LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Edicioni i 20-të i Forumit Ekonomik i Vjenës, Kurti për tensionet në Veri: Më shumë presion ndaj Serbisë për nënshkrimin e marrëveshjes

•Sot në Vjenë është mbajtur edicioni i 20-të i Forumit Ekonomik. •Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”. •Kreu i qeverisë ka sjellë në vëmendje disa çështje me rëndësi për Kosovës, përfshirë këtu edhe tensionet në Veri, apo procesi i Berlinit. •Në fjalën e tij para të pranishmëve ai tha se marrëdhëniet me Serbinë vazhdojnë të jenë 'të këqija', pasi në takimin në Bruksel refuzoi sërish të nënshkruante marrëveshjen për normalizimin e situatës mes dy vendeve. •Ai tha se duhet të ushtrohet me shumë presion që të bindet. •Kurti ndër të tjera tha se hap i parë drejt uljes së tensioneve është njohja 'de facto'. •Sakaq përmendi edhe rëndësinë e Procesit të Berlinit si rruga përpara për të përgatitur Ballkanin Perëndimor për integrim. 

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Kurti e Kovaçevski shtrëngojnë duart në Vjenë, disa muaj pas vizitës në Tetovë që nxiti reagime

Edicioni i 20-të i Forumit Ekonomik i Vjenës, Kurti për tensionet
Dimita Kovaçevski dhe Albin Kurti

AUSTRI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski shtrënguan duart në Vjenë të Austrisë, disa muaj pasi ata e kishin shmangur njëri-tjetrin në Slloveni, pas një vizite shumë të komentuar të Kurtit në shtetin fqinj.

Kurti dhe Kovaçevski po qëndrojnë në Austri për Forumin Ekonomik të Vjenës. Kryeministri maqedonas shkroi se me Kurtin diskutuan për bashkëpunimin që tha se është gjithpërfshirës dhe vazhdimisht në rritje, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti diskutuam bashkëpunimin tonë, i cili është gjithëpërfshirës dhe vazhdimisht në rritje. Ne u fokusuam në bashkëpunimin ekonomik dhe atë energjetik. Kemi shkëmbyer mendime edhe për situatën në rajon dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkroi Kovaçevski në “X”. 

Vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut në gusht kishte lënë shije të hidhur në raportin e tij me zyrtarët maqedonas. Ai më pas kishte shkuar në Slloveni, në Forumin e Bledit, sikur edhe Kovaçevski, por nga atje nuk pati fotografi ku dy liderët ia shtrëngojnë duart njëri-tjetrit e as ndonjë takim bilateral. Ata paraprakisht kishin mbajtur të njëjtin qëndrim në Athinë.

 

2 VITE ME PARE

Kurti nga Vjena: Procesi i Berlinit është rruga përpara për të përgatitur Ballkanin Perëndimor për integrim

Edicioni i 20-të i Forumit Ekonomik i Vjenës, Kurti për tensionet
Albin Kurti

AUSTRI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Procesi i Berlinit është rruga përpara. Në Forumin Ekonomik në Vjenë ai tha se vitin e kaluar janë nënshkruar 4 marrëveshje në kuadër të këtij procesi ndërsa shtoi se është zgjidhja për të përgatitur Ballkanin Perëndimor për Integrim. 

“Ne kemi nënshkruar katër marrëveshje në vitin e kaluar, në kuadër të Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit është rruga përpara për të përgatitur Ballkanin Perëndimor për integrim", tha ai,

Kurti ka folur edhe për rritjen ekonomike të Kosovës që është arritur gjatë qeverisjes së tij. Ai tha se për këtë kohë, sa është në qeverisje, ka shtuar buxhetin me një miliard euro. Kreu i qeverisë tha se Kosova nuk është vend i madh, por ka pasur progres demokratik dhe kjo është vlerësuar nga organizatat ndërkombëtare. Kurti bëri me dije se ka pasur arritje edhe në fusha të tjera.

“Për vitin 2024 ne kemi rritur buxhetin posaçërisht në arsim,  në përkujdesin shëndetësor, në bujqësi dhe mbrojte”, tha Kurti në kuadër të pjesëmarrjes në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, ku ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”. 

2 VITE ME PARE

Kurti: Njohja ‘de facto’, hap i parë drejt normalizimit

Edicioni i 20-të i Forumit Ekonomik i Vjenës, Kurti për tensionet
Albin Kurti

AUSTRI-  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i cili ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës ditën e sotme ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

“Sot nuk jemi në atë marrëdhënie të mirë edhe pse ky vit ka filluar mjaft mirë. Më 27 shkurt, në Bruksel, ne kemi arritur Marrëveshjen bazike për njohjen ‘de facto’, bazuar në modelin e dy Gjermanive të vitit 1972. Për këtë jemi pajtuar me Serbinë. Ne kemi shtuar Aneksin në Ohër, por atëherë Serbia refuzoi ta nënshkruaj atë”, tha ai.

Ai tha se duhet të ketë presion ndaj Beogradit për të nënshkruar Marrëveshjen, për të cilën janë pajtuar dy vendet. 

“Nënshkrimi i njohjes ‘de facto’ i dyanshëm është hapi i parë dhe i rëndësishëm drejt normalizimit”, tha Kurti.

Kurti ka folur edhe për tensionet në veri të vendit, ku nga sulmi terrorist  më 24 shtator u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Eskalimi ka ndodhur sepse përkundër marrëveshjeve verbale ose gojore në një tekst të plotë, nuk ishte nënshkruar, madje as në margjinat e Samitit të Këshillit Europian më 26 tetor”, tha Kurti.

Sipas tij Serbia refuzoi ta nënshkruajë dhe tha se e pranon marrëveshjen vetëm në koncept, por jo edhe në përmbajtje. Ai përmendi sulmet ndaj KFOR-it, ndaj gazetarëve, si dhe rrëmbimin e policëve. 

2 VITE ME PARE

Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës: Serbia refuzoi të nëshkruante marrëveshjen në Bruksel, duhet më shumë presion

Edicioni i 20-të i Forumit Ekonomik i Vjenës, Kurti për tensionet
Albin Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës

VJENË-  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Gjatë fjalimit të tij ai ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhënien me Serbinë, duke e cilësuar 'jo të mirë'. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e presionit ndaj Beogradit për nënshkrimin e marrëveshjes. 

“Në Bruksel ne kemi arritur marrëveshjen, ne kemi shtuar aneksin e zbatimit në Ohër, por atëherë Serbia refuzoi të nënshkruajë, dhe kemi pasur sulme kundër ushtarëve të KFOR-it, pastaj rrëmbimin e policëve të Kosovës, dhe sulmin më pas ku u vra rreshteri ynë. Eskalimi ka ndodhur përkundër marrëveshjes, e cila nuk ishte nënshkruar. Serbia është fqinji ynë më i madh, kufiri është rreth 300 kilometër, kjo përben rrezik për sigurinë, duhet më shumë presion ndaj Beogradit për marrëveshje”, tha ai.

Kurti tha se nënshkrimi i njohjes de-facto është hapi parë dhe më i rëndësishëm. Në fjalimin e tij, kryeministri Kurti gjithashtu deklaroi se ka pasur zhvillim ekonomik dhe se Kosova nuk është vend i madh, por është shembull i mirë.

“Të gjithë ne kemi nevojë për rritje ekonomike. Më duhet të përmendi tri sfidat kryesore që kanë ndodhur, e para kërcënimet e sigurisë, e dyta pabarazia shoqërorë dhe e treta ndryshimet klimatike. Gjatë këtyre viteve sa jam në pushtet, ia kemi dalur të shtojmë çdo vit nga 1milion euro ekonomisë tonë”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se rritja ekonomike ka qenë 10%.

albin kurti forumi ekonomik ne vjene

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë