Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Të shtëna me armë janë regjistruar në një shkollë katolike në Minesota. • Të shtënat ndodhën në Kishën e Ungjillëzimit, dhe forca të shumta policie kanë nxituar në vendngjarje. • Dy nxënës shkolle u vranë dhe të paktën 17 të tjerë u plagosën nga të shtënat. • Viktimat mësohet se janë të moshës 8 dhe 10 vjeç. • Nga të plagosurit 14 janë fëmijë të moshës 6 deri në 14 vjeç. • Mësohet se shtatë prej tyre janë në gjendje kritike. • Autori raportohet se i dha fund jetës pas sulmit në Kishën e Ungjillëzimit, ku qindra nxënës të shkollës katolike po ndiqnin meshën e mëngjesit. • Autori i krimit ishte rreth 20 vjeç dhe sipas policisë veproi i vetëm. • Motivi dhe arsyet e këtij sulmi ende nuk dihen. • Incidenti i përgjakshëm ndodhi afërsisht në orën 08:30 të së mërkurës kur policia u thirr për shkak të raportimeve për të shtëna. • Dëshmitarët thanë se një burrë i veshur me të zeza, i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike, një pushkë gjahu dhe një pistoletë, filloi të qëllonte nga dritaret e kishës drejt stolave ku ishin ulur fëmijët. • Një banor i zonës përshkroi se kishte dëgjuar 30 deri në 50 të shtëna gjatë një periudhe prej disa minutash. • Një banor tjetër dëgjoi një sërë zhurmash të forta që fillimisht mendoi se vinin nga një kantier ndërtimi. • Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në Truth Social shkroi se FBI-ja ka reaguar menjëherë dhe ndodhet në vendngjajre. • Ai theksoi se kjo ngjarje është e tmerrshme dhe se po lutet për të gjithë përsonat që janë të përfshirë në këtë sulm të armatosur.
3 artikuj për këtë temë.
SHBA- Dy nxënës shkolle u vranë dhe të paktën 17 të tjerë u plagosën nga të shtënë me armë në Minneapolis. Viktimat mësohet se janë të moshës 8 dhe 10 vjeç. Nga të plagosurit 14 janë fëmijë të moshës 6 deri në 14 vjeç.
Mësohet se shtatë prej tyre janë në gjendje kritike. Autori raportohet se i dha fund jetës pas sulmit në Kishën e Ungjillëzimit, ku qindra nxënës të shkollës katolike po ndiqnin meshën e mëngjesit.
Autori i krimit ishte rreth 20 vjeç dhe sipas policisë veproi i vetëm. Motivi dhe arsyet e këtij sulmi ende nuk dihen. Është gjithashtu e paqartë nëse ai e zotëronte armën ligjërisht, por ai nuk kishte precedentë penalë.
Incidenti i përgjakshëm ndodhi afërsisht në orën 08:30 të së mërkurës kur policia u thirr për shkak të raportimeve për të shtëna. Shkollat në Minesota u rihapën të hënën për vitin e ri shkollor. Sot ishte një ditë kur të gjithë nxënësit në shkollë marrin pjesë në meshë në një kishë aty pranë.
Dëshmitarët thanë se një burrë i veshur me të zeza, i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike, një pushkë gjahu dhe një pistoletë, filloi të qëllonte nga dritaret e kishës drejt stolave ku ishin ulur fëmijët.
Një banor i zonës përshkroi se kishte dëgjuar 30 deri në 50 të shtëna gjatë një periudhe prej disa minutash. Ai tha se të shtënat ishin sporadike dhe sigurisht nuk tingëllonin si armë. Një banor tjetër dëgjoi një sërë zhurmash të forta që fillimisht mendoi se vinin nga një kantier ndërtimi.
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar së fundmi në lidhje me të shtënat e regjistruara në një shkollë katolike në Minesota. Trump përmes një postimi në Truth Social shkruan se FBI-ja reaguar menjëherë dhe ndodhet në vendngjajre.
Ai thekson se kjo ngjarje është e tmerrshme dhe se po lutet për të gjithë përsonat që janq të përfshirë në këtë sulm të armatosur. Sipas informacioneve, janë konfirmuar dy vdekje ndërsa të paktën 14 persona janë plagosur.
Sulmi ndodhi në periferitë jugore të Minneapolis, ku ndodhet një kishë katolike në të cilën në atë kohë mbahej mesha e përditshme, e cila ndodhet pranë një shkolle katolike për fëmijë të moshës 13-14 vjeç. Një burrë i armatosur i veshur me të zeza thuhet se është përgjegjës për të shtënat. Autori është prangosur ndërsa aryset që çuan atë të kryejë këtë akt të rëndë ende nuk dihen.
Trump në Truth Social: Jam informuar plotësisht për të shtënat tragjike në Minneapolis, Minesota. FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju lutem bashkohuni me mua në lutje për të gjithë të përfshirët!
SHBA- Të shtëna me armë janë regjistruar në një shkollë katolike në Minesota. Të shtënat ndodhën në Kishën e Ungjillëzimit, dhe forca të shumta policie dhe shpëtimi kanë nxituar në vendngjarje.
Fillimisht u raportua për 20 të plagosur. Sipas informacioneve, janë konfirmuar dy vdekje ndërsa të paktën 14 persona janë plagosur. Sulmi ndodhi në periferitë jugore të Minneapolis, ku ndodhet një kishë katolike në të cilën në atë kohë mbahej mesha e përditshme, e cila ndodhet pranë një shkolle katolike për fëmijë të moshës 13-14 vjeç.
Një burrë i armatosur i veshur me të zeza thuhet se është përgjegjës për të shtënat. Autori është prangosur ndërsa aryset që çuan atë të kryejë këtë akt të rëndë ende nuk dihen.
???????? MINNEAPOLIS MASS SHOOTING: 2 DEATHS CONFIRMED
— Mario Naëfal (@MarioNaëfal) August 27, 2025
At least 14 people have reportedly been shot, ëith 2 confirmed dead, at Annunciation Church.
Police, BCA, and State Patrol remain on the scene as the investigation continues.
ëhat began as a normal ëeek of school and ëorship has… https://t.co/uj7evdk9DR pic.tëitter.com/l0bbK97R4F