Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Një djalë 13-vjeçar u gjet i pajetë nga familjarët e tij, brenda një automjeti që ndodhej në garazhin e shtëpisë. •I mituri dyshohet të ketë humbur jetën nga asfiksia. •Raportohet se djali ka qenë bashkë me të atin, i cili ngjitur me banesën ka një servis automjetesh. •Makina në të cilën ndodhej 13-vjeçari, ka qenë e prishur dhe djali dyshohet të jetë asfiksuar nga era e pajisjeve të makinës.•Babai i të miturit a deklaruar se ai ishte duke hequr baterinë e makinës.•Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ditën e sotme u gjet pa shenja jete një 13-vjeçar në Babrru. Burime bëjnë me dije se i mituri është gjetur jashtë makinës dhe ka qenë bashkë me të atin sepse ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash.
Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se i mituri është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit.
“Ishim duke hequr baterinë e makinës”- ka thënë i ati i të miturit që u gjet i pajetë./Dosja.al
TIRANË- Nga hetimet paraprake ka dyshime se 13-vjeçari që u gjet pa shenja jete sot në një garazh në Tiranë, është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit, ishin duke hequr baterinë e mjetit. Ndryshe nga policia, e cila njoftoi zyrtarisht se 13-vjeçari u gjet brenda një makine në garazhin e banesës, burime për “BalkanWeb” thonë se i mituri është gjetur jashtë makinës, brenda garazhit ku ka qenë bashkë me të atin, pasi ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash.
Versioni zyrtar përfundimtar për vdekjen tragjike të të miturit, pritet pas ekspertizës mjeko-ligjore. Ngjarja ka ndodhur në Babrru, ndërsa në njoftimin e dhënë nga policia thuhet se fëmija është gjetur brenda automjetit, në garazhin e banesës së tij në Babrru, pa shenja jete.
“Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia", njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e plota të saj.
TIRANË-Asfiksia është një nga shkaqet e vdekjeve që po ndodhin në botë. Së fundmi, në Babrru një 13-vjeçar gjeti vdekjen brenda një makine, e sipas Policisë, shkak ishte asfiksia.
Po si ndodh dhe çfarë është asfiksia?
Asfiksia nënkupton mungesë totale oksigjeni në tru. Mungesa e oksigjenit në tru qon deri tek humbja e vetëdijes dhe vdekja. Edhe mungesa të shkurta të oksigjenit dëmtojnë rënd trurin.
Një gjendje ku indet e trupit nuk furnizohen mjaftueshëm me oksigjeni quhet hipoksi.
Asfiksia mund të shkaktohet nga pengesa fizike të shkaktuara nga organizmi (tumor në fyt), dëmtime të shkaktuara nga vet personi (kollare e shtrënguar tepër, varje) si dhe nga person tjerë (ngufatje me qëllim të lëndimit apo mbytjes) por edhe nga ambienti ku qëndrojmë (prezencë e madhe e monoksidit të karbonit)./Dosja.al
TIRANË- Një i mitur është gjetur i pajetë ditën e sotme në Babrru. Ishin familjarët ata të cilët u përballën me skenën e rëndë, duke gjetur 13-vjeçarin pa shenja jete.
I mituri ishte brenda mjetit që ndodhej në garazhin e banesës. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.