All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

EMRI/ Qëllohet me plumb në kokë në afërsi të banesës 52-vjeçari biznesmen në Tiranë, ndërron jetë disa orë më pas në spital, autorët në arrati

• Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e shkuar në Tiranë ku 52-vjeçari Eduart Reci, biznesmen, është qëlluar me armë zjarri. • Ndërkohë raportohet se Reci ka ndërruar jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Traumës. • Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Faik Konica” nga ku mësohet se Reci u qëllua me plumb në kokë pranë një lokali në afërsi të banesës së tij.• Nga ana tjetër, policia thotë se po punon për identifikimin e autorëve. Bëhet me dije se në momentin e atentatit, 52-vjeçari ka qenë i vetëm dhe se po qëndronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje. • Po ashtu mësohet se kamerat e sigurisë të sekuestruara nga policia, kanë filmuar vetëm momentin e vrasjes. • Sipas raportimeve, në pamje duket vetëm momenti ku 52-vjeçari qëllohet me plumb në kokë. Paraprakisht dyshohet se autoret e kanë ruajtur dhe pritur momentin që 52-vjecari të dilte jashtë pallatit. • Nga ana tjetër, familjarët e Recit kanë deklaruar se viktima nuk ka pasur konflikte.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Eduart Reçit/ Pak çaste pasi u godit në kokë për vdekje, dalin pamjet e biznesmenit të shtrirë në tokë

EMRI/ Qëllohet me plumb në kokë në afërsi të
trupi i biznesmenit
All - Paragraf - 1

TIRANË- Ky është biznesmeni Eduart Reçi pak çaste pasi është qëlluar për vdekje me një plumb në kokë. Policia ende nuk një pistë hetimi për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi u vra në një atentat mbrëmjen e djeshme, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Megjithatë, nga kamerat e sigurisë të sekuestruara është bërë e mundur pamja e Reçit vetëm pak çaste pasi iu bë atentati në hyrje të pallatit ku jetonte.

Dyshohet se autorët e kanë ruajtur dhe pritur momentin që 52-vjeçari ka dalë jashtë pallatit dhe ka qenë i vetëm.

EMRI/ Qëllohet me plumb në kokë në afërsi të

Por, nga këqyrja e kamerave të sigurisë vihet re se në asnjë moment nuk shfaqet autori i vrasjes së biznesmenit. Pas këtyre pamjeve, policia dyshon se ka patur vetëm një të shtënë në drejtim të Reçit, i cili ka rënë menjëherë në tokë. 

Më herët, familjarët dhe të afërmit e Reçit folën për mediat teksa deklaruan se ai nuk kishte as konflikte e as armiq për rrjedhojë nuk kanë asnjë të dyshuar, duke e bërë edhe më të vështirë pistën e hetimit.

 

1 VITE ME PARE

Vrasja misterioze e biznesmenit Eduart Reçi/ Flasin të afërmit dhe fqinjët e tij në Dibër: Nuk ka patur konflikte, familje e qetë!

EMRI/ Qëllohet me plumb në kokë në afërsi të
Te afermit

DIBËR- Vrasja misterioze e biznesmenit 52-vjeçar, Eduart Reçi mbrëmjen e së mërkurës ka tronditur familjarët por edhe mbarë opinionin publik. Teksa dalin detaje të reja nga sulmi për të rënë në gjurmët e autorit, të afërmit e Reçit bëjnë me dije se nuk kishte armiq dhe se nuk kishin asnjë të dyshuar.

Të afërmit dhe fqinjët e Eduart Reçit në fshatin e tij të lindjes Brezhdan, në Dibër, duke folur për mediat, thonë se në dijeninë e tyre ai nuk ka patur konflikte dhe se aktualisht merrej me ndërtime. Ata shprehen të tronditur thellë nga ngjarja pasi e njohin si familje të qetë dhe shumë fisnike edhe pse ka afro 30 vite që është larguar prej aty.

 

Ndër të tjera, ata shprehen se nuk kanë dijeni të kenë patur probleme as në Dibër e as në Tiranë, ndërsa shtojnë se familja e tij ishte e respektueshme nga të gjithë.

 
1 VITE ME PARE

"Autorët e kanë gjurmuar deri në momentin që ishte vetë!" Biznesmeni në Tiranë u vra me plumb në kokë, familjarët: Nuk kishte konflikte!

 

EMRI/ Qëllohet me plumb në kokë në afërsi të
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e shkuar në Tiranë ku biznesmeni Eduart Reci, u qëllua me një plumb në kokë, dhe ndërroi më pas jetë në spitalin e Traumës. Bëhet me dije se në momentin e atentatit, 52-vjeçari ka qenë i vetëm dhe se po qëndronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje.

Po ashtu mësohet se kamerat e sigurisë të sekuestruara nga policia, kanë filmuar vetëm momentin e vrasjes. Sipas raportimeve, në pamje duket vetëm momenti ku 52-vjeçari qëllohet me plumb në kokë. 

Paraprakisht dyshohet se autoret e kanë ruajtur dhe pritur momentin që 52-vjecari të dilte jashtë pallatit. Nga ana tjetër, familjarët e Recit kanë deklaruar se viktima nuk ka pasur konflikte.

1 VITE ME PARE

U qëllua me plumb në kokë në afërsi të banesës, ndërron jetë biznesmeni 52-vjeçar në Tiranë 

EMRI/ Qëllohet me plumb në kokë në afërsi të
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Ka ndërruar jetë biznesmeni 52-vjeçar Eduart Reci, i cili u qëllua me plumb në kokë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Pas ngjarjes, 52-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk arriti që të mbijetonte.

Konkretisht, ngjarja ndodhi në rrugën “Faik Konica”, pranë një lokali në afërsi të banesës së viktimës, ndërsa ende nuk dihen detaje nga rrethanat e krimit. Nga ana tjetë, policia njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Njoftimi: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim.

1 VITE ME PARE

EMRI/ E rëndë në Tiranë! Qëllohet me plumb në kokë në afërsi të banesës 52-vjeçari biznesmen, autorët në arrati

EMRI/ Qëllohet me plumb në kokë në afërsi të
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e shkuar në Tiranë ku 52-vjeçari Eduart Reci, biznesmen, është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Faik Konica” nga ku mësohet se Reci u qëllua me plumb në kokë pranë një lokali në afërsi të banesës së tij.

Po ashtu bëhet me dije se 52-vjeçari u dërgua te spitali i Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve duke luftuar për jetën. Nga ana tjetër, policia thotë se po punon për identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim.

atentati ne tirane

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta