LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRAT/ Vranë me thikë Luljeta Prezën tek Ura e "Dajlanit", pranga 2 autorëve! Policia: Kishin konsumuar kokainë

• Zbardhet ngjarja e rëndë ku Luljeta Preza, 32 vjeç, u gjet e vdekur poshtë ‘Urës së Dajlanit’ në Durrës. • Policia ka arrestuar dy autorët dy autorët e vrasjes së 32-vjeçares, Aldo Brahimi 22 vjeç, banues në Lushnjë dhe Ylli Grabovari, 45 vjeç, banues në Durrës. • Ndërkohë, në hetim janë vënë edhe tre gra të tjera të cilat kanë qenë të pranishme në momnetin e ngjarjes.• Sipas policisë dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta pasi autorët dhe viktima kishte konsumuar kokainë pikërisht poshtë "Urës së Dajlanit" në vendin ku u gjet trupi i pajetë.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

FOTOT/ Vranë 32-vjeçaren pasi konsumuan kokainë, dalin pamjet e autorëve të ngjarjes së rëndë në Durrës

EMRAT/ Vranë me thikë Luljeta Prezën tek Ura e
Ylli Grabovari dhe Aldo Brahimi

DURRËS- Fotot e mësipërme janë të dy persona që vranë dy ditë më parë 32-vjeçaren Luljeta Preza te Ura e Dajlanit. Mësohet se Aldo Brahimi  dhe Ylli Grabovari pas një debati me 32-vjeçaren e qëlluan atë me thikë duke e vrarë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi ata kishin konsumuar kokainë së bashku me viktimën dhe me tre vajza të tjera, të cilat janë proceduar penalisht. 

2 VITE ME PARE

Vrasja e Luljeta Prezës/ KKSAT: Këmbanë alarmi për institucionet, të merren masa!

EMRAT/ Vranë me thikë Luljeta Prezën tek Ura e
Luljeta Preza

DURRËS- Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Anti-Trafik ka reaguar pas vrasjes së 32-vjeçares Luljeta Preza në Durrës.

Deklarata e KKSAT:

Gjatë ditës së djeshme dhe sot media ka transmetuar një lajm tronditës për vrasjen në mënyrë brutale të 32 vjeçares L.P.  Sipas njoftimit të fundit zyrtar të Policisë së Shtetit, L.P ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës dhe ditën e sotme është bërë e mundur vënia në pranga e dy autorëve të dyshuar të krimit.

Ngjarja e ndodhur pranë Urës së Dajlanit në Durrës është brutale dhe tronditëse jo vetëm për faktin e humbjes së jetës së nëj personi por për rrethanat në të cilat ka ndodhur që ka ndodhur kjo ngjarje. Nga informacioni I percjelle gjersisht ne media del qartë që bëhet fjalë për një rast që prej kohësh është i ekpozuar në rrugë dhe është shfrytëzuar rregullisht nga persona të ndryshëm. Kjo tregon më sa pakti një mungesë të reagimit të Insitucioneve për të identifikuar rastin dhe për ta referuar për mbrojtje, që do të parandalonte edhe këtë ngjarje.

Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Anti-Trafik (KKSA), i përbërë nga 4 qendra që mbrojnë dhe strehojnë viktimat e trafikimti dhe viktimat e krimit dënon me forcë këtë ngjarje të rëndë, e cila ështrë një këmbanë alarmi për gjendjen në të cilën ndodhen gratë dhe vajzat e tjera tëe pambrojtura që jeta i ka përplasur në rrugë. Veprimi makabër i vrasjes është dënimi i fundit që ka marrë L.P pas një historie të gjatë vuajtjesh dhe shfrytëzimi në rrugë nga tutorë e trafikantë, kriminele dhe dhunues të ndryshëm, duke përfituar nga pamundësia e saj për të reaguar, siç raporton edhe media.

Kjo ngjarje është një këmbanë alarmi për Insittucionet dhe të gjithë mekanizamt e shtetit, shoqërinë civile, median dhe të gjithë të gjithë shoqërinë.

KKSAT i drejtohet organeve kompetente të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatës për:

Vijimin e hetimit me qëllim dënimin e autorëve dhe vënien përpara drejtësisë në përputhje me legjislacionin dhe veprën e kryer;
Hetimin proaktiv të rasteve të ngjashme të cilat janë duke u shfrytëzuar seksualisht;
Parandalimin e fenomenit të shfrytëzimit seksual të vajzave dhe grave nëpërmjet identifikimit të tyre në kohë dhe referimin për mbrojtjen e tyre si viktima të mundshme.
Insitucionet Publike duhet të marrin të gjtiha masat për të reaguar në kohë ndaj çdo rasti që është në rrezik, që është i pambrojtur. Si L.P shohim me qindra raste të që lypin në rrugë, që janë në situata të pambrojtuara apo detyrohen të shesin trupin e tyre për të mbijetuar. Janë pikërisht këtë njërëz që bien pre e krimineleve, turoreve dhe shfrytëzuesve të shumtë.

Edhe media duhet të jetë më e kujdeshme kur rasporton ngjarje të tilla, duke shmangur të dhëna që ekspozojnë viktima apo cilësime të nxituara që nxisin reagim ndëshkues edhe ndaj viktimës.

Të gjithë jemi përgjegjës për vrasjen e L.P dhe të gjithë duhet të reagojmë dhe të marrim në mbrojtje gratë, vajzat, djemtë, fëmijët dhe këdo që është në situatë vulnerabël. Nëse nuk reagojmë sot krimi do të godasë sërish neser!

2 VITE ME PARE

“Nuk na dha lekët”/ Zbardhen deklaratat tronditëse në polici të autorëve të vrasjes së Luljetës tek “Ura e Dajlanit”

EMRAT/ Vranë me thikë Luljeta Prezën tek Ura e
Foto ilustruese

DURRËS- 32-vjeçarja Luljeta Preza është gjetur e vrarë me thikë një ditë më parë tek Ura e Dajlanit në Durrës. Për vrasjen, Policia ka vendosur në pranga dy të dyshuarit kryesorë, Aldo Ibrahimi 22 vjeç dhe Ylli Grabovari 45 vjeç të cilët edhe jetonin në grup me viktimën.

Autorët kishin dëshmuar në polici se ishin konfliktuar me 32-vjeçaren pasi ajo kishte refuzuar që tu jepte të gjithë paratë që mund të kishte bërë nga "puna" e saj në rrugës. Sipas tyre, ajo paratë i kishte shpenzuar në spital pasi e kishte përplasur me makinë. 

“Prej muajsh ne njihemi me njëri tjetrin, konflikti ka nisur pasi nuk na ka dhënë paratë që kishte mbledhur që ti bënin bashkë me ato që mblidhnin ne duke lypur në rrugë,”- kanë thënë ata teksa merreshin në pyetje nga Policia.

32-vjeçarja prej kohësh nuk ka pasur kontakte me familjarët e saj pasi jetonte me dy të arrestuarit, ndërsa në hetime janë edhe tre shtetase të tjera mes të cilëve një minorene, të cilat kishin dijeni për ngjarjen.

2 VITE ME PARE

U gjet e vrarë poshtë urës së "Dajlanit"! Tre vajza panë krimin, mes tyre një e mitur! Si nisi konflikti

EMRAT/ Vranë me thikë Luljeta Prezën tek Ura e

DURRËS- Dy autorët janë parë shpesh në shoqërinë e 32-vjeçares ditët e fundit. Mirëpo, mësohet se mes tyre ka nisur një konflikt për motive të dobta. Tre vajza, mes tyre dhe një 15- vjeçare ka parë konfliktin e ndodhur nën efektin e kokainës, i cili ka përfunduar në vrasjen e Luljeta Prezës.

Pas konsumimit të lëndëve narkotike kokainë, konflikti ka degraduar në dhunë, teksa dy të arrestuarit e kanë goditur me thikë Prezën dhe e kanë lënë të vdekur në vend.

 “Nga hetimet e thelluara të kryera menjëherë pas ngjarjes, rezultoi se rreth orës 01:00 të datës 02.08.2023, poshtë urës së Dajlanit, Durrës, 32-vjeçarja është konfliktuar me shtetasit A. B. dhe Y. G., për motive të dobëta (pasi kanë konsumuar lëndë narkotike kokainë, së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare). Gjatë konfliktit, shtetasit A. B. dhe Y. G. kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasen L. P., e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi”, thuhet në njoftimi e policisë

2 VITE ME PARE

EMRAT/ Vrasja e Luljeta Prezës! Arrestohen 2 autorët, DETAJE: Ishin nën efektin e drogës

EMRAT/ Vranë me thikë Luljeta Prezën tek Ura e
Luljeta Preza

DURRËS- Policia e Durrësit thotë se ka arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës, trupi i pajetë i të cilës u gjet poshtë Urës së Dajlanit në lagjen nr. 13 Durrës mëngjesin e 2 gushtit 2023.

Në pranga kanë rënë shtetasit Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari, të cilët dyshohet se kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Ndërkohë, në hetim janë vënë edhe tre gra të tjera të cilat kanë qenë të pranishme në momnetin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Deluzion”, për zbardhjen e  rrethanave të vrasjes së 32-vjeçares, e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, paraditen e djeshme. 

Vranë me mjet prerës (thikë), 32-vjeçaren, pas një konflikti për motive të dobëta me të, në vendin ku u gjet trupi i pajetë, identifikohen në kohë rekord, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. 

Procedohen penalisht 3 shtetase që kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, për moskallëzim të krimit. 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 32-vjeçarja, 2 autorët e vrasjes dhe 3 shtetaset e proceduara, gjatë ngjarjes së ndodhur poshtë urës së Dajlanit, kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e rrethanave të humbjes së jetës së shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, ditën e djeshme, rreth orës 10:35.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimi, kapja dhe vënia në pranga në kohë rekord, e 2 autorëve të dyshuar të saj.

Në vijim të këtyre veprimeve, u vunë në pranga shtetasit A. B., 22 vjeç, banues në Lushnjë dhe Y. G., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e thelluara të kryera menjëherë pas ngjarjes, rezultoi se rreth orës 01:00 të datës 02.08.2023, poshtë urës së Dajlanit, Durrës, 32-vjeçarja është konfliktuar me shtetasit A. B. dhe Y. G., për motive të dobëta (pasi kanë konsumuar lëndë narkotike kokainë, së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare). Gjatë konfliktit, shtetasit A. B. dhe Y. G. kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasen L. P., e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset B. S., 28 vjeçe, M. M., 26 vjeçe dhe për 15-vjeçaren, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, por asnjëra nuk ka kallëzuar në Polici.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

2 VITE ME PARE

FOTO-Vrasja makabër në Durrës! Kjo është 32-vjeçarja që u vra te ura “Dajlanit”, gazetarja: E shfrytëzuan...

EMRAT/ Vranë me thikë Luljeta Prezën tek Ura e
Luljeta Preza

DURRËS- Luljeta Preza, gruaja që shihni në foto është 32-vjeçarja që mëngjesin e djeshëm u gjet e pajetë poshtë urës së "Dajlanit" në Durrës.

Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer jetën e 32-vjeçares, e cila u gjet pa shenja jete poshtë Urës së Dajlanit në Durrës paraditen e së mërkurës. Gazetarja rrëfen se viktima jetonte në një copë kartoni dhe lëvizte këmba dorazi, pasi sipas të ndjerës e kishte përplasur një makinë. 

Luljeta Preza!
32 vjeçe. Me një jetë të tmerrshme.

E vetmja pasuri e saj, trupi. Që ja blinin poshtë urës së Dajlanit burrat e orëve të vona. Kacidhe që i përdorte me pas për drogë dhe ushqim rruge. Një copë kartoni ish streha e saj shtruar mes dheut dhe gjymtyrëve që muajt e fundit po e linin. Lëvizte këmba doras së fundmi, me shumë zvarritej sesa ngulte këmbët. Thoshte që e kishin përplasur me makinë. Nuk shkoi kurrë në spital. Njëherë vodhi portofolin e njërit prej klienteve, u bë zhurmë e madhe.

Të gjithë e shfrytezuan, jo vetem tutori; një maskara në periferi që e rrihte duke kërkuar shumë e më shumë derisa i shoi cdo gjë njerëzore. Një tjetër e një tjetër që vetëm ndryshonte emrin e fytyrën nga ai maskarai

Atje tek Ura e Dajlanit, ajo një grua e destinuar për të jetuar sa në barake, e sa në mes të katër rrugëve.
E destinuar për tu bërë ose lypëse, ose shitëse trupi.

Gratë si ajo thuajse nuk ekzistojnë. Kur udhëton drejt jugut apo kalon atje do ti shikosh tek ecin aq dukshëm të shkatërruara, aq dukshëm duke jetuar në mes të një asgjëje të madhe. Zero shanse për tu ringritur.

Për gra si ajo që ju shiten në fakt burrave , vrasja e tyre po nga një dore e tillë , është një krim që ka kohë që ka ndodhur.
Për gratë si ajo të thonë me çudi “Po me pyet për jetën e një prostitute????”

E qëlluan me dy thika ne brinjë, ja lanë aty në baltë vdekjes që mbase ajo e priste.
Për ironi quhen Luljeta.

Sa emër të bukur të kishte!

ura e dajlanit luljeta preza

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale