LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Epoka e artë e Amerikës fillon tani"/ Trump mban fjalimin si president i 47-të i SHBA: Fuqia jonë do të ndalojë çdo luftë! Thirrja e ashpër për emigrantët

• Donald Trump mbajti fjalimin e tij të parë zyrtarisht si presidenti i 47- të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. • Trump e nisi fjalimin e tij inaugurues me falenderimet për parardhësit e tij, të pranishmët në sallën e Kpaitol, zëvendëspresidentin JD Vance, familjen dhe gjyqtarë të tjerë. • Në fjalimin e tij të parë pas betimit si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Trump nuk ka kursyer edhe kritikat për administratën Biden dhe mënyrën si e trajtoi krizën e emigrantëve. • Ai thotë se sfidat e vendit do të asgjësohen, duke shtuar se SHBA po përballet me krizën e besimit ndaj një institucioni radikal dhe të korruptuar. • Administrata e mëparshme, thotë ai, ka siguruar strehë dhe mbrojtje për kriminelët e rrezikshëm që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë. • Trump gjatë fjalimit foli edhe atentatin e vitit të kaluar duke thënë se e shpëtoi Zoti për ta bërë Amerikën të madhe përsëri.•  Trump tha se në gjithë këto vite është testuar dhe vënë në vështirësi më shumë se çdo president në historinë e Amerikës. • Po ashtu Trump u shpreh se nga sot do të firmoste disa urdhra, njëri prej tyre për të vendosur trupa në kufirin me Meksikën, për të mos lejuar më hyrje të paligjshme në vend. • Gjithashtu Trump u drejtua me tone të ashpra ndaj emigrantëve, duke thënë se nga nesër, do largohen nga Amerika. • Në fjalimin e tij si president Donald Trump e ka kthyer vëmendjen edhe te gjinia, ku tha se nga sot e tutje në SHBA do të ketë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër. • Trump tha se do t'i japë fund asaj që ai thotë se ka qenë politika e qeverisë për të sjellë racën dhe gjininë në çdo aspekt të jetës publike dhe private, duke u zotuar se do të krijojë një shoqëri të verbër ndaj ngjyrave dhe të bazuar në merita. • Ai tha se SHBA do të ketë misione hapësinore në planetin Mars. • Trump shtoi se SHBA do të rikthejë lavdinë, duke shtuar ekonominë e territorin. • Trump gjithashtu u shpreh se pengjet në Lindjen e Mesme po kthehen tek familjet e tyre dhe se amerika do admirohet në të gjithë botën. • Trump në fjalimin e tij si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara, shpalli një vizion të ri për Amerikën, duke theksuar se e pamundura është ajo që dimë të bëjmë më mirë.  • Gjithashtu Trump theksoi vizionin e tij për një Amerikë të guximshme dhe të fuqishme, të aftë për të sjellë paqe në një botë të trazuar. 

14 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Presidenti i Panamasë i përgjigjet Trump: Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i yni

"Epoka e artë e Amerikës fillon tani"/ Trump mban fjalimin
kanali

PANAMA- Presidenti i Panamasë i është përgjigjur deklaratës së Donald Trump në fjalimin e tij pas betimit si president se SHBA do të "marrë përsëri" Kanalin e Panamasë nga kontrolli kinez.

Jose Raul Mulino hodhi poshtë çdo pretendim të ndikimit kinez, duke thënë: "Nuk ka prani të asnjë kombi në botë që ndërhyn në administratën tonë".

Më tej në deklaratën e tij thuhej: "Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i Panamasë dhe administrata e tij do të vazhdojë të jetë nën kontrollin panamez në lidhje me neutralitetin e tij të përhershëm."

Deklarata e Trump për Kanalin e Panamasë gjatë fjalimit në Kapitol:

36 mijë njerëz nga SHBA kanë humbur jetën duke ndërtuar Kanalin e Panamasë dhe Panamaja na ka premtuar se qëllimi i marrëveshjes është shkelur, anijet amerikane janë përballur me taksa. Edhe Kina operon në Kanalin e Panamasë. Ne Kanalin ia kemi dhënë Panamasë e jo Kinës, e ne do e marrim sërish mbrapsht.

1 VITE ME PARE

Administrata Trump mban premtimin, menjëherë pas betimit të presidentit mbyllet aplikacioni për azilkërkuesit

"Epoka e artë e Amerikës fillon tani"/ Trump mban fjalimin
Trump

SHBA- Një seri të gjerë urdhrash ekzekutive ka premtuar presidenti amerikan, Donald Trump se do të forcojë sigurinë në kufirin jugor. Masat u morën që të hënën menjëherë pasi ai u inaugurua duke përmbushur premtimin e tij politik për të goditur emigracionin.

Administrata Trump të hënën i dha fund përdorimit të një aplikacioni kufitar të quajtur CBP One që ka lejuar afro 1 milion njerëz të hyjnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara me të drejtën për të punuar.

Një njoftim në faqen e internetit të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të hënën, menjëherë pasi Trump u betua, u bëri të ditur përdoruesve se aplikacioni që ishte përdorur për të lejuar emigrantët të caktonin takime në tetë portet kufitare jugperëndimore të hyrjes nuk është më i disponueshëm. Në njoftim thuhej se takimet ekzistuese janë anuluar.

Urdhrat e tjerë do të mbështeten më shumë në ushtrinë amerikane dhe ripërcaktimin se kush do të bëhet amerikan. Por ekzekutimi aktual i një axhende kaq të gjerë të imigracionit është e sigurt se do të përballet me sfida ligjore dhe logjistike.

Urdhrat u parashikuan gjithashtu të hënën nga një zyrtar i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë përpara se Trump të merrte detyrën dhe synojnë t'i japin fund aksesit për azil, të dërgojnë trupa në kufirin SHBA-Meksikë, të pezullojnë programin e refugjatëve, të detyrojnë njerëzit që kërkojnë azil të presin në Meksikë dhe t'i japin fund shtetësisë së të drejtës së lindjes. Kishte pak detaje se si do të ekzekutoheshin këto plane të gjera.

Zyrtari foli në kushte anonimiteti për të dhënë detaje përpara se të nënshkruheshin urdhrat, disa prej tyre menjëherë pasi ai të inaugurohet të hënën. Komunitetet e emigrantëve anembanë vendit janë përgatitur për një goditje që presidenti i ardhshëm republikan kishte premtuar gjatë gjithë fushatës së tij dhe përsëri në një tubim të dielën.

Urdhrat e parashikuara ishin më pak specifike për mënyrën se si Trump do të përmbushë premtimin e tij për dëbimet masive të të paktën 11 milionë njerëzve tashmë në vend në mënyrë të paligjshme. Një dekret do t'i pajisë oficerët e imigracionit me "autoritetet e nevojshme" për të zbatuar ligjin.

 

1 VITE ME PARE

"Ne do të ndjekim fatin tonë të qartë në yje"/ Trump dëshiron që astronautët të ngrenë flamurin amerikan në Mars, Musk "aprovon" idenë

"Epoka e artë e Amerikës fillon tani"/ Trump mban fjalimin
trump, musk

SHBA- Presidenti Donald Trump pas betimit, shpalosi vizionin e tij për katër vitet e ardhshme në një fjalim inaugurimi që bëri thirrje për një kthim te ekspansionizmi dhe eksplorimi amerikan. Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të ardhmen do të nisin astronautë në planetin Mars. 

"Shtetet e Bashkuara do ta konsiderojnë edhe një herë veten një komb në rritje, një komb që rrit pasurinë tonë, zgjeron territorin tonë, ndërton qytetet tona, ngre pritshmëritë tona dhe mbart flamurin tonë në horizonte të reja dhe të bukura. Dhe ne do të ndjekim fatin tonë të dukshëm në yje, duke nisur astronautët amerikanë për të mbjellë yjet dhe vijat në planetin Mars.", tha Trump. Presidenti nuk dha detaje të mëtejshme mbi idenë.

Shefi ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk, i cili mori pjesë në inaugurim,dha një buzëqeshje dhe ngriti gishtin lart në formë aprovimi për idenë e Trump. Musk ka thënë prej kohësh se qëllimi i tij me SpaceX është të dërgojë njerëz në Mars në një përpjekje për ta bërë njerëzimin një specie me shumë planetë.

Për këtë qëllim, SpaceX ka nisur shtatë fluturime testuese deri më tani të raketës së saj masive Starship, mjeti lëshues më i madh dhe më i fuqishëm në botë, më i fundit prej të cilave ndodhi më 16 janar. Ai fluturim testues Flight 7 përfshinte uljen dhe kapjen e suksesshme të Përforcuesi i madh Super Heavy i Starship-it, por automjeti Starsip shpërtheu gjatë ngjitjes. Një hetim FAA për anomali është duke u zhvilluar.

1 VITE ME PARE

Sky News: Shtatë pikat kyçe të fjalimit të parë të Donald Trump si president i SHBA-së

"Epoka e artë e Amerikës fillon tani"/ Trump mban fjalimin
Donald Trump

SHBA- Donald Trump foli për rreth 30 minuta në fjalimin e inaugurimit, me komente që pasqyronin tonin e fushatës së tij. Më poshtë janë shtatë pikat kyçe të fjalimit pas betimit si president i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biden

Trump sulmoi trashëgimninë e administratës së kaluar, duke e quajtur atë një periudhë rënjeje të Amerikës.

Përleshjet në Capitol

Ai tha se “shfrytëzimi” i departamentit të drejtësisë do të mbaronte, duke sinjalizuar një goditje të fundit për hetimet mbi veprimet e tij personale.

Immigracioni

Presidenti njoftoi se do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv që shpall një emergjencë kombëtare në kufirin jugor me Meksikën. Qeveria do të fillojë kthimin e “miliona e miliona të huajve kriminelë”, tha ai, një referencë e dukshme për programin masiv të deportimit për të cilin kishte bërë fushatë. Ai tha se do të shpallte “kartelët” si organizata terroriste të huaja.

Politika e jashtme ‘paqësuese’

Trump tha se donte të ishte një “pajtues dhe bashkues”, duke folur për luftërat që Amerika nuk do të përfshihet, po aq sa për betejat që do të fitojë. Gjiri i Meksikës do të riemërtohej në Gjirin e Amerikës, tha Trump, dhe SHBA do ta marrë përsëri Kanalin e Panamasë nga Kina. Nuk është e qartë nëse një president amerikan ka autoritetin të riemërtojë Gjirin e Meksikës, pasi ky është një rajon ndërkombëtar.

Tarifat

Trump njoftoi krijimin e Shërbimit të Taksave të Jashtme për “taksuar dhe tarifuar vendet e huaja për të pasuruar qytetarët tanë”.

Raca dhe Gjinia

“Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër”, tha ai, duke shtuar se “ne do të krijojmë një shoqëri që është pa ngjyra dhe e bazuar në merita”.

Energjia

“Zjarr, zemër, zjarr”, tha Trump, duke premtuar të shpallë një emergjencë kombëtare energjetike.

Administrata do të përfundojë marrëveshjen e “Green New Deal” dhe do të shfuqizojë mandatimin e automjeteve elektrike, tha ai. Ky i fundit i referohet standardeve të ndotjes për lëshimet e gazrave të shkarkimit, të lëshuara nga administrata e Joe Bidenit, të cilat pritej të dyfishoheshin deri në vitin 2032, duke inkurajuar adoptimin e automjeteve elektrike. 

1 VITE ME PARE

Trump tërheq përsëri SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën

"Epoka e artë e Amerikës fillon tani"/ Trump mban fjalimin
Donald Trump

SHBA- Një nga premtimet e fushatës së Presidentit të 47-të të SHBA-së, Donald Trump, ishte tërheqja e SHBA nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. Kjo zbaton një nga vendimet e para të mandatit të tij, sipas një dokumenti të Shtëpisë së Bardhë të publikuar sot.

Në mandatin e tij të parë presidencial, Trump kishte tërhequr sërish vendin, ndërsa ish-presidenti Joe Biden e ktheu SHBA-në në Marrëveshje. Vendimi i Trump i bën Shtetet e Bashkuara të vetmet vende së bashku me Iranin, Libinë dhe Jemenin që mbeten jashtë paktit të vitit 2015, në të cilin qeveritë ranë dakord të kufizojnë ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale për të shmangur efektet më të këqija të ndryshimi i klimës.

Gjithashtu vihet re se në marrëveshjen e nënshkruar në prill 2016, palët kontraktuese ishin zotuar të reduktojnë emetimet e gazrave që shkaktojnë ndryshime klimatike për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 2°C, dhe nëse është e mundur në 1.5°C.

1 VITE ME PARE

"Nuk do pushtohemi..."/ Trump: Fuqia jonë do të ndalojë çdo luftë dhe do sjellë paqen në një botë të egërsuar

"Epoka e artë e Amerikës fillon tani"/ Trump mban fjalimin
Donald Trump

SHBA- Donald Trump në fjalimin e tij si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara, shpalli një vizion të ri për Amerikën, duke theksuar se e pamundura është ajo që dimë të bëjmë më mirë. Duke përmendur arritjet e mëdha të së kaluarës, si ndërtimi i infrastrukturës, fitoret mbi komunizmin dhe fashizmin, dhe përkushtimin ndaj lirisë, Trump u zotua të rindërtojë një vend që frymëzon krenari dhe unitet.

Gjithashtu Trump theksoi vizionin e tij për një Amerikë të guximshme dhe të fuqishme, të aftë për të sjellë paqe në një botë të trazuar. Ai u zotua për një vend sovran dhe të pavarur, duke premtuar se SHBA nuk do të pushtohet, intimidohet apo dështojë.

“Ja ku jam sot. Njerëzit amerikanë kanë folur. Qëndroj para jush si provë që asnjëherë nuk duhet të besoni se diçka është e pamundur. Ne me ndihmën tuaj do rindërtojmë një vend që duam kaq shumë. Për çdo prind që ëndërron për fëmijët e tyre, unë jam me ju, do luftoj për ju dhe do fitoj për ju. Do të jetojmë të lirë, do të ëndërrojmë dhe asgjë nuk do të qëndrojë në rrugën tonë. Epoka jonë e artë sapo ka filluar. Ja ku jam sot. Njerëzit amerikanë kanë folur. Qëndroj para jush si provë që asnjëherë nuk duhet të besoni se diçka është e pamundur. E pamundura është gjëja që dimë të bëjmë më mirë në SHBA.

Nga Nju Jork në Los Anxheles, nga Filadeflia në Feniks, deri në Uashington, vendi ynë u ngrit nga patriotët që dhanë gjithçka për të drejtat tona dhe liritë. Ata ishin pionerë që ecën përpara dhe nuk lanë pengesat të ndalojnë shpirtin e tyre. Ata ndërtuan autostradat, hekurudhat, ngritën qiellgërvishtësit, mundën komunizmin dhe fashizmin. Ne me ndihmën tuaj do rindërtojmë një vend që duam kaq shumë. jemi një familje, një vend i madh. Për çdo prind që ëndërron për fëmijët e tyre, unë jam me ju, do luftoj për ju dhe do fitoj për ju. Do fitojmë si kurrë më parë. 

Do të jemi një vend kurajoz, fuqia jonë do të ndalojë çdo luftë dhe do sjellë paqen në një botë të egërsuar, të dhunshme dhe të paparashikueshme. Do të jemi krenarë dhe të fortë. Nuk do pushtohemi, nuk do të intimidohemi dhe nuk do të dështojmë. Nga kjo ditë SHBA do të jetë një vend sovran dhe i pavarur. Do të jetojmë të lirë, do të ëndërrojmë dhe asgjë nuk do të qëndrojë në rrugën tonë dhe epoka jonë e artë sapo ka filluar”, tha Trump. 

1 VITE ME PARE

"Amerika është rikthyer", Shtëpia e Bardhë ndryshon dizajnin pas betimit të presidentit Donald Trump

"Epoka e artë e Amerikës fillon tani"/ Trump mban fjalimin
pamje e faqes

SHBA- Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar dizajnin e saj, menjëherë pas pasi presidenti Donald Trump kreu betimin dhe nisi fjalimin e tij. 

dizajnin e ri, shkruhet “AMERIKA ËSHTË RIKTHYER”, me një imazh të madh të Trump-it që tregon përpara. Vizitorët e faqes shohin një video të shkurtër me momente nga mandati i parë i Trump-it, përpara se të futen në faqe, duke përfshirë Marine One, kalimet ushtarake dhe Trump duke përshëndetur.

“Çdo ditë do të luftoj për ju me çdo frymëmarrje në trupin tim. Nuk do të pushoj derisa të kemi ofruar një Amerikë të fortë, të sigurt dhe të begatë, që fëmijët tanë meritojnë dhe që ju meritoni. Kjo do të jetë vërtet epoka e artë e Amerikës,” është mesazhi në faqe, përsëritje kjo e fjalimit të tij të inaugurimit.

1 VITE ME PARE

"Amerika do admirohet në të gjithë botën"/ Trump: SHBA do marrë sërish Kanalin e Panamasë, do kemi ushtrinë më të madhe në glob

"Epoka e artë e Amerikës fillon tani"/ Trump mban fjalimin
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, pas betimit, dha disa premtime përpara të pranishmëve. Ai tha se SHBA do të ketë misione hapësinore në planetin Mars. Trump shtoi se SHBA do të rikthejë lavdinë, duke shtuar ekonominë e territorin. Gjithashtu, Trump premtoi se SHBA do ta ketë ushtrinë më të madhe në glob. Trump gjithashtu u shpreh se pengjet në Lindjen e Mesme po kthehen tek familjet e tyre dhe se amerika do admirohet në të gjithë botën.

"Do të kemi ushtrinë më të madhe në botë. Do të jem paqebërës dhe unifikues. Pengjet në Lindjen e Mesme po kthehen tek familjet e tyre. Amerika do admirohet në të gjithë botën. Gjirin e Meksikës do ta bëjmë Gjiri i Amerikës. 36 mijë njerëz nga SHBA kanë humbur jetën duke ndërtuar Kanalin e Panamasë dhe Panamaja na ka premtuar se qëllimi i marrëveshjes është shkelur, anijet amerikane janë përballur me taksa. Edhe Kina operon në Kanalin e Panamasë. Ne Kanalin ia kemi dhënë Panamasë e jo Kinës, e ne do e marrim sërish mbrapsht.  Është koha të veprojmë me kurajo, duke shkuar drejt një suksesi që nuk do pengohet, do i japim fund epidemive. SHBA do cilësohet vend që rrit sipërfaqen, rrit ekonominë. Do kemi misione hapësinore për në planetin Mars," tha trump. 

1 VITE ME PARE

"Nga sot e tutje do të ketë vetëm dy gjini", Trump: Do të krijojmë një shoqëri që është e verbër ndaj ngjyrave dhe e bazuar në merita

"Epoka e artë e Amerikës fillon tani"/ Trump mban fjalimin
donald trump

SHBA- Në fjalimin e tij si president Donald Trump e ka kthyer vëmendjen edhe te gjinia, ku tha se nga sot e tutje në SHBA do të ketë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.

Trump tha se do t'i japë fund asaj që ai thotë se ka qenë politika e qeverisë për të sjellë racën dhe gjininë në "çdo aspekt të jetës publike dhe private", duke u zotuar se do të krijojë një shoqëri "të verbër ndaj ngjyrave dhe të bazuar në merita".

“Nga sot, tani e tutje do të jetë politika zyrtare e qeverisë së Shteteve të Bashkuara që ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër. Ne do të krijojmë një shoqëri që është e verbër ndaj ngjyrave dhe e bazuar në merita," shton ai.

1 VITE ME PARE

“Sot do miratoj një emergjencë kombëtare”/ Trump u drejtohet me tone të ashpra emigrantëve: Nga nesër, do largoheni nga vendi ynë!

"Epoka e artë e Amerikës fillon tani"/ Trump mban fjalimin
Donald Trump

SHBA- Donald Trump në fjalimin e tij të parë pas betimit si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara, paralajmëroi emigrantët se do të kthehen në vendet e tyre. Trump u shpreh se nga sot do të firmoste disa urdhra, njëri prej tyre për të vendosur trupa në kufirin me Meksikën, për të mos lejuar më hyrje të paligjshme në vend.

“E kam dëgjuar zërin tuaj në fushatë dhe mezi pres të punoj me ju në vitet e ardhshme. Sot është dita e Martin Luther King dhe sot do e bëjmë ëndrrën e tij realitet. Uniteti kombëtar tani po kthehet në Amerikë. Administrata jonë do të kurorëzohet nga suksesi i jashtëzakonshëm. Ne nuk do e harrojmë Perëndinë tonë. Faleminderit Zot. Sot do të nënshkruaj disa urdhra ekzekutiv. Me këto veprime do të nisim një revolucion. Së pari do të miratoj një emergjencë kombëtare në jug të kufirit tonë. Të gjithë hyrjet e paligjshme do të ndalohen dhe do të rikthejmë miliona emigrantë të paligjshëm që ndodhen në vendin tonë. Do të vendos trupa në kufirin jugor për t’u përballur me pushtimin katastrofik të vendit tonë”, u shpreh Trump.

1 VITE ME PARE

"Do rikthej sigurinë dhe paqen tuaj"/ Trump: U përpoqën dhe t’më hiqnin qafe por Zoti më shpëtoi për ta bërë Amerikën të madhe përsëri

"Epoka e artë e Amerikës fillon tani"/ Trump mban fjalimin
Donald Trump

SHBA- Donald Trump po mban fjalimin e tij të parë zyrtarisht si presidenti i 47- të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump gjatë fjalimit foli edhe atentatin e vitit të kaluar duke thënë se e shpëtoi Zoti për ta bërë Amerikën të madhe përsëri. Trump tha se në gjithë këto vite është testuar dhe vënë në vështirësi më shumë se çdo president në historinë e Amerikës.

“Zgjedhja ime së fundmi është një detyrë për ti dhënë vendin të gjitha padrejtësive dhe për ti kthyer njerëzve drejtësinë dhe lirinë e tyre. Në këto vite jam testuar dhe vënë në vështirësi më shumë se çdo president në historinë e Amerikës. Janë përpjekur edhe të më marrin jetën Jeta ime u shpëtua për një arsye nga zoti për ta bërë Amerikën sërish të madhe.

Prandaj çdo ditë në administratë do të punojmë për të tejkaluar çdo krizë më fuqi dhe forcë. Do të rikthejmë shpresën sigurinë dhe paqen për çdo qytetar amerikan. Sot është dita e lirisë. Është shpresa ime që kjo presidencë do të kujtohet si më e madhe në historinë e vendit tonë. Fitorja jonë tregoi se populli është i bashkuar. Kemi marrë votën e miliona amerikanëve, dua t’ju falënderoj për dashurinë. Nuk do ta harroj këtë, e kam dëgjuar zërin tuaj”, tha Trump.

1 VITE ME PARE

Fjalimi si president i 47-të i SHBA/ Trump për administratën Biden: Siguroi strehë dhe mbrojtje për kriminelët që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë

"Epoka e artë e Amerikës fillon tani"/ Trump mban fjalimin
donald trump

SHBA- Në fjalimin e tij të parë pas betimit si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nuk ka kursyer edhe kritikat për administratën Biden dhe mënyrën si e trajtoi krizën e emigrantëve.

Ai thotë se sfidat e vendit do të "asgjësohen", duke shtuar se SHBA po përballet me krizën e "besimit ndaj një institucioni radikal dhe të korruptuar".

Administrata e mëparshme, thotë ai, ka siguruar strehë dhe mbrojtje për “kriminelët e rrezikshëm” që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Qeveria ka dhënë "fondet e pakufizuara për mbrojtjen e kufijve të huaj", por refuzon të mbrojë kufijtë amerikanë, pretendon ai.

 

1 VITE ME PARE

Trump mban fjalimin e parë pas betimit si president: Epoka e artë e Amerikës fillon tani

"Epoka e artë e Amerikës fillon tani"/ Trump mban fjalimin
donald trump

SHBA- Donald Trump po mban fjalimin e tij të parë zyrtarisht si presidenti i 47- të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump e nisi fjalimin e tij inaugurues me falenderimet për parardhësit e tij, të pranishmët në sallën e Kpaitol, zëvendëspresidentin JD Vance, familjen dhe gjyqtarë të tjerë.

"Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani," thotë ai. Presidenti u shpreh se Amerika do të respektohet përsëri dhe do të jetë "zilia e çdo kombi".

“Ne nuk do të lejojmë që të përfitojmë më. Unë, shumë thjesht, do ta vendos Amerikën në vend të parë”, tha ndër të tjera Trump. 

1 VITE ME PARE

Donald Trump kryen betimin, bëhet zyrtarisht president i 47-të i SHBA

"Epoka e artë e Amerikës fillon tani"/ Trump mban fjalimin
betimi i donald trump

SHBA- Donald Trump ka kryer betimin si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ai është betuar të ruajë dhe mbrojë Kushtetutën.

“Betohem solemnisht se do të ekzekutoj me besnikëri Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të do të ruaj dhe mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, me të gjitha mundësitë e mia, kështu që më ndihmo Zot”, tha Trump.

Trump u betua në detyrë në dy Bibla, njërën që ia dha nëna e tij dhe Biblën e Linkolnit. Kjo e fundit është përdorur nga disa presidentë të tjerë të mëparshëm, duke përfshirë Abraham Lincoln në 1861.

Kjo është hera e parë që nga vitet 1890 që një president që u mund në zgjedhje, kthehet fitimtar për të bërë betimin për herë të dytë.

inagurimi i donald trump

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty