë një zyrtar perëndimor në Bruksel.

Sipas tij, kjo porosi u është përcjellë edhe palëve në dialog, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kur u takuan javën e kaluar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në Bruksel nuk e vënë në dyshim të drejtën e Kosovës që, sipas marrëveshjeve të vitit 2011 dhe 2016 me Serbinë, t’i zbatojë masat e reciprocitetit me këtë vend, por kërkojnë që të merret parasysh situata në terren dhe të jepet më shumë kohë për të shmangur keqkuptimet.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, zëvendësimi i targave do të nisë më 1 shtator dhe do të ketë një afat kalimtar prej dy muajsh, gjatë të cilit do të mund të ndërrohen targat.

Çfarë thuhet në Prishtinë?
Kryeministri Kurti përsëriti të mërkurën se do t'i përmbahet vendimit për targa dhe dokumente.

Sipas burimeve të REL-it në Prishtinë, Kurti është i vendosur që zbatimi i vendimit të mos shtyhet.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se në takimin e përfaqësuesve të kësaj partie me Escobarin dhe Lajçakun, këta të fundit kërkuan që Kosova të jetë racionale në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Ajo që kam kuptuar unë, është se nga Kosova po kërkohet të jetë racionale në implementimin e vendimit... Të krijohet një proces kohor prej disa ditësh ose javësh, në mënyrë që të gjithë të pajisen me kartela identiteti e tabela - diçka që tingëllon si racionale”, thotë Haradinaj për REL-in.

“[Një shtyrje eventuale e zbatimit të vendimit] mund të hapë shumë dilema. Unë mendoj se dalja nga kjo gjendje është pikërisht ajo që po mendojnë edhe aleatët tanë... të gjendet një proces zbatimi... të fillojë si proces, të mos jetë një akt, një ditë e vetme, por të jetë proces. Nëse kjo gjendet, besoj se Kosova fiton, sepse sovraniteti e ligjshmëria jonë zbatohen [edhe] në veri”, shton Haradinaj.

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, që po ashtu takoi diplomatët perëndimorë, tha se përshkallëzimi i situatës në veri duhet të evitohet.

“Në procesin e dialogut [me Serbinë] ne ia kemi dhënë hapësirën e nevojshme kryeministrit dhe Qeverisë për të kryer detyrat në mbrojtje të interesave të vendit, duke konsideruar se ky proces është i paalternativë për arritjen e paqes dhe përmbylljen e konfliktit të ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dialogun me Serbinë asnjëherë nuk e kemi parë si betejë të brendshme politike”, shkroi Krasniqi në rrjetet sociale, pa dhënë më shumë detaje nga takimi me Escobarin dhe Lajçakun.

Në Beograd...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia po e trajton seriozisht gjetjen e një zgjidhjeje “për krizën aktuale të shkaktuar nga lëvizjet e njëanshme të Prishtinës”.

Këto komente ai i bëri pas një takimi me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, më 23 gusht.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Presidenca serbe, Vuçiç “i ka shpjeguar ambasadorit Hill qëndrimet e Serbisë që ai përfaqëson në dialogun me Prishtinën” dhe ka shtuar se ai është duke marrë pjesë në dialog me Prishtinën me “përgjegjësi dhe konstruktivitet”.

Burimet në Bruksel thonë se Departamenti Amerikan i Shtetit, nga niveli më i lartë, përfshirë edhe sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, ka insistuar që deri në fund të kërkohet një zgjidhje për shmangien e tensioneve në Kosovë.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Kurti: S’pranoj shtyrje tjetër, nëse përshkallëzon situata KFOR i jep fund

Escobar e Lajçak nisin takimet në Serbi, Vuçiç: Do
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të pranojë shtyrje tjetër përtej 1 shtatorit për vendosjen e reciprocitetit me targat me Serbinë.

Nëse situata përshkallëzohet në dhunë, policia dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it prej 3,800 trupash të NATO-s do t’i japin fund, citohet të ketë thënë Kurti në një intervistë për “Bloomberg”.

Dje gjatë ditës ka pasur raportime se të dërguarit specialë të SHBA dhe BE-së kanë kërkuar edhe një shtyrje të re prej 3 muajsh, megjithatë Miroslav Lajcak sot nuk e ka pohuar një gjë të tillë dhe ka deklaraur se ka shumë spekulime.

3 VITE ME PARE

Escobar pas takimeve në veri: Misioni ynë vazhdon në Beograd

Escobar e Lajçak nisin takimet në Serbi, Vuçiç: Do
Gabriel Escobar

KOSOVË- I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, ka folur për media pas takimit që ka pasur sot me përfaqësuesit e Listës Serbe në veri.

Escobar bashkë me Miroslav Lajçakun do të udhëtojnë sot drejt Beogradit për takim me presidentin serb, Aleksander Vuçiç. I dërguari amerikan ka thënë se shpreson që do të jenë në gjendje të lëshojnë një deklaratë sonte vonë apo në mëngjesin e të premtes nga Beogradi.

“Unë vetëm dua të them që ne kemi marrë në konsideratë shqetësimet e kryetarëve. Misioni ynë vazhdon në Beograd. Unë shpresoj që ne do të jemi në gjendje të bëjmë një deklaratë në Beograd sot vonë apo nesër në mëngjes”, ka thënë Escobar citon Kosovo Online.

Escobar dhe Lajcak gjatë qëndrimit në Prishtinë kanë takuar krerët e shtetit dhe partitë opozitare me të cilët kanë diskutuar për çështjen e reciprocitetit të targave dhe dokumenteve të hryje-daljeve.

 

3 VITE ME PARE

Negociatat Serbi-Kosovë, Escobar: Së shpejti do dalim në një deklaratë

Escobar e Lajçak nisin takimet në Serbi, Vuçiç: Do
Gabriel Escobar

SERBI-I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka bërë të ditur se kur mund të dalin me komunikatë për rezultatin e negociatave Prishtinë-Beograd. Ai foli ditën e sotme pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e Listës Serbe në veri. Escobar bashkë me Miroslav Lajcakun do të udhëtojnë sot drejt Beogradit për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Emisari amerikan ka thënë se shpreson që do të jenë në gjendje të dalin në një deklaratë sot apo nesër.

“Unë vetëm dua të them që ne kemi marrë në konsideratë shqetësimet e kryetarëve. Misioni ynë vazhdon në Beograd. Unë shpresoj që ne do të jemi në gjendje të bëjmë një deklaratë në Beograd sot vonë apo nesër në mëngjes”, ka thënë Escobar.

Escobar dhe Lajcak gjatë qëndrimit në Prishtinë kanë takuar krerët e shtetit dhe partitë opozitare me të cilët kanë diskutuar për çështjen e reciprocitetit të targave dhe dokumenteve të hryje-daljeve.

3 VITE ME PARE

Lajçak në Mitrovicën e Veriut: Nuk mund të ketë më barrikada

Escobar e Lajçak nisin takimet në Serbi, Vuçiç: Do

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se në veri të Kosovës nuk mund të përsëriten tensionet e 31 korrikut, kur disa serbë lokalë ngritën barrikada, për të penguar Qeverinë e Kosovës në zbatimin e vendimeve të saj për targa dhe dokumente udhëtimi.

Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, takuan mëngjesin e së enjtes përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës.

“Kjo është arsyja përse jemi sot këtu, që njerëzit të mos kenë frikë, të mos kenë frikë për jetën e tyre, për një jetë normale... Ne po bëjmë gjithçka për t’u siguruar që të mos ketë barrikada”, tha Lajçak pas takimit të zhvilluar në Mitrovicën e Veriut.

Ai nuk deshi të flasë për zgjidhje dhe propozime të mundshme, duke thënë se “misioni po vazhdon” dhe se paqja duhet të ruhet.

Lajçak, po ashtu, nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse bashkësia ndërkombëtare kërkon nga Kosova që të shtyjë edhe një herë zbatimin e vendimit - për tre muaj të tjerë, siç u spekulua në disa media në Kosovë.

“Ka aq shumë spekulime rreth këtij procesi, nuk dua të futem në to”, tha ai.

Diplomati evropian nuk komentoi as deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nga 1 shtatori do të nisë zbatimi i vendimeve për targa dhe dokumente udhëtimi, por tha se "po punohet që të mos ketë barrikada".

“Unë jam optimist, duhet të jem optimist. Ne duam që 1 shtatori të jetë një ditë normale dhe e zakonshme”, tha Lajçak.

Escobar tha shkurtimisht se “misioni vazhdon në Beograd” dhe se ai shpreson të bëjë një deklaratë në Beograd - sot më vonë ose nesër.

As Lista Serbe - subjekti më i madh serb në Kosovë, përfaqësues të të cilit morën pjesë në takim - nuk u prononcua për media.

Escobar dhe Lajçak nisën vizitën në Kosovë më 23 gusht. Ata takuan fillimisht presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e më pas kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të opozitës.

Qëllim i vizitës së tyre u tha të jetë evitimi i përsëritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Disa serbë atje u rebeluan më 31 korrik, pasi Qeveria e Kosovës mori vendim për riregjistrimin e makinave të tyre - nga targat që i lëshon Serbia me targa të Kosovës - si dhe për lëshimin e dokumenteve të Kosovës për të gjithë serbët që hyjnë në Kosovë.

Pas tensionimit të situatës dhe sugjerimit të bashkësisë ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës e shtyu zbatimin e vendimeve të saj për 1 shtator.

Escobar tha të mërkurën - pas takimit me udhëheqësit institucionalë dhe të partive opozitare në Prishtinë - se pret që Kosova dhe Serbia të kenë një propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së targave dhe të dokumenteve serbe.

Ai tha se është siguruar se askush nuk dëshiron përshkallëzim të situatës apo dhunë më 1 shtator. Lajçak e tha të njëjtën gjë.

Përfaqësuesit e serbëve nga katër komunat e veriut të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq - miratuan të mërkurën një deklaratë, përmes së cilës, paralajmëruan braktisjen e mundshme të institucioneve të Kosovës, nëse nuk gjendet zgjidhje për targat dhe dokumentet për hyrje/dalje.

Ata thanë se ia kanë lënë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që “ta zgjidhë çështjen me kompromis”.

Gjithashtu të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një konferencë për media se targat KS - neutrale ndaj statusit të Kosovës - nuk mund të kthehen, ashtu siç kërkon Beogradi.

Ai përsëriti se automjetet me këto targa do të duhet të riregjistrohen në RKS - Republika e Kosovës.

Sa u përket dokumenteve për hyrje/dalje, Kurti tha se alternativa më e mirë do të ishte heqja e plotë e tyre, si për qytetarët e Kosovës kur hyjnë në Serbi, ashtu edhe për qytetarët serbë kur hyjnë në Kosovë.

Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë sot për në Beograd, ku do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për targa dhe dokumente, Kurti dhe Vuçiq u takuan më 18 gusht në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por pa arritur ndonjë rezultat konkret./REL

3 VITE ME PARE

Tensionet Kosovë-Serbi, Lajçak e Escobar shkojnë në Beograd, takim trepalësh me Vuçiç

Escobar e Lajçak nisin takimet në Serbi, Vuçiç: Do
Gabriel Escobar, Miroslav Kajçak dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Të dërguarit Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak do të udhëtojnë sot për në Serbi për tu takuar me presidentin Aleksandër Vuçiç. Tanjug shkruan se takimi trepalësh është planifikuar nga ora 17:30. Në orën 17:00, Vuçiç pritet të takojë fillimisht Miroslav Lajçak e më pas do të ulet në tryezë bashkë me Escobar.

Aktualisht Escobar, Lajçak, si dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, po qëndrojnë në Mitrovicën veriore.

Ata janë pritur nga ministri për Komunitete dhe Kthim, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq dhe nga kryetari i komunës të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç. Dyshja zhvilluan një vizitë dy ditore në Kosovë ku takuan krerët e lartë të shtetit. Pas takimeve, Escobar tha se kanë marrë garanci që më 1 shtator, ditë kur dhe do të nisë zbatimi i reciprocitetit, nuk do të ketë tensione.

escobar dhe lajçak ne serbi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje