LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pas pezullimit të dosjes së vëllait, Kryeministri Rama premton se do dënoj Gazment Bardhin për kallëzim të rremë. Deputeti demokrat: Pyetjet pa përgjigje vërtetojnë që s’ka patur asnjë hetim për Olsi Ramën

• Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nga mbajtur një fjalim të gjatë ndërsa ka reaguar për herë të parë në lidhje me dosjen "Xibraka" pas vendimit të SPAK. • Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se nuk ka folur deri më tani në lidhje me këtë temë pasi priste që drejtësia të fliste me prova. • Rama theksoi se SPAK arriti në përfundimin se vëllai i tij, Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar të dosjes në fjalë dhe s’ka asnjë fakt që të lidhë të vëllanë me aktivitetin kriminal. • Kryeministri gjithashtu premtoi se pas pezullimit të dosjes së vëllait, do padisë Gazment Bardhin për kallzim të rremë. • Rama theksoi se ka fituar 11 gjyqe deri më tani ndërsa theksoi se ka 7 të tjera në radhë, përfshirë edhe gjyqi më i freskët me Gazmend Bardhin. • Ai tha se Bardhi do të duhet të provojë para gjykatësve se si ai e ka fshehur vëllanë nga drejtësia. • Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në reagimin e tij tha se Rama doli sot dhe rilexoi fiks të njëjtin fjalim që mbajti kur opozita akuzonte ish-ministrin Saimir Tahiri si të përfshirë për bashkëpunim me trafikantë droge. • Sipas tij Rama foli gjatë por nuk tha asgjë ndërsa theksoi se fytyra e tij tregonte të kundërtën e asaj që thoshte. • Bardhi shtoi se Rama foli për prova që ka gjetur SPAK që Olsi nuk ka qenë i përfshirë në Laboratorin e “Xibrakës”, por nuk përmendi çfarë konkretisht ka gjetur dhe hetuar SPAK. Sipas tij e vërteta është krejt e kundërt dhe sot mbeten shumë pyetje pa përgjigje që vërtetojnë që s'ka patur asnjë “hetim” të SPAK-ut për Ols Ramën. • Kryeministri më tej gjatë fjalë së tij theksoi se vëllai i tij u përdor si mish për top për ta goditur atë. • Rama shtoi se kjo nuk është goditja e parë e ketij lloji.• Ai gjatë fjalës së tij ndër të tjera foli në lidhje me akuzat që i janë hedhur në lidhje me ndërtimin e banesës së tij. • Rama u shpreh se çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë e tij ndërsa theksoi se ajo është ndërtuar me paratë nga puna e tij dhe e gruas. • Ai shtoi se paraja nuk ka qenë kurrë një tundim për të. • Sipas tij ndaj tij shpifin politikanë të cilët janë pasuruar nga politika. • Kryeministri theksoi se nësë gjejnë një fakt që provojnë të kundërtën e asaj që thotë atëherë ai do të largohet vetë nga detyra. • Rama shtoi se prej gati çerek shekulli hidhen akuza ndaj tij pa asnjë çerek prove. • Ai gjithashtu shtoi se nuk ka kryer kurrë ndonjë krim dhe se nuk i ka duart e ndotura as me gjak dhe as me drogë.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

Pas pezullimit të dosjes së vëllait, Kryeministri Rama premton se
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar deputetin demokrat Gazment Bardhi padi për kallëzim të rremë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se 11 gjyqe i ka fituar kundër kryedemokratit Sali Berisha gjatë kohës që është në politikë.

Ndërkohë që ka theksuar se Bardhi tashmë duhet që të provojë para gjykatës se Rama i ka fshehur vëllain drejtësisë. Sipas Ramës, tani që u krye hetimi dhe rezultoi se kallëzimi ishte i rremë, avokatët po punojnë për një proces gjyqësor.

"11 gjyqe i kam fituar vetëm unë deri tani me katranin e madh dhe katranët e vegjël të “babit". 7 të tjera janë në radhë, përfshirë edhe gjyqi më i freskët me Gazmend Bardhin për këtë poshtërsinë e radhës, ku ky klloun i dalluar i cirkut politik të sharjeshpifjeve, do të duhet të provojë para gjykatësve se si ja kam fshehur unë drejtësisë tim vëlla dhe si kam promovuar pastaj në karrierë dy prokurorët që kanë bashkëpunuar me mua në këtë krim. Por tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë.

Po e dini çfarë bëjnë këta kur i thërret në gjyq, se si sillen në gjyq këto gjallesa të kota sa zhurma e tyre? Sëmuren, çojnë raporte, gënjejnë sikur janë jashtë shtetit apo sikur janë në zonën elektorale, nuk i çojnë avokatët që të shtyhet sa më larg dita e gjykimit, çojnë mesazhe pajtimi, “se kështu e ka politika”, me shpresën e rraskapitur se do të plasë më në fund revolucioni i syve të tyre të verbër dhe deti i jashtënxjerrjeve të tyre do të bëhet kos delesh qëndrestare…

E pastaj, në fund fare, kur pilafi s’mban më ujë e përmbytet, ngrihen përpara gjykatësit, të njomur ndënë vete, por kryet lart mbi supe dhe duke parë nga tavani thonë “kështu më tha partia, kështu thashë edhe unë, se i besova partisë”," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim! Nuk i kam duart të ndotura as me gjak dhe as me drogë

Pas pezullimit të dosjes së vëllait, Kryeministri Rama premton se
Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një mesazh publik ndërsa ka folur për akuzat që janë hedhur ndaj tij ndër vite. Kryeministri u shpreh se e kanë bërë përdorues drogë ndërsa theksoi se ai nuk ka përdorur ndonjëherë droga të paligjshme.

Sipas tij e vetmja drogë çudibërëse për të është arti dhe lufta politike. Rama shtoi se prej gati çerek shekulli hidhen akuza ndaj tij pa asnjë çerek prove. Ai gjithashtu shtoi se nuk ka krye kurrë ndonjë krim dhe se nuk i ka duar e ndotura as me gjak dhe as me drogë.

Rama: Më kanë bërë përdorues droge. Jo, nuk jam përdorues droge ose më saktë, nuk kam përdorur ndonjëherë droga të paligjshme. Më kanë dalë e vazhdojnë të më teprojnë dy droga çudibërëse për mua. Arti, i pandashëm nga unë, qysh nga fëmijëria. Dhe lufta politike, e pandashme prej meje, qyshse e ndava mendjen t’ia kushtoja këtë pjesë të jetës sime, ndryshimit të Tiranës, e më pas të Shqipërisë. 
 

Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam kryer kurrë një krim dhe nuk i kam duart të ndotura, as me gjak, as me drogë, as me para të pista, e as me rrahje e kërcënime kundërshtarësh në politikë a në media.  Më kanë bërë bashkëpunëtor të krimit. Jo, bashkëpunëtorët i kam zgjedhur gjithnjë vetë, ndërsa mua askush nuk më ka zgjedhur dhe nuk më zgjedh dot si bashkëpunëtor.

Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove, ku më kanë bërë si veten; politikan që marr pjesën nga firmat që hedh, duke futur duart në buxhetin e shtetit dhe në xhepat e sipërmarrësve që ndërtojnë kulla apo partneritete me qeverinë. Jo, kush më njeh e di që paraja s’ka qenë asnjëherë një tundim i madh për mua. 
 
Jam rritur nga prindër, që u ndrittë shpirti aty ku janë, më kanë mësuar se leku është thjesht haku i punës së ndershme dhe nga një gjyshe besimtare, e cila më ka mësuar se njeriu nuk vjen në jetë për të bërë lekë, po për të mos vdekur pa bërë punët për të cilat Zoti e ka sjellë në jetë. 

1 VITE ME PARE

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë nga një katran i madh! Edhe pse nuk kanë një fakt, m’i hedhin të gjitha mua në kurriz

Pas pezullimit të dosjes së vëllait, Kryeministri Rama premton se
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një mesazh publik ndërsa ka folur për akuzat që janë hedhur ndaj tij dhe vëllait të tij. Olsi Rama. Kryeministri gjatë fjalës së tij ndër të tjera foli në lidhje me akuzat se ai vuan nga skizofrenia dhe ka kartelë mjekësore. Rama u shpreh se kartela e publikuar është e fabrikuar dhe se asnjëherë nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Kryemintri shtoi se nuk ka pasur se si të mos akuzohesha edhe për këtë nga një katran i madh me diplomë mjeku ndërsa theksoi se ai hyn në hak deri  tek të sëmurët më fatkeqë. Rama shtoi se edhe pse nuk kanë një fakt a provë të vetme ndaj tij hedhin ndaj tij të gjitha ç’kanë bërë vetë apo ç’do bënin vetë po të kishin pushtetin e tij.

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore. E kanë fabrikuar dhe publikuar edhe kartelën, si trakt të luftës pa din e as iman kundër meje, që vazhdon prej kaq e kaq vitesh. Jo Jo, nuk kam pasur lavdi Zotit, asnjëherë probleme të shëndetit mendor. Por sigurisht që nuk ka pasur se si të mos akuzohesha edhe për këtë, nga një katran i madh, me diplomë mjeku, që u hyn në hak deri dhe të sëmurëve më fatkeqë e familjarëve të tyre, duke i përdorur si kategori negative, për llogari të luftës së tij përçudnuese politike. 
 
Më kanë bërë me dyqind apartamente në Shqipëri dhe Europë, e me dyqind milionë dollarë dreqi e di ku. Jo, nuk kam pasur dhe as kam dashur ndonjëherë të kem ndonjë apartament tjetër, përveç atij tek parafabrikatet qysh në kohë të komunizmit, dhe pastaj atyre ku kam jetuar me qira kur isha ministër kulture e kryetar bashkie. Ashtu i shihja gjërat kur isha më i ri, ende s’e kisha familjen që kam fatin të kem sot - doja të isha njeri i lirë nga çdo lidhje apo pronë e patundshme.  
 
Pastaj, kur u bekuam nga Zoti me një fëmijë tjetër, e bëmë edhe ne një shtëpi tonën, në periferi të Tiranës, siç janë bërë qindra, mijëra familje të tjera shqiptare në tre dekadat e fundit. Më kanë bërë me saraje dhe ç’nuk kanë fantazuar, thënë e shkruar, për si është ndërtuar, e me çfarë lekësh është ndërtuar shtëpia jonë.  Jo, ajo shtëpi nuk ka lidhje as me sarajet, as me favore ndërtuesish apo lekë me burim tjetër, përveç të ardhurave nga puna e të dyve ne, burrë e grua.
Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove, ku më kanë bërë si veten; politikan që marr pjesën nga firmat që hedh, duke futur duart në buxhetin e shtetit dhe në xhepat e sipërmarrësve që ndërtojnë kulla apo partneritete me qeverinë. 
 
Jo, kush më njeh e di që paraja s’ka qenë asnjëherë një tundim i madh për mua.  Jam rritur nga prindër, që u ndrittë shpirti aty ku janë, më kanë mësuar se leku është thjesht haku i punës së ndershme dhe nga një gjyshe besimtare, e cila më ka mësuar se njeriu nuk vjen në jetë për të bërë lekë, po për të mos vdekur pa bërë punët për të cilat Zoti e ka sjellë në jetë. 
 
Le ta gjejnë, të gjithë katranët që më ulin e më ngrenë përditë, nëpër foltore, ekrane e portale, në hanin e parlamentit apo në pijetoret televizive, si pasanik të korruptuar dhe politikan të pasuruar nga politika, një kokërr leku, një dëshmitar apo një metër katror të vetëm jashtë kufijve të deklarimit zyrtar të pasurisë; një fakt të vetëm që të provojë se unë nuk jam ky që jam, po jam ai që ata thonë. Pastaj kollaj fare, iki vetë unë, s’ka nevojë të flasin me vete rrugëve, “Rama ik, rama ik”. 
 
Nuk e kanë gjetur dhe s’kanë për ta gjetur dot, atë fakt fajësues në raportin tim me materien, qoftë para, qoftë tulla e llaç. Se nuk ka. Por nuk kam ç’u bëj fare, që edhe pse s’e kanë një fakt a provë të vetme, m’i hedhin mua në kurriz,  jo vetëm të gjitha ç’kanë bërë vetë apo ç’do bënin vetë po të kishin pushtetin tim, po edhe ç’ka bërë e ç’nuk ka bërë kushdoqoftë që ka punuar me mua, nga afër apo nga larg, e që kanë hyrë në daç në shënjestrën e institucioneve të reja të drejtësisë, në daç në gojën e shthurrur të prokurorëve e gjykatësve mediatikë apo në raste të caktuara edhe të të dyja palëve bashkë," tha Rama.
 

1 VITE ME PARE

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua! Shpifin ndaj meje politikanë të pasuruar nga politika

Pas pezullimit të dosjes së vëllait, Kryeministri Rama premton se
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një mesazh publik ndërsa ka folur për akuzat që janë hedhur ndaj tij dhe vëllait të tij. Olsi Rama. Kryeministri gjatë fjalës së tij ndër të tjera foli në lidhje me akuzat që i janë hedhur në lidhje me ndërtimin e banesës së tij. Rama u shpreh se çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë e tij ndërsa theksoi se ajo është ndërtuar me paratë nga puna e tij dhe e gruas.

Rama shtoi se paraja nuk ka qenë kurrë një tundim për të. Sipas tij ndaj tij shpifin politikanë të cilët janë pasuruar nga politika. Kryeministri theksoi se nësë gjejnë një fakt që provojnë të kundërtën e asaj që thotë atëherë ai do të largohet vetë. 

farë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time. Ajo shtëpi është ndërtuar me paratë nga puna nga unë dhe gruaja ime. Kush më njeh e di që paraja nuk ka qenë tundim për mua. Vetëm shpifin ndaj meje, politikanë të pasuruar nga politika. Të gjejnë një kokërr leku ose një fakt të vetëm që të provojnë se unë nuk jam ky që jam dhe unë iki vetë.

Nuk e gjejnë dot faktin. Më kanë bërë përdorues droge. Jo, nuk jam përdorues droge. Nuk jam kriminel, nuk kam bërë kurrë një krim, nuk jam lyer kurrë me para të pista. Po, ka pasur njerëz të PS që kanë qenë subjekte të SPAK dhe këto janë fryte të reformës në drejtësi. Në këtë Shqipëri vendos vetëm populli e jo krimi. Nuk ka vendosur kurrë krimi se kush bëhet politikan," tha Rama.

 

1 VITE ME PARE

Dosja Xibraka/ "Drejtësia foli me prova", Rama premton se do të padisë Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

Pas pezullimit të dosjes së vëllait, Kryeministri Rama premton se
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reagon për herë të parë në lidhje me dosjen "Xibraka" pas vendimit të SPAK. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se nuk ka folur deri më tani në lidhje me këtë temë pasi priste që drejtësia të fliste me prova. Rama theksoi se SPAK arriti në përfundimin se vëllai i tij, Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar të dosjes në fjalë dhe s’ka asnjë fakt që të lidhë të vëllanë me aktivitetin kriminal.

Kryeministri theksoi se vëllai i tij u përdor si mish për top për ta goditur atë. Rama theksoi se kjo nuk është goditja e parë e ketij lloji. Ai gjithashtu premtoi se pas pezullimit të dosjes së vëllait, do padisë Gazment Bardhin për kallzim të rremë.

Ai theksoi se ka fituar 11 gjyqe deri më tani ndërsa thekosi se ka 7 të tjera në radhë, përfshirë edhe gjyqi më i freskët me Gazmend Bardhin. Rama theksoi se Bardhi do të duhet të provojë para gjykatësve se si i ka fshehur drejtësisë vëllanë.

“Vitin e shkuar deputeti Gazment Bardhi nxorri në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim Olsi Rama. E denoncoi në publik si trafikant droge përmes një sajese kriminale. Sipas tij dy prokurorët e dosjes e paskëshin fshehur identitetin tim vëllai. Kam bërë durim, nuk kam dashur të flas unë me bindjet e mia, para se të flasë me drejtësia me provat e veta.

SPAK deklaroi se ka arritur në përfundimin se Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar të dosjes në fjalë dhe s’ka asnjë fakt që të lidh tim vëlla me aktivitetin kriminal.Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua. Kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua," theksoi ai.

rama dosja xibraka

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje