LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dy ditë nga zgjedhjet në Kosovë/ Grenell i përgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta! Ai është dënuar nga administratat Trump e Biden

• Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë do të mbahen të dielën e 9 shkurtit. • Sipas mediave, në Kosovë prej kohësh nuk është mbajtur fushatë zgjedhore për një muaj të tërë. • Gjashtë subjekte politike nga radhët e komunitetit serb janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, fushata e të cilëve po përshkohet me akuza të ndërsjella lidhur me përgjegjësinë për situatën në të cilën ndodhen qytetarët serbë.• Dy ditë para zgjedhjevem I dërguari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Ablin Kurti, i cili tha të enjten për mediat se marrëdhëniet nuk kanë qenë asnjëherë më mirë.• Me anë të një postimi në platformën "X", Grenell thotë se marrëdhëniet nuk kanë qenë asnjëherë më të ulëta.• Sipas tij, Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Biden, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj.

5 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Përfaqësitë diplomatike shndërrohen në qendra të votimit," emigrantët e Kosovës votojnë për herë të parë që nga vendet ku jeton

Dy ditë nga zgjedhjet në Kosovë/ Grenell i përgjigjet
Foto ilustruese

KOSOVA- Emigrantët e Kosovës do të votojë në përfaqësitë diplomatike në vendet ku jeton të shtunën me 8. shkurt, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në territorin e Kosovës. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, bëri të ditur votimi i mërgatës në përfaqësitë diplomatike bëhet për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës. Kështu për një ditë përfaqësitë diplomatike të Kosovës shndërrohen në qendra të votimitpër të pritur shtetasit e këtij vendi që jetojnë jashtë Kosovës dhe që kanë të drejtë vote.

Në përfaqësitë diplomatike do të votojnë ata të cilët janë regjistruar paraprakisht. Votiminëpër përfaqësitë diplomatike të Kosovës organizohet në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Mbi 20 mijë shtetas të Kosovës, të cilët gjatë regjistrimit paraprak kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, do të mund të votojnë ditën e shtunë nga ora shtatë e mengjesit deri në orën nëntëmbëdhjetë. 

Hera e parë e votimit në përfaqësitë diplomatike

"Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike, të cilat janë të vendosura në shtete të ndryshme të botës. Procesi i votimit do të zhvillohet në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme”, tha zëdhënësi Elezi.

Sipas tij, vetëm në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë ditën e shtunë më 8 shkurt. Sipas një rregulloreje të të KQZ-së për regjistrimin dhe votim jashtë Kosovës, qytetarët identifikohen përmes dokumentit identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, siç janë: letërnjoftim, pasaportë ose patenta e shoferit. Periudha e regjistrimit të qytetarëve jashtë Kosovës ishte 120 ditë nga gushti deri në dhjetor të vitit 2024.

Sa mërgimtarë janë regjistruar për votim?

Për të votuar jashtë Kosovës janë regjistruar rreth 105.000 shtetas, prej të cilëve 20.324 janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga 30 përfaqësitë diplomatike të. Rreth 17.000 shtetas të tjerë janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotime në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërsa rreth 60,000 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotime në një nga kutitë postare të KQZ-së të hapura jashtë Kosovës.

Të angazhuar për të ndihmuar procesin e votimit jashtë Kosovës janë 200 anëtarë të emëruar nga KQZ. Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, garojnë njëzet e tetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare si dhe një kandidat i pavarur. Të drejtë vote kanë rreth dy milionë votues.

KQZ, njoftoi se tashmë janë shtypur edhe fletëvotimet me një numër total prej 1.752.650 fletëvotime, numër ky më i vogël sesa numri i votuesve. Numri më i vogël i fletëvotimeve është për faktin që në të gjitha zgjedhjet e mëparshme dalja e qytetarëve në zgjedhje nuk ishte me shumë se 50% e votuesve me të drejtë vote./ DW

1 MUAJ ME PARE

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë: Zyrtarisht nuk e dimë çfarë ka ndodhur lidhur me raportimet për votat në Kroaci

Dy ditë nga zgjedhjet në Kosovë/ Grenell i përgjigjet
Kreshnik Radoniqi

KOSOVA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, tha se institucioni që ai udhëheq ende zyrtarisht nuk e di se çfarë ka ndodhur, pas raportimeve mediale lidhur me votat me postë të mërgatës në Kroaci. Një ditë më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se kishte nisur hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dyshohet se është përfshirë në transportimin e kundërligjshëm të votave me postë të diasporës, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Zyrtarisht ende nuk dimë asgjë. Kemi dëgjuar edhe prej mediave, ka edhe fjalë nga KQZ-ja, por zyrtarisht ende nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Mbeten të vërtetohen në fazat e mëvonshme”, tha Radoniqi kur u pyet nga gazetarët me të përfunduar mbledhja e KQZ-së më 7 shkurt.

Radoniqi tha se KQZ-ja ka emëruar stafin e ambasadave të Kosovë për tërheqjen e votave nga postat.

“Por, si ka shkuar procedura atje saktësisht nuk e di”, tha ai duke iu referuar situatës së raportuar në Kroaci.

Megjithatë, gjatë mbledhjes, Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, tha se raportimet për këtë ngjarje i konsideron si “përpjekje për të denigruar integritetin, KQZ-së, qoftë të MPJD-së e qoftë të ambasadorit në fjalë”.

Ai tha se falë KQZ-së dhe stafit diplomatik është mundësuar realizimi i regjistrimit të votuesve, votimit me postë dhe sjelljen e zarfeve në përfaqësitë diplomatike nga adresat postare, pas dështimit të procesit të nënshkrimit të kontratës me një operator ekonomik, që ato të dërgoheshin me postë në Kosovë.

“E uroj edhe Prokurorinë për punën që është duke e bërë dhe le të dalë sa më parë edhe Prokuroria, meqë ka treguar një interesim të jashtëzakonshëm edhe në këtë çështje natyrisht edhe për shkak të presioneve politike dhe të jashtme, shumë mirë, le ta shikojë dhe secilin proces, Prokuroria është e lirë ta verifikojë hetojë dhe ta shohë që nuk ka bash asgjë prej asgjëje”, tha Krasniqi.

Ai madje kërkoi që KQZ-ja të paraqesë para publikut të gjitha informacionet për këtë rast.

“Le t’i tregohet publikut që ato 10-20 zarfe, sa kanë mundur të jenë, janë tërhequr për shkak të presionit të postës që kanë pasur për t’u tërhequr nga ekipet e autorizuara”, tha ai.

Më 9 janar filloi votimi me postë për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të cilat mbahen më 9 shkurt. Nga 104.924 votues që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, 84.525 prej tyre kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Pra, 67.421 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, kurse 17.104 do ta dërgonin pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Por, më 3 shkurt KQZ-ja doli me një sqarim duke thënë se për shkak të afateve kohore, nuk ka qenë e mundur të nënshkruhet kontrata me operatorin për shërbimet postare.

Andaj, KQZ tha se tërheqja e dërgesave postare nga kutitë postare të Komisionit dhe dërgimi i materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike do të bëhet përmes rrugëve tokësore nga zyrtarët e KQZ-së, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Deri më tani, në disa raste, KQZ ka tërhequr pakot me fletëvotime, të cilat janë dërguar për të qëndruar përkohësisht në përfaqësi të ndryshme diplomatike, respektivisht në dhomat e tyre të sigurisë, ku vëzhgohen vazhdimisht nga kamerat. Këto tërheqje janë zhvilluar në një proces transparent, me njoftimin paraprak të vëzhguesve të subjekteve politike, të cilët nuk kanë evidentuar ndonjë vërejtje në protokollet e tërheqjes dhe në praninë e zyrtarëve të KQZ-së”, u tha në njoftimin e 3 shkurtit.

Ndryshe, për herë të parë Kosova do të organizojë më 8 shkurt edhe votimin fizik në disa përfaqësi diplomatike jashtë vendit./ REL

1 MUAJ ME PARE

Analiza: A janë shqetësuese kamerat kineze që do të vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Dy ditë nga zgjedhjet në Kosovë/ Grenell i përgjigjet
Foto ilustruese

KOSOVA- Kamera të prodhuara nga një kompani kineze, e cila së voni u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përdoren në vendvotimet për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Kompania kosovare që furnizoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me to thotë se nuk ka shqetësime të sigurisë për kamerat, të cilat, sipas saj, janë në përputhje me kërkesat e sigurisë të SHBA-së dhe të Kosovës.

Zgjedhjet e sivjetme parlamentare në Kosovë do të sjellin një risi sa i përket vëzhgimit të procesit të votimit, pasi që, për herë të parë, në qendra votimi do të ketë edhe kamera mbikëqyrëse. Këto kamera u kontraktuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në fund të vitit 2024, përmes një procesi tenderues, ku fitues doli kompania Besa Security, e cila ofertoi me çmimin prej rreth 699 mijë eurosh.

Në këtë tender parashihej furnizimi me rreth 2.500 kamera, të cilat do të shërbejnë për të vëzhguar vendvotimet dhe për të dëshmuar parregullsitë e mundshme gjatë procesit. Besa Security i tha Radios Evropa e Lirë se, menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, nëntorin e kaluar, kishte bërë porosinë për këto kamera të prodhuara nga kompania kineze Uniview, për të cilën thotë se është distributore ekskluzive për territorin e Kosovës.

Në lidhje me këto kamera ka pasur raportime të mediave lokale, të cilat, ndër të tjera, ngrenë shqetësime lidhur me sigurinë, për shkak se, që nga dhjetori i vitit 2024, Uniview është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në lidhje me këtë, distributorja kosovare thotë se produktet e prodhuara nga Uniview, dhe veçanërisht ato me të cilat e ka furnizuar KQZ-në, janë në përputhje me Aktin Autorizues të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) të SHBA-së.

"Është e rëndësishme të bëhet dallimi midis sanksioneve të vendosura ndaj entiteteve të caktuara, dhe kufizimeve që prekin produkte specifike. Produktet [me të cilat kemi] furnizuar [KQZ-në] nuk bien nën asnjë kufizim që do të pengonte përdorimin e tyre për qëllime civile ose institucionale", thuhet në përgjigjen e Besa Security-t për REL-in.

NDAA-ja është ligj që përcakton nëse pajisje të caktuara konsiderohen të rrezikshme për sigurinë kombëtare amerikane. Në listën e ndalesave të NDAA-së bëjnë pjesë disa kompani kineze, përfshirë Hikvision-in dhe Dahua-n, por, deri më tani, Uniview nuk figuron pjesë e saj. KQZ-ja nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it në lidhje me kontraktimin e këtyre kamerave. Por, në kushtet e tenderit, KQZ-ja kishte përmendur edhe atë se kamerat duhet të jenë në përputhje me NDAA-në. Ndërkaq, gjatë prezantimit të planeve për vendosjen e kamerave në vendvotime, KQZ-ja kishte siguruar se kamerat nuk do të cenojnë privatësinë e votimit.

“Vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër prej ku do të jenë kabinat e votimit, dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të regjistrojë shënimin e preferencës nga ana e votuesit”, kishte thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, në prill të vitit 2024.

Sanksionet që u vendosën ndaj Uniview-it janë pjesë e një fushate më të gjerë të qeverisë amerikane për të goditur me sanksione firmat kineze që prodhojnë teknologji vëzhguese, për shkak të “shtypjes ndaj ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane në rajonin perëndimor të Kinës, Shinxhiang”.

“Roli që qeveria amerikane thotë se Uniview ka pasur është ofrimi dhe, në disa raste, projektimi specifik i pajisjeve dhe softuerëve të mbikëqyrjes, që i lejuan Partisë Komuniste të Kinës t’i identifikonte dhe t’i monitoronte këto grupe etnike”, shpjegon Reid Standish, korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Pragë, i cili fokusohet në çështjet globale që lidhen me Kinën.

Shtypja e grupeve etnike në Shinxhiang filloi në vitin 2017, dhe mori hov në vitet e mëvonshme, duke pasur në shënjestër ujgurët dhe grupet e tjera myslimane në Kinën perëndimore, si kazakët etnikë dhe kirgizët.

“E gjithë Kina është e mbikëqyrur rëndë dhe mbështetet në kamera dhe programe të të ashtuquajturit "Qyteti i mençur", por, gjatë kësaj periudhe, Shinxhiangu u bë një nga vendet më të mbikëqyrura në botë”, thotë tutje Standish.

"Fushata [e shtypjes] çoi në krijimin e një sistemi të gjerë kampesh në Shinxhiang, ku njerëz nga këto grupe etnike u mblodhën dhe u vendosën në të ashtuquajturat kampe të ‘riedukimit’, ku ata u detyruan të mësonin kinezisht, të këndonin këngë patriotike, të mësonin doktrinën e Partisë Komuniste dhe, në shumë raste, iu nënshtruan shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut", shpjegon ai.

Standish shton se “Uashingtoni dhe shumë vende perëndimore e kanë cilësuar këtë situatë si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, ndërsa disa organizata ndërkombëtare e kanë quajtur madje spastrim etnik”.

REL-i ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me sanksionet e SHBA-së ndaj kompanive kineze, përfshirë Dahua-n dhe Hikvision-in, të cilat, po ashtu, prodhojnë kamera vëzhguese. Një hulumtim i REL-it, në vitin 2022, gjeti se kamera të sigurisë, të prodhuara nga këto dy kompani, janë të vendosura nëpër shumë institucione kosovare, përfshirë ndërtesën e qeverisë së Kosovës. Autoritetet e Kosovës nuk kanë vënë sanksione për importin e këtyre pajisjeve. Përtej çështjeve etike që çuan në sanksionet e SHBA-së, sipas Standishit ka edhe çështje teknike që janë zbuluar me disa prodhues kinezë, të cilat shpesh janë përmendur si arsye për të mos i përdorur ato në ambiente të ndjeshme.

“Shqetësimet mbi të dhënat burojnë pjesërisht nga fakti se sistemet e mbikëqyrjes mbështeten në një farë mase në pajisjet dhe softuerët e prodhuesit të kamerave”, thotë Standish.

Ai shton se përdoruesit finalë mund të vendosin sistemet e tyre të ruajtjes [së të dhënave] dhe të rrjetit, por “të dhënat gjithsesi kalojnë përmes softuerëve të dizajnuar nga prodhuesi, dhe shpesh dërgohen në serverët e kompanisë në Kinë, përmes resë [kompjuterike]”.

“Nuk ka asnjë provë apo rast që tregon se këto kamera janë përdorur për ndërhyrje, e aq më pak për të ndikuar në një zgjedhje. Por, në një kohë kur integriteti i zgjedhjeve është një çështje e madhe në demokracitë e sotme, dobësitë e markave të ndryshme ngritin mundësinë e ndërhyrjeve të jashtme”, thekson Standish.

Kompanitë kineze janë furnizuesit kryesorë të teknologjisë së mbikëqyrjes në botë. Kamerat e tyre janë të lira, të lehta për t’u përdorur dhe për t’u instaluar, dhe ofrojnë performancë të lartë. Kompanitë si Hikvision dhe Dahua janë pjesërisht në pronësi të shtetit kinez, ndërsa Uniview është një kompani private, por ka marrë pjesë në kontrata të qeverisë kineze për të mbikëqyrur pakicat në Shinxhiang. Deri më tani, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë vendosur në listë të zezë disa kompani kineze të teknologjisë. Megjithatë, shumica e vendeve evropiane nuk kanë vendosur ndalime të tilla, por kanë zgjedhur të heqin kamerat kineze nga përdorimi në institucione qeveritare apo ushtarake./ REL

1 MUAJ ME PARE

“Kemi bërë avancim në raportin me Amerikën!” Grenell i përgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta! Ai është dënuar nga administratat Trump e Biden, NATO e BE

Dy ditë nga zgjedhjet në Kosovë/ Grenell i përgjigjet
Albin Kurti dhe Richard Grenell

KOSOVA- I dërguari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Ablin Kurti, i cili tha të enjten për mediat se marrëdhëniet nuk kanë qenë asnjëherë më mirë. Me anë të një postimi në platformën "X", Grenell thotë se marrëdhëniet nuk kanë qenë asnjëherë më të ulëta. Sipas tij, Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Biden, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj.

Deklarata e Albin Kurtit:

“Çka me bo unë. Ti e din shumë mirë se tërë jetën time kam qenë aktivist e jo analist. I kemi këto studiot që i studiojnë se çka i tha kështu e pse e këqyri ashtu. Punët kurrë ma mirë nuk i kena pas. Po blejmë helikopterë “Black Hawk” pas blerjes së  sistemit ‘Javelin‘. Grantin më të madh nga Amerika e kemi marrë gjatë mandatit tonë. Ne kemi bërë avancimin me Amerikën kur raportin me Amerikë nuk e kemi vetëm diplomatik por e kemi edhe në mbrojtje, e në zhvillim e edhe energji. Kanihere ka kritika e vërejtje, por duhet me ec përpara."

Deklarat e Richard Grenell:

“Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj.”

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare të dielën në Kosovë/ REL: Mbi 100 mijë të rinj votojnë për herë të parë, çfarë premtuan partitë?

Dy ditë nga zgjedhjet në Kosovë/ Grenell i përgjigjet
foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë prej kohësh nuk është mbajtur fushatë zgjedhore për një muaj të tërë. Prandaj, edhe ka qenë e vështirë t’iu ikësh diskutimeve për të. Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është biseduar në studio televizive, në tavolina mes miqsh e kolegësh nëpër kafene, në familje. Kudo. Mos të flasim për rrjetet sociale.

Edhe kur videoklipet e partive politike nuk janë reklamuar me pagesë, një mori faqesh kanë shkëputur pjesë të fjalimeve të kandidatëve për kryeministër, qoftë për të bërë shaka, qoftë për kritikë, apo për të nisur debat se sa të realizueshme janë gjithë ato premtime.

Ekonomia

Ajo që kemi vërejtur sikurse edhe disa organizata joqeveritare që monitorojnë fushatën dhe zgjedhjet është që premtimet janë bërë kryesisht në sektorin e ekonomisë. Në këtë pikë, premtimet kanë qenë goxha zemërgjera.

Disa prej tyre përmendin ndihmën për prodhuesit vendorë dhe fokusimin në ankesat e tyre, përfshirë tatimin e lartë mbi vlerën e shtuar, ekonominë joformale, kamatat e larta për kredi, mungesën e infrastrukturës, jostabilitetin me rrymë, e të tjera. Çdo vit, Kosova importon mesatarisht mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh, ndërsa eksporton në vlerën e më pak se 1 miliard eurove.

Energjia

Jo më larg se në natën e Vitit të Ri, kemi dëgjuar për probleme me energji elektrike, apo kemi parë njerëz duke festuar me qirinj në tavolinë, në mungesë të rrymës. Por, partitë politike kanë premtuar se ato ditë do të harrohen.

Në mesin e premtimeve të tyre përfshihen prodhimi i energjisë elektrike përmes gazit, apo edhe ndërtimi i një termocentrali të ri me thëngjill. Shikojeni këtë video për të kuptuar çfarë u premtua në fushatë, çfarë thonë ekspertët, e sa të realizueshme janë gjithë këto ide.

Dialogu, Asociacioni…

Nëse për ekonomi dhe për sektorin e energjisë është folur dhe stërfolur, për çështje tjera të mëdha, të rëndësishme e të pashmangshme, sikurse qasja në dialogun me Serbinë, apo nëse duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, kandidatët për kryeministër Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  kanë qenë të heshtur.

Anëtarë tjerë të partive të tyre, përveç të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, kanë thënë hapur se Asociacioni duhet të formohet, por vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Në fushatë nuk është folur as për tema të tjera me rëndësi për qytetarët, sikurse Kodi Civil, Ligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor (IVF), si dhe bartja e shamisë në shkolla. Ftesën e kanë pranuar përfaqësues të LDK-së dhe AAK-së.

Dhuna në familje

E kemi vërejtur që në fushatë nuk është folur as për dhunën në familje, pavarësisht se shifrat rriten nga viti në vit. Të dhënat e Policisë së Kosovës, për vitin 2024, tregojnë se numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje ka shënuar rritje në krahasim me vitin 2023. Me gjithë përpjekjet e redaksisë, përfaqësuesit politikë nuk janë deklaruar për REL-in se çfarë do të bëjnë për t’iu kundërvënë dhunës në familje. Sipas njohësve të fushës, as puna e tyre në programet zgjedhore për ta adresuar këtë problem nuk është për lëvdatë. 

Arsimi, mjedisi

Nga ajo që kemi parë në gjithë këto ditë fushatë, fokusi në arsim ka qenë relativisht i zbehtë, me gjithë faktin se cilësia e arsimit në Kosovë mbetet e dobët. Në tri teste të PISA-s program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë më 2015, 2018 dhe 2022, Kosova ka dalë gati në fund të listës botërore. Prapëseprapë, partitë politike nuk kanë shkuar përtej metodave tradicionale në premtimet e tyre mes gjithë bumit teknologjik.  Vëmendje të ngjashme kanë marrë edhe çështjet mjedisore, pavarësisht se Kosova vuan nga nivele të larta të ndotjes së ajrit, e përtej. 

Vota e të rinjve

Ndër materialet më interesante që kemi punuar në ditët e fushatës ka qenë me të rinjtë. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme që të dëgjojmë se si iu duket atyre situata në Kosovë, çfarë pëlqejnë, çfarë jo, çfarë duhet të ndryshohet, çfarë po bëhet mirë… Në zgjedhjet e 9 shkurtit do të votojnë për herë të parë mbi 100 mijë të rinj./ REL

zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

Largimi i Dashnor Sulës/ "Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun", Berisha: Bëri gabim

"Do ndërtojmë unazën periferike të Shqipërisë"/ Berisha: Do i rikthehemi infrastrukturës rurale

Berisha: Aksi Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi e të gjitha përparësive

Berisha: 12 miliardë euro janë dhënë nga Rama për infrastrukturën

Rama bie brenda me fjalët e veta: Nuk do ndodhte pa perspektivën e BE

Marta Kos nxjerr bllof Ramën: Të gjithë reformat do të vijojnë dhe pas zgjedhjeve

Marta Kos: Shqipëria ka ecur shumë mirë, BE do të japë 1 mld euro për reformat

"Marta ne duam lekët tona"/Rama: Ambicia jonë është që të marrim pasaportën e BE brenda kësaj dekade

Konferenca me Marta Kos/ Rama: Për ne s'ka alternativë tjetër, bashkimi në BE është e vetmja

Rama batuta me komisioneren evropiane: Donim të prisnim me diell, por dhe shiu është bereqet

"Pashë sa të shpejtë jeni kur bëri gol Bajrami", Kos i dhuron Ramës fanellën "Team Europa"

Gjiknuri: Kryeministri guxon dhe eksperimenton, mund të jetë e suksesshme

Rama: Ça të mire i doni Vlorës ju që shkoni me Leskon e ‘qirje’ Dulen

Futja e Alban Zenelit në listën e PS/ Rama: Ai e do PD-në, nuk do bufin dhe tribunën VIP të kënetës!

Rama: Neomalsorja është një shembull i listës tonë

Rama: U ndërtua me kujdes, listat e mbyllura i kemi shfrytëzuar për të hapur partinë

"I madhi Dash Sula u la në det të hapur si Gjuzi", Rama për listën e mbyllur të PD në Tiranë

"Ku ma pe mua këtë shishe 37 mijë euro?", Rama i përgjigjet komentuesit: Si ma provon ti

Rama: Sa të jem unë këtu, Rruga e Arbrit dhe tuneli i Murrizit nuk do të jenë me pagesë

Listat e PD, Rama: Jam mërzitur sot se Kujtim Gjuzin e lanë në det të hapur

"Tuneli i Murrizit e plasi syrin e keq", Rama: Më në fund hapet nesër, gjeologjia e tij ishte tmerr

Berisha: Risia më e madhe, bashkëpunimi i PD-së me kryemagjistarin e fitores, Chris LaCivita

Berisha: Koalicioni për "Shqipërinë Madhështore" paraqitet para shqiptarëve me listën më dinjitoze

Listat e kandidatëve për deputetë/ Berisha: Procesi më transparent që është zhvilluar në PD!

Mund të më këtë çuar mesazh, por…/Berisha: Sula është njeri i respektuar, nuk u përjashtua nga lista

Mund të më këtë çuar mesazh, por…/Berisha: Sula është njeri i respektuar, nuk u përjashtua nga lista

Rama: Në 11 maj t'i prezantojmë opozitës një Noc Rrok madhështor

Rama ironizon koalicionin e opozitës:Kujtim Gjuzi është më simpatiku, përveç mustaqeve nuk ka tjetër

Rama takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës: Nëse Shqipëria nuk voton PS në 11 maj

"Lëreni bufin me gjithë kënetë në fatin e vet", Rama: Në 11 maj fokusohuni te flamuri europian

Hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve socialistë, Rama: Partia në pushtet nuk jep llogari

"Në 12 vite 30 herë kam shkuar në restorant", Rama: Mund të rri pa ngrënë edhe dy ditë!

Rama: Në listën e mbyllur të PS do ketë njerëz që hyjnë për herë të parë në Parlament

"PD fitore në 11 maj", Rama replikon me komentuesin: Mos harroni që BE nuk i sheh fare me sy ca tipa

"Prandaj duroj lloj lloj kukumjaçkash dhe insektesh,Rama:Programi i PS është vetëm anëtarësimi në BE

Rama: Për herë të parë, në 11 maj vota ka peshë gjeopolitike

PE do të hapë zyrën e BP në Tiranë, Rama: Vlerësim i jashtëzakonshëm

Sot seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj lë paraburgimin në Durrës, niset drejt kryeqytetit

Sherr mes nxënësve të shkollës "Sami Frashëri" në kryeqytet, të miturit godasin njëri-tjetrin