LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjike në Shkodër! Nëna me 3 fëmijët vetëmbyten në lumë për shkak të dhunës në familje, arrestohet bashkëshorti, vijon kërkimi i trupave

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi, bashkë me 3 fëmijët e mitur dyshohet se janë vetëmbytur në lumë për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti. • Fëmijët janë dy vajza dhe një djalë të moshave 9, 8 dhe 3 vjeç. • Ditën e djeshme, trupi i pajetë 9-vjeçares u gjet rastësisht nga një peshkatar në ujërat e lumit Buna në fshatin Darragjat. • E mitura e cila kishte dëmtime në fytyrë dyshohet se është vetëmbytur për shkak të dhunës nga i ati i saj. • Për ngjarjen tragjike, policia ka arrestuar 31-vjeçarin, Ergys Arrazin, i cili akuzohet për dhunë në familje, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare. • 31-vjeçari, ishte vetë personi që denoncoi zhdukjen e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. • Ergys Arraazi rezulton emër i njohur për policinë, pasi dy vite më parë, së bashku me disa persona të tjerë janë arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike. •Ai raportohet se është vëllai i Edison Arrazi, ky i fundit i dënuar për posedim kanabisi. • Vëllai i Arrazit ishte akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës me 6 plumba në trup më 17 maj 2021, në zonën e Livadheve të Shkodrës. • Por, Edison Arrazi u la në burg vetëm për posedim kanabisi, pasi nuk u provua se ishte përfshirë në ngjarje. • Ditën e sotme polumbarët e RENEA-s vijojnë me kërkimet e trupave të dy fëmijëve të tjerë dhe Alma Arrazit.

12 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Dyshohet se u mbytën në lumë, kërkimet për trupat e nënës dhe fëmijëve do të vijojnë dhe gjatë natës, në operacion të përfshirë dhe banorët e zonës

Tragjike në Shkodër! Nëna me 3 fëmijët vetëmbyten
Nëna me fëmijët

SHKODRA- Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes. Mësohet se për rastin janë angazhuar dhe banoret e zonës të cilët do të dalin më varkat e tyre në kërkim të trupave. Nga autoritetet do t'i vihet në dispozicion çdo mjet që do të bëjë më të lehtë kontrollin në lumin Buna, duke i pajisur edhe me prozhektor të mëdhenj.

Polumbarët e forcave RENEA ndodhen që prej orëve të para të mëngjesit duke kontrulluar përgjatë brigjeve të lumit Buna, nga zona përreth qytetit të Shkodrës, në zonën e Dajçit dhe Anës së Malit dhe në grykëderdhjen e Bunës por deri tani pa rezultat.

2 VITE ME PARE

FOTO/ “Bota ime, zemra ime”, zhdukja e nënës me fëmijët, çfarë postonte në rrjetet sociale babai i arrestuar?

Tragjike në Shkodër! Nëna me 3 fëmijët vetëmbyten
Çifti

SHKODRA- Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e Shkodrës ku prej ditësh një nënë së bashku me tre fëmijët e saj rezulton e zhdukur dhe dyshohet se i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur në lumin Buna, ende në motive të paqarta. Arazi në Facebook rezulton të ketë foto më të shpeshta me fëmijët, duke i etiketuar si “dashuria e babit, mbreti i babit”,  sikurse vërehen dhe etiketime të bashkëshortes, duke e quajtur atë “bota ime, zemra ime”.

Deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare, nga një peshkatar që ishte në lumë. Polumbarët dhe RENEA prej shumë orësh janë në kërkim të nënës Alma Arazi dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 6-vjeçare dhe djalit 3-vjeçar.

Ndërkohë policia ka arrestuar bashkëshortin 31-vjeçarin, Ergys Arazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Motra e 39-vjeçares së zhdukur ka deklaruar në policia se Ergys Arazi ka ushtruar dhunë sistematike në familje.

Policia ka hedhur poshtë versionin e parë, në të cilën thuhej se 9-vjeçarja që u gjet e pajetë në lumin Buna kishte shenja dhune. Në një njoftim të dytë Policia e Shkodrës, deklaroi se ekspertiza mjeko ligjore nuk ka konstatuar shenja dhune tek vogëlushja.

Tragjike në Shkodër! Nëna me 3 fëmijët vetëmbyten

2 VITE ME PARE

Zhdukja e nënës me fëmijët/ Babai i arrestuar për ngjarjen, polumbarët vijojnë kërkimet

Tragjike në Shkodër! Nëna me 3 fëmijët vetëmbyten
Nëna me fëmijët

SHKODRA- Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e Shkodrës ku prej ditësh një nënë së bashku me tre fëmijët e saj rezulton e zhdukur dhe dyshohet se i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur në lumin Buna, ende në motive të paqarta.

Deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare, nga një peshkatar që ishte në lumë. Polumbarët dhe RENEA prej shumë orësh janë në kërkim të nënës Alma Arazi dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 6-vjeçare dhe djalit 3-vjeçar.

Ndërkohë policia ka arrestuar bashkëshortin 31-vjeçarin, Ergys Arazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Motra e 39-vjeçares së zhdukur ka deklaruar në policia se Ergys Arazi ka ushtruar dhunë sistematike në familje. Policia ka hedhur poshtë versionin e parë, në të cilën thuhej se 9-vjeçarja që u gjet e pajetë në lumin Buna kishte shenja dhune. Në një njoftim të dytë Policia e Shkodrës, deklaroi se ekspertiza mjeko ligjore nuk ka konstatuar shenja dhune tek vogëlushja.

2 VITE ME PARE

Zhdukja e nënës me fëmijët/ Ergys Arrazi kishte një lidhje tjetër, i kërkonte bashkëshortes të dalë nga shtëpia

Tragjike në Shkodër! Nëna me 3 fëmijët vetëmbyten
Çifti

SHKODRA- Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e Shkodrës ku prej ditësh një nënë së bashku me tre fëmijët e saj rezulton e zhdukur. Sipas Top Channel, konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur dhe çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më dhe Ergys Arrazi kishte nisur një marrëdhënie tjetër. Sipas familjarëve të gruas, ai grindej çdo ditë me të dhe i thoshte të dilte nga shtëpia ku ajo jetonte në një dhomë dhe flinte me fëmijët.

I pyetur në polici, ditën kur denoncoi zhdukjen, por edhe më vonë pas gjetjes së trupit të së bijës ai e ka cilësuar bashkëshorten “të sëmurë mendore” dhe sipas tij kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni. Por kjo dëshmi nuk është verifikuar nga blutë, pasi ende nuk është gjetur ndonjë kartelë e 39-vjeçares apo mjek që t’i ketë lëshuar recetë për këto medikamente.

Gruaja ka qenë e vetme në këtë situatë pasi dhe pas zhdukjes së saj e vetmja që ka treguar interes ka qenë e motra ndërsa vëllai dhe të afërmit e tjerë nuk janë interesuar në polici dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për t’u pyetur si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

2 VITE ME PARE

Zhdukja e nënës me fëmijët/ bashkëshorti: Nuk jam unë shkaktari, marrëdhënia me gruan ishte normale

Tragjike në Shkodër! Nëna me 3 fëmijët vetëmbyten
Ergys Arrazi

SHKODRA- Pas marrjes në pyetje nga policia, 31-vjeçari Ergys Arrazi ka mohuar të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të mitur. Ai ka thënë se marrëdhënia në çifta ka qenë normale.

“Marrëdhënia ime me bashkëshorten ka qenë normale dhe nuk jam unë shkaktari i ndërmarrjes së një veprimi të tillë”, mësohet të ketë thënë Arrazi.

Më herët, policia njoftoi arrestimin e tij nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës 9-vjeçares që u gjet e mbytur. Policia tha se në trupin e të miturës që u gjet e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Momentalisht, yshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

2 VITE ME PARE

Hidhet poshtë versioni i parë/ Policia reagon sërish për ngjarjen në Shkodër: Në trupin e 9-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune

Tragjike në Shkodër! Nëna me 3 fëmijët vetëmbyten
foto ilustruese

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një 39-vjeçare është zhdukur bashkë me fëmijët e saj dhe dyshohen të jenë vetëmbytur. 

Në njoftimin me informacione shtesë, policia sqaron se në trupin e pajetë të 9 -vjeçares, që u gjet ditën e djeshme në lumin e Bunës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion sqarues shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Më herët policia raportoi se e mitura është vetëmbytur në lumë për shkak të dhunës që i shkaktonte i ati, Ergys Arrazi. Ky i fundit është arrestuar nga policia pasi akuzohet për dhunë në familje. Nga ana tjetër polumbarët e RENEA-s dhe forcat policore po vijojnë kërkimet për gjetjen e Alma Arrazit dhe dy të miturve të tjerë, që dyshohet se kanë pasur të njëjtin fat si 9-vjeçarja. 

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Si reagoi Ergys Arrazi pasi u njoftua për mbytjen e vajzës 9 -vjeçare në lumë, dëshmia e tij para policisë

Tragjike në Shkodër! Nëna me 3 fëmijët vetëmbyten
ergys arrazi

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka marrë në pyetje, 31-vjeçarin Ergys Arrazi, për ngjarjen e rëndë dhe akuzat e ngritura ndaj tij për shkaktim të vetëvrasjes të bashkëshortes dhe fëmijëve.  Ai ka refuzuar të japë detaje dhe është treguar i ftohtë gjatë marrjes në pyetje. Arrazi ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve dhe gruas, ndërsa raportohet se nuk ka shfaqur asnjë ndjesi kur policia i ka dhënë lajmin se gruaja dhe fëmijët janë hedhur në lumin Bunë.

Pasi policia i ka treguar shenjat e dhunës të vajzës së madhe, po ashtu nuk ka dhënë asnjë reagim, duke i qëndruar versionit të tij. Policia e ka vënë në pranga për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

Deri tani është gjetur vetëm trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare në ujërat e lumit të Bunës, e cila sipas policisë dyshohet se është vetëmbytur për shkak të dhunës që i shkaktonte i ati. Polumbarët e RENEA-s po vijojnë kërkimet për trupat e 39-vjeçares dhe dy fëmijëve të tjerë, të cilët gjithashtu dyshohen të jenë vetëmbytur. 

2 VITE ME PARE

Zhdukja e nënës me fëmijët, flasin familjarët: 39-vjeçarja dhunohej barbarisht nga bashkëshorti

Tragjike në Shkodër! Nëna me 3 fëmijët vetëmbyten
foto ilustruese

SHKODËR- Motra e Alma Arrizit, ka shkuar në policinë e Shkodrës, pasi është njoftuar se e motra dhe 3 fëmijët janë zhdukur. Ajo ka treguar në polici se Alma dhunohej barbarisht nga bashkëshorti bashkë me fëmijët.

Nga ana tjetër, 31-vjeçari, Ergys Arrazi i arrestuar për ngjarjen e rëndë raportohet se gjatë marrjes në pyetje nga policia e shtetit ka mbajtur qëndrime mohuese. Pasi policia i ka treguar shenjat e dhunës të vajzës së madhe ai nuk ka dhenë asnjë reagim, duke i qëndruar versionit të tij.

Deri tani është gjetur vetëm trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare në ujërat e lumit të Bunës, e cila sipas policisë dyshohet se është vetëmbytur për shkak të dhunës që i shkaktonte i ati. Polumbarët e RENEA-s po vijojnë kërkimet për trupat e 39-vjeçares dhe dy fëmijëve të tjerë, të cilët gjithashtu dyshohen të jenë vetëmbytur. 

2 VITE ME PARE

Dhunonte gruan dhe fëmijët/ Emër i njohur për policinë, kush është Ergys Arrazi që çoi vajzën e tij drejt vetëmbytjes (FOTO)

Tragjike në Shkodër! Nëna me 3 fëmijët vetëmbyten
ergys arrazi

SHKODËR- Ergys Arrazi, 31-vjeç është arrestuar ditën e djeshme nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje. Po ashtu akuzohet edhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare për shkak të dhunës. 31-vjeçari rezulton emër i njohur për policinë, pasi dy vite më parë, së bashku me disa persona të tjerë janë arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike.

I arrestuari raportohet se është vëllai i Edison Arrazi, ky i fundit i dënuar për posedim kanabisi. Vëllai i Arrazit ishte akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës me 6 plumba në trup më 17 maj 2021, në zonën e Livadheve të Shkodrës. Por, Edison Arrazi u la në burg vetëm për posedim kanabisi, pasi nuk u provua se ishte përfshirë në ngjarje.

Ergys Arrazi, ishte personi që denoncoi zhdukjen e bashkëshortes së tij 39-vjeçare, Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të tyre të mitur, të moshave 9, 8 dhe 3 vjeç. Ditën e djeshme, trupi i pajetë 9-vjeçares u gjet rastësisht nga një peshkatar në ujërat e lumit Buna në fshatin Darragjat. E mitura dyshohet se është vetëmbytur për shkak të dhunës nga i ati i saj. 

Ndërkohë ditën e sotme polumbarët e RENEA-s vijojnë me kërkimet e dy fëmijëve të tjerë dhe Alma Arrazit, të cilët po ashtu dyshohen të jenë vetëmbytur në lumë. 

 

2 VITE ME PARE

Zhdukja e nënës me fëmijët/ Arrestohet bashkëshorti, policia: E mitura u vetëmbyt nga dhuna e ushtruar nga babai

 

Tragjike në Shkodër! Nëna me 3 fëmijët vetëmbyten
foto ilustruese

 

SHKODËR- Policia ka reaguar me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku dyshohet se Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj janë vetëmbytur në ujërat e lumit Drin.

Bëhet me dije se në pranga deri tani është vënë 31-vjeçari, Ergys Arrazi, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

Deri më tani është gjetur trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare rastësisht nga një peshkatar, ndërsa polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për trupat e 39-vjeçares dhe 2 fëmijëve të tjerë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje.

Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

9-vjeçarja ështe gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna.

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.

Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

2 VITE ME PARE

Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Fëmija i mitur u gjet i mbytur dhe me shenja dhuna, policia arreston babanë, merren në pyetje familjarët (DETAJE)

Tragjike në Shkodër! Nëna me 3 fëmijët vetëmbyten
foto ilustruese

SHKODËR- Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku nëna bashkë me tre fëmijët e saj u raportua e zhdukur. Një nga fëmijët e mitur është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Drin, ndërsa mësohet se policia ka arrestuar të atin e fëmijës, Ergy Arrazin.

Ky i fundit ishte dhe personi që denoncoi në polici zhdukjen e bashkëshortes bashkë me fëmijët. Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dhune në pjesën e fytyrës. Fëmijët janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç.

Ngjarja ende është e pazbardhur dhe nuk dihen shkaqet e zhdukjes së Alma Arrazit dhe fëmijëve. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që dyshohet të jenë mbytur të gjithë në ujërat e lumit Drin.

2 VITE ME PARE

Tragjike/ Nëna u raportua e humbur bashkë me tre fëmijët, gjendet në ujërat e lumit Drin trupi i njërit prej të miturve (EMRI)

Tragjike në Shkodër! Nëna me 3 fëmijët vetëmbyten
foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Shkodër. Një ditë më parë është denoncuar e zhdukur nga bashkëshorti një grua me tre fëmijët e saj. 

Ndërkohë ditën e sotme, është gjetur rastësisht nga peshkatarët në ujërat e lumit Drin, trupi i njërit prej fëmijëve të mitur. Çfarë e bën edhe më tragjike ngjarjen është se dyshohet se mund të jenë mbytur edhe dy fëmijët e tjerë bashkë me nënën e tyre, Alma Arrazin.  

Polumbarët e RENEA- s ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.

ergys arrazi alma arrazi shkoder

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet