Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë sot në një konferencë për media bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, ku zbardhi detaje nga takimi i nivelit të lartë të 14 shtatorit në Bruksel. •Ai ka akuzuar emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak se ka bashkëpunuar me palën serbe për të mbrojtur interesat e saj. •Ai tregoi se e kishte prezantuar propozimin e tij për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa shtoi se ndaj tij Vuçiç dhe Lajçak reaguan me të njëjtin mendim duke e shpërfillur dhe duke e cilësuar si jorealist. •Po ashtu Kurti tha se e vërteta e këtij takimi ishte se Serbia nuk ka bërë asnjë propozim përveç një dokumenti kushtëzues që ai e ka paraqitur në takimet e mëparshme. •Qëndrimin e Lajçak ndaj refuzimit të propozimit të tij, Kurti e ka cilësuar si deformim të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, ndërsa ka kërkuar që BE-ja të marrë masa. •Për këtë, kryeministri Kurti tha se ka dërguar letër sqaruese kancelarit gjerman, Olaf Scholz, kryeministrit francez Emmanuel Macron, kryeministres së Italisë Giorgia Meloni, dhe sekretarit të SHBA- së Antony Blinken.
8 artikuj për këtë temë.
KOSOVË-Gjatë konferencës së sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se i ka dërguar letër sqaruese kancelarit gjerman, Olaf Scholz, kryeministrit francez Emmanuel Macron, kryeministres së Italisë Giorgia Meloni, dhe sekretarit të SHBA’së Antony Blinken, në lidhje me takimin e 14 shkurtit.
Ai tha se nga Parisi dhe Berlini ka marrë konfirmim se i kanë pranuar këto letra, ndësa shtoi se “një emisar ka deformuar procesin”.
“Së pari, unë të nesërmen, më 15 shtator, i kam dërguar letër sqaruese Parisit, Berlinit, Romës dhe Ëashingtonit. Nga Parisi dhe Berlini e kanë konfirmuar që i kanë pranuar. Pra i kam dërguar letër kancelarit Scholz, presidentit Macron, kryeministres Meloni dhe sekretarint Blinken. Këtu kemi të bëjmë me një emisar që e ka deformuar procesin, duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike, por duke lejuar që qerrja të vihet para kalit, që Asociacioni njëherë e pastaj shohim. Dhe ky deformim i provesit i zbatimit është i shoqëruar edhe me një padrejtësi fundamentale"
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak se po bashkëpunon me palën serbe në procesin e dialogut. Ai është shprehur se Lajçak ka fshehur propozimet nga pala e Kosovës, ndërsa Serbia nuk ka bërë asnjë të tillë përveç një dokumenti kushtëzues.
“Unë nuk do të thosha që ka pasur koordinim të BE-së me Serbinë, por emisari special i BE-së ka pasur koordinim me presidentin e Serbisë, sepse nuk shpjegohet ndryshe fakti që fshihet mungesa e propozimeve të Serbisë e shpërfillen propozimet tona. Ne kemi besuar që kompromiset që i formulojke Lajçaku janë mes dy propozimeve të Kosovës dhe Serbisë por po del që kanë qenë vetëm deformim të propozimeve tona. Paradoksalisht Serbia e ka bërë përfaqësues Lajçakun”, tha Kurti", tha ai.
Kurti shtoi se BE duhet të marrë masandaj emisarit përqëndrimet e tij të njëanshme në procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë.
“Kjo duhet diskutuar, kjo mënyrë aspak neutrale e ndërmjetësimit. Emisari Lajçak natyrisht që nuk më jep llogari mua si kryeministër por ai duhet t’i japë llogari Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Evropian. Unë besoj që ajo çfarë kam thënë këto ditë e fundit është mëse e mjaftueshme për këtë llogaridhënie të tij atje”, tha i pari i Qeverisë.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zbardhur detaje nga takimi inivelit të lartë më 14 shtator, ku thekson se nuk u arrit asnjë dakordim. Në konferencën për media, ai akuzoi emisarinevropian Miroslav Lajçak se ka mbajtur të fshehtë propozimet e palës së Kosovës, teksa Serbia nuk ka bërë asnjë të tillë. Sipas tij, kjo është e vërteta e takimit në 14 shtator, të cilën Kurti e ka quajtur një asimetri drastike në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.
"Lajçak propozimet tona nuk ia ka treguar serbisë dhe anasjelltas në zyrën e tij ai analizon të dyja propozimet. Por në 14 shtator doli e vërteta. E vërteta është që vetëm ne kemi bërë propozime. Pala serbe nuk ka bërë asnjë propozim, prej muajit shkurt vetëm një dokument kushtëzimi. Kemi menduar se Lajçak po gjente një lloj kompromisi për të dyja propozimet por nuk e kemi ditur që gjatë gjithë këtyre muajve nuk ka dhënë asnjë propozim pala serbe. Kjo është asimetria drastike në këto bisedime", tha Kurti.
KOSOVË- Takimi pa rezultat i nivelit të lartë në Bruksel që u zhvillua më 14 shtator, sipas kryeministrit Albin Kurti, ishte një skenar i emisarit evropian, Miroslav Lajçak i koordinuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Në konferencën e sotme për media, Kurti tha se si Vuçiç dhe Lajçak reaguan njësoj për dokumentin që ai propozoi për normalizimin e marrëdhënieve duke e quajtur atë jo realist.
"Në takimin e dytë, me Vuçiqin u ekspozova para një skenari, ku Lajcak e kishte dizajnuar kohë më parë. Ua propozova planin e punuar nga Kosova, është dokumenti i parë që e propozoj në nivel të lartë, presidenti Vuciq dhe Lajçak reaguan me të njëjtin mendim, të dy thanë se ky plan është jo realist, dhe rruga e vetme përpara është statuti i Asociacionit. Pasi u refuzova ua shtrova një pytje, nëse po refuzoni propozimin tim, më thoni nëse Serbia ka bërë plan, Lajçak tha po, Serbia tha se po. Unë insistova që ta shoh propozimin", tha Kurti.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar të njëanshëm qëndrimin e përfaqësuesëve evropianë,Borrel dhe Lajçak në takimin e nivelit të lartë që u zhvillua më 14 shtator në Bruksel. Sipas tij, takimi nuk pati rezultat pasi iu dha prioritet Asosacionit të palës serbe dhe jo neneve të tjera të marrëveshjes bazike ku përfshihet edhe njohja de Facto e Kosovës.
"Në takimin e parë nuk arritëm të kishim mirëkuptim minimal duke qenë se qëndrimi i Borrell dhe Lajçak ishte që sekuencimi i marrëveshjes të bëhej në një mënyrë të tillë që të ishte e pranueshme edhe për Serbinë e cila donte Asosacionin si prioritet dhe heqjen e neneve të njohjes së ndërsjelltë de Facto", tha ai.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka zbardhur detaje nga takimi i nivelit të lartë në Bruksel qëu zhvillua më 14 shtator, ku theksoi se iu kërkua që të kalonte menjëherë në një proces negocimi. Në një konferencë për mediat, ai tha se fillimisht duhet të arrihet një dakordim për planin e zbatimit të sekuencimit të marrëveshjes bazike.
"M'u kërkua që ta kaloj menjëherë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar në nen 7 të marrëveshjes bazike në lidhje me nenin 10. Ju bëra të qartë që një hap të tillë nuk mund ta ndërmernin pa u dakorduar në mënyrë të plotë për planin e zbatimit të sekuencuar. Aq më tepër që presidenti Vuçiç ka një kohë që deklaron poshtë e lartë se ai nuk ka pranuar një marrëveshje me Kosovën dhe se do ta zbatojë vetëm në përputhje me linjat e tij. Ju bëra të qartë të dy përfaqësuesve evropianë që hapi i parë duhet të jetë dakordimi i planit të sekuencimit të marrëveshjes", tha Kurti.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e 14 shtatorit në Bruksel kërkoi zbatim tëplotë të pikave të marrëveshjes që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në konferencën për media, Kurti tha se propozimi i tij lihej drejtpërdrejt me parimin e gjithëpërfshirjes, që nënkuptonte se çdo nen i kësaj marrveshjeje duhet të përfshihej në planin e zbatimit.
"Unë shkova në takim me një propozim konkret nën vlerësimin tim shumë konstruktiv në të cilën ne parashikuam një zbatim të plotë të marrëveshjes. Propozimi ynë bazohej në parimin e gjithëpërfshirjes që nënkuptonte se çdo nen i kësaj marrveshjeje duhet të përfshihej me do e mos në planin e zbatimit. Nuk është se e kam zbuluar unë e as nuk është një gjë e pazakonshme, në planet zbatuese të marrveshjes. Gjithëpërfshrijen varësisht të zbatimit të secilit nen të marrëveshjes bazike e përcakton edhe vetë aneksi i emplemitimit i miratuar në Ohër. Aty theksohet se çdo nen i marrëveshjes bazike duhen zbatuar dhe palët nuk duhet të kundërshtojnë asnjë nga nenet", tha ai.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se pret “një presion të ri” nga Perëndimi ndaj shtetit të tij lidhur me bisedimet me Kosovën.
“Ata në thelb u pajtuan me gjithçka që po bën [kryeministri i Kosovës] Albin Kurti dhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është diçka që ata duhet ta bëjnë patjetër sepse marrëveshja për të është nënshkruar dhjetë vjet e gjysmë më parë dhe sepse ne insistojmë [në themelimin e Asociacionit]”, tha Vuçiç për televizionin Pink.
Pas takimit të 14 shtatorit, ndërmjet Vuçiçit dhe Kurtit, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, Bashkimi Evropian tha se do të konsultohet me shtetet anëtare dhe Shtetet e Bashkuara për hapat e mëtejmë për shkak të bisedimeve të pasuksesshme. BE-ja tha se Kosova kishte refuzuar një propozim të bllokut evropian për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Prishtina dhe Beogradi arritën më herët gjatë këtij viti. Kurti tha se ky propozim ishte “kushtëzim”.
Vuçiç paralajmëron zgjedhje në mars
Vuçiç njoftoi për mundësinë që zgjedhjet në Serbi – që janë pjesë e kërkesave të opozitës – mund të mbahen më 4 mars 2024, apo një javë më herët. Këto zgjedhje më herët janë caktuar për 31 dhjetor.
“Jam i gatshëm të mbajmë zgjedhje në mars, në përputhje me ato që ata kanë shkruar”, tha Vuçiç për televizionin Pink.
Më 11 shtator, përfaqësuesit e opozitës në Serbi, që kanë organizuar protestat “Serbia kundër dhunës”, dorëzuan një kërkesë duke i kërkuar Vuçiçit që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhje në Beograd deri në fund të vitit 2023.
Kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme është dërguar nga Partia Demokratike, Kryengritja Ekologjike, Fronti i Gjelbër dhe grupet parlamentare Lëvizja e Popullit të Serbisë dhe Drejtimi i Evropës. Më 5 shtator, deputetët opozitarë njoftuan në Parlament se ata do të “bllokojnë” organin ligjvënës të Serbisë derisa të plotësohet kërkesa e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve, pasi kanë mbajtur protesta për katër muaj me radhë, për shkak të dy vrasjeve masive që ndodhën në Serbi.
Vuçiç mohon se do ta largojë Vulinin nga udhëheqja e BIA-s
Presidenti serb, po ashtu, tha se “mund të kem planifikuar” të zëvendësoj drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, por shtoi se “nuk mund ta bëjë këtë tani". Duke komentuar spekulimet nga disa media se Vulini shpejt do të zëvendësohet, Vuçiçi tha se pretendime të tilla “ia zgjatën atij mandatin”.
“Ndoshta kam planifikuar që ta zëvendësoj, por tani nuk mundem”, tha Vuçiç.
Ai mohoi se Vulini do të zëvendësohet nga drejtimi i BIA-s me Marko Gjuriçin, ambasador aktual i Serbisë në Shtetet e Bashkuara. Më 11 korrik, SHBA-ja e futi Vulinin në listën e sanksioneve, nën akuza për përfshirje në trafikim droge, por edhe për lidhjet me Rusinë. Pas kësaj, Vuçiç deklaroi se sanksionet ndaj Vulinit ishin përgjegjësi e tij, për shkak se, “unë nuk kam vendosur sanksione ndaj Rusisë”.
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, deklaroi më 22 gusht se SHBA-ja nuk pajtohet me autoritetet në Serbi sa i përket sanksioneve kundër Vulinit, duke shtuar se Uashingtoni ka problem me orientimin e tij pro-rus. Megjithatë, ai shtoi se SHBA-ja dhe Serbia kanë raporte të mira./REL