LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Ekonomia'/ Bilanci i 2022 i Autoritetit të Konkurrencës, Biba: S'jemi gjobaxhinj! 26 mln lekë të derdhura në buxhetin e shtetit

•Autoriteti i Konkurrencës ka bërë bilancin e vitit 2022 lidhur me vendimet që janë marrë gjatë Komisionit të Ekonomisë. •Kryetari, Denar Biba u shpreh se Autoriteti nuk ka për qëllim vendosjen e gjobave, por në momentin kur ka shkelje, autoriteti ka për detyrë të vendosë penalitete. •Ai u shpreh se në lidhje me karburantet u bë një hetim i cili rezultoi pa gjetje, ndërsa në lidhje me çmimet ai u shpreh se nuk janë më të lartat në rajon. •Në bilanc theksohet se janë kryer 11 procedura hetimore, 4 gjoba si dhe 46 raste kontrolli. Në total janë derdhur 26 milionë lekë në buxhetin e shtetit.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Denar Biba: Në Shqipëri operojnë vetëm dy kompani celulare

'Ekonomia'/ Bilanci i 2022 i Autoritetit të Konkurrencës,
Denar Biba

TIRANË- Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, deklaroi sot se aktualisht tregu i telefonisë celulare është një duopol ku operojnë vetëm dy kompani celulare. Ai solli edhe rastin në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka tre operatorë celularë, ndërsa ruajnë elementët e konkurrencës.

"Ka tregje që janë qartësisht oligopole. Mirë ose keq, legjislaioni ynë nuk e ndalon këtë. Tregu i telefonisë celulare është aktualisht një duopol. Mbretëria e Bashkuar ka vetëm tre operatorë celularë dhe ka 64 milion banorë.

Kur ata kaluan nga 4 në 3, kompanitë e interesuara e çuan çështjen në Gjykatën e Luksenburgut e cila tha: Ju nuk mund të ndaloni të drejtën për të bërë biznes, për sa kohë që ata marrin përsipër të ruajnë disa elementë të konkurencës", tha ai.

3 VITE ME PARE

“Shikoni faturat nga Covid-i, do vini duart në kokë”, Braçe: Autoriteti të hetojë për shërbimet spitalore private

'Ekonomia'/ Bilanci i 2022 i Autoritetit të Konkurrencës,
Erion Braçe

TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë është raportuar puna vjetore e Autoritetit të Konkurrencës. Deputeti i PS-së Erion Braçe tha në Komisionin e Ekonomisë se nuk ka konkurrencë për naftën, kur ka vetëm një shitës e një blerës. Po kështu ai kërkoi që të ketë hetime për këtë çështje si dhe për tregun e shërbimeve spitalore private. Sipas tij, për sa kohë është një treg sensitiv, duhet monitorim dhe hetim.

“E dini që tani ka një broker që blen naftën në bursë dhe e sjell në Shqipëri? Lihet në depozita pa çmim dhe çmimi del ditën kur del malli. A e kuptoni se s’ka konkurrencë kur ka një shitës? Një blerës dhe një shitës. Si mund të ketë konkurrencë kur çmimi është ai që sjell brokeri, dhe kjo s’ju ka rënë në sy fare? Hetoni e hetoni dhe këtë skemë nuk e cënon askush? A e kuptoni që kemi konkurrencë nga depozitë deri te pompa. Konkurrenca është kufizuar me 20% të tregut. E rëndësishme është ndjekja e tregjeve dhe atyre që blejnë.

Të fitosh aq shumë para e të vendosësh atë gjobën te tregu i drithit, nuk është e rëndë. E fundit, sugjerimi që kam është për një treg të rritur jashtë mase, tregu i shërbimeve spitalore private. Është përqendruar përtej çdo limiti.

Aq sa konkurrenca atje nuk ekziston më. Do ishte shumë e rëndësishme sa kohë që ka të bëjë me shëndetin, edhe ata që paguajnë atje hallexhinj janë. Njoh unë plot që i drejtohen privatit, dhe pse janë thjesht bujq. Sa kohë që është treg kaq sensitiv, meriton monitorim dhe hetim. Shkoni e shihni faturat nga Covid-i, e do vini duart në kokë”, tha Braçe.

3 VITE ME PARE

“Autoriteti i Konkurrencës të monitorojë tregjet”/ Braçe me tone të larta te “Ekonomia”: Zbuloni abuzimet, bujqit po grabiten

'Ekonomia'/ Bilanci i 2022 i Autoritetit të Konkurrencës,
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, foli në Komisionin e Ekonomisë për Autoritetin e Konkurrencës që thotë se duhet të reagojë për abuzimet që kryhen, pasi prekin konsumatorët që paguajnë më shumë. Ai tha me tone të larta se një vit më parë çmimet u rritën për shkak të luftës, ndërsa tashmë tregjet janë ekuilibruar dhe kërkon që çmimet të ulen.

“Autoriteti i Konkurrencës pasi ka evidentuar abuzimin në tregun e frutave e perimeve, e ka gjobitur e ka vendosur disa detyra për ndërmarrjen, përfshirë disa kontrata dhe pastaj aplikimin e një çmimi që reflekton kostot por edhe gjeografinë e çmimeve në atë territor. Çmimet që aplikoheshin atje ishin më të larta se sa çmimet në një qendër tregtare luksi që ishte vetëm 2 km më tutje. Patjetër i ka vënë detyrim vetes Autoriteti i Konkurrencës, se nëse ndërmarrja nuk zbaton detyrimet të gjobitej me 5% të xhiros ditore. Pra shqetësimi që kishim se një hetim i ri apo monitorim, për mua më duket i paarsyeshëm sa kohë kemi pasur vendimin. Pasoja është ajo që shohim në treg dhe ka të dyja aspektet brenda, deformim të thellë të këtij tregu në të gjithë territorin e vendit.

Pra ky treg jua imponon dhe ai që ndodh është grabitje e mirëfilltë që i bëhet bujqve, që domatja të dalë me 40 lekë nga Myzeqeja e të shitet me 120 lekë. Ju nuk përcaktoni çmime, por kur e konstatoni se abuzon me pozitën dominuese, duhet të ndërhyni ju. Ne paguajmë njësoj si të gjithë të tjerët.  Siç po ndodh me këtë, po ndodh edhe me blegtorinë. Ky tregu blegtoral është edhe më i ngushtë se i frutave e perimeve. Dini gjë deklarimin e fabrikave që do rrisin çmimin e produktit final në tregje? Por e keni dëgjuar që do ulin çmimin e grumbullimit të çmimit nga bujqit. A është ky abuzim? Në të gjithë Myzeqenë 3 fabrika janë.

Këtu prodhohet shumë pak. Është shumë e qartë që sa kohë që inflacioni i importuar i produkteve që vijnë nga importi ka rënë, si nuk reflektohet në treg? Ju mendoni se ka kërkesë të shtuar për vaj? Unë mendoj që jo. Kështu është edhe oferta se u zëvendësua. Nuk të lë kapitalizmi boshllëk në treg. Ju e keni në dorë të monitoroni tregjet e të zbuloni abuzimin dhe marrëveshjet e ndaluara.

Çështja e dytë që dua të ngre: inflaconi që shpërtheu vjet në mars, në të gjithë botën ishte i drejtëpërdrejtë nga lufta në Ukrainë. Çfarë ndodhi me luftën; u godit oferta dhe mori përmasë tjetër kërkesa. Në asnjë rast kjo nuk mund të vazhdojë me vite të tëra, sepse të tjetër faktorë në tregje bëjnë zëvendësimin e ofertës dhe në krahun tjetër e qetëson panikun e konsumatorit. Në harkun e një viti kemi arritur në ekuilibër, ekuilibrin e çmimeve. Si t’ia bëjmë? Është një zinxhir që godet konsumatorin në momentin që nuk funksionon tregu, patjetër që ka faktorë të tjerë përtej luftës. Edhe qetësimi i konsumatorit ka funksionuar sa i takon kërkesës së ofertës. Duhet monitorim i shtuar. Ju mora grurin që vjen i papërpunuar brenda territorit të Shqipërisë. Mund të them edhe për vajin. Kur fola për inflacionin e importuar e ka sjellë në vemendje Banka e Shqipërisë. E treta ka të bëjë me lëndët e para, ka dhe tregje të lëndëve të para që kanë një ndikim për produktin fundor, i referohem bujqësisë”, tha Braçe.

3 VITE ME PARE

Tabaku tek ‘Ekonomia’: Bizneset ulen në tryezë me shtetin e vendosin çmime për karburantet në dëm të qytetarëve

'Ekonomia'/ Bilanci i 2022 i Autoritetit të Konkurrencës,
Jorida Tabaku

TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë, deputetja e PD-së Jorida Tabaku ngriti një sërë çështjesh ku po diskutohet për raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës, duke e pyetur drejtuesin nëse ka pasur konflikt interesi nga hera e fundit që ka raportuar. Tabaku tha se për Bordin e Karburanteve, është e paprecedentë që bizneset të ulen në një tryezë me shtetin e të vendosin çmime. Ajo përfundoi deklaratën e saj duke thënë se si në tregun e karburanteve dhe ushqimeve, rritja e çmimeve ka qenë me dakordësi të shtetit dhe kompanive që kanë marrë pjesë në dëm të interesit të publikut.

“Nga hera e fundit që keni raportuar, keni pasur ndonjë konflikt interesi? Operatorët në marrëveshje me njëri-tjetrin konkurrojnë për të mbushur vendin, konkurrojnë pa dokumenta, në rastin më të madh në fondin e tyre limit.

Jam e interesuar për deklaratën për kapjen e shtetit me ligjbërje. Është akuzë e madhe për këtë mazhorancë. Presupozimi se në këtë Parlament vijnë ligje të sponsorizuara nga biznese të caktuara, është shqetësimi që e kam ngritur vazhdimisht.

Për Bordin e Karburanteve, është e paprecedentë që bizneset të ulen në një tryezë me shtetin e të vendosin çmime. Nuk është në interes të qytetarëve. Unë ndjej shqetësim dhe keqardhje edhe për deklaratën e Ministres së Financave për fiskalizimin. Nëse vjen përfaqësuesi i shtetit e na gënjen, dhe nuk flet në të mirë të interesit publik. Si në tregun e karburanteve dhe ushqimeve, rritja e çmimeve ka qenë me dakordësi të shtetit dhe kompanive që kanë marrë pjesë e në dëm të interesit publik”, tha Tabaku.

3 VITE ME PARE

'Ekonomia'/ Kreu i Autoritetit të Konkurrencës: Nuk jemi gjobaxhinj!

'Ekonomia'/ Bilanci i 2022 i Autoritetit të Konkurrencës,
Denar Biba

TIRANË- Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, raportoi ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, ku ka bërë një përmbledhje vjetore të aktivitetit të autoritetit për vitin 2022. Ai u shpreh se ky institucion nuk e ka për qëllim vendosjen e gjobave, por në momentin kur ka shkelje, autoriteti ka për detyrë të vendosë penalitete.

Unë nuk e përceptoj autoritetin si gjobaxhi ku synimi i vetëm është të vendosim gjoba. Ka disa kompani që xhiron vjetore e kanë të lartë paçka se fitimin mund ta kenë të ulët. Ju takon edhe juve të bëni lidhje të tilla që ata të taksohen aty ku dihet. Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë një opinion tangjent për aq sa vlerësuam në atë vendimmarrje, që bordet e këtij karakteri vijnë në kundërshtim me të drejtën e konkurrencës, por rast pas rasti, jo më larg se dje qeveria e Britanisë së Madhe ka nisur diskutimin me supermarketet për ët vendosur një çmim tavan vullnetar. Vullnetarisht e ka dhe Greqia por ka vendosur një lloj penaliteti në rast se kalojnë mbi një vlerë të caktuar taksimi do të jetë trefish nga ana e shtetit. Bordet kanë ekzistuar në historinë e çdo ekonomie botërore, në situata krizash ka pasur borde. Çmimet në lidhje me karburantet dhe telefoninë nuk më rezulton të jenë më të lartat në rajon. Në lidhje me karburantet ne nisëm një hetim që rezultoi pa gjetje. Në termat e ligjit legjislacioni i mundëson autoritetit të konkurrencës të hyjë si vëzhgues e më pas si ndëshkues i këtyre fushave të caktuara”– tha kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba.

3 VITE ME PARE

“26 mln lekë të derdhura në buxhetin e shtetit”, Autoriteti i Konkurrencës bën bilancin e 2022

'Ekonomia'/ Bilanci i 2022 i Autoritetit të Konkurrencës,
Autoriteti i Konkurrencës

TIRANË-Autoriteti i Konkurrencës ka bërë bilancin e vitit 2022, ku thuhet se janë marrë 99 vendime. Ky raportim është duke u bërë në Komisionin e Ekonomisë. Denar Biba nga Autoriteti i Konkurrencës thotë se u zhvilluan 15 monitorime në tregun e pakicës, telefonisë celulare, miellit, naftës, hoteleve e shërbimeve të ndryshme në Tiranë. Në njoftim thuhet se janë kryer 11 procedura hetimore, 4 gjoba, numri më i lartë në 4 vitet e fundit si dhe 46 raste kontrolli. Në total janë derdhur 26 milionë lekë në buxhetin e shtetit.

“Gjatë vitit 2022 u morën 99 vendime nga Komisioni i Autoritetit të Konkurencës. Numër rekord, viti 2022 ka patur disa të tilla. 99 vendime tregon për punën e vazhdueshme të autoritetit në kompleks. Gjatë vitit 2022, u zhvilluan 15 monitorime, në tregun e pakicës, telefonisë celulare, miellit, naftës bruto, hotele dhe shërbime në Tiranë, në tregun e  fSHF, në tregun  e qelizave staminale, shërbimet bankara, infrastrukturën aeroportuale…etj.

-Ka zhvilluar 11 procedura hetimore. Nga këto, për marrëveshje të ndaluara në tregun e importit, të vajit vegjetal, barnave dhe pajisjeve mjekësore, tregut të naftës e benzinës, të shitjes së plehrave kimike, ccimentos, betonin në qarkun Tiranë Durrës Elbasan.

-hetime për abuzim në pozitën domuniese, parkimi Tirana International aeroport, telefonisë celulare, institucionet financiare por jo bankat, tregu karburanteve, po ashtu operatorët kabllor televiziv.

-Janë vendosur 4 gjoba, nr më i lartë i katër viteve të fundit. Për plehrat kimike, për naftën bruto, për tregun e TIA, importi i grurit, tregtitmit të miellit. 224 225 000 lekë. Të ardhurat e arkëtuara nga buxheti i shtetit nga gjobat e prapambetura, deri më 31 dhjetor 2022 janë në shumën 26 mln lekë.

-Në zbatim për mbrojtjen e konkurencës, 46 raste kontrolli. Numër rekord edhe ky. Plus 15 raste të njoftuara, por s'kanë përmbushur kriteret ligjore për të marrë autoritetin e komisionit. Rekord shuma 26 mln lekë i derdhur në 2022 në buxhetin e shtetit", thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.

komisioni i ekonomise 29 maj 2023 denar biba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet