LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRI/ “Të bëjmë ndonjë lek”, Prokuroria e Tiranës në gjurmët e bazës së falsifikimit të dokumenteve, Gjykata e Korçës: I arrestuari pjesë e strukturës, por jo me pozicionin e deklaruar

• Prokuroria e Tiranës ka goditur një bazë të prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme. • Lidhur me këtë rast mësohet se është arrestuar Zhaklin Loli i cili kishte detyrën e IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Juriksionit të Përgjithshëm Korçë. • Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. • Nga hetimet rezultoi se i arrestuari në fjalë, me aftësi të mira kompjuterike ka hapur subjektin e tij kancelarik i cili dyshohet se shërben si bazë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së, por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme. • Pas kryerjes së veprimeve hetimore u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor. • Nga kjo rezulton se i arrestuari është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion. • Gjithashtu nga ana e Prokurorisë janë kryer vëzhgime dhe fotografime të ambientit ku kryheshin falsifikimet duke përdorur agjentë të infiltruar. • Pas njoftimit që publikoi sot Prokuroria e Tiranës se punonjësi i IT në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ishte arrestuar për mashtrim dhe falsifikim, ka reaguar dhe ky institucion. • Gjykata e Korçës sqaron se Zhaklin Loli, i arrestuari, është pjesë e strukturës organike të këtij institucioni. • Po ashtu në njoftimin e Gjykatës së Koçës thuhet se i arrestuari nuk mban pozicionin me të cilin është cituar në media, por Specialist pranë Zyrës së Shërbimit Pogradec.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Punonjësi i IT-së akuzohet për falsifikim? Reagon Gjykata e Korçës: Është pjesë e strukturës organike, por jo me atë pozicion

EMRI/ “Të bëjmë ndonjë lek”, Prokuroria e
Foto ilustruese

KORÇA- Pas njoftimit që publikoi sot Prokuroria e Tiranës se punonjësi i IT në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ishte arrestuar për mashtrim dhe falsifikim, ka reaguar dhe ky institucion. Gjykata e Korçës sqaron se Zhaklin Loli, i arrestuari, është pjesë e strukturës organike të këtij institucioni. Po ashtu në njoftimin e Gjykatës së Koçës thuhet se i arrestuari nuk mban pozicionin me të cilin është cituar në media, por Specialist pranë Zyrës së Shërbimit Pogradec.

“Nga informacionet paraprake në media, jeni vënë në dijeni për arrestimin e shtetasit Zh.L, ku sipas këtyre mediave ky shtetas ushtron funksionin Shef i IT apo Specialist IT në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Ju sqarojmë se shtetasi i lartpërmendur është pjesë e strukturës organike të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë me funksion Specialist pranë Zyrës së Shërbimit Pogradec, dhe jo në pozicionet e përmendura në media. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Korçës.

2 VITE ME PARE

EMRI/ “Të bëjmë ndonjë lek”, biseda me agjentët e infiltruar, si ra Prokuroria e Tiranës në gjurmët e bazës së falsifikimit të dokumenteve

EMRI/ “Të bëjmë ndonjë lek”, Prokuroria e
Foto ilustruese

TIRANA-Prokuroria e Tiranës ka goditur një bazë të prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme. Lidhur me këtë rast mësohet se është arrestuar Zhaklin Loli i cili kishte detyrën e IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Juriksionit të Përgjithshëm Korçë. Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga hetimet rezultoi se i arrestuari në fjalë, me aftësi të mira kompjuterike ka hapur subjektin e tij kancelarik i cili dyshohet se shërben si bazë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së, por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor. Nga kjo rezulton se i arrestuari është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion. Gjithashtu nga ana e Prokurorisë janë kryer vëzhgime dhe fotografime të ambientit ku kryheshin falsifikimet duke përdorur agjentë të infiltruar.

Biseda e agjentëve të infiltruar:

Personi i autorizuar: Alo. O vëlla

Denisi: o vëlla

Personi i autorizuar: Ça po bën si je?

Denisi: Mirë si je ti?

Personi i autorizuar: ja sa dola nga dentisti, mbarova fare. Ça bërë ti? Alo.

Denisi: Ok vëlla. Po marr atë mikun po i jap numrin tënd e të them ça ore të nisësh fiks. Mund të nisësh edhe tani direkt nëse do.

Personi i autorizuar: Po pra un gati jam. Thash të nisesha. Thuaj ti, ma konfirmoi dhe që të ashtu

Denisi: Po pra do ta konfirmoj që të mos presësh atje.

Pjesë tjetër nga biseda:

Denisi: Po mirë o vlla është faji im; ok është faji im; ça të them unë.

“322”: O vlla po ai Thanasi ça më tha mua ai ta nxjerr çik telefon Thanasin. Se ça më ngatërroi, kush është thanasi mo vlla?

Denisi: Ça rëndësi ka kush është Thanasi, prit aty të mbarosh punë.

“322”-Jo se më tha ta nxjerr në telefon

Denisi: Po ku di unë për kë të ka folur o burr. Ai takon njëqind veta në ditë.

Vazhdon biseda

Zheni: Shiko tashti është e…

“322”: Po Po. E po ça donte Thanasi që m’the?

Zheni: Ça donte Thanasi?

“322”: Ti më the foli Thanasit

Zheni: Jo bre donte te fliste Thanasi që të qetësoheshe një çik ti,

“322”: A për kte punë kshu.

“322”:E kam nja dy shokë o burrë të bëjmë ndonjë lek. Ka ndonjë lek për mua, na gjej nanji

Zheni: Nuk e di se, e dëgjon kte nuk është se… thuaj sa të duash ti e di pazarin.

“322”: E di pra e di po…

2 VITE ME PARE

Falsifikoheshin letra për kalimin e drogës në Angli, goditet baza e prodhimit të dokumenteve, arrestohet IT i gjykatës së Korçës

EMRI/ “Të bëjmë ndonjë lek”, Prokuroria e
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka goditur një bazë të prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme. Lidhur me këtë rast mësohet se është arrestuar një person i cili kishte detyrën e IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Juriksionit të Përgjithshëm Korçë. Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga hetimet rezultoi se i arrestuari në fjalë, me aftësi të mira kompjuterike ka hapur subjektin e tij kancelarik i cili dyshohet se shërben si bazë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së, por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor. Nga kjo rezulton se i arrestuari është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.

Njoftimi:

Prokuroria e Tiranës godet bazën e prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme, një i arrestuar

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për shtetasin Zh.L., IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Juriksionit të Përgjithshëm Korçë, nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga nenet 186, 143 dhe 298 i K.Penal. Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.617 viti 2024, rezultoi se shtetasi Zh.L., me aftësi të mira kompjuterike ka hapur subjektin e tij kancelarik i cili dyshohet se shërben si bazë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.

Pas kryerjes së veprimeve proaktive hetimore, vëzhgimeve, përgjimeve si dhe blerjeve të simuluara, u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e specialistëve, rezulton se shtetasi Zh.L. është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, u morën informacione në rrugë operative se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane. Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë.

prokuroria e tiranes gjykata e korces

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën