Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Dervish Hasi, 42 vjeç, me profesion kirurg është personi i cili u arrestua nga policia e Tiranës këtë të enjte, si tutor i një vajze të mitur. • Nga policia bëhet me dije se 16-vjeçarja ka qenë gruaja e tij e 4 dhe e ka shfrytëzuar atë për prostitucion që në kohën kur ajo ishte 14 vjeçe. • Dervish Hasi, ka qenë nën hetim edhe nga SPAK pasi kishte dyshime se ai furnizonte me armë grupet kriminale. • 42-vjeçari u arestua ditën e sotme pasi në shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 ishte bërë një kallëzim se një e mitur po shfrytëzohej për prostitucion. • Policia ka kryer menjëherë procedurat dhe ka vijuar hetimet lidhur ngjarjen.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Dervish Hasi, mjeku kirurg që u arrestua sot për prostitucion dhe abuzim seksual, promovohej për punën e tij në vitin 2021 dhe 2023 nga kryeministri Edi Rama. Siç shihet dhe nga postimet e gjetuara nga Dosja.al, Ministrja e atëhershme e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në vitin 2021 falenderonte Hasin për një operacion në zemër.
Po të njëjtën veprim ka bërë dhe kryeministri Edi Rama në vitin 2023. Rama në Mars ka bërë një postim në Facebook, duke falenderuar një grup mjekësh, mes të cilëve ishte dhe Hasi që shfrytëzonte një 16-vjeçare për abuzim seksual.
Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku një 42-vjeçar shfrytëzonte një të mitur për prostitucion. Mësohet se kirurgu Dervish Hasi, në telefonin e tij kishte video pornografike me të miturën, ndërkohë që i shpërndante ato në një grup me disa persona.
42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke përdorur besimin, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt. Ndërkohë që në telefonin e personave të përfshirë në këtë ngjarje janë zbuluar se Hasani kishte detyruar të miturën që të bënte marrëdhënie seksuale në grup me disa të tjerë.
Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e Dervish Hasit, i cili shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare, për një periudhë 2-vjeçare. Mësohet se Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi kishte dhe tre gra të tjera. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë.
Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
TIRANË- Fotoja e mëposhtme është e 42-vjeçarit që u arrestua ditën e sotme për prostitucion. Mësohet se mjeku kirurg prej 2 vitesh shfrytëzonte një 16-vjeçare për prostitucion.
Ai e mbante 16-vjeçaren si bashkëshorten e tij të 4, pasi ishte martuar dhe me 3 gra të tjera më parë.
TIRANË- Një 42-vjeçar me inicialet D. H. është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një të mitur. Më tej policia njofton se vajza e mitur ishte prostituuar për rreth dy vite.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/ Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.