LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasje me armë zjarri te “Pallati me Shigjeta” në Tiranë, 56-vjeçari ekzekutohet me armë zjarri në makinë (EMRI+DETAJE)

• Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”.• Bëhet me dije se autori/ët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues 56-vjeçarin. • Mësohet se viktima është identifikuar si 56-vjeçari Bujar Nasufi. • Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. • Dyshohet se persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend. • Sipas të dhënave, autorët janë larguar me motor drejt zonës së Selitës. • Mësohet se ai së bashku me vëllain e tij ishin pronarë të një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”. • Dyshohet se në momentin që është qëlluar, sapo ka dalë nga biznesi teksa dëshmitarët kanë parë mjetin e viktimës të ndaluar. • Raportohet se viktima është qëlluar me 6 plumba, ndërsa besohet se ai ka qenë duke shkuar në banesën e tij, e cila ndodhet pranë vendit të ngjarjes. • Deri më tani janë sekuestruar disa kamera në zonë, të cilët dyshohet se mund të kenë fiksuar momentin e atentatit apo lëvizjet e autorit.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Vrasja e Bujar Nasufit, së bashku me motorin e djegur gjendet edhe arma e krimit

Vrasje me armë zjarri te “Pallati me Shigjeta” në

TIRANË- Një motor i djegur është gjetur në zonën “Kodrat e Sharrës”, i cili dyshohet se i përket autorit që ka kryer ekzekutimin një natë më parë të biznesmenit Bujar Nasufi. Siç shihet edhe në pamje motori është shkrumbuar totalisht. 

Lidhur me ngjarjen e rëndë mëson se veç motorit të djegur është gjetur dhe arma e krimit një automatik i shkurtër MP5. Motori dhe arma janë djegur në ambientet e një tuneli të braktisur nga ushtria, në zonën e Sharrës.

1 VITE ME PARE

Atentati ndaj Bujar Nasufit, gjendet i djegur në zonën e ‘Kodrës së Diellit’ motori i autorit

Vrasje me armë zjarri te “Pallati me Shigjeta” në

TIRANË- Policia e Tiranës ka gjetur motorin e djegur të autorit të vrasjes së Bujar Nasufit, i cili u qëllua disa herë me armë zjarri teksa ndodhej në makinë. Motoçikleta është gjetur e shkrumbuar në zonën e 'Kodrës së Diellit'. Ndërkohë, mësohet se motori është gjetur i shkrumbur ndërsa është dërguar për ekspertizë, me shpresën se mund të gjenden prova.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të banesës së Bujar Nasufit në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” në Tiranë. Nga verifikimi i kamerave të sigurisë, vrasësi ka dyshime se e ka pritur viktimën në afërsi të banesës së tij, në momentin që 56-vjeçari është kthyer në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij. Deri më tani pista ku dyshohet për vrasjen, është konflikti brenda farefisit për çështje pronash.

Blutë bëjnë me dije se po kryhen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se: Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari, sekuestrohen disa kamera në zonë

Vrasje me armë zjarri te “Pallati me Shigjeta” në
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Policia ka lëvizur me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari Bujar Nasufi, në zonën e "Pallatit me Shigjeta". Dyshohet se persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend.

Sipas të dhënave, autorët janë larguar me motor drejt zonës së Selitës. Mësohet se ai së bashku me vëllain e tij ishte pronarë i një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.

Paraprakisht dyshohet se në momentin që është qëlluar, sapo ka dalë nga biznesi teksa dëshmitarët kanë parë mjetin e viktimës të ndaluar. Raportohet se viktima është qëlluar me 6 plumba, ndërsa besohet se ai ka qenë duke shkuar në banesën e tij, e cila ndodhet pranë vendit të ngjarjes. Deri më tani janë sekuestruar disa kamera në zonë, të cilët dyshohet se mund të kenë fiksuar momentin e atentatit apo lëvizjet e autorit.

1 VITE ME PARE

FOTO/ "Dyshohet se u qëllua me 6 plumba!" Vrasja e 56-vjeçarit te “Pallati me Shigjeta” në Tiranë, ja pamjet nga vendi i ngjarjes

Vrasje me armë zjarri te “Pallati me Shigjeta” në
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë  rreth orës 20:40, te “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, ku viktimë ka mbetur 56-vjeçari Bujar Nasufi.

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes paraqesin prezencën e forcave të rendit dhe disa automjeteve. Raportohet se viktima është qëlluar me 6 plumba, ndërsa besohet se ai ka qenë duke shkuar në banesën e tij, e cila ndodhet pranë vendit të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend. Sipas të dhënave, autorët janë larguar me motor drejt zonës së Selitës.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

1 VITE ME PARE

Vrasja në Tiranë/ 56-vjeçari dhe i vëllai, pronarë të një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, ja çfarë panë dëshmitarët

Vrasje me armë zjarri te “Pallati me Shigjeta” në
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë ku viktimë ka mbetur 56-vjeçari Bujar Nasufi, i paskeduar më parë nga policia, i cili është qëlluar në makinë ku ndodhej vetëm. Mësohet se ai së bashku me vëllain e tij ishin pronarë të një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.

Paraprakisht dyshohet se në momentin që është qëlluar, sapo ka dalë nga biznesi teksa dëshmitarët kanë parë mjetin e viktimës të ndaluar. Ndërkohë një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit/ëve.

1 VITE ME PARE

Vrasja e 56-vjeçarit në Tiranë/ Autorët dyshohet se lëviznin me motor, qëlluan në drejtim të automjetit të viktimës dhe u larguan

Vrasje me armë zjarri te “Pallati me Shigjeta” në
Foto ilustruese

TIRANA- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë  rreth orës 20:40, te “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, ku viktimë ka mbetur 56-vjeçari Bujar Nasufi. Paraprakisht dyshohet se persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend.

Sipas të dhënave, autorët janë larguar me motor drejt zonës së Selitës. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

1 VITE ME PARE

Vrasja në Tiranë, Policia: Viktima u qëllua me armë zjarri në automjet

Vrasje me armë zjarri te “Pallati me Shigjeta” në
Foto ilustruese

TIRANA- 56-vjeçari Bujar Nasufi është vrarë mbrëmjen e sotme në Tiranë me armë zjarri. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, te “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”.

Mësohet se autori/ët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues 56-vjeçarin. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. 

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.

1 VITE ME PARE

Vrasje në Tiranë, identifikohet viktima (EMRI)

Vrasje me armë zjarri te “Pallati me Shigjeta” në
Foto ilustruese

TIRANA- Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sitme në Tiranë te “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”.

Mësohet se viktima është identifikuar si 56-vjeçari Bujar Nasufi. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

1 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për një person të plagosur

Vrasje me armë zjarri te “Pallati me Shigjeta” në
Foto ilustruese

TIRANA- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë pranë zonës së njohur si Pallati me Shigjeta. Sipas informacioneve paraprake, forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të verifikuar rastin.

Momentalisht nuk ka detaje të tjera mbi identitetin e të plagosurit, motivet e mundshme, apo autorin e ngjarjes.

vrasje ne tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet