LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRAT+FOTO/ Nuk iu mor kallëzimi në Komisariat, 26-vjeçarja plagos me thikë motrat në Tiranë! Policia: Dy të reja u larguan pa përfunduar denoncimin

• Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, për shkak se Komisariati numër 2 refuzoi që të marrë përsipër kallëzimin e një vajze të re. • Tik-Tokerja Kasandra Cani shkoi ditën e djeshme në komisariatin numër 2 për të bërë kallëzim penal për shoqen e saj, me të cilën kishte konflikt. • Por efektivët refuzuan që të marrin përsipër kallëzimin. • Kjo ka bërë që Cani të zgjedh të bëjë 'vetëgjyqësi' dhe së bashku me një shoqen e saj kanë shkuar në banesën e dy motrave që kishte konfliktin. • Me një thikë në dorë, Cani ka qëlluar mbi motrat Esma dhe Xhemile Verlaku, duke lënë një të plagosur. • Vajza e plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që sot është bërë shoqërimi në Polici edhe i autoreve të ngjarjes.  • Për ngjarjen ka reaguar edhe policia, ku bën me dije se Kasandra Cani, 26 vjeç është arrestuar ditën e sotme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. • Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Esma dhe Xhemile Verlaku, përkatësisht 22 dhe 24 vjeç janë paraqitur në ambientet e Komisariatit Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës. • Motrat pas largimit nga komisariati kanë shkuar në banesë e 26-vjeçares dhe janë konfliktuar fizikisht. • Gjatë këtij konflikti, Cani dyshohet se ka goditur me mjet prerës njërën nga motrat, konkretish Esma Verlaku, e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. • Sipas versionit të policisë në reagimin e mëposhtëm dy motrat janë larguar nga komisariati pa përfunduar procedurën e kallëzimit e tyre.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Sherri mes vajzave në Tiranë/ Policia: Dy motrat i shkuan në banesë 26-vjeçares, ajo plagosi me thikë njërën prej tyre! Autorja vihet në pranga

EMRAT+FOTO/ Nuk iu mor kallëzimi në Komisariat, 26-vjeçarja
Kasandra Cani dhe Esma Verlaku

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me sherrin e ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, konflikt i cili degradoi në plagosje me thikë. Kasandra Cani, 26 vjeç është arrestuar ditën e sotme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Esma dhe Xhemile Verlaku, përkatësisht 22 dhe 24 vjeç janë paraqitur në ambientet e Komisariatit Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës. 

Motrat pas largimit nga komisariati kanë shkuar në banesë e 26-vjeçares dhe janë konfliktuar fizikisht. Gjatë këtij konflikti, Cani dyshohet se ka goditur me mjet prerës njërën nga motrat, konkretish Esma Verlaku, e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sipas versionit të policisë në reagimin e mëposhtëm dy motrat janë larguar nga komisariati pa përfunduar procedurën e kallëzimit e tyre. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

DVP Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, në orën 15:30, të datës 20.01.2025, bënë arrestimin në flagrancë, të shtetases K. C., 26 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasen Xh. V., 24 vjeçe, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.

Më datë 20.01.2025, në orën 02:34 të mëngjesit, shtetaset E. V., 22 vjeçe, dhe Xh. V., 24 vjeçe, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi personat e përfshirë apo mjetet e përdorura.

Shërbimet e Policisë i kanë informuar ato mbi mënyrën e trajtimit të rasteve të tilla dhe procedurat që duhen ndjekur. U është kërkuar të presin për marrjen e kallëzimit nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, por shtetaset janë larguar nga Komisariati në orën 02:38, pa përfunduar procedurën e kallëzimit.

Nga hetimet rezulton se, pas largimit nga Komisariati, shtetaset E. V. dhe Xh. V. (motra) dyshohet se kanë shkuar në banesën e shtetases K. C. dhe janë konfliktuar fizikisht. Gjatë këtij konflikti, shtetasja K. C. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen E. V., e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Theksojmë se Komisariati i Policisë Nr. 2 ka ndjekur me përpikëri procedurat ligjore dhe ka qenë i gatshëm për trajtimin e rastit, dhe në asnjë moment nuk u është refuzuar marrja e kallëzimit. Kjo është e dokumentuar edhe me pamjet filmike të Komisariatit të Policisë Nr. 2, që tregojnë veprimet e punonjësve të Policisë dhe të dy shtetaseve dhe kohën e qëndrimit të tyre prej 4 minutash në Komisariat. Pas kësaj, ato janë larguar duke mos përfunduar procedurën e kallëzimit.

1 VITE ME PARE

FOTO-VIDEO/ Zbulohen protagonistet e sherrit në Tiranë, Tik-Tokerja Kasandra Cani masakroi dy motrat me thikë (EMRAT)

EMRAT+FOTO/ Nuk iu mor kallëzimi në Komisariat, 26-vjeçarja
Kasandra Cani dhe Esma Verlaku

TIRANË- Dosja.al, ka zbuluar protagonistet e sherrit ditën e djeshme në Tiranë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se autorja e ngjarjes është Tik-Tokerja Kasandra Cani, e cila ka masakruar dy motrat me thikë Esma dhe Xhemile Verlaku. 

EMRAT+FOTO/ Nuk iu mor kallëzimi në Komisariat, 26-vjeçarja
Esma Verlaku

Ngjarja nisi ditën e djeshme ku Cani u paraqit për të bërë një kallëzim për një konflikt që ka patur me shoqen e saj. Konflikti nuk është marrë parasysh nga efektivët e Komisariatit nr.2, të cilët nuk e kanë marrë përsipër kallëzimin e të resë.

EMRAT+FOTO/ Nuk iu mor kallëzimi në Komisariat, 26-vjeçarja

Në këtë situatë, ajo zgjodhi të bëjë "vetëgjyqësi" duke marrë një shoqen e saj dhe ka shkuar në banesën e vajzës me të cilin kishte konfliktin ku e ka plagosur me thikë.

 

Vajza e plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që sot është bërë shoqërimi në Polici edhe i autoreve të ngjarjes. 

 
1 VITE ME PARE

SKANDALI/ Nuk iu mor kallëzimi në Komisariatin 2, vajza masakron shoqen me thika në Tiranë

EMRAT+FOTO/ Nuk iu mor kallëzimi në Komisariat, 26-vjeçarja

TIRANE- Një tjetër skandal përfshin Policinë e Shtetit. Një qytetare është paraqitur ditën e djeshme për të bërë një kallëzim për një konflikt që ka patur me shoqen e saj. Konflikti nuk është marrë parasysh nga efektivët e Komisariatit nr.2, të cilët nuk e kanë marrë përsipër kallëzimin e të resë.

Në këtë situatë, ajo ka zgjedhur të bëjë "vetëgjyqësi" dhe ka marrë një shoqen e saj dhe ka shkuar në banesën e vajzës me të cilin kishte konfliktin ku e ka plagosur me thikë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vajza e plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që sot është bërë shoqërimi në Polici edhe i autoreve të ngjarjes. 

EMRAT+FOTO/ Nuk iu mor kallëzimi në Komisariat, 26-vjeçarja

Ky është një tjetër skandal që përfshin Policinë e Shtetit, pas hedhjes së Policit Azbi Spahiu nga lartësia pasi shoqëroi djalin e biznesmenit Samir Mane. Një tjetër konflikt paralelisht i lidhur me detyrën ka rezultuar në dhunimin e një efektivi të Shqiponjave. E.H., është dhunuar për shkak të detyrës pasi kishte ndaluar disa kohë më parë, djalin e Saimir Allushit, mik i Erion Veliajt. /Dosja.al

kasandra cani esma verlaku xhemile verlaku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet