LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri në automjet 33-vjeçari në Shkodër, dyshohet se u qëllua nga jashtë, babai i viktimës: Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti

• Një person është gjetur i vrarë brenda në makinë në Shkodër. • Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Dragoç të Postribës. • Bëhet me dije se 33-vjeçari Ramazan Mataj është personi i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij në fshatin Dragoç.• Paraprakisht dyshohet se Mataj është qëlluar me armë zjarri brenda në makinë. • Bëhet me dije se 33-vjeçari është nga Dragoçi, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje. • Policia e Shkodrës ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Dragoç, ku është ekzekutuar me armë zjarri 33-vjeçari Ramazan Mataj i cili u gjet në automjet. • Sipas njoftimit, rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip "Benz", me drejtues 33-vjeçarin Mataj. • Në njoftim shtohet se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. • Bëhet me dije se 33-vjeçari ka jetuar në Belgjikë për gati një vit. • Ndërkohë, policia po heton nëse ka pasur konflikte në Belgjikë. Babai i 33-vjeçarit të vrarë, Ramazan Mataj, Fatmir Mataj, ka folur në polici pas ngjarjes tragjike.• Ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij, ndërsa thekson se i biri nuk ka qenë aspak person problematik. • Fatmir Mataj ka treguar se për herë të fundit folën në orën 22:00 dhe i biri nuk i shprehu asnjë shqetësim. • Xhaxhai i viktimës, Naim Mataj, tha për mediat se nipi i tij nuk ishte i përfshirë në asnjë konflikt. • Ai tha se nipi i tij kohët e fundit punonte në Malin e Zi, ndërsa para afro një viti kishte jetuar në Belgjlikë, por nuk kishte shprehur asnjë shqetësim për ndonjë konflikt të mundshëm.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vrasja në Shkodër/ Xhaxhai i viktimës: Nuk kishte probleme apo ndonjë konflikt me askënd, punonte në Mal të Zi

EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri në automjet
Xhaxhai i viktimes, Naim Mataj

SHKODËR- Vrasja e Ramazan Mataj, i cili u ukzekutua mëngjesin e sotëm në Dragoç të Shkodrës, ka tronditur familjarët e tij të cilët shprehen se 33-vjeçari nuk ka patur konflikte. Xhaxhai i viktimës, Naim Mataj, tha për mediat se nipi i tij nuk ishte i përfshirë në asnjë konflikt. Ai tha se nipi i tij kohët e fundit punonte në Malin e Zi, ndërsa para afro një viti kishte jetuar në Belgjlikë, por nuk kishte shprehur asnjë shqetësim për ndonjë konflikt të mundshëm. 

Ndër të tjera, xhaxhai i viktimës shprehet se ngjarjen e kanë marrë vesh vetëm mëngjeisn e sotëm, teksa tha se policia nuk i kishte lejuar të shihnin trupin e të riut. 

“Ngjarjen e kemi marrë vesh në orën 06:30. Nuk ka pasur asnjë problem. Përpara ka jetuar në Belgjikë. Tani ka punuar në Mal të Zi në ndërtim. Nuk ka shprehur asnjë shqetësim, asnjë gjë, dhe s’ka folur me asnjë njeri. Nuk kemi fare probleme, po të kishim do ta ruanim shpinën dhe barkun, por nuk kemi patur.

Nuk kanë probleme apo ndonjë konflikt. Janë rritur me vështirësi sepse nuk e kanë pasur gjendjen ekonomike. Nuk është i martuar. Shtëpia nga vendngjarja është rreth një kilometër larg. Policia nuk na la të shihnim kufomën", tha xhaxhai i viktimës, Naim Mataj.

1 VITE ME PARE

"Pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash!" Ekzekutimi i 33-vjeçarit në Shkodër/ Fqinji dëgjoi të shtënat, por mendoi se vinin nga dasmorët

EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri në automjet
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër, nga ku mësohet se një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë, por për shkak se pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash, ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët.

Po ashtu mësohet se në orët e mëngjesit rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit, të vrarë me armë zjarri. Pas verifikimeve nga policia, turpi i të ndjerit është transportuar me ambulancë drejt morgut spitalit të Shkodrës.

1 VITE ME PARE

"Djali im është rritur me shumë vështirësi!" Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, flet babai: Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti

EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri në automjet
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- Babai i 33-vjeçarit të vrarë, Ramazan Mataj, Fatmir Mataj, ka folur në polici pas ngjarjes tragjike. Ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij, ndërsa thekson se i biri nuk ka qenë aspak person problematik. Fatmir Mataj ka treguar se për herë të fundit folën në orën 22:00 dhe i biri nuk i shprehu asnjë shqetësim.

"Djali nuk më ka shprehur asnjë shqetësim, nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti. Djali im nuk ka qenë aspak person problematik. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Për herë të fundit folëm në orën 22:00, nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur, të zbardhet ngjarja. Nuk e di arsyen e vrasjes së djalit", ka thënë Fatmir Mataj.

1 VITE ME PARE

FOTO/ U gjet i vrarë me breshëri plumbash në automjet, ja kush është i riu që u ekzekutua në Shkodër

EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri në automjet
Ramazan Mataj

SHKODRA- 33-vjeçari Ramazan Mataj që u vra me breshëri plumbash në Dragoç të Shkodrës është personi që paraqitet në foton e mësipërme. Mataj është qëlluar brenda në makinën e tij tip 'Benz'.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 4 janar, por 33-vjeçari është gjetur i pajetë ditën e sotme nga banorë të zonës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autorët e kanë ruajtur 33-vjeçarin gjatë natës dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshatit e kanë qëlluar.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Vrasja në Shkodër, 33-vjeçari u qëllua me breshëri, autorët e ruajtën gjatë natës, ja shenjat që lanë plumbat në automjet

EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri në automjet
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- 33-vjeçari Ramazan Mataj është qëlluar disa herë me breshëri plumbash. Fotoja e mësipërme tregon shenjat që plumbat kanë lënë në derën e automjetit të viktimës. 

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autorët e kanë ruajtur 33-vjeçarin gjatë natës dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshatit e kanë qëlluar.

EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri në automjet

1 VITE ME PARE

Vrasja në Shkodër/ 33-vjeçari ishte kthyer nga Belgjika, jetoi atje për një vit

EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri në automjet
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- Detaje të reja nga vrasja në Shkodër nga ku mësohet se viktima, Ramzan Mataj ishte kthyer nga Belgjika. Bëhet me dije se 33-vjeçari ka jetuar në Belgjikë për gati një vit. Ndërkohë, policia po heton nëse ka pasur konflikte në Belgjikë.

Njoftimi:

Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

1 VITE ME PARE

Vrasja në Shkodër, policia: 33-vjeçari u qëllua me armë në makinë, në vendin e ngjarjes dhe Forca Kombëtare e Sigurisë

EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri në automjet
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- Policia e Shkodrës ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Dragoç, ku është ekzekutuar me armë zjarri 33-vjeçari Ramazan Mataj i cili u gjet në automjet.

Sipas njoftimit, rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip "Benz", me drejtues 33-vjeçarin Mataj. Si pasojë e këtyre të shtënave, 33-vjeçari ka humbur jetën.

Policia njofton se në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Në njoftim shtohet se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi:

Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

1 VITE ME PARE

EMRI/ U gjet i vrarë me armë zjarri në automjet, ja kush është viktima në Shkodër

EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri në automjet
Foto ilustruese

SHKODRA- 33-vjeçari Ramazan Mataj mësohet se është personi i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.

Paraprakisht dyshohet se Mataj është qëlluar me armë zjarri brenda në makinë. Bëhet me dije se 33-vjeçari është nga Dragoçi, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje. 

1 VITE ME PARE

E rëndë në Shkodër! Gjendet një person i vrarë me armë zjarri në automjet

EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri në automjet
Foto ilustruese

SHKODRA- Një person është gjetur i vrarë brenda në makinë në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Dragoç të Postribës. 

Sipas informacioneve paraprake, burri i varrë është gjetur në makinë nga banorë të zonës. Momentalisht ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por nga ana tjetër është njoftuar policia, e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes.

vrasje me arme zjarri ne shkoder

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet