LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet 'porositësi', vrasësi nga Portugalia, 6 persona të përfshirë në krim, mes tyre edhe një grua

• Një javë u desh për të zbardhur vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë. • Edmond Haxhia është porositësi dhe financuesi i atentatit për llogari të djemve të hallës së tij, Klodian dhe Elton Lekstaktaj. • Ekzekutori erdhi nga jashtë. • Vrasja e biznesmenit të njohur iu "besua" Ruben Saraivas, i cili u ndihmua nga personat e tjerë të grupit, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman, të gjithë britanikë. • Edmond Haxhia ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh dhe është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme. • Ekzekutori, Ruben Saraiva, humbi gjurmët në fshatin Gjadër, ku banonte familja Haxhia që dyshohet se e ka strehuar dhe e ka ndihmuar. • Ndërsa një prej britanikëve është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e "shënjestër", duke iu futur në "kështjellën" e tij. • Pasi është kryer vrasja, të gjithë janë larguar jashtë vendit, ndërsa nuk dihet nëse ndonjë prej tyre është marrë në pyetje nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen. • Ditët e para u raportua për të huaj që ishin shoqëruar në Komisariatin e Lezhës për të dëshmuar, por nuk dihet nëse ka qenë ndonjë prej të lartpërmendurve. • Megjithatë të gjithë janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. •Këto detaje u thanë sot gjatë konferencës së drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili deklaroi se vrasja ka ndodhur për shkaqe gjakmarrje. • Po ashtu, sot janë gjetur edhe rrobat e autorit në Gjadër, të cilat do të dërgohen për ekspertim në laboratore. •Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. • Dosja.al ka sjellë të plotë historinë e gjakmarrjes mes dy fisve që ka nisur 26 vite më parë, por që po merr jetë njerëzish edhe sot.

21 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Nikulajt nga 'ekipi britanik', mediat jehonë lajmit, The Sun: Po kërkohen britanikë!

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Ardian Nikulaj

BRITANI E MADHE- Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ka bërë bujë edhe në mediat britanike. "TheSun" ka shkruar për zbardhjen e vrasjes së ndodhur një javë më parë, duke përmendur se të dyshuarit kryesore janë shtetas britanikë. Pa i përmendur emrat, edhe pse janë bërë me dije nga Policia shqiptare, "TheSun" shkruan se autoritetet lokale thuhet se janë duke u koordinuar me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Policinë Mjedisore pas atentatit, për kapjen e britanikëve.

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet

Ardian Nikulaj, 50-vjeç, u vra me 7 plumb mesditën e 19 Prillit nga portugezi Ruben Saraiva. Ky person, u porosit dhe financua nga Edmond Haxhia për të kryer vrasjen e biznesmenit të njohur në zonë, i cili po konsumonte kafe brenda lokalit të tij. Saraiva nuk ishte personi i vetëm i punësuar nga Haxhia. Ky i fundit kishte punësuar edhe 4 persona të tjerë, britanikë: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996.

Ai ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh dhe është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme. Njërit prej britanikëve është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit, duke ia përcjellë të gjitha informacionet Saraivës. Motivi i vrasjes është gjakmarrja. Përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

3 VITE ME PARE

FOTO- Ky është portugezi që ekzekutoi Ardian Nikulajn në Shëngjin

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Ardian Nikulaj

TIRANË- Personi në foton më poshtë është autori i vrasjes së Ardian Nikulajt. Ruben Saraiva, nga Portugalia zbrazi breshëri plumbash në drejtim të 51-vjeçarit, i cili ndërroi jetë në vend. 'Klan news' ka siguruar foton e autorit, i cili u porosit nga Edmond Haxhia për të vrarë Nikulajn.

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Ruben Saraiva

Në organizimin dhe ekzekutimin e këtij atentati morën pjesë 6 persona. Shqiptari-britaniku Edmond Haxhia, 4 britanikët, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, si dhe portugezi, Ruben Saraiva.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj, 50-vjeç, u vra me 7 plumb mesditën e 19 Prillit nga portugezi Ruben Saraiva. Ky person, u porosit dhe financua nga Edmond Haxhia për të kryer vrasjen e biznesmenit të njohur në zonë, i cili po konsumonte kafe brenda lokalit të tij. 

Saraiva nuk ishte personi i vetëm i punësuar nga Haxhia. Ky i fundit kishte punësuar edhe 4 persona të tjerë, britanikë: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996. Ai ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh dhe është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme. Njërit prej britanikëve është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit, duke ia përcjellë të gjitha informacionet Saraivës. Motivi i vrasjes është gjakmarrja. Përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Portugez që flet shkodrançe ta marrsha! "/ U zbardh vrasja e Ardian Nikulajt, e afërmja e porositësit: Po ia rrasni të pafajshmëve!

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Nertila Marku

TIRANË- Policia e Shtetit ka zbuluar se porositësi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhës është Edmond Haxhia, për shkak të gjakmarrjes mes 2 fiseve. Pas publikimit të emrit të porositësit ka reaguar e afërmja e Edmond Haxhisë dhe e dy kushërinjve Lekstakaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në reagimin e saj, Nertila Marku shkruan se e gjitha është e "montuar" kundër familjarëve të saj.

"Portugez qe flet shkodranshe ta marrsha! Bukur jeni tu ua rras te pafajshmeve! Vazhdoni se e keni mire! Shkoni vidhni motorra anej e ktej tek njerez te afterm,e ngjitujani atyne. Blini "deshmitare" dhe aktore per kamera nje vit rrjesht, improvizoni persona te ngjashem, blini vete karta telefoni angleze e shqiptare e shkruni mesazhe, pasi thyeni pa autorizime tjeret.Patjeter more, vrasjet me motora te vet i bajne njerezit, madje me letra ne emrin e vet. Naj histori tjeter, per Holliëood a keni?!,"-shkruan ajo në rrjetet e saj sociale.

Ardian Nikulaj, 50-vjeç, u vra me 7 plumb mesditën e 19 Prillit nga portugezi Ruben Saraiva. Ky person, u porosit dhe financua nga Edmond Haxhia për të kryer vrasjen e biznesmenit të njohur në zonë, i cili po konsumonte kafe brenda lokalit të tij. Saraiva nuk ishte personi i vetëm i punësuar nga Haxhia. Ky i fundit kishte punësuar edhe 4 persona të tjerë, britanikë: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996. Ai ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh dhe është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme. Njërit prej britanikëve është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit, duke ia përcjellë të gjitha informacionet Saraivës. Motivi i vrasjes është gjakmarrja. Përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ME FOTO- Porositi dhe financoi vrasjen e Ardian Nikulajt, ky është Edmond Haxhia

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Edmond Haxhia

TIRANË- Edmond Haxhia është organizator, porositës dhe financues i vrasjes së biznesmenit që u vra një javë më parë në hotelin e tij në Lezhë, Ardian Nikulaj. Ky i fundit është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996. Haxhia ishte kthyer në Shqipëri nga Angli prej disa muajsh, ku duket se po përgatiste "terrenin" për vrasjen e 50-vjeçarit. 

Ardian Nikulaj, 50-vjeç, u vra me 7 plumb mesditën e 19 Prillit nga portugezi Ruben Saraiva. Ky person, u porosit dhe financua nga Edmond Haxhia për të kryer vrasjen e biznesmenit të njohur në zonë, i cili po konsumonte kafe brenda lokalit të tij. Saraiva nuk ishte personi i vetëm i punësuar nga Haxhia. Ky i fundit kishte punësuar edhe 4 persona të tjerë, britanikë: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996. Ai ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh dhe është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme.

Njërit prej britanikëve është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit, duke ia përcjellë të gjitha informacionet Saraivës. Motivi i vrasjes është gjakmarrja. Përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO-Pamjet e reja, si autori i vrasjes së Nikulajt sillej rreth lokalit para ekzekutimit

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Autori

TIRANË-Këto janë pamjet e tjera të vrasësit të Ardian Nikulajt, portugezit Ruben Saraiva. Në video shihet autori i cili sillet rrotull lokalit. 

Ai shihet teksa i afrohet hyrjes së biznesit të Nikulajt por në një moment ndal hapin dhe kthehet. Dyshohet se në këtë moment vrasësi ka parë njerëz dhe tentativa e parë për të ekzekutuar 51-vjeçarin ka dështuar. 

Më vonë ai është rikthyer sërish dhe ka kryer aktin, duke e thirrur fillimisht me emër Nikulajn dhe më pas ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë TT duke qëlluar 7 herë, 5 nga të cilat në trup dhe kokë. 

Dyshohet se porositësi i krimit dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulajt është Edmond Haxhia./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Me Kanun jemi në gjak"/ HISTORIA e HAKMARRJES mes fiseve Nikulaj-Lekstakaj, si nisi vargu i vrasjeve para 26 vitesh

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Ardian Nikulaj, Klodian dhe Elton Lekstakaj

LEZHË- Gjakmarrja duket se është arsyeja e vërtetë e vrasjes së Ardian Nikulajt në hollin e biznesnit të tij, ku po pinte një kafe, që për të do të ishte e fundit. Ruben Saraiva, i veshur si një person që shpërndan pako u fut në biznesin e Nikulajt, e me dy fjalët që kishte mësuar shqip e përshëndeti: Si je, Ardian?! Më pas, nxorri armën dhe qëlloi pa mëshirë mbi 50-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. Plumbi në kokë ishte fatal për 50-vjeçarin, duke rihapur edhe njëherë dosjen e vjetër. Atë që nuk u mbyll kurrë siç duhet!

Edmond Haxhia, djali i dajës së Elton Lekstakaj (më poshtë në artikull do t'i njohim edhe mbiemrin Stakaj) kishte porositur, financuar dhe planifikuar të gjithë vrasjen. Për të kryer ekzekutimin e mirëmenduar ndihmuan edhe 4 shtetas të tjerë britanikë: Harry Simson; Thomas Mithan; Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të gjithë janë jashtë shtetit, ndërsa Policia e Shtetit pret që të lokalizohen dhe të merren në pyetje për ngjarjen e ndodhur në Shqipëri. 

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Shtëpia e fisit Lekstakaj

Por si ka nisur e gjithë kjo histori gjakmarrje? Dosja.al ka rindërtuar historinë, duke u bazuar në rrëfimet e Elton dhe Klodian Lekstakajt për "Pasdite në Top Channel" 7 vite më parë kur kërkonin ndihmë nga autoritetet e drejtësisë shqiptare për vrasjen e familjarëve të tyre. Nga familja e tyre kishin mbetur vetëm 4 meshkuj që nuk vinin në Shqipëri as për gëzime dhe as për mort.

E gjitha ka nisur për vetëm 5 mijë lekë të reja. 

1997- Një sherr mes 15-vjeçarëve në një pikë karburanti la një viktimë. Ishte një konflikt banal, në një karburant. Atje u vra një djalë nga familja Nikulaj. Atje familja vuri gishtën mbi familjen Lekstakaj. Pas debatit verbal u vra vëllain i Ardian Nikulaj, Pëllumbi. 

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Elton dhe Klodian Lekstakaj

Për ngjarjen, dëshmitar ka qenë Eltoni, i cili e kujton kështu: Më kanë trajtuar si kriminel. Kam folur me anglezët po jo me shtetin shqiptar. Kam qenë në benzinatë. Kam qenë unë, Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja. Pastaj kemi ikur në oborr tek gjyshi jem, isha unë, nipi dhe axha Gëzimi. Kemi ndejt aty për të takuar, kur ka ardhur dikush i Nikulajve ka ardhur tek axha i babës tem me automatik në dorë dhe i ka thanë: Po nuk erdhi Gjergji deri në orën 8 të darkës te benzinata e Fran Qulajt, unë e vras! Pjesëtarët e fisit tem kanë shku aty. Kurse me fisin e Fran Qulajt nuk kena pasë lidhje me ta kurrë. Por pjesëtarët e fisit tem kanë shkuar aty se Pllumbi kishte lanë fjalë me u taku. Kur kushërinjtë kanë shku të benzinata, kanë gjet Fran Qulajn dhe Mark Lekstakajn duke folur me ta për punë 5 mijë lekë naftë (5 mijë lekë të vjetra), por në atë moment ka ardhur P. N. me automatik në drejtim tyne. Janë gjuajtur më armë. Aty ka mbetur i vramë Fran Qulaj dhe P. N., ndërsa Mark Lekstakaj, ka mbetur i plagosun. Në atë ngjarje kemi hy në gjak fisi Lekstakaj, fisi Qulaj dhe fisi Nikulaj. Vetëm sepse Nikolin Lekstakaj kishte marrë 5 mijë lekë borxh karburant. Ded Pali e di këtë punë, xhaxhi im Marku dhe turizmi. 

Pse nuk keni marrë hak?

Eltoni: Gjithë shteti është kundër nesh. Ne kanë vrarë 2-3 herë. Unë kam 18 vjet që merrem me shtetin. Kam çuar 1 milionë letra. Ka qenë edhe Mal Berisha, kontaktojeni personalisht. Unë dua nga shteti shqiptar Ardian Nikulajn, Ardian Nikulajn! Nikoll Nikulajn dhe zetoristin që ishte ngjarje.

I ke kërkuar Prokurorisë shqiptare që të bashkëpunosh dhe të marrësh statusin e dëshmitarit?

Eltoni: Ia ka kërkuar Klodiani. Unë vij kur të duan ata, për një orë shkoj në Ambasadë. Shteti nuk na ka kthyer asnjë përgjigjie. Unë i bëj thirrje prokurorit dhe kryeministrit. E njeh Noc Gjetën personalisht. I bëj thirrje që të më çojë çështjen në Tiranë. Nuk kam qejf me fut kënd në sherr a në gjana. Kam frikë edhe për Nertilën. Ded Pali dhe Ardian Nikulaj të paraqiten para drejtësisë. I bëj thirrje Ben Angollit,  të dorëzojë çështjen.

Shtator, 1997

Më pas, kushëriri i tij, Klodian Lekstakaj dëshmoi vrasjen për një tokë në Balldre, ku mbetën të vrarë Gëzim Stakaj dhe Laurent Ndoc Gjetja, djali i poetit të njohur lezhian, Ndoc Gjetja (nip në familjen Stakaj). Sipas tyre, i dyshuari kryesor për ngjarjen ishte Nikoll Nikulaj, i cili ka bërë 3 muaj burg, por doli i lirë për vetëmbrojtje edhe pse ishte në tokën e viktimave.

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Poeti Ndoc Gjetja

"Isha 20-30 larg xhaxhait tek toka. Pashë 2 persona që dolën nga kanali, ishin Arben dhe Ardian Nikulaj që dolën nga kanali dhe nisën që të qëllonin me kallash. Unë ika në shtëpi, u tregova të shtëpisë së çfarë kishte ndodhur tek toka. Ishte dhe një djalë tjetër aty, ai e ka parë ngjarjen por nuk ka dhënë dëshmi. Por i tha babait emrat e atyre që vranë Laurenin dhe Gëzminin. Ka ardhur Policia tek shtëpia, më mori në pyetje, i tregova të gjitha,"-tregon Klodiani. 

Në janar 1998 u vra Gjovalin Stakaj dhe u plagos Pjeter Lekstakaj. Edhe pse ishin të të njëjtës familje, Pjetri u akuzua atentator për vrasjen dhe u dënua me 12 vite burg.

Edhe pse kishin kërkuar që të vinin në Shqipëri që të dëshmonin, me kushtin që do t'i mbrohej jeta, duket se fisi Lestakaj kanë zgjedhur që të veprojnë ndryshe dhe të marrin hak me metodën e vjetër të Kanunit, duke hapur kështu edhe njëherë plagën e hasmërisë së vjetër. 26 vite dhe qindra kilometra larg Shqipërisë, nuk i kanë bërë djemtë e mbetur të fisit që të mos marrin hak dhe të pajtojnë gjakun me Nikulajt, por zgjodhën që kësaj herë të merrnin një tjetër jetë; atë të Ardianit. Megjithatë plani i tyre nuk funksionjë. Edhe për shkak të gabimeve të bëra nga "skuadra e qitësve", Policia ka mundur që të zbërthejë për 1 javë të gjithë skenarin e përgatitur për hakmarrje. Tashmë, kushërinjtë ndoshta nuk do të kthehen në Shqipëri si dëshmitarë të drejtësisë, por porositës të një vrasje! 

3 VITE ME PARE

Zbardhja e vrasjes së Nikulajt/ Pjerin Ndreu: Palaçot që shpifën dhe sajuan për një grusht vota duhet të kenë pështirë nga vetja

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Pjerin Ndreu

TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas zbardhjes së vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj. Ndreu përgëzoi policinë e shtetit për zbardhjen e ngjarjes ndërsa tha se të gjithë ata që hodhën pretendime dhe akuza se ngjarja kishte prapavijë politike, duhet të kenë turp nga vetja.

Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit për zbulimin e shpejtë të ngjarjes së rendë të vrasjes së biznesmenit dhe Anëtarit të Keshillit Bashkiak, Ardian Nikulaj!

E gjithë lukunia e palacove që shpifën, sajuan, fantazuan, fërkuan duart, hodhën helm për një grusht vota duke abuzuar rëndë me humbjen e jetës së një pjesëtari të qytetit tone, qe bënë sikur u pikëlluan , por vazhduan tallavanë politike akoma pa u varros i ndjeri, duhet të kenë peshtirë nga vetja!

Lezha nuk jua ka borxh politikën e ndyrë me gjak, as marrjen e pushtetit me nxitje vëllavrasje e futje në konflikte të brendeshme!”-shkruan Ndreu.

3 VITE ME PARE

Ende s'janë kapur autorët! Zbardhja e vrasjes në Shëngjin, Çuçi përgëzon Policinë

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Bledi Çuçi

TIRANË- Teksa policia e shtetit ende nuk ka vënë në pranga asnjë person për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi përgëzoi policinë për punën e bërë. Pas konferencës së Drejtorit të Policisë së Shtetit, Çuçi tha se ata kanë treguar profesionalizëm dhe vendosmëri për të çuar përpara drejtësisë autorët e identifikuar dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e atij ekzekutimi kriminal.

Deklarata e plotë:

Përgëzime Policisë së Shtetit për punën e shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Shëngjin. profesionalizëm dhe vendosmëri për të çuar përpara drejtësisë autorët e identifikuar dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e atij ekzekutimi kriminal. Ndërkohë vijon puna me intensitet të lartë edhe për zbardhjen e ngjarjeve të rënda të kohëve të fundit, për të cilat rezultatet nuk do të vonojnë. #MePolicinëeShtetit

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Vrasja e Ardian Nikulajt në Lezhë, këta janë 6 personat e përfshirë në ngjarje

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Ardian Nikulaj

TIRANË- Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman janë të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt. 

Ata janë zbuluar nga një makinë  tip “Pasat”, të cilën e kishin marrë me qira dhe e kanë përdorur anglezi dhe portugezi, që ka bërë vrasjen. Porositës i vrasjes dyshohet Edmond Haxhia. Atë po e hetojmë si organizator, porositës dhe financues të krimit.

Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Fisi Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej 97-ës.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se autoritetet kanë rënë në gjurmë të dy automjeteve që mund të jenë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendngjarja, pas ikjes me motor./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTO- Në 'gjak' me fisin Nikulaj! Ky është Elton Lekstakaj, kushëriri i tij porositi vrasjen e biznesmenit në Shëngjin

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Elton Lekstakaj dhe Klodian Lekstakaj

TIRANË- Personat në foto janë Elton dhe Klodian Lekstakaj, personat që janë në gjak me fisin Nikulaj. Kushëriri i tyre, Edmond Haxhia rezulton të jetë porositësi dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulajt.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri të ditur ditën e sotme se në vrasje janë të përfshirë 6 persona, 5 të huaj dhe një shqiptar, ndërsa vrasësi ka qenë shtetas portugez.

Emrat e personave të përfshirë janë: Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Motivi i vrasjes ka qenë gjakmarrja, ndërsa autorët menjëherë pas kryerjes së krimit janë larguar nga Shqipëria./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Zbulohet EMRI i porositësit të vrasjes së Ardian Nikulajt

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Ardian Nikulaj

TIRANË- Zbulohet emri i porositësit të vrasjes së Ardian Nikulajt. Edmond Haxhia, organizator, porositës dhe financues i vrasjes që ndodhi një javë më parë në Lezhë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është djali i dajës së Elton Lekstekaj, fisit që është në hasmëri me Nikulajt. 

Ardian Nikulaj, 50-vjeç, u vra me 7 plumb mesditën e 19 Prillit nga portugezi Ruben Saraiva. Ky person, u porosit dhe financua nga Edmond Haxhia për të kryer vrasjen e biznesmenit të njohur në zonë, i cili po konsumonte kafe brenda lokalit të tij.  Saraiva nuk ishte personi i vetëm i punësuar nga Haxhia. Ky i fundit kishte punësuar edhe 4 persona të tjerë, britanikë: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996. Ai ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh dhe është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme. Njërit prej britanikëve është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit, duke ia përcjellë të gjitha informacionet Saraivës. Motivi i vrasjes është gjakmarrja. Përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Anglezi te hoteli i Nikulajt vëzhgonte biznesmenin, orientoi portugezin vrasës

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet

LEZHË- Ky është anglezi i cili ruante lëvizjet e biznesmenit Ardian Nikulajt. Ky person, dyshohet se shërbente si informator për portugezin, i cili ka kryer vrasjen e 50-vjeçarit.

Anglezi shihet në hotelin e Nikulajt duke vëzhguar lëvizjes e këtij të fundit në datë 11 pril 2023. Ai dëgjohet teksa përshëndet në anglisht "Hellooo", ndërsa roja është në gjumë. Anglezi ka qenë njeriu që ka orientuar vrasësin portugez Ruben Saraiva, i cili sipas pamjeve filmike është me ngjyrë.


Portugezi dhe anglezi e kanë kryer vrasjen për llogari të dy vëllezërve Lekstakaj, të cilët në shenjë hakmarrjeje kanë bërë ekzekutimin me pagesë të Nikulaj. Anglez është akomoduar pikërisht në hotelin dhe restorantin ku qëndronte dhe administrohej nga Nikulaj.

Për këtë vrasje janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit Elton dhe Klodian Lekstakaj, të cilët janë të afërm të viktimave Lauren dhe Gëzim Lekstakaj, persona këta të vrarë nga Arben dhe Ardian Nikulaj./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Rrumbullaku: Janë sekuestruar disa prova të vlefshme

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në konferencën për mediat bëri të ditur se janë 100% të bindur se kanë zbuluar identitetin e ekzekutorit, që sipas tyre është nga Portugalia. Më tej, ai tha se kanë hyrë në fazën e dytë të kapjes së autorëve të vrasjes së Ardian Nikulajt.

PYETJE- PËRGJIGJE:

Rrumbullaku: Jemi 100% të bindur me përcaktimin e ekzekutorit, është shtetas portugez. Sa i përket sigurimit të provave, iu garantojmë se kemi siguruar prova të plota dhe tashmë ne jemi në një fazë të dytë për kapjen e tyre. Kemi të bëjmë me vrasje me paramendim për gjakmarrje. Autorët pas krimit, kanë dalë jashtë vendit. Vrasës me pagesë? Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor është një grup i strukturuar kriminal.

A kanë qenë më parë vrasësit në Shqipëri?

Rrumbullaku: Do t'u lutesha që disa çështje t'ia lëmë grupit hetimor. Jemi të sigurtë në gjithçka që po transmetojmë në këtë konferencë për shtyp. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë dhe mendojmë se kemi gjeneralitetet e sakta për identitetin e tyre. Kemi përcaktuar dhe kemi marrë masa për të parandaluar një gjakmarrje tjetër.

A ka pasur të shoqëruar nga fisi Palaj?

Rrumbullaku: Janë çështje hetimore.

3 VITE ME PARE

PO NDODH! Kryepolici Rrumbullaku: Kemi zbardhur vrasjen e Ardian Nikulajt në Lezhë

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është zbardhur brenda javësh nga Policia e Shtetit. Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se të gjithë të përfshirët në ngjaruje janë identifikuar dhe të gjithë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi pas krimit janë larguar nga vendi ynë. Vrasësi tha Rrumbullaku është një shtetas portugez ndërsa motivet e ngjarjes dyshohet të jenë për gjakmarrje, ndërsa autorët e ngjarjes i prezantoi vetëm me iniciale dhe me shtetësi. Vetëm një prej tyre kishte dhe nënshtetësi shqiptare.

TË SHPALLURIT NË KËRKIM:

1. E. H., shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike,
2. R. R. S., shtetas portugez,
3. H. J. S., shtetas britanik,
4. H. B., shtetase britanike,
5. TH. M., shtetas britanik,
6. S. P. H, shtetas britanik,

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, konferencë për shtyp, së bashku me një nga prokurorët e kësaj çështjeje Françesk Ganaj, për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kriminale, të ndodhur në Shëngjin, më datë 19 prill. Jemi sot këtu, për të komunikuar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kriminale, të ndodhur në qarkun e Lezhës. Ashtu siç ju kemi bërë me dije, në Shëngjin, më datë 19.04.2023, rreth orës 13:25, në ambientet e lokal “Coral”, është vrarë me armë zjarri, shtetasi Ardian Nikulaj, 51 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë.

Mënjëherë pas ngjarjes së ndodhur, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e autorësisë dhe kryerjen së veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Policia e Shtetit e vlerësoi maksimalisht këtë ngjarje, për zbardhjen e së cilës grupi hetimor ka këqyrur, vlerësuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sërë provash të vlefshme që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: • Gëzhoja arme zjarri model 54, kalibër 7.62 mm; • Një predhë model 54, kalibër 7.62 mm; • Letërnjoftim; • Celular i markës “iPhone”, dhe disa prova të tjera biologjike dhe filmike. Njëkohësisht, grupi hetimor ka vijuar me veprime të shpejta procedurale si: marrje të deklarimeve, këqyrje dhe sekuestrim pamjesh filmike në vendin e ngjarjes, këqyrje të itinerarit të përshkruar nga autorët e dyshuar që lidhen me kohën dhe vendin para dhe pas kryerjes së ngjarjes së rëndë kriminale.

Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar, nga momenti i organizimit, deri në momentin e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj si dhe e gjithë dinamika dhe itineraret e përshkruara nga ekzekutori dhe të gjithë shtetasit e tjerë të përfshirë si organizatorë dhe bashkëpunëtorë në kryerjen e kësaj ngjarjeje. Nga veprimet procedurale të kryera për këtë ngjarje janë siguruar prova shkencore biologjike të pakundërshtueshme që i përkasin autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Përsa i përket automjeteve të përdorura për kryerjen e krimit nga autorët e dyshuar është dokumentuar përdorimi i tyre nga personat e dyshuar për një periudhë kohore për realizimin e vrasjes. Në përfundim të këtyre veprimeve paraprake, nga provat shkencore të siguruara, deklarimet dhe sekuestrimet në cilësinë e provës materiale të sipërpërmendura, nga Prokuroia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas, si autorë të dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit, dhe konkretisht:

1. E. H., shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike,
2. R. R. S., shtetas portugez,
3. H. J. S., shtetas britanik,
4. H. B., shtetase britanike,
5. TH. M., shtetas britanik,
6. S. P. H, shtetas britanik,

Grupi hetimor vijon punën hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë të organizimit dhe financimit, për ekzekutimin kriminal të shtetasit Ardian Nikulaj. Gjithashtu grupi hetimor po bashkëpunon me partnerët dhe strukturat ligjzbatuese ndërkombëtare, për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale, të cilët janë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. Mbi bazën e materialeve të referuara nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë ka regjistruar procedimin penal nr. 205, viti 2023 për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Më lejoni që në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e ndiej detyrim dhe nevojë të sqaroj opinonin publik dhe juve të nderuar gazetarë, në lidhje me reagimin dhe angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit, jo vetëm në rastet e ngjarjeve kriminale, por në tërësinë e punës së tyre, sepse pavarësisht opinioneve, deklaratave mediatike, ju siguroj juve dhe qytetarët, se Policia e Shtetit ka reaguar dhe është angazhuar maksimalisht, dhe vijon me angazhimin maksimal për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndjekjen me grupe të posaçme hetimore, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura, për krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët vendas dhe ata të huaj që vizitojnë vendin tonë. Policia e Shtetit flet me prova për ngjarje të caktuara dhe me rezultatet që strukturat e saj arrijnë në punën e përditshme, jo me opinione. Në këtë kuadër kërkohet rritja e ndërgjegjësimit dhe e bashkëpunimit të qytetarëve, rritja edhe më shumë e besimit të tyre te Policia e Shtetit, me qëllim që të raportojnë në kohë për çdo paligjshmëri me të cilën përballen, pasi denoncimi në kohë, i jep mundësi Policisë të veprojë menjëherë dhe drejt objektivit. Njëkohësisht, dua të siguroj qytetarët, se asnjë nga drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk është i implikuar në veprimtari që bien ndesh me ligjin dhe me detyrën. Punonjësit e Policisë janë në krye të detyrës, me përgjegjësi ligjore dhe morale përballë qytetarëve, për të përmbushur sa më mirë këtë mision të shenjtë në shërbim të tyre. Të nderuar qytetarë, na besoni dhe bashkëpunoni edhe më shumë me ne, dhe pa diskutim që do kemi parametra më të mirë të rendit dhe sigurisë, si dhe një shërbim edhe më cilësor ndaj jush.

3 VITE ME PARE

Vrasësi i Ardian Nikulajt është shtetas PORTUGEZ, u largua nga Kapshtica

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Makina

TIRANË- Personi që ekzekutoi me 7 plumba mesditën e 19 prillit Ardian Nikulaj është shtetas portugez. Raportohet se ky person është larguar nga pika kufitare e Kapshticës.

Nga ana tjetër, anglezi dyshohet se ka qenë në rolin e ndihmësit. Policia e Shtetit njoftoi pak çaste më parë, se në orën 17:45 minuta, do të dalë në një konferencë për shtyp për këtë ngjarje, ku pritet të zbulohen më shumë detaje.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se autoritetet kanë rënë në gjurmë të dy automjeteve që mund të jenë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendngjarja, pas ikjes me motor./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Çfarë ka ndodhur? Policia e Shtetit njofton konferencën URGJENTE për shtyp, flet vetë Rrumbullaku

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Në orën 17:45, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të dalë në një konferencë për shtyp. Lajmi është bërë me dije nga zyra e shtypit të Policisë së Shtetit, por nuk dihet se çfarë do të lajmërojë në fjalën e tij, Muhamet Rrumbullaku. Megjithatë pritet që të jetë një njoftim i rëndësishëm përderisa ka marrë përsipër që ta njoftojë vetë. 

3 VITE ME PARE

FOTO/ Ky është pallati në ndërtim ku u fsheh vrasësi i Ardian Nikulajt

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Pallati dhe Ardian Nikulaj

TIRANË- Ky është pallati ku u fsheh vrasësi i Ardian Nikulajt në Shëngjin, pak para se të kryente krimin. 'Euroneës' ka siguruar foton e këtij pallati në ndërtim, ku sipas tyre ka qëndruar për disa orë, para se të nisej drejt ambienteve të lokalit në pedonale, në pronësi të të ndjerit Nikulaj, rrobat e tij janë gjetur në Gjadër.

Autori dyshohet se është me origjinë nga Shkodra e është përafërisht 30 ose 40-vjeç.

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Pallati

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se autoritetet kanë rënë në gjurmë të dy automjeteve që mund të jenë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendngjarja, pas ikjes me motor./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, shpallen në kërkim 5 persona

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Ardian Nikulaj

TIRANË- Policia ka shpallur në kërkim 5 persona, të cilësuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal për vrasjen e Ardian Nikulajt. 'News24', policia ra në gjurmët e të dyshuarve pas gjetjes së disa rrobave që besohet se janë përdorur nga autori i ngjarjes, ndërsa shtoi se po ashtu pjesë e grupit kriminal janë edhe shtetas të huaj.

Gjithashtu bëhet me dije se policia ka identifikuar një vajzë që ka blerë motorin që është përdorur për ngjarjen kriminale.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se autoritetet kanë rënë në gjurmë të dy automjeteve që mund të jenë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendngjarja, pas ikjes me motor.

3 VITE ME PARE

Gjenden rrobat e djegura të personit që vrau Ardian Nikulajn, dërgohen për ekspertizë

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Ardian Nikulaj

LEZHË- Janë gjetur rroba të djegura që dyshohet se i përkasin personit që vrau biznesmenin dhe eksponentin politik, Ardian Nikulaj. Mësohet se rrobat janë gjetur në një banesë në Gjadër të Lezhës. Mbetjet e rrobave do të dërgohen për ekspertim në laboratore, për të parë nëse ka mbetje ADN-je që mund të çojë në identifikimin e vrasësit të Nikulajt. Kontrollet vijojnë ende dhe pritet të zbardhen detaje të mëtejshme. 

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se autoritetet kanë rënë në gjurmë të dy automjeteve që mund të jenë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendngjarja, pas ikjes me motor.

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Nikulajt/ DETAJE- Si nisi përplasja me fisin Lekstakaj, shkak u bë furnizimi me 1000 lekë karburant

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Ardian Nikulaj

TIRANË- Vrasja e Ardian Nikulajt ka lënë pas shumë pikëpyetje, e një prej tyre është edhe shkaku e se cilët ishin autorët. Deri më tani, është zbuluar se fisi Nikulaj ka pasur konflikte me fisin Lekstakaj.

Konflikti mes tyre daton në vitin 1996, i cili nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra. Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes.

Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarja këto të pazabardhura.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se autoritetet kanë rënë në gjurmë të dy automjeteve që mund të jenë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendngjarja, pas ikjes me motor./Dosja.al

3 VITE ME PARE

30-40 vjeç dhe nga Shkodra, ndërtohet ‘profili’ i vrasësit të Ardian Nikulajt, autori kishte akses në kamerat e hotelit të biznesmenit

VRASJA e Ardian Nikulajt/ Hakmarrja e fisit Lekstakaj vazhdon! Zbulohet
Ardian Nikulaj

TIRANË- Personi që dyshohet se qëndron pas vrasjes së biznesmenit dhe eksponentit politik, Ardian Nikulaj, është nga Shkodra. Dyshimet kanë lindur pas kqyrjes së itineratit që ka përshkuar personi në fjalë që mendohet të jetë mes 30 dhe 40 vjeç. Autori dyshohet gjithashtu të ketë pasur akses dhe në kamerat e sigurisë së hotelit të viktimës, ‘Coral’. Në këtë mënyrë ai ka arritur që ta mbajë nën vëzhgim 51-vjeçari dhe ka ditur fiks momentin kur ai ishte vetëm brenda në lokal.

Por, për të dalë në përfundime më të sakta, po ekzaminohet serveri si dhe qelizat telefonike të përsonave për të cilët ka dyshime të kenë lidhje me ngjarjen. Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se autoritetet kanë rënë në gjurmë të dy automjeteve që mund të jenë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendngjarja, pas ikjes me motor.

vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje