LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do mbetet pa atdhe. Rama: Po kërcënohen emigrantët. Celibashi: Të parandalohen krimet zgjedhore

• Kanë mbetur edhe dy ditë nga fushata elektorale për zgjedhjet lokale të '14 Majit'. Kandidatët kanë dalë në terren, duke u takuar me qytetarët. • Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet sot në Pukë, ku bashkë me kandidatin e 'Bashkë Fitojmë' ka biseduar me qytetarët. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Meta u shpreh se opozita do ta rikthejë llogaridhënien. • Nga ana tjetër, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, drejtuesit të SPAK, Altin Dumani si edhe Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullaku. Ai kërkon koordinimin e punës për të shmandur incidentet e mundshme ditën e zgjedhjeve deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave. • Sali Berisha është ndalur në Kurbin, Lezhë e Shkodër. Në Shkodër i ka bërë thirrje Benet Becit që të tërhiqet nga gara. • Kryeministri Edi Rama ishte në Kamëz dhe Tiranë. Ai kërkoi një mandate të dytë për kryebashkiakët përkatës, Rakip Suli dhe Erion Veliaj.

21 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO-Rama mbyll fushatën në Tiranë, shënjestron Veliajn: Lali Fiku...

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Erion Veliaj dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbylli fushatën elektorale në bashkinë kryesore të vendit, Tiranën, ku garon për një mandat të tretë, Erion Veliaj. Teksa është i bindur se qytetarët do të votojnë per kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, ai e ironizoi këtë të fundit, duke e quajtur me "nofkën" që i ka vendosur opozita.

"Ata të thonë Lali fikun nuk e votojmë. Mos e votoni, por çfarë do bëni më 14 maj, përtej Bashkive. Përtej garës për Këshillat Bashkiakë, përtej PS është në test karakteri i shqiptarëve në raport me flamurin e tyre,"-tha Rama.

"Lali Fiku" u përdor pas një rrëfimi të kryebashkiakut se kishte shitur frutin në fëmijërinë e tij për të siguruar jetesën.

3 VITE ME PARE

'Ndizet' gara në ELBASAN! Damian Gjiknuri: Luçiano Boçi strehon në makinën e tij persona me precedentë në trafikun e drogës!

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Damian Gjiknuri

ELBASAN- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh Drejtues Politik i Qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë kandidatin Luçiano Boçi, i cili strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës. Emrat nuk i ka bërë me dije por vetëm inicialet e tyre, pa dhënë më shumë informacione lidhur me denoncimin që ka bërë në rrjetet e tij sociale. Sipas Gjiknurit, Boçi qarkullon me ta, natën nëpër fshatra, ndaj dhe u bën thirrje socialistëve që të mos intimidohen. 

“Gjithashtu, përpara se sa të kthejë poezitë e tij në tekste kallëzimesh, kandidati Lul Boçi duhet të japë llogari para organeve të drejtësisë përse strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës si shtetasi I.SH. apo personazh tjetër i botës së krimit si shtetasi M.D. me të cilët lëviz kryesisht natën nëpër lagje e fshatra të Bashkisë së Elbasanit! Ndaj këtyre të fundit, organet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë duhet të bëjnë menjëherë punën e tyre,”- tha Gjiknuri.

Edhe pse kanë kaluar disa orë pas denocimit, ende nuk ka një kundërreagim nga ana e demokratit Luçiano Boçi lidhur me pretendimet e Gjiknurit.

DENONCIMI I PLOTË:

Me dëshpërimin e një njeriu që teksa ka kaluar gjithë fushatën duke gënjyer, e ndjen humbjen ti rrotullohet rreth kokës e ti turbullojë shikimin, Lul Boçi i Ilir Metës dhe Sali Berishës ka pranuar sot publikisht kapitullimin teksa për të ndërtuar alibinë e humbjes firmos “pa doganë” gjoja kallëzime ndaj funksionarëve të Partisë Socialiste në Elbasan. Mos harroni! Është i njëjti që gjatë gjithë fushatës vetdeklarohej fitues! Është i njëjti që gjatë gjithë fushatës nuk ngriti asnjë pretendim për cënim të procesit! Sapo e nuhati humbjen e pashmangshme nga e cila e ndajnë vetëm 3 ditë kapet si i mbyturi në fijen e barit! I bëj thirrje të gjithë shtabeve zgjedhore të Partisë Socialiste dhe trupës zgjedhore, anëtarëve të KZAZ, KQV, GNV të mos intimidohen, të mos bien pre e provokimeve dhe të respektojnë ligjin në çdo hap, duke garantuar zhvillimin e një procesi të qetë e në përputhje me standardet ndërkombëtare. Një proces të denjë për qytetarinë që Elbasani e meriton, larg konflikteve shterpe dhe tensioneve artificiale që i kanë vënë fatkeqësisht damkën qytetit nga ata që refuzojnë të pranojnë rezultatin. Gjithashtu, përpara se sa të kthejë poezitë e tij në tekste kallëzimesh, kandidati Lul Boçi duhet të japë llogari para organeve të drejtësisë përse strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës si shtetasi I.SH. apo personazh tjetër i botës së krimit si shtetasi M.D. me të cilët lëviz kryesisht natën nëpër lagje e fshatra të Bashkisë së Elbasanit! Ndaj këtyre të fundit, organet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë duhet të bëjnë menjëherë punën e tyre!

3 VITE ME PARE

BIRN: ‘Fushatë e qetë’ për kandidaten e PS-së në Lushnjë, rivali pretendon përdorimin e administratës

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Eriselda Sefa

Qyteti i Lushnjës ishte plot jetë të dielën më 7 maj, një javë përpara mbajtjes së procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë. Jo vetëm në rrugët kryesore dhe në parkun qendror, por dhe pjesa tjetër e qytetit ishte mbushur me njerëz që shkonin drejt destinacioneve të tyre. Mes tyre gjen dhe nëna me foshnje që lypin në rrugë, apo të tjerë që përpiqen që të sigrojnë të ardhura duke shitur libra ose rroba të punuara në mënyrë artizanale, me dorë.

I ulur në një stol në anë të rrugës kryesore, Lutfi Paja, pensionist, kur e pyesim për mendimin e tij për këtë fushatë zgjedhore, ankohet fillimisht për pensionin e ulët, sipas tij në masën 100 euro.

“Na dridhet buza kur flasim. Gjynah ore, për 100 euro, shtresa më e diskriminuar, shtresa më e amortizuar, shtresa e lënë mbas dore. […]Të na lësh në këtë gjendje ne pensionistët, s’pi dot një kafe, pa lëre të tjerat, i kemi harruar fare”, thotë ai.

Në vijim, megjithëse deklaron përkatësinë e tij politike, Paja thekson se nuk do ta ushtrojë të drejtën e votës më 14 maj për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. “Nuk vete të votoj fare. Unë jam i majtë, i majtë kam qenë, i majtë do vdes, ama unë nuk të dua për sytë e bukur. Të dua të bësh ashtu si dua dhe unë, të më duash dhe mua”, kërkon i moshuari dhe tregon se nuk i është dhënë e drejta e fjalës në një miting ku kishte qenë i pranishëm drejtuesi politik i fushatës së Qarkut Fier për Partinë Socialiste, Taluant Balla.

“Dhe në kohën e Enver Hoxhës, nuk më është prerë llafi mua, jo të ma presin tani në kohën e demokracisë, mos të më lejojnë. Jo të vijë të flasi ai, por të thotë ça keni o popull”, pohon Paja.

Ka dhe të tjerë qytetarë që shprehen se nuk do të votojnë pasi janë të pakënaqur nga politika. Ndërsa një që kalon aty pranë deklaron se do të votojë kryetaren aktuale, që sipas tij ka kryer punë të mira. Shumë të tjerë që luajnë shah ose qëndrojnë në park, nuk pranojnë të flasin duke treguar indiferentizëm ndaj fushatës. Lushnja ka 105 mijë votues në listat zgjedhore, ndërsa këshilli bashkiak ka 41 anëtarë. Për zgjedhjet e 14 majit, 12 parti garojnë për këshilltarë duke prezantuar në listat e tyre të mbyllura 505 kandidatë. Socialistët kanë qeverisur bashkinë e qytetit të Lushnjës që nga viti 2007, kur mposhtën demokratët. Ata kërkojnë mandatin e pestë radhazi për qytetin dhe të tretin për bashkinë e madhe me anë të kryetares aktuale në detyrë, Eriselda Sefa, pasi kryebashkiaku jetëgjatë i mëparshëm Fatos Tushe ra në burg për abuzim me detyrën.

Sefa ka mbajtur më parë pozicionin e nënkryetares së bashkisë, deri sa i zuri vendin Tushes.

Përballë saj garon kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Eduart Sharka, i cili është një ekonomist agrar.

Lushnja është zona bujqësore më e rëndësishme e Shqipërisë me prodhime të bimëve të arave, zarzavateve, bostanoreve dhe prodhimeve blegtorale në zonat e ulëta, si dhe me ullinj e vreshta në zonat kodrinore. Gjatë dekadës së fundit janë zhvilluar serat për prodhim zarzavatesh jashtë sezonit natyror për konsum vendës e për eksport.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Eduart Sharka shprehet se ka eksperiencën dhe formimin e duhur për të administruar bashkinë. Ai thekson se është një alternativë që nuk i ka askujt borxhe, as bandave dhe as biznesit, e për rrjedhojë bashkëpunimi do të jetë me qytetarët e ndërshëm që punojnë. Sipas Sharkës, një nga arsyet pse po ikin shqiptarët nga vendi është komunikimi i administratës publike; burokracia; përplasja në zyra; zvarritjet; ‘shikimi nga duart’ dhe mosmbarimi i punëve.

Sharka sqaron se në programin e tij ka përcaktuar që t’i transferojë shërbimet bazë sa më pranë banorëve të bashkisë, në njësitë vendore.

Ai premton projekte dhe në infrastrukturë, për ndërtimin e një parku të ri dhe disiplinimin dhe pastrimit e ujërave të ndotura.

Për bujqësinë shprehet se ka prioritet skema grantesh për t’u dhënë ndihmë të rinjve të investojnë në këtë sektor. Ai konsideron mjaft të rëndësishëm edhe përcaktimin e një zëri në buxhet për kompesimin e dëmeve në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore. Sipas Sharkës, do të ketë investime të përhershme në mirëmbatjen e rrugëve mes tokave bujqësore, si dhe për kanalet vaditëse e kulluese.

Si qëllim final në sektorin e bujqësisë, Sharka ka mundësimin e certifikimit të produkteve vendase, që të mund të shiten edhe në vendet perëndimore. Sharka sqaron se Bashkia e Lushnjës ka një buxhet prej 13 milionë eurosh në vit dhe sipas tij, mjafton për të rikuperuar dhe rehabilituar infrastrukturën në qytet, në zonat rurale, si dhe atë të bujqësisë. Lidhur me fushatën elektorale, Sharka shprehet se ndihet mirë, pasi ka gjetur mbështetje të konsiderueshme nga banorët e Lushnjë, që sipas tij e kanë mirëpritur programin që u ka prezantuar. Ndërkohë, ai akuzon rivalen socialiste se po përdor administratën dhe burimet publike në shërbim të fushatës së saj elektorale.

“Unë do mirëkuptoja stafin e ngushtë, por që të vihet e gjithë administrata, edhe ato pozicione që janë shërbime publike dhe janë njerëz teknikë, diku me trysni, sepse ashtu funksionon se duhet të ruash vendin e punës”, thotë Sharka.

Sipas tij, fondet publike që duhej të ishin investuar gjatë gjithë vitit, janë konsumuar gjatë tre muajve të fundit. Sharka pretedon se janë kryer investime në asfaltimin e rrugëve, pa pasur projekte paraprake; se punimet nuk janë kryer nga subjekte të specializuara; si dhe mungojnë kontratat e garancive. Ai vërejti se udhëheqësi politik i qarkut për PS-në, Taulant Balla, në çdo takim thotë se nuk do të jepen fonde për investime nëse fiton kandidati opozitës. Sipas Sharkës, këto deklarime janë antikushtetuese.

Sharka ngre si problem edhe rikthimin nën administrimin e bashkisë pak kohë para zgjedhjeve, të veprimtarisë së pastrim gjelbërimit, që më parë i ishte dhënë një firme private. Sipas tij, kjo ishte bërë për të kryer punësime me qëllime elektorale. Po ashtu, ai pretendon se ka me qindra persona që marrin rrogë, por nuk punojnë. Sharka thotë se këta janë ‘patronazhistët’ dhe shton se ka presion tek qytetarët nga pushteti.

“Është për të ardhur keq që pas 30 vitesh pluralizëm, qytetarët nuk janë të lirë të shprehin qëndrimin e tyre, pro apo kundra një alternative. Jemi të gjithë bashkëfajtorë në këtë pikë që nuk kemi arritur të garantojmë lirinë themelore të njeriut, që të shprehi vullnetin e tij”, përfundon Sharka.

Kandidatja socialiste, Eriselda Sefa tregon se ndihet e qetë në këtë garë. “Kjo fushatë zgjedhore është mjaft e qetë dhe besoj se dhe tek qytetarët ka një impakt pozitv, të paktën nga ajo që unë shoh çdo ditë”, thotë ajo.

Ajo shpjegon se nëse do të zgjidhet do të vijojë investimet e filluara dhe do ti shumëfishojë ato. Sefa thotë se ka në fokus infrastrukturën e qytetit dhe njësive administrative; atë shkollore e shëndetësore; mjedisin; si dhe shërbimin e pastrimit për të cilin thotë se pas më shumë se dy dekada e ka rikthyer në ndërmarrje shtetërore, nga po ndihet cilësia. Sefa shton se prioritet janë dhe turizmi, politikat sociale, sporti dhe bashkëqeverisja me qytetarët. Por, sipas saj, fokusin kryesor do ta ketë bujqësia, duke e konsideruar edhe si bazën e ekonomisë në Lushnjë. E pyetur për akuzat dhe pretendimet e rivalit të saj në këtë garë, Sefa thekson se nuk ka folur në asnjë dalje publike ndaj tij.

“Përballë unë nuk kam kandidatin, por kam qytetarët e mi”, pohon Sefa dhe këmbëngul se nuk ka asnjë presion ndaj asnjë punonjësi të administratës apo ndonjë qytetari. Sipas Sefës, çdo individ është i lirë të bëhet pjesë e strukturës politike.

“Nëse ka prova të tilla ti denoncojnë në organet ligjvënëse e ligjzbatuese e në media, e tek ndërkombëtarët”, pohoi ajo.

Lidhur me pretendimin ndaj Ballës, Sefa vërejti se ai është drejtues politik dhe se detyra e tij është pikërisht të bëjë politikë. Por, sipas saj, në takimet e territorit të Bashkisë Lushnjë, Balla nuk është shprehur asnjëherë se qeveria nuk do të mbështesë kryetarët e zgjedhur të opozitës.

Për pretendimin e ngritur lidhur me punësimet e kryera në ndërmarrjen e pastrimit, Sefa tha se vlerësimin e ka marrë nga qytetarët, që sipas saj e kanë parë çdo ditë ndryshimin që kur është kthyer në ndërmarje shtetërore.

“Është fushatë zgjedhore e qetë dhe me frymë pozitive. Qytetarët mendoj se ajo që vlerësojnë, është fryma”, përfundon Sefa./BIRN

3 VITE ME PARE

"Sprova e fundit e së djathtës për të thyer makinerinë e PS në Durrës"/ Sako s'ka kohë për median, axhendë sekrete, Dako: Kam kthyer në mit

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Foto ilustruese

Rruga e pluhurosur që ndan përmes Nishtullën, një lagje e varfër në periferi të Durrësit, është thuajse e shkretë mesditën e 8 majit, ndërsa zyrat elektorale të dy kandidatëve janë të mbyllura.

“Hapen pasdite nga ora pesë e gjysmë, gjashtë. Atëherë hajde t’i shohësh se si vijnë të gjithë me fuoristrada,” thotë e zonja e një dyqani rrobash të dorës së dytë, indiferente për zgjedhjet. Rreth orës 18:30 në të njëjtën ditë, zyra elektorale e kryebashkiakes aktuale, Emiriana Sako është e hapur dhe në derë shfaqet i dyzuar Jorgaq Çekani, një pensionist 74-vjeçar nga Berati, i ardhur disa vite më parë në lagjen e Nishtullës në zonën e Shkozetit.

I moshuari kërkon një zgjidhje për hipotekën e shtëpisë së tij dhe ankohet se ALUIZN-i po i zvarrit dosjen. “Ai drejtori ta marrë në dorë dosjen, t’i japë drejtim,” sugjeron me ton të ulët Çekani. “Janë duke punuar,” i përgjigjet Xhevit Mehmeti, edhe ky pensionist, por pjesë e armatës elektorale të Partisë Socialiste për zonën. Zyra elektorale ka dy kompjutera, një varg karrigesh për pritje me popullin dhe dy flamuj të ngulur në mur; njëri kuq e zi dhe tjetri me logon e Partisë Socialiste. Mbi tavolinë gjenden të printuara tre lista në fletë A4 me emra dhe të dhëna votuesish, njëra prej të cilave mban në krye emrin e një patronazhisti.

Çekani nuk është i vetmi që nxiton të zgjidhë hallin në një zyrë elektorale këto ditë të mbetura të fushatës, kur duket se administrata publike është bërë njësh me strukturat partiake.

Ndryshe nga bashkitë e tjera, fushata elektorale në Durrës nis formalisht pas orës 17:30 – kur drejtorët dhe nëpunësit e administratës zhveshin kostumin e zyrës dhe nisen në terren për takime elektorale. Para këtij orari, një duzinë zyrash elektorale të vizituara nga BIRN ishin të kyçura.

“Problemi kryesor që kanë njerëzit është punësimi,” thotë Mehmeti, pjesë e Organizatës Socialiste të zonës dhe komisioner zgjedhjesh prej vitit 1992. “Ne kemi punuar çdo ditë, gjithë ditët e vitit,” shtoi ai, duke lëvduar investimet e kryera në zonë dhe punën e bërë nga Sako.

Nishtulla është një nyje lidhëse mes plazhit dhe zonave problematike të Xhafzotajt e më tej Sukthit si dhe lagje e dhjetra familjeve të komunitetit rom, të vendosura aty që në vitet 1960. Frika nga një blerje e mundshme e tyre me para të thata i ka vendosur kampet përballë njëra-tjetrës. Në një kafene 2-katëshe përballë zyrës së Sakos, biznesmeni dhe ish-drejtori i portit të Durrësit, Eduard Ndreu dhe ish-deputeti demokrat, Rrahim Çota po bëjnë llogaritë e tyre në favor të kandidatit të opozitës, Igli Cara.

“Këtë herë po punojmë edhe ne si socialistët,” thotë me humor Çota, ndërsa shton se puna e tij është e fokusuar te takimet me komunitetin nga Librazhdi që është vendosur në Rrashbullin ngjitur.

Ndreu nga ana tjetër ankohet se kanë përballë administratën publike dhe i druhet një blerjeje të orës së fundit mes komunitetit rom të Nishtullës.

“Unë bisedoj në takime me ta dhe në fund të thonë ‘a keni ndonjë gjë për ne’. U kam thënë që për lekë shkoni të pala tjetër,” tha Ndreu, duke theksuar se shit-blerja e votës duhet ndëshkuar me dënime maksimale.

Garë e pabarabartë

Bashkia e Durrësit është fushëbeteja kryesore e 14 majit, ku opozita shpreson të rimarrë kontrollin pas 23 vitesh me Igli Carën – një politikan i rëndësishëm i Durrësit dhe ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Partia Socialiste garon me kryebashkiaken aktuale, Emiriana Sako, një arkitekte në profesion që ka punuar më parë për gati një dekadë si drejtoreshë në bashki. Kandidatura e Carës ka mbledhur rreth vetes një aleancë të gjerë opozitare –ai mbështetet jo vetëm nga koalicioni Bashkë Fitojmë, por edhe nga Partia Demokratike zyrtare. Megjithatë, historiku i zgjedhjeve të mëparshme e mban kampin e tij të rezervuar – socialistët trashëgojnë një makineri të stërmadhe elektorale në qarkun Durrës, ku janë përfshirë në të shkuarën edhe lidhjet famëkeqe me grupet e krimit të organizuar. Fushata e Igli Carës për Durrësin është e fokusuar te takimet me qytetarët dhe larg sloganeve politike. Me një bllok shënimesh në duar të hënën në mëngjes, Cara shprehu bindjen se qytetarët e Durrësit e donin këtë herë ndryshimin.

“Bashkia është një derë e mbyllur për investime dhe shërbime. Është ujë i ndenjur për 23 vite,”- tha ai duke numëruar problemet e shumta me të cilat përballen banorët – veçanërisht ata të zonave periferike.

Por kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” thotë gjithashtu se po udhëheq një garë të pabarabartë dhe se ka përballë ‘të gjithë administratën dhe bandat’.

“Administrata është shumë e intimiduar, përballen me presion deri heqje nga puna. Njerëzit janë të trysnuar. Propaganda bashkë me bandën e Z. Dako po ndjekin të njëjtën skemë si në zgjedhjet e kaluara,”- tha Cara, pa dashur të demoralizojë votuesit.

Vangjush Dako është kryebashkiaku jetëgjatë i Partisë Socialiste në Durrës, i cili e drejtoi bashkinë e qytetit në vitet 2007-2019. Në vitin 2021, Dako u shpall i përfshirë në ‘korrupsion madhor’ nga Departamenti amerikan i Shtetit, njësoj si ish-kryeministri Sali Berisha.

I pyetur se sa i përfshirë është Dako në fushatë, Cara u përgjigj shkurt: 100%.

Por ish-kryebashkiaku Dako i tha BIRN në një bisedë telefonike se ishte “kthyer në një mit”.

“Unë jam mbështetës i Partisë Socialiste, ia kam borxh Partisë Socialiste, por nuk e drejtoj unë fushatën. Përfshihem ndonjëherë në këshillime, por vendimet i marrin të tjerët,” shtoi ai, ndërsa theksoi se nuk i ndërhynte kryebashkiakes.

Kandidatja e Partisë Socialiste, Emiriana Sako e ka përqendruar fushatën e saj te projektet e përfunduara dhe investimet e bëra nga qeveria qendrore dhe ajo lokale në bashkinë e Durrësit.

E kontaktuar përmes një zëdhënësi, Sako nuk ishte e disponueshme për intervistë. BIRN e pati gjithashtu të pamundur të ndiqte një takim elektoral të Sakos të hënën, pasi bashkia e mbajti të fshehtë axhendën.

“Axhenda ndryshon vazhdimisht,” tha zëdhënësi dhe shtoi se nuk mund të thoshte me saktësi se ku do të zhvilloheshin takimet elektorale.

Beteja e fundit

Xhevdet Mehmeti, 70 vjeç, në zyrën elektorale të kandidates Emiriana Sako në Nishtullë.

“Unë dua një Durrës të ndërtuar dhe jo të shkatërruar,’- thotë Abdulla Deliallisi, kryetari 74-vjeçar i shoqatës “Durrësi Autokton”.

Por ai mendon se qyteti ka ndryshuar për keq dhe se investimet e kryera nga bashkia nuk i kanë shërbyer nxjerrjes në pah të vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit. Ai përmend si shembull Velierën – një masiv betoni dhe çeliku ende e papërfunduar pranë Torres Veneciane. Ai ankohet gjithashtu se projektet nuk kanë qenë të konsultuara dhe transparente.

Deliallisi i përket familjeve të vjetra durrsake tradicionalisht të djathta, por thotë se kjo nuk e ka penguar të kontaktojë disa herë bashkinë për projekte në dobi të qytetit, pa gjetur dëshirën për bashkëpunim.

“Kryetarja e bashkisë nuk është e paaftë, por nuk është e pavarur,” tha Deliallisi.

“Unë do të mbështes Carën, jo për forcën që përfaqëson, por se bashkia duhet të bëjë ndryshimin,” shtoi ai.

E megjithatë, durrsakët e vjetër dhe të rinj duket se do të shkojnë të ndarë drejt kutive të votimit.

Në një park të vogël përballë shkollës “Shaqe Mazreku”, një mësues në pension thotë se zgjedhjet do t’i fitojë ai kandidat që ka ‘partinë më të madhe nga mbrapa’. Ai vetë e ka ndarë mendjen që do të votojë për socialistët, pasi mendon se asnjë kandidat nuk mund të bëjë gjë pa qeverinë nga mbrapa.

Në Nishtullë, Jorgaq Çekani kujton rolin e Sali Berishës në trazirat e ‘97s dhe thotë gjithashtu se do të votojë për Partinë Socialiste.

“Asnjë parti nuk është e mirë, do të zgjedhim atë që është më pak e keqe,” thotë ai.

Merisa Maçi, 19 vjeç, po punon si vullnetare për fushatën e Igli Carës dhe thotë se me zor po pret që të votojë për herë të parë. Merisa beson se të rinjtë duhet të jenë të angazhuar për të bërë ndryshimin, por kur e pyet se sa interesohen miqtë e saj për politikën, ajo përgjigjet me një buzëqeshje: “Zero, ata duan të ikin jashtë”. Merisa përcjell gjithashtu frymën që mbizotëron në betejën e opozitën për të thyer pas 23 vitesh monopolin socialist mbi Durrësin.

“Po s’ia dolëm edhe me Iglin, nuk ia dalim më kurrë,” përfundoi ajo./BIRN

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Shqipëri, VOA i analizon: Fushata e dominuar nga gjuha e ashpër, Rama ofendon. Berisha&Meta akuza për korrupsion

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Foto ilustruese

Në Shqipëri fushata për zgjedhjet vendore e cila mbyllet ditën e nesërme, u dominua nga shkëmbimet e sulmeve dhe akuzave politike, ku nuk munguan tonet fyese e denigruese ndaj kundërshtarit. Ndërsa kandidatët në garën për 61 bashkitë e vendit zhvilluan takime të shpeshta me qytetarët, duke u ndalur kryesisht në problemet lokale, ligjërimi i drejtuesve politikë, i ngjau më së shumti, një beteje për frenat e qeverisjes qendrore, se sa të qyteteve e fshatrave të vendit.

Në hapje të fushatës, kryeministri Rama deklaroi se partia e tij dhe kandidatët për bashkitë dhe këshillat bashkiakë, do të duhet të merreshin sa më pak me kundërshtarët politikë e të shmangnin, siç u shpreh, "ndotjen gjuhësore dhe atë vizuale", me një prani të reduktuar të posterave dhe sloganeve nëpër rrugët e qyteteve.

Në fakt, posterat e parë që u shfaqën menjëherë më pas, ishin ato të kryeministrit, shoqëruar me foto bardhë e zi të kundërshtarëve të tij, Berisha e Meta, me mbishkrimin "Kurrë më mbrapa". Epitetet denigruese ndaj të dyve zunë një vend kryesor në fjalimet e Rama gjatë fushatës. “A e kuptojnë këta të djathtë që ky njeri, bashkë me floririn se këta janë një, Salike floriri i them unë? A e kuptojnë këta që Salikja është një turp?”, u shpreh Rama gjatë një mitingu në Sarandë pak ditë më parë.

Të njejtën qasje, shpesh dhe me tone përçmuese, kryeministri e ka mbajtur dhe ndaj kandidatëve të koalicionit "Bashkë fitojmë", duke i cilësuar ata thjesht si maska të drejtuesve të tyre: “Këta kandidatët e faqes së zezë dhe të Like floririt janë si ata violinistët e Titanikut që i binin veglave kur po zhytej anija poshtë

Nga ana e tyre, si Berisha dhe Meta i kanë mëshuar akuzave për korrupsion të kryeministrit, duke e cilësuar atë përgjegjës për gjendjen dëshpëruese në të cilën ndodhet vendi, sipas tyre. Edhe ndaj përfaqësuesve socialistë në garë, qëndrimi ka qenë i ngjashëm: “Ku janë kandidatët e Edi Ramës? Bodrumeve, nuk takohen me qytetarët, takohen me punonjësit e tyre, takohen me grupet mafioze, shpërndajnë para. E dinë se vendin e kanë në burg për krimet që kanë kryer dhe atje do të shkojnë. Edi Rama ka vjedhur shqiptarët më shumë se të gjithë pushtuesit e marrë së bashku”, deklaroi Berisha gjatë një mitingu, dje pasdite në Durrës.

Koalicioni "Bashkë fitojmë", formacioni më i madh opozitar, është përpjekur të joshë mbështetësit e vet, me idenë se një fitore në këto zgjedhje do t’i shkurtonte ditët edhe qeverisë.“14 maji do të jetë gjithashtu dhe dita në të cilën ne vendosim për ti dhënë duart kësaj qeverie në vjeshtën që vjen. Ju garantoj se Edi Rama nuk mund të qëndrojë kurrë më gjatë në pushtet”, u shpreh Berisha pak ditë më parë në Gjirokastër.

Edhe sipas Meta, pjesmarrje në zgjedhjet e së dielës do t’i bënte qytetarët “pjesë e një përmbysje, që fillon në 14 maj, të regjimit të korrupsioni absolut siç ishte ai për shkak të monizmit absolut në 61 bashkitë dhe këshillat vendore të vendit tonë, për të filluar transparencën absolute që është interesi i çdo qytetari që jeton në këtë vend".

Berisha u detyrua të strehohet në koalicionin "Bashkë fitojmë", të drejtuar nga Meta, pasi vendimi i Gjykatës së Apelit la të pazgjidhur debatin për përfaqësimin zyrtar të Partisë Demokratike, i cili për rrjedhojë është ende në duart e grupimit të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj. I papërgatitur në kohë për zgjedhjet e 14 majit, dhe i dëmtuar nga përplasjet e brendshme ky grupim u përfshi në garë me një numër të kufizuar kandidatësh për kryetarë të bashkive, duke synuar më së shumti përfaqësimin në këshillat bashkiakë.

Për Alibeaj këto zgjedhje janë një përplasje e dyfishtë, nga njëra anë me socialistët në pushtet dhe nga ana tjetër me koalicionin Berisha-Meta, që sipas tij nuk përfaqësojnë opozitën reale të vendit. “Shqiptarët masivisht janë kundër berishizmit dhe kërkojnë euroatlantizmin. Shqiptarër nuk e duan Ramën. po aq me pak Berishën dhe Metën. Regjimi i Ramës, miq, zonja dhe zotërinj do të marrë fund jo kur të ikë Edi Rama, por kur të ikin arsyet se përse vazhdon të rrijë aty Edi Rama, Berisha dhe Meta, aleanca e tyre laramane, kuq e blu”.

Fragmentarizimi i së djathtës shihet si një avantazh për socialistët të cilët 4 vitet e fundit drejtuan të gjitha bashkitë e vendit, falë bojkotit të opozitës në zjedhjet e 2019./VOA

3 VITE ME PARE

“I kam shkuar në zyrë, më nxjerr jashtë, më thotë ‘harixhi’"/ Fushata në Roskovec "luftë me polici e të fortë", kandidatët shkëmbejnë akuza. Por çfarë thonë banorët?!

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Majlinda Bufi

Në shëtitoren kryesore të qytetit të Roskovecit, rreth orës 16:00 të enjten më 4 maj, janë të paktë njerëzit që qarkullojnë. Në të dy anët gjenden njësi shërbimi, administratorët dhe punonjësit e të cilave refuzojnë të bisedojnë rreth zgjedhjeve, megjithëse pas një jave e gjysmë do të duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur se kush do drejtojë Bashkinë Roskovec. Në lokalet aty pranë ka më shumë njerëz se në shëtitore.

Ata pak banorë të Bashkisë së Roskovecit që pranojnë të bisedojnë, trajtojnë fillimisht problemet e tyre, për të cilat ankohen se nuk kanë gjetur zgjidhje prej pushtetit vendor. Fushata duket se është jo dhe aq e rëndësishme për ta, pasi kur i ripyet, kthejnë përgjigje lidhur me perceptimin që kanë krijuar apo për programet e kandidatëve, ndërkohë që e shikojnë si një mundësi për të rimarrë premtime për zgjidhjen e halleve.

Po ashtu, edhe pretendimet dhe akuzat e dy kaheve politike për fushatën duket se janë të ndërlidhura me problemet e tyre të përhershme, si dhe me mënyrën e drejtimit të bashkisë. Atmosfera zgjedhore është e vakët, thuajse e padukshme, megjithëse kandidatët e kanë të kursyer kohën për një intervistë, duke argumentuar se kanë takime elektorale të shumta që do të duhet të zhvillojnë me mbështetësit dhe qytetarët.

Kandidatja e Partisë Socialiste, PS për Bashkinë Roskovec, Majlinda Bufi po synon të fitojë një mandat të tretë. Përpara se të merrte drejtim e kësaj bashkie në vitin 2015, ajo ka qenë deputete për PS-në, si dhe zyrtare publike në këtë zonë.

Në këto zgjedhje, Bufi sfidohet nga Erdit Hazizaj, i cili ka punuar si oficer policie përgjatë njëzet viteve të fundit dhe po garon me një platformë antikorrupsion për koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Bashkia e Roskovecit numëron 25 mijë votues, nga të cilët, gjysma duket se janë në emigrim. Bashkia e re përbëhet nga 4 njësi administrative, të cilat janë: Roskovec, Kuman, Kurjan dhe Strum, ku gjenden 14 fshatra dhe një qytet. Në territorin e Bashkisë Roskovec gjendet dhe vendburimi i naftës i Patos Marinzës, prej nga vilen taksa në vlera të konsiderueshme në favor të kësaj njësie administrative.

Fushata si mundësi për zgjidhjen e halleve

Qemal Sheme, banor i Bashkisë Roskovec ankohet ndaj kryetares aktuale të bashkisë, znj.Majlinda Bufi, duke pretenduar se po i pengon regjistrimin e tokës që e ka fituar sipas ligjit “Për tokën”.

Në rrëfimin e tij, ai shfaq dramën me të cilën thotë se është përballur për të siguruar pronësinë e kësaj pasurie, përdorimin që i është bërë në fushatën e mëparshme për zgjedhjet vendore duke dhënë votën në këmbim të premtimin për certifikatën e pronësisë së tokës. I mbetur pa zgjidhje gjatë këtyre katër viteve, Sheme tashmë shpreson të zgjidhi hallin duke mbështetur me votë kandidatin tjetër, kundrejt të njëjtit premtim.

“Kam votuar majtas. Ia kam dhënë votën, kam imponuar gruan. E kisha të operuar gruan, një ditë ngritur nga shtrati dhe ia kam dhënë votën kryetares së Bashkisë së Roskovecit", tregon Sheme, ndërsa shton se kryebashkiakja socialiste i ka premtuar t'i zgjidhë problemet e pronës në shkëmbim të votës.

Por sipas tij, më vonë situata ka ndryshuar rrjedhë dhe jo vetëm që nuk ka gjetur zgjidhje, por është nxjerrë edhe nga zyra e është diskriminuar për shkak të përkatësisë së tij në komunitetin rom.

“I jam drejtuar disa herë në zyrë. Më nxjerr jashtë, më thotë ‘harixhi’, ‘zezak’. Sa të jem unë në pushtet ti s’merr tokë më thotë. Më thotë mbaje mend ç’ke për të hequr, s’ke parë gjë nga unë thotë”, pohon Sheme dhe shton se ka kryer kallëzim penal për këtë situatë edhe pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Megjithëse Sheme shprehet se nuk është i angazhuar me ndonjë parti, këtë herë thotë se do të mbështesë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, edhe këtë herë kundrejt premtimit për regjistrimin e tokës.

“Për fushatën zgjedhore nuk ia jap votën asaj se më ka mashtruar, më ka çuar dhe policinë. Djali ka program të mirë dhe është me kulturë, me shkollë. Unë nuk merrem me partitë, nuk kam lidhje me asnjë lloj partie. Dua individin që ka programin të mirë dhe më ka mbështetur më ka thënë që do marrësh tokën tënde sipas ligjit 7501. Unë e kam marrë tokën nga ligji 7501, i kam dokumentet e rregullta”, përfundon Sheme.

Kandidatja Bufi pranoi se e njeh situatën e ngritur nga banori Qemal Sheme lidhur me mosregjistrimin e tokës së tij. Ajo tha se qytetari e ka problemin të mbartur dhe se është një situatë që nuk mund të zgjidhet nga bashkia. Sipas Bufit, në rastet kur ka kërkesa zyrtare, bashkia vetëm sa përcjell informacion në ASHK.

Bufi mohoi të kishte fyer apo diskrimunuar qytetarin për shkak të përkatësisë së tij racore. Ajo pretendoi se kishte qenë ai që e kishte fyer disa herë në prani të personave të tjerë. Kandidatja Bufi deklaroi se nëse do të kishte me zë e figurë deklarimin e qytetarit për këtë pretendim, do ta denonconte atë për shpifje.

Një tjetër qytetar i Roskovecit, Behar Xhela i cili thotë se është vendali në Roskovec – ‘denbabaden’, pretendon se i është hequr padrejtësisht ndihma ekonomike.

“Më thotë kryetarja e bashkisë që ty nuk të takon ndihma ekonomike. I thashë me jep punë. – Nuk ka. Ndihmën ma hoqi ajo. Më takon me ligj, se s’kam tokë”, pohoi Xhela.

Ai deklaron se gjatë kësaj fushate nuk i është bërë ndonjë premtim dhe as ka tentuar të ndikojë ndaj tij për votën. E vetmja gjë që ai kërkon nga palët që janë në garë për Bashkinë Roskovec është që të bëjnë proces të rregullt zgjedhor.

“Për mua sa më të mira programet aq më mirë është, për popullin. Unë për këto zgjedhje s’kam asgjë. Të jenë zgjedhore, të jenë normale, pa budallallëqe, pa vjedhje, pa probleme”, kërkoi Xhela.

Akuza për presione me polici dhe ‘të fortë’

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ardit Hazizaj, ngriti gjatë një bashkëbisedimi telefonik disa probleme për fushatën elektorale në Roskovec. Sipas tij, ka përdorim të administratës; investime në kohë fushate në infrastrukurën rrugore, si dhe presion ndaj qytetarëve. Hazizaj pohoi se qytetarëve u thuhet se, nëse do të votojnë dhjathtas, do t’u mohohen shërbimet, si dhe do t’u pengohen procedurat e regjistrimit të pronave. Ai këmbënguli se qytetarët ndihen nën presion.

Veç këtyre shqetësimeve, kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Roskovecin, Emels Xhaxhaj ngre pretendime dhe për presione të ushtruara nga Policia e Shtetit. “Rasti konkret është në biznesin tim, Policia e Shtetit brenda 10 ditëve ka ardhur dy herë për kontroll, që kanë marrë njerëzit atje, i kanë vënë mbas murit, kontrolle, kërkojnë gjëra pa pikën e lidhjes. Thjesht për t'u treguar të vetëve që ne jemi këtu, që Policia e Shtetit është me ne, që Policia e Shtetit na mbështet ne. Mos kini frikë nga kundërshtari. Sepse ne, se kuptojmë me çfarë arme mund të bëjmë ne presion, sepse ne vetëm fjalën kemi”, pohoi Xhaxhaj.

Kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Bufi e cilësoi si fushatën e parë reale.

“Tani është një ndeshje e vërtetë dhe besoj që data 14 është ajo çka unë pres nga qytetarët – vlerësimin e qytetarëve për këto tetë vite punë”, pohoi ajo. Bufi deklaroi se kur ishte zgjedhur për herë të parë në 2015-ën, e kishte gjetur buxhetin e bashkisë në nivel shumë të ulët dhe sipas saj, tashmë është gati trefishuar.

Ajo theksoi se kishte ndjekur një politikë drejtimi të fortë, duke vendosur rregulla për të gjithë lidhur me pagesën e taksave, pa dalluar nëse shkonte një ‘i fortë’; një person që shkonte me deputetin apo kryetarin e partisë. Bufi pretendoi se ishte krijuar një mentalitet ndryshe tek ata që nuk duan të paguajnë taksat. Lidhur me akuzat për përdorimin e Policisë së Shtetit për presion, Bufi u shpreh se kjo është pjesë e policisë dhe nuk mund të përgjigjej.

Zëdhënësja e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Egi Doko e cilësoi këtë pretendim tërësisht të pavërtetë.

“Policia e Shtetit është e depolitizuar, e angazhuar dhe e fokusuar maksimalisht për të zbatuar ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë në mbarëvajtje të gjithë procesit zgjedhor, nuk ka ngjyra partiake”, shkroi ajo nëpërmjet aplikacionit Whatsapp.

Lidhur me akuzat për investime në infrastrukturën rrugore me qëllime elektorale, Bufi u shpreh se këto punime i kryenin çdo vit. Sipas saj, çdo gjë është bërë me planifikim buxhetor dhe nuk kishte asnjë pikë diskutimi apo dyshimi.

“Vazhdon ndodh dhe aktualisht se ka një prokurim, ka një kontratë të lidhur, ka rrugë të përcaktuara me emërtim, që në fillim kur është bërë buxheti. Ajo që unë dua të them është që ne sot jemi në maj. Radha e prokurimeve dhe koha që kërkon një shërbim për t’u realizuar, është i tillë”, pohoi ajo.

Sipas Bufit, KQZ u kishte komunikuar zyrtarisht se ndalimi i investimeve nga legjislacioni ishte vetëm për fushatat e zgjedhjeve të përgjithshme dhe jo për ato vendore. Ajo e cilësoi të paargumentuar pretendimin e rivalëve se po u ushtrohej presion qytetarëve me mohimin e shërbimeve apo lidhur me pengimin e regjistrimit të pronave.

“Nëse vënë re diçka që mund ta argumentojnë, duhet t’u drejtohen institucioneve për këto gjëra”, tha Bufi dhe theksoi se administratës i kishte kërkuar që të mos merrte pjesë në takime në kuadër të fushatës gjatë orarit të punës.

Në vijim Bufi paraqiti argumentet e saj, lidhur me pretendimin e saj përse e cilësonte këtë fushatë si një ‘luftë’ që nuk kishte lidhje me partitë politike apo me kandidatët.

“Dhe sot në Roskovec, nga ajo që unë ndjej dhe shoh, nuk është lufta mes PD-së dhe PS-së, as lufta midis Majlindës dhe atij kandidatit tjetër. Por sot është lufta midis një grupi të caktuar njerëzish, edhe të fortë, që janë bërë bashkë për të mos qenë, për të mos vazhduar këtë punë dhe për të ndryshuar gjithçka ka ndodhur në Roskovec në drejtim të mënyrës së drejtimit të bashkisë”, deklaroi ajo dhe e pyetur se për çfarë të fortë bëhej fjalë, la të kuptohej se ishin persona të fortë ekonomikisht dhe të botës së krimit.

“Unë shoh njerëzit që shoqërojnë kadidatin. Informacionet e mia i kam bërë të ditura edhe në polici sepse janë me precedentë”, shtoi Bufi.

Përfaqëuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emels Xhaxhaj e cilësoi komplet të pakuptimtë pretendimin e Bufit për përdorimin e ‘të fortëve’ në fushatën e të djathtëve.

“Unë nuk e di ku i shikon ajo të fortët. Sepse gjithmonë Roskovecin e etiketojnë si zonë të nxehtë elektorale dhe është gjithmonë i njëjti person që e bën, në çdo fushatë që ne kemi kaluar. […]Gjithmonë është ky individ që e etiketon si zonë të nxehtë Roskovecin. Roskoveci nuk ka pasur asnjëherë ndonjë gjë. Incidenti më i vogël nuk ka ndodhur në Roskovec”, pohon Xhaxhaj, ndërkohë që shprehet kundër politikës së ndjekur nga Bufi për taksat.

“Po sigurisht, si mund ta pëlqej unë. Unë kam një biznes të vogël. Po si mund ta pëlqej unë kur kjo kryetare, kur është e parashikuar me ligj, me vendim të këshillit bashkiak që taksat e bashkisë mund të rriten deri në masën 30%, kur kjo me kokën e vet tani i rrit 50%; 100%; 200%; edhe 400% i ka rritur. […]Dhe kryetarja e shet si sukses të vetin kur u vjel qytetarëve taksat në këtë lloj mënyre dhe abuzon me taksat e tyre”, përfundoi Xhaxhaj./Reporter.al/

3 VITE ME PARE

Gara për Shkodrën/ Berisha ULTIMATUM Benet Becit: Ke 48 orë kohë të tërhiqesh

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Sali Berisha

SHKODËR- Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar sot me qytetarët e Shkodrës, të cilëve u kërkoi që më 14 maj të votojnë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia. Në fjalën e tij, kryedemokrati Sali Berisha tha se rivali i Bardhit, Benet Beci ka dhe 48 orë kosh që të tërhiqet nga gara dhe të mos përfaqësojë Edi Ramë në zgjedhjet e 14 majit.

“Më 14 maj, ju votoni për Këshillin Bashkiak, por Bardh Spahisë duhet t’i njohim një meritë tjetër. Unë po vij nga Lezha, rrugës shoh që Pjerini kishte shkruar: po vijnë talebanët. M’u kujtua Bardh Spahia që qeverisi me një këshill socialist dhe nuk i cilësoi kundërshtarët si talebanë, por i cilësoi si njerëz me të cilët duhet të negocionte, të bënte edhe kompromise, në mënyrë që bashkia të mbetej e të gjithë qytetarëve të Shkodrës.

Bardh Spahia ka dhënë një provë të madhe dhe unë i garantoj socialistët e Shkodrës se Bardh Spahia është dhjetë herë më afër atyre se Benet Beci që përfaqëson Edi Ramën. Ndaj qytetarët e Shkodrës duhet të votojnë për Bardh Spahinë. Po ia them sërish dy fjalë Benet Becit: ke edhe 48 orë, tërhiqu të të mbetet pak nder. Të ftosh shkodranët që të votojnë për flamurin e Edi Ramës, do të mbetet peng gjithë jetën tënde,”-u shpreh numri një i PD-së.

3 VITE ME PARE

"Po votuat PS-në, do ju grisim letrat"/ Rama flet me EMRA: Emigrantët po kërcënohen, por do merrem personalisht me dy sekserët

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se emigrantët po kërcënohen me dokumentat e tyre që të mos vijnë për të votuar Partinë Socialiste. I pranishëm në mitingun përmbyllës në Tiranë, Rama përmendi dy emra, Spiro Koka dhe  Napoleon Çakalli, t cilët tha se janë sekserët që marrin në telefon emigrantët dhe i kërcënojnë. Ai u bëri thirrje emigrantëve që të votojnë të lirë, ndërkohë që u premtoi se do të merrej me sekserët pas 14 majit. 

"Tani po i them këtu dy njerëzve që quhen Spiro Koka dhe Napoleon Çakalli që janë sekserë dhe marrin në telefon emigrantët të votojnë, ose duke i kërcënuar që po erdhën të votojnë të PS do ju grisin letrat, ose po nuk votuan për këtë maskara. Un pas 14 majit do merrem personalisht me ata të dy, i them emigrantëve jeni të lirë të vini të votoni, është e drejta juaj. Nëse do ta hani sapunin me dhjamë të atij maskarai po askush nuk duhet ta çojë nëpër mend se ka çakallë që ju prekin atyre letrat e emigracion. Avokati dhe mbrojtësi më i madh i minoritet grek në Shqipëri jam un dhe PS. Avokati i minoriteti jam un dhe SP dhe jo një maskara, nëj njeri i akuzuar për vrasje në Peshkëpi që nuk Meriton të jetojë në Himarë jo më të votojë,. Në çdo fshat ka budallain e vet por votën e dinë vet Himarjotët. Ja ku është faqja e zeze, luftojnë me Serbinë me Fejzbuk, kjo është fytyra e vërtetë, kjo është faqja e zezë që asnjë shqiptar nuk duhet ta votojë. Fitorja e 14 majit deri në Alpe deri poshtë në kufi me Greqinë do të jetë një fitore që nuk do e harroni kurrë,"- tha Rama ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Ramës i 'zvogëlohet' mitingu, qytetarët që mbetën jashtë braktisin 'Olimpikun' sapo kryeministri nis fjalën

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Qytetarët

TIRANË- Mitingu përmbyllës i kryeministrit Edi Rama në Tiranë është 'zvogëluar' pasi shumë qytetarë e kanë braktisur 'Olimpikun' kur ai fliste. Numri i qytetarëve që shkoi ta ndiqte fjalën e tij ishin të shumtë, por një pjesë e tyre mbetën jashtë, përballë prozhektorit të vendosur nga Bashkia Tiranë. Për këtë arsye, ata kanë vendosur të largohen dhe të mos e dëgjojnë fjalën e Ramës. 

3 VITE ME PARE

Rama-kandidatit të Berishës: Ik te doktori i zemrës kur të shohësh rezultatin e Kamzës, do pësosh infarkt

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Edi Rama

KAMËZ- Kryeministri Edi Rama i është drejtuar kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Arjan Hoxha dhe i ka kërkuar që të mos qëndrojë në Kamëz në momentin që do të dalin rezultatet e zgjedhjeve lokale të 14 majit. I pranishëm në Kamëz, teksa kërkoi një mandat të dytë për Rakip Sulin, Rama tha se Hoxha kur të shohë rezultatet do pëspjë sulm në zemër. Ai e ‘sugjeroi’ të shkojë tek një doktor për zemrën.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Mos rri në Kamëz kur të dali votimi elektronik, po të shkojë të doktori i zemrës se mos na i pushon zemra. Kamza nuk do bëhet socialistë në 14, por do vulosë me vullnetin e vet që nuk është as blu e as mavi, por kuqezi me Rakip Sulin. Nëse Kamza në orën 08:30 do dali ashtu siç thotë Rakipi dhe ju, atëherë, Kamza mua ma ka hëngër zemrën komplet.

3 VITE ME PARE

Partia Demokratike padit penalisht në SPAK, 13 drejtues institucionesh në Elbasan

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Kallëzimet penale

TIRANË- Partia Demokratike ka bërë me dije se ka depozituar 13 kallëzime penale në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për drejtues institucionesh në Elbasan. Megjithatë nuk dihen ende emrat e tyre. Në postimin e bërë nga PD e Elbasanit, bëhet fjalë për 6 drejtues të Instuticioneve Publike në Elbasan dhe 7 administratorë të Njësive Administrative. Nga PD, demokratët akuzohen për ër përdorim të funksioneve publike, intimidim të zgjedhësve dhe blerje votash për zgjedhjet lokale të 14 majit.

"Hajdutët e votave e kanë vendin në burg! Partia Demokratike padit penalisht në SPAK, 13 drejtues institucionesh në Elbasan. Partia Demolratike ka kallëzuar penalisht: 6 Drejtues të Instuticioneve Publike në Elbasan dhe 7 administratorë të Njësive Administrative. Të 13 drejtuesit e institucioneve dhe administratorët janë kallëzuar për përdorim të funksioneve publike, intimidim të zgjedhësve dhe blerje votash,"-shkruhet në postimin e bërë në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTË:

3 VITE ME PARE

“Erdhën talebanët"/ Berisha paralajmëron Pjerin Ndreun: Do mbetesh pa atdhe. Ke 72 orë kohë…pastaj "vai via"

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Pashk Gjoni dhe Sali Berisha

LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur kryebashkiakut aktual të Lezhës, Pjerin Ndreut pasi ky i fundit i etiketoi mbështetësit e PD-së si talebanë. Në fjalën e tij gjatë takimit përmbyllës në Lezhë me kandidatin e koalicionit "Bashkë fitojmë", Pashk Gjonin, Berisha e paralajmëroi se do i hiqet qytetaria dhe do të përzihet nga qyteti për shkak se ka quajtur talebanë qytetarët e Lezhës për arsye se kanë bindje të ndryshme politike.

Berisha u shpreh se ai 72 orë kohë që të largohet nga zyra derisa lezhjanët të shprehin vullnetin e tyre me votë.

"Cilin ka këtu Edi Rama? Ka Pjerin Ndreun. A e dini ju se Pjerin Ndreu ka 4 vite që nuk vendos shtatoren e Heroit tonë kombëtar në shesh me urdhër të Edi Ramës. Po ka llogjikë, ka gjë më të turpshme se kjo. Sikur Skënderbeu të jetë pronë e tyre, plaçkë e tyre dhe mund ta trajtojnë si të duan. Ky është një turp i madh dhe unë do ti them Pjerin Ndreut këto fjalë; se Pashk Gjoni, një nga aktet e para do të të heqë qytetarinë nga Lezha, do të të përjashtojë, do ta ç’regjistrojë nga gjendja civile. E dyta, qeveria demokratike do të të heqë edhe shtetësinë shqiptare dhe bashkë me Safet Gjicin do të mbeteni apartidë, pa atdhe. Ndaj dhe shërbëtor i Edi Ramës, të duken lezhjanët si talebanë, sigurisht se i ke vjedhur, i ke vjedhur, i ke vjedhur, ke frikë, tmerr prej tyre. Si mund të ju thuash talebanë qytetarëve të tu, se kanë bindje të ndryshme politike. Jo miqtë e mi, kjo është frika e hajdutit që ka futur duart në paratë tuaja, në pronat tuaja dhe e dinë se do ta kapim për zverku dhe do ta flakim në datën 14 maj. Pjerin i kam edhe dy lajme të tjera për ty, jo të mira, se nuk i meriton se vetë i bëni këto. Edi Ramën shumë shpejt do ta përcjellësh tek McGonigali. Po e pret me padurim. Të garantoj Pjerin se është i pashpresë. E dyta Pjerin, ke gjithsej 72 orë në atë zyrë. Asnjë orë tepër. Kur të mbyllet kutia e fundit, largohu. Ua ke pru lezhjanëve aty ku nuk mban më,"-tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Ngatërrohet Rakip Suli: Jemi Bashkia e dytë pas Tiranës e Durrësit

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Rakip Suli

KAMËZ- Kryebashkiaku i Kamëz është ngatërruar teksa fliste para mbështetësve të tij. Teksa kërkonte një mandat tjetër në krye të bashkisë Kamëz, Suli tha se Kamza është e dyta pas Tiranës dhe Durrësit për bursat që jep për nxënësit. Ai u ngatërrua pasi në fakt duhet të thoshte e treta. 

Pjesë nga fjala e Sulit: 

Dhe ne pas Tiranës dhe Durrësit, jemi bashkia e dytë në Shqipëri që paguajmë bursa për nxënës ekselentë. Nga klasa e gjashtë në të nëntën, 270 dollarë në vit. Nga 10-12 450 dollarë në vit. Por nëse e implementoj kryeministri Edi Rama, se e harrova, prej dy vitesh kemi nxënës ekselente që kontribuojnë në Bashkinë Kamëz. 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Premtimi i Rakip Sulit: Do ngremë Pallatin e Sportit në Kamëz, se ku do t'i gjej paratë nuk ka rëndësi

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Rakip Suli

TIRANË- Kryebashkiaku i Kamës, Rakip Suli ka premtuar ngritjen e një Pallati Sporti në Kamëz. Ai e bëri këtë premtim teksa kërkonte mandatin e tij të dytë si kryetar bashkie. Por, theksoi gjithashtu se burimi i parave nuk do të kishte rëndësi. 

"I them dhe kryeministrit, i nderuar kryeministër, rezultatin e doje të thellë por mos harro se mua më ke në derë, që Kamza të jetë model i Shqipërisë. Pse e preka? Unë diçka do u garantoj, se ku do t'i gjej paratë nuk ka rëndësi, do bëjmë Pallatin e Sportit në Kamëz, se tokën e kemi. Po, po, regjistrojeni mirë,"- tha Suli. 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Rakip Suli bëhet 'ujë në djersë' para Ramës

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Rakip Suli

KAMËZ- Kryebashkiaku i Kamëz Rakip Suli siç duket ka përjetuar momente të sikletshme teksa fliste para 'shefit' të tij, kryeministrit Edi Rama. Në fjalën që mbajti, teksa kërkonte një mandat të dytë në krye të bashkisë Kamëz, Suli u vu re se u djersit. Gjatë gjithë kohës ai shihej që fshinte ballin. Ta ketë vënë në siklet prania e Ramës? Këtë nuk dimë ta themi, por të pranishmit e tjerë, duket se nuk kanë probleme me djersitjen si Suli, kështu që shkaku nuk ka qenë temperatura e lartë. 

 

3 VITE ME PARE

Po shoqërojnë Berishën/ Pjerin Ndreu tallet me demokratët: Erdhën talebanët...!

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Pjerin Ndreu

LEZHË- Kreu aktual i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu duket se është shqetësuar nga demokratët. Ndreu,sërish kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Lezhës duket se nuk e ka pritur mirë mbërritjen e demokratëve nga Kurbini në Lezhë, për të shoqëruar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai i ka quajtur këta të fundit talebanë, duke shpërndarë një foto nga mbështetësit e Berishës, të cilët po përmbyllin fushatën në zonë.

“Po vijnë talebanët” – shkruan Ndreu në një story në rrjetet sociale.

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do

Megjithatë përgjigje ende nuk ka marrë nga demokratët.

3 VITE ME PARE

Pak ditë para '14 Majit'/ Begaj: Politika e shpërfilli mesazhin tim, ka retorikë denigruese dhe armiqësore në fushatë

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ndau me qytetarët shqiptarë mesazhin para ditës së zgjedhjeve lokale. Teksa ishte në një konferencë me presidentin e Polonisë, Begaj u shpreh zgjedhjet janë një moment shumë kyç për integrimin europian. 

Po ashtu, ai shpreson që partitë të mos shpërfillin thirrjen e tij, që sipas Begajt ka ndodhur më parë. Begaj thekson se administrata ka shumë rëndësi, në mënyrë që të kemi zgjedhje transparente, të lira dhe të ndershme. 

'Zgjedhjet janë një moment kyç për procesin e integrimi evropian. Vetë zgjedhjet janë tregues i rëndësishëm i maturisë së sistemit tonë demokratik. 14 maji është sfidë për institucionet shqiptare, partitë poklitike dhe për vetë shoqërinë. Zgjedhjet nuk janë të partive politike por të të gjithë shqiptarëve.

Unë shpresoj që partitë të mos shpërfillin qytetarët siç shpërfillën presidentin kur bëri thirrje që retorika të ishte qytetare, jo denigruese, jo armiqësore. Të kishte përplasje idesh dhe mendim dhe jo me retorikë të panevojshme. Unë dua të bëj një thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, si e drejtë kushtetuese por edhe detyrim moral dhe qytetarët për kombin dhe për veten tonë. Çdo qytetar duhet ta ushtrojë të drejtën e votës. Administrata ka shumë rëndësi. Çdo faktor duhet të angazhohet që të kemi zgjedhje transparente, të lira dhe të ndershme. Ky është një detyrim që ia kemi qytetarëve shqiptarë, që ka të bëjë me standardin zgjedhor më të lartë”- tha Begaj.

3 VITE ME PARE

Ilir Meta: Fitore 5 me 0 në qarkun e Shkodrës, Rama ka shpopulluar Pukën

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Ilir Meta

PUKË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar sot se koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të fitojë 5 me 0 në qarkun e Shkodrës. Nga Puka, Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se përmes politikave të tij ka shpopulluar vendin.

 “Është kënaqësia ime që në ditën e parafundit të fushatës zgjedhore të jem këtu në Pukë dhe njëkohësisht t’i jap gjithë Shqipërisë mesazhin e fitores 5 me 0 në qarkun e Shkodrës. Ju jeni të paduruar për fitore sepse po të vazhdojë, që është e pamundur, përfaqësuesi i Edi Ramës këtu në Pukë edhe një mandat tjetër, pas 4 vitesh do ngelet vetëm ai aty te Turizmi dhe ca bangladeshas si kamarierë. Në 10 vjet që ai drejton, bashkë me Edi Ramën popullsia në Pukë është përgjysmuar. Është përgjysmuar sepse është zero mbështetja për bujqësinë, është zero mbështetja për blegtorinë, është zero mbështetja për turizmin, për bujtinat. Vetëm një bujtinë ekziston sot në Pukë, edhe ajo e bërë me aq shumë mundim e sakrifica sa është penduar rrezik edhe i zoti i saj sot” tha Meta.

Ilir Meta shprehu përsëri zotimin se pas zgjedhjeve lokale, PL dhe PD do të organizojnë referendumet popullore në lidhje me politikat e investimeve.

“Një nga angazhimet madhore të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike me në krye profesor Sali Berishën, do të bëjmë referendumet pastaj ne. Mirëpo unë jam shumë i lumtur që referendumin lokaj e gjej këtu tek programi i z.Rrok Dodaj”, tha Meta.

3 VITE ME PARE

“Dilni votoni masivisht, ndryshimi në duart tuaja”/ Belind Këlliçi takohet me qytetarët në Tiranë

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do

TIRANË- Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati i opozitës për bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi zhvilloi takime me banorët e Njësisë Nr.9 në kryeqytet. Në këtë zonë, Këlliçi tha se Tirana lëngon nga problemet ekonomike, sociale dhe infrastrukturore. Ai përmendi faktin se sot kryeqytetit përballet me problemin e mungesës së ujit të pijshëm, për të cilin kreu aktual i bashkisë Erion Veliaj propogandon se ka 24 orë në ditë.

“Domethënë, të jesh në zemër të Tiranës, të jesh te Njësia.nr.9, të jesh këtu të flasësh për mungesë uji të pijshëm, për mungesë të rrugëve, për mungesë të hapësirave të gjelbërta, për mungesë të çerdheve, kopshteve dhe shkollave, që e keni një problem në njësinë nr.9, kjo është e patolerueshme. Tirana lëngon nga ana ekonomike, fshati i Tiranës është i lënë në harresë. Qytetarët e Tiranës kanë nevojë bazike për çështjet më elementare që ka një qytetar, për ujin e pijshëm. Në lagjen tuaj, ju paguani tre herë për ujin e pijshëm: paguani UKT-n për ujin që sjell në rubinet, që nuk e pini; e paguani ujin për të pirë dhe për të gatuar gjithë familjet; dhe e paguani herën e tretë pompën për të prurë ujin te depozitat në mënyrë që të keni ujë. E ndërkohë çdo ditë në televizor ne shohim një propagandë goditëse ku thotë: _“Tirana ka 24 orë në ditë ujë të pijshëm”. Këtu është me luajt mendsh”-tha Këlliçi.

Duke vijuar në këtë diskutim, Këlliçi u shpreh se objektiv i punës së tij, do të jetë të punojë për të sjellë të paktën 14 orë në ditë ujë për qytetarët e Tiranës. “Kur jam ulur me ekspertët, me inxhinierët e ujit, kur kam folur gjerë e gjatë për këtë çështje më është thënë tekstualisht: _“Për shkak të rrjetit aktual të amortizuar, të shkatërruar në Tiranë, për shkak të ndërtimit pa kriter, për shkak se në një zonë p.sh, ku është parashikuar rrjeti i kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza për 20 mijë banorë psh, sot ne kemi 50 mijë banorë, rrjeti është aq i amortizuar sa për katër vjet ti nuk e bën dot ujin e pijshëm për 24 orë. Dhe çfarë ka ndodhur? Nuk e kam premtuar se nuk e bëj dot. Ama kam premtuar që realisht do të kemi ujë të pijshëm, do tentoj që katër vjeçarin e parë uji të jetë i pijshëm nga çezma dhe të kemi realisht 14 orë ujë të pijshëm, por realisht të vijë në çezëm, pa pompë. Është shumë e rëndësishme kjo”.

Më tej, Belind Këlliçi foli për prioritetet e programit të tij, duke theksuar premtimin për autobus falas. Sipas tij, ky premtim ka pasur ndikim të gjerë te qytetarët e Tiranës, duke i siguruar ata se pas 14 majit autobusi falas do të jetë realitet.

“A e kuptoni ju çfarë impakti ka pasur propozimi im për autobusin falas në qytet?! E përdorin 200 mijë qytetarë në ditë, kushton 16.5 milionë euro në vit. Dhe këta që harxhojnë 430 milionë euro për inceneratorë fantazëm, çohen nga mëngjesi në darkë dhe thonë se ku do i gjejë Belindi paratë. Po kur paska 430 milionë euro për inceneratorë fantazëm, nuk paska 16.5 milionë euro për 200 mijë qytetarë në ditë?! Po pse janë mërzituar këta? Sepse kjo masë ndihmon të varfërit, ndihmon pensionistët, ndihmon studentët, ndihmon familjet në nevojë, ndihmon të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje ekonomike. Dhe çfarë bën, ulë koston e jetesës me 52 mijë lekë në muaj, i lë qytetarëve 52 mijë lekë më shumë në muaj në xhep, atyre që e përdorin”-tha Këlliçi.

Në këtë takim, Belind Këlliçi prezantoi edhe prioritetet e tjera të proramit të tij.

_“Është nënkalimi te “Sheshi Skënderbej”, që është pothuajse i gatshëm për t`u bërë nëntoka, pa e prishur sheshin. Është një masë që lehtëson trafikun në Tiranë dhe çfarë bën? Përveçse heq 60% të trafikut në qendër, duhet ta dini që të gjithë ata që përdorin makinat në mënyrë të përditshme në Tiranë, harxhojnë mestarisht 28 minuta në ditë në trafik do të thotë 1.5 deri në 1.7 litra karburant më shumë në ditë. Do të thotë 100 mijë lekë në muaj, se duhet bërë llogaria në fund të ditës. Edhe këtyre ne do t`ua kursejmë këto para, do t`ua lëmë në xhep të gjithë qytetarëve. E treta prioritet që kam është ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave, lumi Lana do rikualifikohet, vetëm dy kolektorë i duhen Lanës për të hequr atë erë që kuturbon gjithë qyteti. Paketa që kam për biznesin e vogël dhe të mesëm, sot kam nënshkruar dhe kontratën, për të ulur taksat dhe tarifat për 45 mijë subjekte, çfarë do të thotë? Minimalisht 45 mijë familje€!”-tha Këlliçi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Pak ditë para '14 Majit'/ Celibashi u dërgon LETËR Rrumbullakut, Dumanit dhe Çelës: Parandaloni krimet zgjedhore

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Teksa na ndajnë tre ditë nga zgjedhjet lokale të '14 Majit', kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, drejtuesit të SPAK, Altin Dumani si edhe Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullaku. Ai kërkon koordinimin e punës për të shmandur incidentet e mundshme ditën e zgjedhjeve deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave.

LETRA:

Në njohje dhe respektim të kompetencës dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej institucioneve që ju drejtoni si edhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj nevojën për të koordinuar ushtrimin e këtyre përgjegjësive me qëllim parandalimin dhe evidentimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve në mënyrë efikase, më së paku në raport me kohën.

Kjo, për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. Mbi sa më lar, rekomandojmë të caktohen dhe të njihen reciprokisht kontaktet përkatëse, të posaçme, pritëse dhe dërguese të informacioneve të rastit. kjo veçanërisht për periudhën nga sot deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do

Ditën e dielë do të zhvillohen zgjedhjet lokale për 61 bashkitë në vend./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Meta: Pavarësisht dhunimeve të standarteve zgjedhore, opozita do të rikthejë llogaridhënien

Dy ditë para zgjedhjeve/ Berisha: Bene tërhiqu nga gara! Pjerini do
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se opozita është më e vendosur se kurrë që t'i jap fund monizmit në vend. Me anë të një postimi në Twitter, Meta shkruan se pavarësisht dhunimeve të standarteve zgjedhore, transparenca dhe llogaridhënia do të kthehet.   

Postimi i Plotë:

Pavarësisht nga dhunimet e standardeve zgjedhore nga Kryeministri dhe qeveria, opozita është më e vendosur se kurrë për t’i dhënë fund monizmit absolut në pushtetin lokal dhe për të sjellë transparencën absolute dhe Llogaridhënien.

fushata 2023 ilir meta ilirjan celibashi edi rama sali berisha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje