Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
•Një rast i rëndë i dhunës ndaj një të miture është publikuar ditën e djeshme në media. •Edukatorja e kopshtit "Stinët", Majlinda Dehima në Tiranë është parë duke dhunuar një 3-vjeçare. •Rasti është denoncuar nga mamaja e të miturës, e cila është shprehur se vajzës i është thyer këmba nga dhuna. •Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre. •Dehima u shoqërua sot në polici e më pas u vendos se do të hetohet në gjendje të lirë. • Ajo ka mohuar përgjegjësinë për thyerjen e këmbës së të miturës që u konstatua nga grafia mjekësore. • Në dëshminë e saj para forcave policore, edukatorja thotë se vajza mund të jetë lënduar te këmba nga krevati i kopshtit pasi sipas saj aty ka shumë hapësira. Kur e kanë pyetur se përse e qëllonte, të miturën, siç shihej dhe në pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë, ajo ka thënë, se ka bërë që të kishte mendjen teksa shpjegonte pasi vetëm qante. •Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ministria e Arsimit, e cila ka vendosur mbylljen e kopshtit, i cili është në paligjshmëri dhe ushtron aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat.
10 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Edukatorja, Majlinda Dehima që u shoqërua sot në polici e më pas u vendos se do të hetohet në gjendje të lirë për dhunën ndaj 3-vjeçares në kopshtin 'Stinët', ka mohuar përgjegjësinë për thyerjen e këmbës së të miturës që u konstatua nga grafia mjekësore.
Në dëshminë e saj para forcave policore, edukatorja thotë se vajza mund të jetë lënduar te këmba nga krevati i kopshtit pasi sipas saj aty ka shumë hapësira.
Siç tregon ajo, rreth orës 15:03 minuta vogëlushja ka nisur të qajë dhe pas kontrollit që i është bërë është zbuluar se këmba e saj ishte enjtur. Ajo shpjegon se për këtë situatë e ka vënë në dijeni Drejtoreshën e kopshtit.
Kur e kanë pyetur se përse e qëllonte, të miturën, siç shihej dhe në pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë, ajo ka thënë, se ka bërë që të kishte mendjen teksa shpjegonte pasi vetëm qante.
TIRANË- Qytetarët e Tiranës kanë protestuar pasditen e sotme pranë ambienteve të kopshtit ‘Stinët’, për të dënuar rastin e dhunës ndaj 3-vjeçares nga edukatorja Majlinda Dehima. Në një prononcim për gazetarët, një prej prindërve që ishte i pranishëm në protestë tha se kopshtet publike duhet të bëhen me kamera. Ndërsa një tjetër kërkoi që të merren masa më të rrepta.
"Te merren masa më të rrepta. Fatmirësisht nuk jam prindi. Ndihem shumë keq, do të reagoja shumë keq nëse do të isha prind, është një gjë që nuk tolerohet", u shpreh një prind.
"Jam prind i dy fëmijëve dhe kam qarë gjithë paraditen është e tmerrshme! Unë i kam çuar në shtet, por problemi qëndron se dhe shteti ka një numër të caktuar fëmijësh. Nuk është rasti i parë. Jam shumë e tmerruar", tha një prind tjetër.
TIRANË- Qytetarë dhe prindër të shumtë kanë dalë në protestë pasditen e sotme në kopshtin Stinët në Tiranë. Protesta ka ardhur, pasi një prej edokatoreve të këtij kopështi ka dhunuar një vogëlushe të vogël deri në pikën ku i ka thyer asaj këmbën.
Prindërit kanë kërkuar që të merren masa të rrepta për ngjarje të tilla, në mënyrë që të mos përsëriten më.
‘Te merren masa më të rrepta. Fatmirësisht nuk jam prindi. Ndihem shumë keq, do të reagoja shumë keq nëse do të isha prind, është një gjë që nuk tolerohet,’ tha një prind.
‘Jam prind i dy fëmijëve dhe kam qarë gjithë paraditen është e tmerrshme! Unë i kam çuar në shtet, por problemi qëndron se dhe shteti ka një numër të caktuar fëmijësh. Nuk është rasti i parë. Jam shumë e tmerruar,’ tha një tjetër prind.
TIRANË- Aktorja Eliona Pitarka ka marrë pjesë në protestën e organizuar për dhunimin e fëmijës 3-vjeçare nga edukatorja. Pitarka ka deklaruar se duhet që të merren me patjetër masa për raste të tilla. Po ashtu ajo ka ngritur dhe problemin që ky kopësht ishte i palicensuar dhe se Ministria e Arsimit nuk e ka kontrolluar.
"Ka disa raste të tilla që nuk janë marrë masa. Mund ti ndodhë kujtdo. Duhet të dalim të protestojnë. Jo vetëm për një rast të tillë. Prindërit të tregohen të kujdesshëm. Se di sesi mbajnë një kopësht të palicensuar," tha Pitarka.

TIRANË- Protestës së qytetarëve ditën e sotme i janë bashkuar edhe fëmijë të vegjël në kopështin Stinët. Protesta ka ardhur, pasi një prej edokatoreve të këtij kupështi ka dhunuar një vogëlushe të vogël deri në pikën ku i ka thyer asaj këmbën.
“Vij të mësoj dhe argëtohem, jo të dhunohem!”, “Mos më dhuno, unë jam i vogël”, “Dhuna nuk ka justifikimi”, janë disa nga pankartat që fëmijët e vegjël mbajnë në duar.
Mamaja e fëmijës pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna. Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre. Pavarësisht bujës mediatike, ende nuk është marrë asnjë masë për edukatoren dhe për veprimtarinë e kopshtit./Dosja.al
TIRANË- Qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë ditën e sotme në kopshtin Stinët. Protesta ka ardhur, pasi një nga edukatoret e këtij kupshti ka dhunuar një fëmijë 3-vjeçare. Nga dhuna e shumtë, këmba e 3-vjeçaes është thyer nga edukatorja.
Mamaja e fëmijës pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna. Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre. Pavarësisht bujës mediatike, ende nuk është marrë asnjë masë për edukatoren dhe për veprimtarinë e kopshtit./Dosja.al
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i skandalit të dhunës ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat 'Stinët'. Edukatorja, Majlinda Dehima e cila dhunoi të miturën duke i shkaktuar fraktura në njërën këmbë është shoqëruar në polici, por ndaj saj nuk është dhënë ende asnë masë sigurie.
Ndërkohë drejtoresha e kopshtit e cila u zbulua se kishte bashkëpunuar në fshehjen e ngjarjes, vazhdon të jetë e lirë edhe pasi ministria e Arsimit në një reagim publik bëri me dije se kopshti ishte pa licencë.
Mësohet se prindërve të vajzës fillimisht u është thënë se e vogla është pickuar në këmbë, por pasi ata i kanë bërë grafi, ka rezultuar se ka thyerje. Më pas drejtoresha ka ndërruar versionin e deklaratës duke thënë se vajza ka rënë nga krevati dhe ka vrarë këmbën.
Por pamjet dëshmojnë të kundërtën. Në video shihet momenti që rreth orës 10:00, vajza shfaqet duke çaluar, duke lënë të kuptohet se ka qenë e lënduar para se të flinte në gjumin e drekës.
TIRANË- Reagimi i Ministrisë së Arsimit për ngjarjen e rëndë të dhunimit të një vajze, në një kopsht privat, të pa licensuar. Kopshti privat ku prindërit e 3 vjeçare dyshojnë se është dhunuar vajza e tyre 3 vjeçe ndërsa në një video të publikuar në media është mbyllur. Njoftimi u bë i ditur nga Ministria e Arsimit ku thuhet gjithashtu se kopshti është në paligjshmëri dhe ushtron aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat.
REAGIMI:
Ministria e Arsimit nuk toleron asnjë formë të dhunës ndaj fëmijëve në ambientet arsimore, publike apo private. MAS ka ngritur menjëherë Task-Forcën institucionale për verifikimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në shërbimet për fëmijët, në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe policinë e shtetit. Ministria e Arsimit dënon me forcë veprimet e dhunshme ndaj fëmijëve dhe kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për të marrë masa të menjëhershme dhe të rreptë ndaj përgjegjësve.
Pas transmetimit të ngjarjes së rëndë në emisionin “Stop” në Tv Klan, Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka kërkuar menjëherë Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake marrjen e masave për mbylljen e menjëherëshme të kopshtit “Stinët”, pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se kopshti është në paligjshmëri dhe ushtron aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat, në zbatim të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Ministria e Arsimit dhe Sportit, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, Inspektoriatet, do të ngrenë Task-Forcën për kontrollin e plotë në territor për subjekte që ushtrojnë veprimtarinë në shërbimet parashkollore për fëmijë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që institucionet arsimore, publike apo private, të ofrojnë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për fëmijët, në zbatim të legjislacionit në fuqi. Dhuna ndaj fëmijëve është një shkelje e të drejtave themelore të tyre dhe nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë. Ministria e Arsimit do të jetë e vendosur në luftën kundër dhunës në ambientet arsimore për të siguruar që fëmijët tanë të rriten në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur.
TIRANË- Gruaja në foto është Majlinda Dehima, edukatorja e cila dhunoi vajzën 3-vjeçare në një kopsht privat në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 nëntor në kopshtin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë”.

Si pasojë e dhunës e vogla ka përfunduar me këmbë të thyer në spital. Ditën e sotme, qytetarët kanë paralajmëruar protestë në orën 16:00 lidhur me rastin. Protesta do të zhvillohet përpara kopshtit, në lagjen Ali Demi, prapa shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.
Qytetarët thonë se kjo nuk është hera e para që në këtë institucion arsimor për fëmijët ushtrohet dhunë./Dosja.al
TIRANË- Dhuna ndaj fëmijës 3-vjeçar në një kopsht privat në Tiranë ka shkaktuar reagim te opinioni publik.
Prindërit dhe qytetarë kanë njoftuar mbajtjen e një protestë para kopshit privat, i cili ndodhet sipër lagjes Ali Demi mbrapa shkollës Kushtrimi i Lirisë.
“Sot ora 16:00. Kush ka mundësinë të mos mungoj sot! SOT ORA 16:00”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Mamaja e fëmijës pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna. Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre. Pavarësisht bujës mediatike, ende nuk është marrë asnjë masë për edukatoren dhe për veprimtarinë e kopshtit./Dosja.al