Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një krim i rëndë është regjistruar në një familje në fshatin Frashër të Fierit. • 26-vjeçarja Emanilda Rama është arrestuar pasi ka mbytur babanë e saj, Anesti Rama me tel. • Ngjarja e rëndë ishte kallëzuar dje rreth orës 23:00 nga vajza në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo. • Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të dilte. • E reja ishte ndarë nga partneri pak kohë më parë dhe jetonte me prindërit. • Ndërkohë në polici është shoqëruar dhe Valbona Rama nëna e vajzës, pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale. • Lidhur me vrasjen e rënde ka folur edhe Ferdinant Rama, vëllai i 56-vjeçarit. • Ai ka treguar se Anesti nuk shkonte mirë më gruan sepse ajo nuk e donte. • Rama tha se çifti kishin dy vajza, ndërsa shtoi se lajmin e kishte mësuar nga kunata. • Ai u shpreh më tej se kishte mbi dy vite që nuk fliste me të vëllanë sepse nuk e linte gruaja.
5 artikuj për këtë temë.
FIER- Fshati Frashër në Fier është tronditur nga vdekja e 56-vjeçarit, Anesti Rama, i cili u mbyt me tel nga vajza e tij, Emanilda Rama. Kjo e fundit është arrestuar nga policia dhe nëna e saj, Valbona Rama është shoqëruar në komisariat si bashkëpunëtore në krim.
Lidhur me ngjarjen ka folur edhe kushëriri i viktimës, Etmond Rama, i cili është shprehur se përplasjet dhe zënkat mes çiftit ishin të shpeshta dhe se policia ishte thirrur disa herë për ndërhyrje.
“Këtu jo një herë po ka ardhur 10-15 herë policia sepse kishin konflikte me gruan”, tha kushëriri i viktimës.
Ngjarja ishte kallëzuar nga vajza fillimisht në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo. Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të dilte.
E reja ishte ndarë nga partneri pak kohë më parë dhe jetonte me prindërit. Ndërkohë në polici është shoqëruar dhe Valbona Rama nëna e vajzës, pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale.
FIER- Ferdinant Rama, vëllai i 56-vjeçarit që u vra nga e bija në Fier, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai ka treguar se Anesti nuk shkonte mirë më gruan sepse ajo nuk e donte. Rama tha se çifti kishin dy vajza, ndërsa shtoi se lajmin e kishte mësuar nga kunata. Ai u shpreh më tej se kishte mbi dy vite që nuk fliste me të vëllanë sepse nuk e linte gruaja.
“E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni dhe mbajeni ju, merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë nuk e dua. Çifti ka dy fëmijë, dy vajza. Unë e mësova nga kunata, lajmëroi gruan time e mori në telefon edhe tha që ka vdekur Anesti. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të llafoseshim. E dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllain tjetër, i them si është Anesti”, ka treguar Ferdinant Rama.
26-vjeçarja, Emanilda Rama është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet se ka mbytur me tel babanë e saj, 56-vjeçarin, Anesti Rama. Ngjarja ishte kallëzuar nga vajza fillimisht në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo. Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të dilte. E reja ishte ndarë nga partneri pak kohë më parë dhe jetonte me prindërit. Ndërkohë në polici është shoqëruar dhe Valbona Rama nëna e vajzës, pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale.
FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi familjar në fshatin Frashër të Fierit, ku 26-vjeçarja, Emalinda Rama ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama. Sipas informacioneve, vajza ishte ndarë nga partneri i saj dhe ishte kthyer të jetonte më prindërit.
Në deklaratën e saj të parë në polici, ajo ka gënjyer duke thënë se i ati ka vdekur aksidentalisht sepse është rrëzuar në tualet.
Ndërkohë nga veprimet hetimore, rezultoi se ajo ishte autorja e krimit dhe se në bashkëpunim me nënën e saj, e cila gjithashtu është shoqëruar në komisariat, ka inskenuar ngjarjen si aksidentale.
Bëhet me dije se vajza e ka pranuar krimin dhe është shprehur se i ati ishte fanatik dhe nuk e lejonte të vishej apo të dilte.
FIER- Një krim i rëndë ka ndodhur në familjen Rama në fshatin Frashëri të Fierit. 26-vjeçarja, Emanilda Rama është arrestuar pasi ka mbytur me tel babain e saj dhe në bashkëpunim me nënën, e cila po ashtu është shoqëruar në polici, e ka raportuar ngjarjen si aksident.
Bëhet me dije se vajza e ka pranuar krimin dhe është shprehur se i ati ishte fanatik dhe nuk e lejonte të vishej apo të dilte. Sipas informacioneve, e reja e ka kallëzuar ngjarjen në polici dje rreth orës 23:00 dhe është shprehur se babai i saj, Anesti Rama ka humbur jetën aksidentalisht.
Pas dëshmisë së saj, policia ka ngritur dyshimet se ngjarja mund të mos jetë aksident dhe pas hetimeve ka rezultuar se vajza ishte autorja e krimit. Siç u përmend dhe më sipër, nëna e 26-vjeçares është gjithashtu në polici, pasi dyshohet se ka ndihmuar vajzën të pastrontë trupin e viktimës me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.
FIER- Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në Fier. 26-vjeçarja Emanilda Rama është arrestuar pasi ka mbytur babanë e saj, Anesti Rama me tel dhe ngjarjen e ka raportuar në polici si vdekje aksidentale. Në polici është shoqëruar edhe nëna e saj pasi dyshohet se ka ndihmuar vajzën në pastrimin e trupit të viktimës me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.
Ngjarja e cila ka ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, është kallëzuar nga vajza në polici rreth orës 23:00. Pas kallëzimit, policia gjatë dëshmisë të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë ngritur dyshime se vdekja e 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.
Pas përfundimit të hetimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se Emanilda Rama ka vrarë babanë e saj për motive të dobëta.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje.
Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja.
Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.
Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni "Inskenimi".
Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.
Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).
Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.
53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.
Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.