LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRI/ Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë filialin e bankës ‘Fibank’, dëshmia: Jam i zhytur në borxhe

• Një bankë e nivelit të dytë është tentuar që të grabitet ditën e sotme. • Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-parkut të autobusëve, ku është tentuar grabitja e bankës 'Fibank'. • Bardhyl Fusha, 58-vjeç në tentativë për tu larguar, u neutralizua nga policia, e cila u njoftua nga një klient i bankës. • 58-vjeçari sipërmarrës në ndërtim, në pamundësi për tu larguar pasi blutë i drejtuan armën, u dorëzua pa rezistencë. • Teksa Bardhyl Fusha hyri në bankë, në dorë mbante një çantë, ku brenda saj fshihte kallashnikovin, të cilin fillimisht e nxori dhe qëlloi njëherë në dysheme pranë arkës. • Gjatë kohë që ai qëlloi brenda kishte punonjës dhe klientë. • Nën kërcënim, te arka mori paratë dhe tentoi të largohej përmes derës nga e cila hyri, por jashtë ai u kap nga policia. • Këta të fundit u njoftuan nga një qytetare, e cila ndodhej brenda bankës. • Fillimisht grabitësi ngriti duart lart, dorëzoi armën dhe në fund u prangos, ndërkohë brenda në çantë iu gjetën paratë e grabitura, rreth 2 milionë lekë, të cilat u sekuestruan. • Pas arrestimit, Bardhyl Fusha ka deklaruar se është i zhytur në borxhe dhe kjo ishte arsyeja që ai vendosi të grabiste bankën.

7 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Tentoi të grabiste 20 mln lekë nën kërcenimin e armës, zbardhet dëshmia e Bardhyl Fushës: Kam borxhe

EMRI/ Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë
Bardhyl Fusha

TIRANË- Dëshmia e Bardhyl Fushës, autorit të tenativës së grabitjes së bankës 'Fibank' në polici është zbardhur. Gjatë marrjes në pyetje, Fusha theksoi se ka shumë borxhe për të larë. 

"Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët," u shpreh Fusha.

Si ndodhi ngjarja?

Bardhyl Fusha ka tentuar që të grabis sot bankën 'Fibank' në zonën e ish-parkut të autobusave. 58-vjeçari, i cili rezulton të jetë një sipërmarrës në ndërtim, u arrestua pak minuta pasi kreu grabitjen dhe arriti të merrte 20 milionë lekë të vjetra.

Fusha teksa mbante në dorë në çantë sportive, brenda saj kishte fshehur një kallashnikov, dhe sapo hyri në ambientet e bankës, qëlloi me armë në dysheme. Më pas ai shkoi te një nga arkat dhe mori shumën e parave, por u neutralizua në derën e sigurisë dhe më pas u arrestua nga policia./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Zbulohet identiteti i Bardhyl Fushës, ja 58-vjeçari që tentoi të grabiste me armë bankën në Tiranë

EMRI/ Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë

TIRANË- Fotoja e mësipërme është e 58-vjeçarit Bardhyl Fusha, që tentoi të grabiste bankën 'Fibank' sot. Autori ka hyrë në bankë i armatosur, ka aksesuar një nga arkat dhe ka marrë një shumë parash prej 20 milionë lekë të vjetrash.

Mësohet se policët privatë kanë arritur ta neutralizojnë autorin pa arritur të dalë nga godina. Punonjës të shoqërisë private të ruajtjes fizike e kanë mbyllur personin në fjalë brenda derës së filalit të 'Fibank', duke e zënë kështu në kurth./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Momenti kur arrestohet autori i tentativës së grabitjes së bankës

EMRI/ Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë

TIRANË- Zbardhen detaje nga tentativa e grabitjes së një banke të Nivelit të Dytë në zonën e ish-Parkut të autobusëve. Mësohet se autori i dyshuar, shtetasi Bardhyl Fusha, ka hyrë në bankë i armatosur, ndërkohë që policët privatë kanë arritur ta neutralizojnë.


58-vjeçari ka tentuar të bëjë manovrën e tij, duke qëlluar një herë me armë në dysheme, por xhamat e bankës kanë qenë të blinduar. Më pas ka qenë policia që ka bërë të mundur arrestimin e tij./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tentativa për grabitjen e bankës 'Fibank', dalin pamjet nga vendngjarja

EMRI/ Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë
Pamjet

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga tentativa për grabitjen e bankës Fibank. Mësohet se autori me armë tip kallashnikov ka qëlluar në dysheme për të trembur punonjësit. 


Ndërkohë që policia e ka arrestuar në momentin e tentativës për tu larguar nga vendngjarja./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Tentativa për grabitjen e bankës, Policia: Autori qëlloi në dysheme, nuk ka të plagosur

EMRI/ Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë
Grabitja

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga tentativa për grabitjen e bankës 'Fibank' ditën e sotme. Mësohet se autori me armë tip kallashnikov ka qëlluar në dysheme për të trembur punonjësit. 

Ndërkohë që policia e ka arrestuar në momentin e tentativës për tu larguar nga vendngjarja. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. 

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit. Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

EMRI/ Tentoi të grabiste “Fibank"! Identifikohet autori dhe gjendet arma me të cilën ai qëlloi

EMRI/ Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë
Foto nga vendngjarja

TIRANË-  Një ngjarje e cila ka shkaktuar panik në kryeqytet ka ndodhur pak minuta më parë ku një person i armatosur ka hyrë në institucionin  bankar "Fibank" dhe ka tentuar te kryejë vjedhje. Sipas informacioneve paraprake, Bardhyl Fusha është i arrestuari i cili tentoi të grabiste sot në zonën e ish-parkut të autobusëve në Rrugën e Kavajës.

Sipas policisë, mësohet se Bardhyl Fusha ka ka qëlluar një herë me armë në dysheme, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë dhe arma. Nga të shtënat mësohet se nuk ka persona të lënduar. Aktualisht në vendngjarje, ndodhen forca të shumta policore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes./Dosja.al

 

 

 

5 MUAJ ME PARE

Tentohet të grabitet banka në Tiranë, autorët me armë qëllojnë në ambientet e Fibank

EMRI/ Sipërmarrësi i ndërtimit tenton të grabisë
Banka

TIRANË- Një bankë e nivelit të dytë është tentuar që të grabitet ditën e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-parkut të autobusëve, ku është tentuar grabitja e bankës 'Fibank'. 

Një prej autorët e ngjarjes ka qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë. Por autori mësohet se nuk ka arritur dot të marr lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2./Dosja.al

fibank

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet