LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tronditet Shkodra/ Vritet me armë Elis Roshkodoli, autori "zhduket"! 36-vjeçari me të shkuar kriminale

• Një vrasje me armë zjarri është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, konkretisht në lagjen “Ahmet Haxhia”. • Mësohet se viktima është 36-vjeçari Elis Roshkodol, i cili është qëlluar me armë në një lokal. • Policia gjatë kontrollit në trupin e viktimës ka gjetur një armë tip pistoletë dhe një fishek në folje gati për qitje. • Autori pasi e ka vrarë është larguar nga vendngjarja me këmbë. Nga ana tjetër, shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen. • Viktima Elis Roshkodol nuk është person i panjohur për autoritetet vendase apo të huaja. • Në vitin 2014 Roshkodoli rezulton i arrestuar së bashku me 13 persona të tjerë, kryesisht shqiptarë në Belgjikë. • Në atë kohë ndaj tij rëndonin akuzat e grabitjes në Belgjikë. • Ndërkohë që në në 25 prill të vitit 2023, Roshkodoli ka nisur një sherr me pronarin e një klubi nate në Rumani. • 36-vjeçari e ka plagosur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi. • Për këtë mbi Roshkodolin rëndojnë akuzat e plagosjes dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Edhe të atin ia kishin vrarë!" Atentati në Shkodër, autori i maskuar qëlloi 18 plumba drejt viktimës, u largua me një automjet

Tronditet Shkodra/ Vritet me armë Elis Roshkodoli, autori
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- 36-vjeçari Elis Rroshkodol është vrarë mesditën e sotme në një lokali në rrugën "Isuf Sokoli" në Shkodër. Rroshkodol ishte i ulur në tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit me një person tjetër kur autori është afruar i maskuar dhe ka qëlluar drejt tij 18 plumba.

Paraprakisht dyshohet se autori është larguar me një mjet, ndërsa policia i është vënë në ndjekje. Lidhur me viktimën mësohet se i ati i tij, Kujtim Rroshkodol është vrarë në vitin 1997-ën. Për më shumë se 10 vjet më parë Rroshkodol dyshohet se ka qenë autor i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër.

1 VITE ME PARE

Vrasja në Shkodër, Policia: Viktima në çantë kishte pistoletë me fishek gati për qitje

Tronditet Shkodra/ Vritet me armë Elis Roshkodoli, autori
Vrasja

SHKODËR- Policia ka sjell detaje të reja në lidhje me vrasjen në Shkodër. Mësohet se viktima është 36-vjeçari Elis Roshkodoli, i cili është qëlluar me armë në një lokal. Ndërkohë që policia gjatë kontrollit në trupin e viktimës ka gjetur një armë tip pistoletë dhe një fishek në folje gati për qitje.  

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër. Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje. Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit

1 VITE ME PARE

I arrestuar për vjedhje në Belgjikë dhe i kërkuar nga Rumania për plagosje/ Kush është viktima e vrasjes në Shkodër (FOTO)

Tronditet Shkodra/ Vritet me armë Elis Roshkodoli, autori

SHKODËR- 36-vjeçari Elis Roshkodoli është vrarë mesditën e sotme në Shkodër. Mësohet se Roshkodoli ndodhej në një restorant në momentin që ndaj tij është qëlluar me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. 

Por kush është Elis Roshkodoli?

Elis Roshkodoli nuk është person i panjohur për autoritetet vendase apo të huaja. Në vitin 2014 Roshkodoli rezulton i arrestuar së bashku me 13 persona të tjerë, kryesisht shqiptarë në Bëlgjikë. Në atë kohë ndaj tij rëndonin akuzat e grabitjes në Belgjikë.

Ndërkohë që në në 25 prill të vitit 2023, Roshkodoli ka nisur një sherr me pronarin e një klubi nate në Rumani. 36-vjeçari e ka plagosur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi. Për këtë mbi Roshkodolin rëndojnë akuzat e plagosjes dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune. 

1 VITE ME PARE

FOTO/ Policia ka rrethuar zonën, pamjet nga vrasja në Shkodër

Tronditet Shkodra/ Vritet me armë Elis Roshkodoli, autori
Vrasja

SHKODËR- Fotot e mëposhtme janë nga vrasja e sotme në Shkodër. Mësohet se viktimë e sulmit është 36-vjeçari Elis Roshkodoli. Ai është qëlluar me pistoletë teksa po pinte kafe në një lokal në Shkodër. 

Autori pasi e ka vrarë është larguar nga vendngjarja me kembë. Shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor. 

1 VITE ME PARE

EMRI/ U qëllua me pistoletë, identifikohet viktima në Shkodër

Tronditet Shkodra/ Vritet me armë Elis Roshkodoli, autori
Policia

SHKODËR- Viktima e sulmit me armë ditën e sotme në Shkodër është Elis Rroshkodoli. Rroshkodoli dyshohet se është qëlluar me armë tip pistoletë brenda një lokali. 

Autori pasi e ka vrarë është larguar nga vendngjarja me kembë. Shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor. 

1 VITE ME PARE

Vrasja në Shkodër, dalin detaje: Viktima u qëllua me pistoletë

Tronditet Shkodra/ Vritet me armë Elis Roshkodoli, autori
Policia

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen mesditën e sotme. Mësohet se autori e ka qëlluar viktimën me pistoletë nga një distancë e afërt dhe më pas është larguar nga vendngjarja.   

Arma dyshohet se është shkrepur në restorantin Gjuetari. Shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor. 

1 VITE ME PARE

DETAJE/ Vrasja në Shkodër, nga të shtënat dyshohet një i vdekur

Tronditet Shkodra/ Vritet me armë Elis Roshkodoli, autori

SHKDOËR- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat mesditën e sotme në Shkodër. Mësohet se nga krisja e armës ka mbetur një person i vdekur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Zdrales në rrugën 'Isuf Sokoli'.

Arma dyshohet se është shkrepur në restorantin Gjuetari. Shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor. 

1 VITE ME PARE

Të shtëna me armë në Shkodër, dyshohet për të vrarë

Tronditet Shkodra/ Vritet me armë Elis Roshkodoli, autori

SHKODËR- Arma e zjarrit ka krisitur mesditën e sotme në Shkodër. Nga të shtënat dyshohet se kanë mbatur persona të vdekur. 

Shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor. 

vrasja ne shkoder

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet