Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram në Vaun e Dejës. • Viktima është identifikuar si Frrok Lleshaj. • Ai u gjet i vrarë nga kalimtarët e fshatit Paçram pak larg banesës së tij, ndërsa pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja. • 65-vjeçari raportohet se 30 vjet më parë ka vrarë kushëririn e tij Dodë Lleshaj. • Ai u arrestua për këtë ngjarje, por u arratis nga burgu në vitin 1997. • Më pas u arrestua sërish në vitin 2006 ku vuajti 21 vjet burg dhe u lirua në mars të vitit 2023. • Edhe pse u dënua me burg, ai nuk e pranoi asnjëherë autorësin e ngjarjes për të cilën u akuzua. • Në fillim të viteve '90, Frrok Lleshaj ka punuar si efektiv policie. • Bëhet me dije se është krijuar një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
3 artikuj për këtë temë.
VAU I DEJËS- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e 65-vjeçarit, Frrok Lleshaj mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës. Lleshaj u gjet i vrarë nga kalimtarët e fshatit Paçram pak larg banesës së tij, ndërsa pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja.
65-vjeçari raportohet se 30 vjet më parë ka vrarë kushëririn e tij Dodë Lleshaj. Ai u arrestua për këtë ngjarje, por u arratis nga burgu në vitin 1997. Më pas u arrestua sërish në vitin 2006 ku vuajti 21 vjet burg dhe u lirua në mars të vitit 2023.
“Me vendim nr.37, datë 17.03.2006, në datën 17.03.2006, të njëjtin Shkodër, dënimi 25 vite burgim për vrasjen me dashje dhe është në datën 16.03.2023 nga IEVP Shkodër” , thuhet në dosjen e Frrok Lleshajt.
Edhe pse u dënua me burg, ai nuk e pranoi asnjëherë autorësin e ngjarjes për të cilën u akuzuar. Ndërkohë raportohet se në fillim të viteve '90, Frrok Lleshaj ka punuar si efektiv policie.
Bëhet me dije se është krijuar një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
VAU I DEJËS- Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram në Vaun e Dejës.
Viktima është identifikuar si Frrok Lleshaj. Ai ishte i dënuar më parë për vrasje dhe ishte liruar nga burgu në 2023, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri për gjakmarrje.
65-vjeçari u gjet i pajetë nga kalimtarët, ndërsa ka dyshime se është qëlluar me armë teksa po ecte në këmbë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
VAU I DEJËS- Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram në Vaun e Dejës. Sipas informacioneve policore, dyshohet se viktima me inicialet F.Ll është vrarë më armë zjarri.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vau i Dejës / Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.